Shkruan:
Fadil SHYTI, Suedi
NUK GJEJË PREHJE...
Nuk gjejë prehje në jetë,
pa e parë një dritë,
që aq shumë e kemi pritë,
Nuk gjejë prehje në jetë,
pa e parë një Fitore,
për të cilën derdhëm
djersë e gjak, i ri e plak
në burgje dhe llogore!
Nuk gjejë prehje në jetë,
pa e parë një bukuri,
RIBASHKIMIN e trojeve etnike,
Me Nënën Shqipëri!
Nuk gjejë prehje në jetë,
pa qeshë fytyra e malësorit,
pa u flakur shfrytëzimi i punëtorit,
Nuk gjejë prehje në jetë,
pa fituar drejtësia...
pa u thyer e vrarë tradhëtia!
Pa lulëzuar Shqipëria Etnike,
pa u dëshmuar me vepra heroike!
Nuk gjejë prehje në jetë,
pa njohje trimash të vërtetë,
që Atmëmëdheut ia falën,
të shtrenjtën jetë!...
Poezi nga përbledhja poetike, "Në kërkim drite" Tiranë, 1996
Shkruan:
Fadil SHYTI
BILBIL I ÇMENDUR
Fat i hidhur nëpër botë,
Si bilbil po më ngarend,
Larg teje o Atdhe,
Herë-herë, po më çmendë!...
Malmö, 15 dhjetor 2003.
VËSHTROJ TË BUKURËN
Përballë krajatave tehshpatave
Nga mizoritë e jetës:
Të rrugëlirisë drejt së vërtetës,
Mbi armiqësi e tradhëti:
Triumfoi!
Kur të bukurën o madhështoren,
Bile, për një çast e vështroj!
Oh!...
I ndiej për një çast:
Qetësi, hare, lumturi!
Tejet të thellë shpirtërore.
Ah, sikur ta mbizotëronin botën
E bukura, madhështorja, fitorja!
Këtë botë mjerane,
Ku përkohësisht jeton,
Ku përkohësisht vuan,
Ku pakufishëm qëndron,
Qënja njerëzore.
LAMTUMIRË!
Të përshëndes me grusht e besë,
O Atdhe, këtej lart nga aeroplani,
Në këto çaste mizore shpirtërore
Kur më tundon tufani!...
Afër teje,
Larg tokës!
Lart teje,
Larg, Shqipërikosovës.
Në veri bënë kohë e ftohtë,
E, në veçanti për ne,
Jo, nuk gjejmë qetësi,
Larg tonit Atdhe!
Lamtumirë, toka jonë,
Lamtumirë yni diell!
Kemi mbetur në mërgime,
As në tokë as në në qiell!
Po ikim larg teje o Atdhe,
Me shpresat e këthimit,
Po rëndojnë keq mbi ne,
Ditë-netët e mërgimit!
Lamtumirë toka jonë,
Lamtumirë yni diell,
Kemi mbetur në mërgime
As në tokë as në qiell!...
Prishtinë, 29 gusht 2003.
REBELIM
Rebelim, me kushtrim,
Rebelim, për shpëtim,
Rebelim, për punë,
Jetën ta bëjmë qëndrim,
Nëse duam që kjo të ketë kuptim!
Rebelim, edhe në dashuri!...
Nëse duam të ketë ardhmëri,
Për filizat e reja, për brezni!...
Rebelim për Ribashkim!...
Malmö, 20 prill 2004
SHQIPËRIA KËRKON RIBASHKIM
( Kushtuar, Jasharëve legjendarë)
Breshëritë e plumbave barbarë,
Mbi kullat tuaja flakadane lirie,
Janë gjurmë të pashlyera
Të një kohe të zezë barbarie!
Janë gjurmë të thella Qëndrese,
Si luftuan luanët e lirisë
Me besa-besë, shpresë,
Për Ribashkimin e Shqipërisë!
Axha Shaban, me Ademin e Hamzën,
Me nipa e mbesa, me besa-besë:
Dijtën, guxuan, paralajmëruan,
Mauzerrëve,t´ua ngrehin këmbëzën,
Luftën Çlirimtare Shqiptare,
Nga nata e zezë shekullore-mizore
E filluan, Kosovën me Vise e zgjuan
Drejt fitoreve të reja!...
Ashtu, kurdoherë na thërrasin,
Me kushtrimin :
Përjetë Qëndroni!
Shqipëria kërkon Ribashkim!
Prekaz, vjeti 2000
Fadil SHYTI
Në kërkim drite
Poezi
Tiranë, 1996
KUSHTRIM RIBASHKIMI
Gjyshit tim, Hajzer Tafa Shytit, i cili me armë në dorë,
luftoi për Liri e Ribashkim Kombëtar!
DËSHMORËVE
Përvjetorëve,
Përkulemi tek Ju, me respekt,
Nën tingujt e himnit të Flamurit.
Dje Besë e Qëndresë
Mm zemrat prej guri!
Sot-Kushtrim
Për Ribashkim.
FAT I KOMBIT
Fat i Kombit në teh shpate
Mbijeton histori nate!
NË TOKËN SHQIPTARE
Të errëta burgjet,
të rënda sfidat,
të egra tradhtitë,
të vjetra intrigat,
të shumta pritat.
