|
Flamur BËRDËLLIMA
Zhvishu Ema, i thashë pasi ktheva edhe një herë shishen e konjakut.
Ajo u ngrit nga kolltuku në fund të zyrës, rrotulloi bravën e derës dhe filloi të më vështronte në sy pa thënë asnjë fjalë. Ishte dita e katërt që pati filluar punë si kompjuteristesekretare.
Pa më shkëputur vështrimin rrëshqiti lehtas zinxhirin fundit, i cili pasi u çlirua, zbriti përgjatë këmbëve: ajo nxori që andej këmbën e majtë, e hoqi fundin edhe nga e djathta, e mori në dorë dhe e vendosi mbi një karrige. Tashmë ishte vetëm me pulovër dhe këmishë. Pastaj hoqi pulovrën nga koka dhe e hodhi drejt fundit.
Shef, mos më vështro, të lutem, më tha ajo.
Dua të të shoh, i thashë.
- Të lutem jo.
Do mësohesh, ia ktheva dhe i shkova pranë. E zura nga të dy anët poshtë sqetullave, ia rrëshqita duart drejt ijeve, ndjeva harqet e buta të trupit të saj. Ajo i dha fytyrës përpara me buzë gjysmë të hapura, nga zakoni i gjatë i puthjes.
Zhvishu plotësisht, i thashë duke ndjerë shijen që të jep zbatimi i asaj që ti kërkon.
Ajo më vështroi prapë në sy, pastaj u çlirua nga mbathjet e zeza që i mbulonin vithet dhe i hodhi pa shumë kujdes afër çorapeve të holla dhe pulovrës. Ishte lakuriq.
Isha shef dhe ai çast ishte i tërë universi intim që unë do të rrëmbeja sa e sa herë, me anë të aktit dashuror.
Ndjeja tashmë lagështinë e gojës dhe lojën sensuale të gjuhës së saj. Edhe një sekondë, dy, dhe u ngjita me të. Midis kolltukëve të zënë me teshat tona, u shtrënguam pas njëritjetrit.
Ajo mërmëriste shef, shef, shef. E tërhoqa nga divani. E shtriva. Po shef, thoshte ajo. Më pranë, fare pranë.
E kuptoja ç'po ndodhte. Unë i martuar. Edhe ajo e sapomartuar. Me një inxhinier të talentuar. Po unë e kisha marrë në punë. Në punë. Në punë. Për mua, jo për burrin e saj të mirë, që megjithatë ndofta e donte
Ndodh, jashtëzakonisht rrallë, që dashuria fizike të ngatërrohet me dashurinë shpirtërore. Po mua tashmë nuk më bën më përshtypje se çfarë bën në të vërtetë shpirti, ndërsa trupi bashkohet (me atë lëvizje të lashtë universale e të pandryshueshme) me trupin tjetër.
Unë doja të evidentoja epërsinë time trupore mbi atë që punonte me mua, për mua, që i jepte rrogën.
Por megjithatë shpirti i Emës, e ndjeja se kishte përçmim për trupin e vet, që po e poshtëronte me vetëdije.
Që dy trupa të huaj për njëritjetrin të ngatërrohet kjo nuk është e rrallë sot në marrëdhëniet shefvartëse. Shumica e ofertave të të gjitha institucioneve bëhet për vajza të reja të dinë kompjuter, anglisht, por të mos jenë djem, të jenë vajza të reja. As mesogra të mos jenë.
Ndonjëherë mund të ndodhë edhe bashkimi i shpirtrave shefvartëse. Por është një mijë herë më e rrallë që ky trup që jepet të bashkohet me shpirtin e tij dhe të merret vesh me të për një pasion të errët që po i prish dashurinë e vërtetë dhe familjen.
Ç'bëhet pra shpirti i saj, ndërsa puthet me shefin? Nuk e di.
Unë di që vështroja trupin e bukur të një vajze të re që ishte indiferente ndaj shpirtit të saj. Ajo qe e imja, pjesë e dekorit të zyrës, shtojcë e kompjuterit, tapicerisë, bibliotekës, televizorit. Imja dhe kaq. Ndryshimi ishte se ai trup kishte një domethënie. Në sensin që zakonisht vështrohej dhe dëshirohej edhe nga të tjerë. Edhe nga burri i saj në darkë.
|
Po tani qe i imi. Mund të bëja çdo gjë me të. Unë shihja lakuriqësinë e një trupi femëror, kofshën e harkuar, vijën e barkut, gjirin, vithet dhe thosha: Sa gjë e mirë është të jesh shef!
