[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Poezi të vizitorëve
Blertina

SYTE E TU

TI ME THE HARROJ SYTE E MI
SE NUK KANE ME PAMJE NJERZORE,
TI ME THE HARROJ SYTE E MI SE ME TRISHTOJNE.
E UNE NUK DUA TI HARROJ;
I KAM DASHUR SYTE E TU EDHE PSE NUK
KAN PAS KURR SHIKIM NJERZOR.

VETEM SYTE E TU SONTE DUA TI
PUTH,E TI KTHEJ VITET PAS,VITET
QE TI KAM KUSHTUAR TY.

I DUA SYTE E TU DHE NUK TRISHTOHEM
TI SHIKOJ SIQ ME THUA TI,AS TASH E AS KURR,
SE E NJOH ATE SHIKIM.....
MOS ME THUAJ TI HARROJ....

 

Besa Veseli-New York

 

Jetimet
Te gjithe ata qe rane deshmore
ideal paten lirine qe ne te jetojme
eshte obligim i qdo shqipetari
qe per jetimet te kujdesem dajl pas djali

Miqe te dashur ku do ne bote
ti kujtojm jetimet qe vuajn sot
kete liri qe sot shijojme
nga prinderit e tyre ne e gezojme

Ata per ne falen gjakun
flijuan jeten per te gjithe pa dallim
i qofte turpi qdo shqipetari
qe nuk kujdeset per qdo jetim

Moralin duhet per ta forcu
keta femije kane nevoje per ty dhe mu
ta ndajme ate qka kush mundet
jetimet meritojn dashurin e jo perbuzjen

Vene doren ne zemer oh, vellau i im
jane femijet e tu por, kane mbete jetim
mos tua leme lotin tu u rrokullisur
as barkun zbrazet e te molisur

Mos tua leme vetmin tju beje shoqeri
tu tregojm femijeve se na kane mu dhe ty
kane vellezer e motera gjeti
jemi nje kombe o , vllezerit e mi !

Te Mjeret
Qershore 6 . 2003
Ata qe per atedhe rane deshmore
me gjakun e tyre token e ujiten,
sot femijet e tyre pa prinder rriten
ne te gjithe sikurse nuk merzitem.

Qajne femijet sot nga varferija
por ma shume i mundon vetmija
nga thellsija e shpirtit ju shperthen loti
digjen zemrat e njoma si baroti.

Qajn per prinder qe si kane ne jete
loti jetimit qdo zemer preke,
vaji i tyre zgjon rrenqethjen
eshte turp per neve te mos kujdesem.

Kosoves se pa mposhtur

Ne bebzen e syrit
te thirri gjaku i shqiptaris
per mu babe nuk mendove
hyre ne radhat e ushtris

Ne faqen e zemres
te trokiti ndjenja per atedhe
shkove ku dilte tyme e flake
aty ku gjaku shkonte rreke

Ne thellesin e shpirtit
t'thirri zeri per te luftu
mu ma ktheve shpinen
shkove lirin per t'na dhuru

Ne trupin tende trokiti
fuqija e Skenderbeut
per liri flijove jeten
per rojen e Atedheut

Sot ne zemren time troket
ndjenja e pa varesis
te qofte beku gjaku ty babe
dhe deshmorve te liris.

Besa Veseli
New York

Fitore Aliu

Zbrazëtira

Jetoj por nuk ndjej,
ndoshta ndjej
por vetëm për tjerë
Edhe për tjerë
ndoshta nuk ndjej,
më vjen një ndjenjë
që fare nuk ndjej.....!!

Shpesh jam si ti,
por jam shpesh edhe si ai,
rrallë jam si unë,
por unë, kush jam unë.....!?!?

Bardha Dode - mësuese
08.mars.2003- Tiranë


Vjershë për nënën

një herë isha e sëmurë
u treta , me ethe u drobita
nga shtrati
dot s`u ngrita

Për netë të tëra nëna
pa gjumë , pa ngrënë
u pikëllua
sy këputura ajo
rrinte mbi mua

mbi kokë më erdhën
motrat , vëllau
e plotë të tjerë
po si kujdesi i nënës
su gjenka asnjëherë

se motrat i zu gjumi
vëllau s`mund të duronte
kur hapa sytë
mbi mua prap nëna më qëndronte

Kur pashë atë mbi kokë
dy pika lot lëshova
më ngrohu buzëqeshja
atëherë u shërova

Prandaj në zemrën time
një emër është skalitur
një fjalë e shtrenjtë në jetë
oh , nënë emër i ndritur

Bardha Dode - mësuese
08.mars.2003- Tiranë

Jusuf Leskofci

 

Liria Na Erdhi

Me Vite Të Tërra
Të Kemi Pritur,
Njëqind Vite Jemi Djegur
Vetëm Ty Të Kemi Ndjekur.

