1
1
2
POLITIKË

LETËR E HAPUR PARLAMENTARËVE TË SHQIPËRISË DERI KUR KËSHTU ?

Hamzë Gashi

Sikur të bënim përpjekje për t'u afruar, sa bëjmë përpjekje për t'u larguar, nuk dot'ishim në këtë gjendje as në këtë pozicion që jemi tani. Të nderuar parlamentarë, përfaqësues të popullit !I ngarkuar edhe unë, si shumë shqiptarë të tjerë me preokupime të shumëllojshme dhei intriguar gjithashtu në mënyra të shumëllojshme nga informacionet që po i marrim,sidomos nga TVSH-ja dhe RTK-ja, për rrjedhën e tërë asaj që po ndodhë në trojetshqiptare, nuk munda të rrija duarkryq, prandaj, me anë të kësaj letre, vendosa t'udrejtohem Parlamentarëve të Kuvendit të Shqipërisë, me shpresën se do tëmirëkuptohem si qëllimmirë..Shkas për t'ju drejtuar Juve me këtë letër, më dha rrëmuja e shëmtuar eparlamentarëve shqiptarë e shfaqur në sallën e Kuvendit parlamentar të Shqipërisë,në fund të korrikut 2006. Dihet fare mirë se kësaj rrëmuje i kanë prirë edhe shumë rrëmujza tjera.

Por, pasiqë ka munguar deshira, vullneti dhe sinqeriteti për ti pranuar dhe për ti korrigjuarato gabime e lëshime, ato janë shtuar dhe shkallëzuar deri në këtë masë. Prandaj,duke e ditur se shkaqet e një gjendjeje kësisoji, aspak të lakmueshme janë tëshumta, unë do t'i apostrofoja më këtë rast vetëm disa prej tyre, që, sipas meje,krijuan përshtypjet që më detyruan të shkruaj.  Përshtypja ime, nga ajo pamje e shëmtuar, (besoj se nuk është vetëm e imja), ishtendër ato më brengosëset, që ma imponuan me dhunë pyetjen, me të cilën edhe etitullova letrën: "DERI KUR KËSHTU"?Një sjellje e tillë skandaloze në këto momente kthesash historike për  FATIN më tëmirë të shqiptarëve, sikur i vulosë dëshpërimet dhe brengosjet edhe të Rilindasveshqiptarë, sidomos ato të Pashko Vasës, të Fishtës, të Faik Konicës e të shumë tëtjerëve.Një sjellje e tillë skandaloze vulosë gjithashtu edhe qendrimin injorues, madje edhefyes të armiqve tanë, të cilët thonë se "Shqiptarët nuk janë të denj të bëjnë as tëmbajnë shtet".Një sjellje e tillë skandaloze i vën në mëdyshje edhe miqtë e sapokrijuar, që tëhamenden se a e vlenë (barra qiranë) të na ndihmojnë apo të na përkrahin nëzgjidhjen e plotë të Çështjes shqiptare. Një sjellje e tillë skandaloze bëhet aq më e pafalshme, kur dihet se popullishqiptar kurrë në historinë e vetë nuk ka patur nivel kaq të lartë arsimor.

