[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Poezi të vizitorëve
Qefsere Bardiqi-Suedi

Duke të pritur

Miliona shekuj këngët i këndova
duke të pritur
i vura notat ne pentagramin
e dashurisë
për të hedhur valle
në përjetësi
me shpirtin e njomë përbrenda

Shtatë palë ëndërrat i thura
e
i sh´thura
nën hijën e mungesës tënde
qielli sikur perngjysme u qa
merr flakë te gjaktë
ditët i palosa plotë me
mallë
në mendjen blu pikturova shpirtin e kuq

Mëngjeseve të bardha
duke të pritur
gjurmët e fantazisë më shpjerën
deri te
gjokset e guacave
i mplaka netë e vetmuar
bashkë me
margaritarët

Duke të pritur

 

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]