Jemi Vrar Në Zemra
Kan Vrarë Fëmijë Edhe Femra,
Po Qfar I Patën Fëmijët
Që Ne E Kërkuam Lirin.

Në Vitin 1998
U Lind Ushtria E Vërtet,
U.Ç.K E Quajshin Me Emër
Nuk Lan Shka T’gjall Me “Viç” Mbiemër.

Nga Trolli Ynë Na Larguan
Që Të Parët Tonë Na Dhuruan
Të Mallkuara Qofshin Ato Vite
Ku Lufta Mjell Veq Vdekje.

Gratë Mbetën Pa Burra, Vetë
Deri Kur Ky Medet,
Fëmit Babin E Kërkojshin
Lotët Në Faqe Si Pushojshin.

Tri Prandvera Na Kaluan
E Ne Shqipëtaret Si Shijuam,
Për Kosovën Duke Luftuar
Më Në Fund Lirin E Fituam.


Shumë Ne Jemi Shkatruar
Më Të Afërmit I Kemi Humbur
Po More Slobo Qka Mendove
Se Ti Shqipëtarët Me I Zhduk.

Kotë E Pate Ohh Kriminel
500 Vite Me Turq S’Jemi Ndal
Edhe Sulltanit Hak I Kemi Dal
Po Tash Ta Lojm Se N’Hagë Dot Denojn.

Kosova Po Lulëzon
Po Tash Disa Plag Po e Mundojn,
Kush Është Që Lirin Po Ja Pengon
Edhe Politikanët Po Ja Vran.

Nga Jusuf Leskovci 2003

Kadri Kadriu

Mu Sa ...

Sa Mu më dashurove!
Sa Mu më dhurove!
athua Sa Mu mu kushtove!
Sa Mu më mundove!
Sa Mu lëndove!
A thua au pendove?
Sa Mu më kërkove!
dhe prap ma punove!
Po, po, edhe mirë ma punove!
Mu Sa herë më afrove,
a e kupton tani se
Mu Sa me largove.

Sa Mu mu më sheh Syri,
Ty do të kërkoj,
Sa Mu më rrah zemëra,
Ty do të kujtoj.

Sa Mu me ec këmba,
Ty do të kërkoj.

Mu Sa rrjedh gjaku,
aty ti do të notojsh.
rruze e kuqe, rruze e bardhe,
aty ti do te jetojsh.

Sa Mu më vajtove,
Sa Mu më këndove,
Sa Mu më ofrove,
Sa Mu më akuzove,
Sa Mu më pengove,
Sa Mu më lëndove,
Në fund Sa Mu më ofendove,
Oh Sa mire në fund Mu ma punove,
A thua Sa u gëzove?

Mu Sa më lotohet,
Mu Sa më këndohet,
Mu Sa më dashurohet,
Mu Sa më mësohet,
Mu Sa më punohet,
Mu Sa me telefonohet,

OH ZOT I MADHË MU SA MË JETOHET.

Një kafe Sa Mu pihet,
me një shokë Sa Mu rrihet.


Po me ty Sa Mu ...
5.III.2003.


Ishulli i Dashurisë

Ditë e bukur vere
Me mashtrove edhe kësaj here

Oh i madhi zot deri kur do të më mashtrojësh
Athua je ti ajo që edhe lumturin do të shuajsh

O i madhi zot kur do të harroj
KURRË; KURRË; KURRË

Me TY më qeshte zemra
Edhe kur ajo qante

Me TY më ngrohte dielli
Edhe kur biente shi.

TY të besoja,
edhe kur më genjejshe.

Me TY bisedoja,
edhe kur ëndërroja.


05.03.03

TRI
Tri Dëshira, Tri Dashuri, Tri Kujtime.
Po pse lidhet kaq shumë me Tri ?

Tri Dëshira të peshkut të artë.

Tri Lule një buket i vogël.

Tri Dashuri:
E JOTJA e shtëpisë e shoqrisë.

Tri Kujtime:
Ura, bibloteka, shtrati.

Tri Ëndërra.

Tri Ndjenja:
Dashuri, Vuajtje, Hajni.
12.03.03

Vehbi Aliu

Kosoves


Kosoven e dua,
ne Kosov jetoj,
por pushteti serb,
neve naroberoj.

Na helmoi Armiku,
e na mbyti me plumba,
por kot e ka,
se nuk vriten pellumbat.

Kosoven e dua prore,
per te luftoj,
per te derdhim gjakun,
deri ne Fitore!

Jusuf Leskovci

Liria Na Erdhi

Me Vite Të Tërra
Të Kemi Pritur,
Njëqind Vite Jemi Djegur
Vetëm Ty Të Kemi Ndjekur.