Një damar blu ngrihet në qafën e Emës, që shkundej. Kthen kokën dhe kafshon një nga jastëkët e kolltukut. Po ka diçka brenda meje që më urdhëron të vazhdoj. Ta përndjek nga epshi në epsh, t'ia shtrëngoj trupin në të gjitha pozicionet, me qëllim që t'i shkulja nga hija e fshehtë, të gjitha skutat nga vështronte i treti, burri i saj. Ajo ishte sekretarja ime. Vetëm imja. Të dh
burrin.
As që bëhej fjalë për pushim. Përsëritej e përsëritej ajo gjendje përpëlitjesh, ku ajo tashmë e ndezur nga pasioni nuk shtirej më.
Vështrova fytyrën e Emës të skuqur flakë, të shëmtuar paksa nga shtrembërimi. Vura dorën mbi të, si një objekt që mund ta kthesh, ta rrotullosh, ta ngjeshësh e ta shtypësh dhe ndjeja se ajo fytyrë, fytyra e sekretares time, nuk e kundërshtonte dorën, si të qe një gjë e dëshiruar për ngjeshje e për shtypje.
Por nuk ishte vetëm fytyra. I gjithë kraharori ngrihej drejt meje, ishte imi fluturimthi i fshikullova, krahët, ijet, gjinjtë, vithet.
Nuk është kollaj të jesh shef
Çdo gjë e ka një fund. Edhe kësaj plaçkitjeje të bukur i erdhi fundi. E shtrirë barkazi, ajo prehej në mes të divanit e lodhur, e rraskapitur. Mbi kurriz i shikoj një nishan dhe më poshtë, vithet i ishin bërë vijavija nga të goditurat. Jam i sigurt që inxhinieri nuk i thithte këto kënaqësi. Se ai është vetëm burri, kurse unë, shefi.
U ngrita dhe përshkova zyrën duke u shalakatur. Shtyva derën e banjës në fund të korridorit, hapa një rubinet, lava me ujë të ftohtë fytyrën, duart. Ngrita kokën dhe u pashë në payrë, fytyra ime buzëqeshte. Nuk ish më kot fytyra e një shefi.
Ndihesha fitimtar.
Kur u ktheva në zyrë, pashë se me një shpejtësi të çuditshme, ajo e kish marrë veten nga këputja e mëparshme dhe papritur u bë si një çupëlinë që donte të ngazëllehej, të ishte e gëzuar dhe ta shfaqte lumturinë që kishte kënaqur shefin e saj. Ajo e dinte me sa duket, ndonëse s'kishte guxuar ta thoshte kur i bëra testin për ta marrë në punë, se e kishte pranuar që në krye të herës këtë kod të fshehtë që do ta lidhte me shefin e saj, si një gjë organike, që është bërë thuajse modë në Shqipëri.
Ajo e dinte se ajo që na afronte, nuk ishte asnjë lloj vrulli jetësor apo gëzim që rrezatonte tek ne një rini të përjetshme. Jo. Ishte një adet, derisa njëri ishte shef, tjetra sekretare dhe duhej plotësuar mirë. E ndjeja këtë (siç e ndjeja edhe dhjetëra herë më vonë), sepse ajo nuk më tha asnjëherë të dua. Nuk e di çfarë e ndalonte brenda vetes që të poshtëronte atë folje. Por zhvishej. Një lakuriqësi e zhveshur nga ndjenja shpirtërore, po ama, sa herë që unë doja, ajo ishte gati për të më dhënë çdo lloj joshjeje, normale apo perverse. Isha shefi!
E dija që kjo qe një dashuri aq dëshpërimisht materiale. Ajo nuk mund të çmaterializohej e shkrihej (edhe pse unë isha shefi). Diku tjetër, ose hiç ajo mund të shkrihej, të bëhej ujë, e të rridhte apo avullohej. Unë kisha përpara vetëm trupin e saj, që konvertohej në bordero, pagesë, një trup që tradhtonte bashkëshortin, trup me të cilin abuzoja si të doja, sepse ishte e drejta ime që më vinte nga pushteti.
Ema filloi të zhvishej. Pastaj mori burrin në telefon. I tha se do të vonohej edhe pak sa të përgatiste një material urgjent për shefin, domethënë për mua.
Shyqyr, mendova, që e kam gruan të moshuar dhe nuk ka shef, se do të më kishte fluturuar mendja
|