Një nivel i këtillë arsimor, në vend që të reflektonte vetëdie më të lartëkombëtare, përgjegjësi më të lartë ndaj misionit të përfaqësuesit të popullit, përta arsyetuar në mënyrë të denjë besimin që ia ka dhënë, ai , për hirë të njëinteresi apo për inat që ka ndaj një individi, shkelë mbi atë besim. Dhe, për fat tëkeq, përemri "ai" nuk rrin më në njëjës, por ka arritur të bëhet shumës "ata".Realiteti i hidhur po na tregon dhe dëshmon se, (ndonëse, me plot gojën, jo pak herëzëmë në thua, në mënyrë demagogjike, duke e kritikuar sistemin monist  komunist, përkufizimin e të drejtës në të shprehurit e mendimit) thuaja të gjitha partitë, sikurkanë trashëguar nga ai sistem totalitarizmin, burokratizmin, me një ndryshim të vogël nga monizmi i kaluar, duke e kombinuar me anarshizëm. Që don tëthotë se demokracia dhe derivati i saj pluralizmi shfrytëzohen vetëm si dekor.Ndryshe s'ka si të thuhet, kur në frymën e demokracisë dhe të pluralizmit, sot kemime dhjetra parti. Dhe, kjo, për mendimin tim, nuk e fisnikëron demokracinë aspluralizmin. Përkundrazi, formimi i kaq shumë partive e bastardhon demokracinë.Formimi i kaq shumë partive, vetëm sa i zbulon ambicjet negative që i kanë disaliderë për ta vu vetën në dukje dhe për t'i krijuar vetës privilegje e bashkë me tëedhe përçarje popullit të vetë. Këtë e dëshmon atmosfera aktuale politike si brendashtetit, ashtu edhe brenda partive. Këtë e dëshmon përmbajtja e mosreagimit,gjegjësisht kufizimi i reagimit brendapartiak. Ndryshe, si mund të arsyetohetfjalori aq i ndotur i liderëve partiakë në disa tubime, e të mos reagojë askush ngatë pranishmit ndaj një fjalori të tillë ? Nuk jam i prirur të sherbehem me emra tëlajthitësve, sepse, siç e thash edhe pak më parë se përemri "ai" prej njëjësit,fatkeqësisht ka kaluar në shumës "ata" e do të dilte shumë punë.Siç po dëshmojnë veprimet skandaloze të disa politikajve shqiptarë, se nën rrogozine demokracisë dhe të pluralizmit, me një dozë të tepruar të intërnacionalizmit apotë dyfëtyrësisë, (që të dyja të panevojshme dhe të papranueshme për kauzënshqiptare) që herëpas'herë po ia ofrojnë edhe shovenistëve serbë me raste tëndryshme të takimeve zyrtare e jozyrtare, siç ishte ajo e vizitës që ia bëri BorisTadiqi Tiranës, me ç'rast  Kryetari i Bashkisë së Tiranës ia dhuroi çelësat ekryeqytetit mysafirit, i cli ende don ta mbajë Kosovën të okupuar.Çfarë simbolike e hatashme, që mundëson prap hyrje-dalje të djallëzive pa kurrfarëdogane! Vallë, me pelqimin e kujt, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ia bëri atë pritjeaq të ngrohtë okupatorit të Kosovës ?Apo, mos ka dashur i gjori Kryetar i Bashkisëta përforcojë  atë frazën popullore, që thotë: "Ti më gjuaj me gurë, unë me bukë"?!! Deri kur vallë do ta këmbejmë bukën me gurë, lotin me urrejtje e gjakun me mashtrime tradhëti ? Duhet ditur, se sjellje të tilla skandaloze sot i barikadohen depërtimit të sëvërtetës dhe të drejtës së popullit shqiptar në qarqet diplomatike ndërkombëtare,në momente vendimtare të kthesave historike për popullin shqiptar. Por, e them mebindje të plotë se mashtrohen keq sot të gjithë ata që mendojnë djallëzisht dheshpresojnë vërbërisht, se nuk do t'i kuptojë kush djallëzitë e tyre.