Jemi Vrar Në Zemra
Kan Vrarë Fëmijë Edhe Femra,
Po Qfar I Patën Fëmijët
Që Ne E Kërkuam Lirin.

Në Vitin 1998
U Lind Ushtria E Vërtet,
U.Ç.K E Quajshin Me Emër
Nuk Lan Shka T’gjall Me “Viç” Mbiemër.

Nga Trolli Ynë Na Larguan
Që Të Parët Tonë Na Dhuruan
Të Mallkuara Qofshin Ato Vite
Ku Lufta Mjell Veq Vdekje.

Gratë Mbetën Pa Burra, Vetë
Deri Kur Ky Medet,
Fëmit Babin E Kërkojshin
Lotët Në Faqe Si Pushojshin.

Tri Prandvera Na Kaluan
E Ne Shqipëtaret Si Shijuam,
Për Kosovën Duke Luftuar
Më Në Fund Lirin E Fituam.


Shumë Ne Jemi Shkatruar
Më Të Afërmit I Kemi Humbur
Po More Slobo Qka Mendove
Se Ti Shqipëtarët Me I Zhduk.

Kotë E Pate Ohh Kriminel
500 Vite Me Turq S’Jemi Ndal
Edhe Sulltanit Hak I Kemi Dal
Po Tash Ta Lojm Se N’Hagë Dot Denojn.

Kosova Po Lulëzon
Po Tash Disa Plag Po e Mundojn,
Kush Është Që Lirin Po Ja Pengon
Edhe Politikanët Po Ja Vran.

Vin Zefiri

Nëpër Gjurmët e Vdekjes
(ikje nga vdekja n.1999)


uragani i vdekjes vjen
vdekja shpon si heshta
mendimet hyjne
ne rrjeten e tarantules
dhe rruge nuk gjejne
mbyllem ne vetvete
gjej formulen e pajtimit me vdekjen

heshtje....qetesi.....ne veshet e mij.....
rrethon vdekja me litarin e hekurt
jeta hyne ne thellesine e zjarrit...
hyne ne hirin e feniksit...
takimi me vdekjen behet ligj
deshte s'deshte duhet ta besh mik...
duhet kaluar mbi uren ferrit
mbi uren e mekateve .....

atbote
xhveshesh nga frika
mekatet bien ne lumin e zjarret
dhe mbetem ai qe duhet te isha
udhetari i botes tejeter.....

ecja si i vdekuri mbi boten e gjalle
mik e kisha vdekjen...
mendimet me kishin mbaruar
kur ajri i perjetesise rrahte qepallat....

atje degjoja jehonat
mbi varreza e monstrumesh
hyra neper hijet e vrasjes
dola neper vrimen e gjilperes
se ketij mengjezi te percelluar nga flaka
e dites se katerdhjete....
te ores se lige qe ishte vjerrur
mbi ballin tim....

kam harruar lindjen dhe historine time
ne pasqyren e trurit tim...
shenjetoret m'a sjellin burimin shpirtit...

atehere
cikloni i shkatrrimit
hyn ne zemren time
nuke dija as fillimin e fundit

lumenjte vershuan amen
pyjet levizen
kur dielli lindi ne syte e mij
qe i kisha ngulitur mbi shkretiren e djegur
ku njerzit po luanin vallen e fundit
nene hipnozen e satanes

pastaj erdhen e na vizituan te vdekurit
na ftuan ne diten e madhe
te krijimit
te zbritjes
dhe te kthimit....

pastaj u takova
me mbretin e horizonteve te purpurta...
ne pllaken e profecise
ne ritin e lindjes se diellit
shpirtin tim e dorzova
shpirtin tim e kerkova...

mallkova veten ne mengjezin e lutjeve te mia
dhe nje dore nga thellsia
mbi siperfaqe deti dual
ne mengjezin e katerdhjete e nje
ne mengjezin e lindjes se gjakut.....

njerzite atebote
u ngujuan ne vrimen e çelsit...
duke pyetur per diellin e zi...


kur qyteti u zbrazune flinja
mbi fjalet e ardhura nga dielli
dhe zgjohesha
ne krahet e mpire te kondorit...
kur qielli ishte mbuluar me pluhurin
e dalur nga kellefi i shpates....

atehere
shiu i kuq kishte ra tridhjete e tri dite
ne lisin e djegur nga rrufeja

malet u perkulen
femijte e posalindur kishin folur
per token time
e te tjeret kishin ecur
mbi siperfaqen e ngrire
te ketij shekulli te pa shpirt...

mbi siperfaqen e shkretetires
ja beri predikuesi i apokalipses
diku prapa diellit...

 

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]