Ata mund tangadalësojnë ritmin e proceseve, por, kurrsesi nuk mund ta ndalin, sepse, ambalazhii atyre djallëzive është aq i tejdukshëm, sa ta bëjnë vetën të pafuqishëm, për tandalur rrotën e historisë, që po ecën drejt realizimit të aspiratave shekullore përçlirim të plotë.Sjellja tjetër, që vazhdimisht lëshon erë përçarjeje, është prirja e theksuar meegoizëm e gjelozi e partive opozitare për të hulumtuar dhe për të gjetur, madje meçdo kusht gabime në partinë që gjendet në pushtet. Dhe, gjykuar në bazë të stilitdhe mënyrës së kritikave që bëhen në adresë të partisë që është në pushtet, shihetqartë, se ato kritika, në të shumtën e rasteve, nuk bëhen me qëllim përmirësimi oseeliminimi të gabimeve, që të perfitojë populli, gjegjësisht elektorati, por,kritikat e tilla, vetëm sa e revoltojnë edhe më shumë atë. Dhe, jo vetëm kaq, por,kritikat e tilla vetëm sa i nxjerrin në shesh qëllimet e kritikuesve, që i kanë përt'i mbuluar mëkatet e veta, të bëra gjatë mandatit sa ishin në pushtet. Dhe ç'ështëmë e çuditshme, se këto kritika bëhen në emër të demokracisë dhe të derivatit të saj pluralizmit. Që don tëthotë se demokracia dhe pluralizmi shalohen katërçipërisht për aventurapseudopatriotike. E kur këtyre gabimeve e përçarjeve t'ua shtojmë edhe qendrimin enjohur të armikut, i cili, vazhdimisht rrin me kandar në dorë, për t'i matur gabimete cilësdo parti, duke kurdisur pyka edhe më të trasha, për t'i futur në plagët tona.Dhe, dihet gjithashtu, se në këtë drejtim, ai (armiku) jo pak herë edhe ka patursukses, siç pati edhe në vitin 1997, kur gati qe zhbërë Shqipëria. Këto ishin disa nga vërejtjet lidhur me sjelljet rrëmujore dhe pasojat që mund tëkrijohen nga ato. Ndërsa, pjesë tjetër e sjelljeve skandaloze jashtërrëmujore ështëedhe ajo, kur disa deputet të po këtij parlamenti pohojnë në emisionet e tyredebatuese rreth çështjes së Kosovës, duke thënë se "tani Kosova nuk ka nevojë përkurrfarë patërnalizmi nga Shqipëria, pasi që i ka organet dhe institucionet e veta.

Dhashtë Zoti, që të mos ketë nevojë! Por, edhe sikur të mos ketë nevojë, politikajte Shqipërisë nuk do të duhej të liroheshin nga ai obligim dhe qendrim patërnalist,kur e dinë mirë se ato institucione që i ka Kosova, ende nuk funkcionojnë si duhet.I kanë të lidhura këmbë e duarë nga UNMIK-u. Këtë mosfunkcionim e dëshmojnë një vargzhvleftësimesh të ligjeve e rezolutave që i ka aprovuar Kuvendi i Kosovës.Këtë mosfunkcionim tëinstitucioneve të Kosovës e dëshmojnë të burgosurit e shumtë shqiptarë, pjestarë tëUÇK-së gjegjësisht të TMK-së në burgjet e Kosovës të udhëhequra nga UNMIK-u.Pra, Shqipëria, jo vetëm që ka të drejtë legjitime ta shpreh qendrimin patërnalistndaj Kosovës dhe shqiptarëve, por ka edhe obligim ta shpreh këmbëngultësinë përmbrojtjen e gjymtyrës së vetë (Kosovës), të ndarë padrejtësisht nga trupi i trungutshqiptar. Si të mos ketë qendrim patërnalist Shqipëria ndaj Kosovës, me  90% tëpopullatës së saj shqiptare, kur Serbia për 5% të popullatës serbe e bën gjithë atëzhurmë paternaliste e hegjemoniste ?Lidhur me obligimin që duhet ta ndiej Shqipëria ndaj Kosovës, ja se ç'thotëSkënderbeu: "Pa Kosovë e Çamëri, mos t'thotë  kush  se  ka Shqipëri". Ndërsa IsmailKadare në një intërvistë dhënë "Zërit" (javor) të 19 marsit 1994, f.28, ndër tëtjera thotë: "Kur të shikojmë se Kina, një vend gjigant e ka mendjen të mos ilëshojë dy milion tibetianë, mendoni se si një vend me një miliard e gjysëm banorë,i ruan me gjelozi dy milion tibetianë. Ose merreni shembullin e Rusisë, me njësipërfaqe aq të madhe, sa 1/6 e globit, nuk lejon të lëshojë asnjë pëllëmbë tokë ngakthetrat e saj. Atëherë, duhet kuptuar se sa të drejtë kanë shqiptarët ta ndiejnë vetën të shqetësuar".Pra, sot, më tepër se kurrë ndonjëherë tjetër, është koha, që distancat komunikuesetë zvogëlohen, kahjet vepruese të njëjtësohen, në mënyrë që tendencat që kanë përqëllim  realizimin e synimeve të kahmotshme, për bashkimin e trojeve shqiptare tëafrohen, sidomos në mes subjekteve politike dhe politikajve. Përndryshe, rritja edistancave komunikuese, jep të kuptohet se demokracia dhe derivati i saj pluralizmi,si vlera universale të përparimit njerëzor, nuk janë kuptuar sa dhe si duhet, dhe sitë tilla, ato edhe më tej prodhojnë përçarje, skandale, ngecje në zhvillim dherrezik në ekzistim.Andaj, lidhur me këtë, do të përkujtoja thënjën: "Po deshe tëdishë se në ç'rrugë je, vetëm shiko, se puna që bën ti,  po e gëzon apo po e hidhëron armikun"! Dhe keqardhja zemërplasëse, sa vjen e shtohet, kur njeriu sheh se sjellje të tillai qesin hije edhe asaj pritjeje bujare e madhështore, që i bëri popullata eShqipërisë shqiptarëve të Kosovës në ditët më të vështira (më 1999). Pritje ajo, qëmundësoi mbijetesën e dhjetra mijëra shqiptarëve dhe  familjes s'ime. Pritje ajo,që mahniti botën përparimtare. Pritje ajo, monumentale në historinë e popullitshqiptar, e cila nuk do të harrohet kurrë. Pritje ajo, që shton besimin dhe forconbindjen, se populli shqiptar do të dijë t'i tejkalojë edhe këto pengesa që po ikrijohen nga brenda dhe ato që i vinë nga jashtë.Nuk është thënë më kot se: "Më vështirë ashtë m'e ruejt, se sa m'e fitue".Në të ruajturit e fryteve të përpjekjeve me plot  sakrifica e pasoja, në tëkultivuarit dhe të forcuarit e vetëdijes kombëtare, ka shembëllyer kategoria eelitës intelektuale, e cila, do të duhej t'i shëmbëllente klasës politike të vendit.Dhe kjo, për arsye se, ajo kategori intelektuale, në kushte e rrethana tejet tëvështira gjatë historisë, jo vetëm që e mbajti të gjallë vetëdijën kombëtare, poedhe i priu dhe po i prinë edhe sot me sukses zhvillimit, pasurimit dhe integrimittë vlerave kombëtare shqiptare, duke i rrezistuar përpjekjeve të pushtuesve, që ibënin për ta shkombëtarizuar popullatën shqiptare dhe për ta zhbërë shtetinshqiptar. 

Nga e tërë kjo që u tha, mund të konkludohet, se:Sikur të bënim përpjekje për t'u afruar, sa bëjmë përpjekje për t'u larguar, nuk dot'ishim në këtë gjendje as në këtë pozicion që jemi sot. Pra, sugjerohemi, që t'uandërrojmë destinimin  përpjekjeve tona!Lidhur me këtë që u tha më lart, do t'i përkujtoja edhe tri-katër thënje, qëaludojnë në vetëdijësimin e klasës politike: -"Fuqitë e Shqipërisë u ngjajnë rrëkeve të vogla, që rrjedhin në drejtime tëndryshme. Nëqoftë se këto rrëke bashkohen, atëherë ato bëjnë një lum të madh dhe tëfuqishëm". Nga fjalimi i Skënderbeut, i mbajtur në Lezhë më 2 mars 1444, nxjerrë ngalibri "Në udhën e shqiptarizmës" i Vangjel Koços, f. 89.- "Dy herë fiton ai që e mund vetëvetën" -thënje latine.- Në qoftë e mundur higjiena e trupit, është e mundur edhe higjiena e mendjes dhe ekarakterit të njeriut". D. Pisarev-"Gjarpni me dy krena ashtë djegë në zjarrë". popullore- Prandaj, edhe ne, që të mos digjemi, lë të piqemi ! autori                                                        

 Ju përshëndet,Hamzë Gashi - Francë

 

adi@rtvzik.com

Radio Zëri/winampRadio Zëri/mediaRadio Zëri/real
v
Numri i vizitorëveI
free web counter
multi
adi

MIQËT
BDSH
ALBANUR.NET
E SHTUNA MAGJIKE
RADIO FOCUS
RADIO DASHURIA
RADIO SHARRI
RADIO FAMA
©2003-2005 RTV "ZIK"
Të Gjitha të Drejtat e Mbrojtura