E madhe, shumë e madhe
Besa,
Qëndresa,
Dashuria.
NUK MBYTEN IDEALET
Martirëve të kombit
Qëndruat të përgjakur,
qëndruat të uritur,
qëndruat të etshuar.
Plagët ende të hapura.
Erërat ulurijnë hata,
mund t´ju përballojnë
veç zemrat e mëdha,
Rrugë e gjatë
deri te Fitorja.
Mund t´ju përballojnë
veç mendimet-dritë.
DETI DHE KOSOVA
Deti përballon shekujve stuhitë,
Kosova-robëritë!
Në qetësinë e Detit
e shoh durimin e Kosovës.
Në trazimin e Detit
e ndiej kushtrimin e Kosovës.
Mbi Det gjithçka noton.
Deti vetëm heshton.
Në Kosovë e liga kaliron-kafshon.
Kosova çuditërisht duron!
Detin e mbajnë malet.
Kosovën - idealet.
NË KËRKIM DRITE
Flokët më thinjen
për njëzet e katër orë,
sikur t´i kisha dymijë vjet.
jetë
në kërkim Drite!
Jetë-stuhi!
MILITANTËVE
Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut,
të rënë heroikisht në altarin e lirisë!
Kur po e gjakosnin kanibalët
atdheun tonë të copëtuar
Ju o militantë,
me krisma trimërie
e gjak të zemrës
dëshmuat
si duhet
Liria!
Prandaj,
Afrim e Fahri
do me thënë:
Kushtrim
e Ribashkim
i trojeve shqiptare!
TY
( Jakov Xoxës, shkrimtarit tonë të madh,
që penën e vet ia përkushtoi njerëzve të thjeshtë,
të punës, të dritës ).
"Lulja e kripës" prore lulëzon,
"Lumi i vdekur" nuk morton!
Adili e Vita pa ndarë vështrohen,
dita-ditës po (Ri) bashkohen!
Apolloni, (1979)
DHUNA
Tanksa vrastare,
aeroplanët luftarakë,
kombin liridashës
seç e lajnë në gjak!
STUHI, LOT E GJAK
Motrës, Azize, larg së cilës lumturia
jetësore sikur më është fikur!...
KUR MËRGOVA
Pasaportën false
e kisha.
Me vete kisha dokumentat e burgut.
Ftesën që të lajmërohesha
në strofullën e ujqërve,
me firmën
milici!
Me pasaportën false
po mërgoja!
MËRGIMTARI
Mallin që më djegë,
mallin që më kallë,
s´e shuan kurrën e kurrës,
as deti me valë!
Këtë zjarr,
e shuan veç jeta,
kur Shqipëria Nënëloke,
më pret në supet e veta!...
KËNGA MËRGIMTARE
Seç ma vërshojnë shpirtin
tingujt melankolik
të një kënge epike.
Mbrëmjeve në mërgim,
tingujt rrjedhin
vaj!
LETRA E NJË MIKU
NGA VENDI IM
Malësorët druvarë
ikën nga malet,
Nga vetmia lisat
nuk rriten, nuk rriten!
Peshkatarët shqiptarë
ikën nga liqenët,
ato nga vetmia
ujin seç e shterrin!
Kopshtarët herakë
ikën nga kopshtijet,
pemët nga mërzia
nxjerrin fryta lotësh!
Bletarët e zellshëm
i braktisën hojet,
bletët u tmerruan
mjaltën e idhëtuan!
Bujqit plisbardhë
ikën nga arat,
toka po mbetet djerrinë,
trishtueshëm shkretohet.
O, këthehuni vëllezër,
këthehuni në truallin e copëtuar:
këtu keni emër e fytyrë,
dhe jeni të nderuar!
BIOGRAFI GJEOGRAFIKE
Kujtimet vijnë vërshueshëm
herë më freskojnë,
herë më trazojnë
për fushat e gjera bleroshe
për malet e larta krenare!
NDJENJË FAJI
Sa vatra t´i shuam o Atdhe,
kur larg teje ikëm?
Në shtëpitë e braktisura,
zjarrin e lirisë e fikëm!
TRADHTARËT
Dje vazalë.
Sot urith të lëvizjes
për çlirim kombëtar.
Nesër-ngordhësira
kundërmuese
në histori!
VARGJE TË SHKRUARA
ME GJAK
MILLOSHEVIQIT
DHE PUTHADORËVE TË TIJ
Tribunat i keni njëmend
të mëndafshta,
në të cila shkëlqen
paqja
e përgjakur!
DERI KUR?...
Heu, se na mori lumi!...
E dot nuk na doli gjumi,
Na kaploi dehja "demokratike",
Me thirrma histerike,
Heroizma shqiptare,
Sosë rrugën te liria.
Me diplomaci thinjake
Jo, s´bëhet Shqipëria.
Deri kur, deri kur...
Qënka thënë të presim?!
Që qiellit ndezur flakë
Lirinë n´tokë ta zbresim?
Jemi shtet me emrin Dardan,
Republikë e Kosovës tash,
A nuk do të jemi shtet sovran
Në truallin tonë, pash më pash?
Europa dhe bota "demokratike"
Shikon që derdhet gjak.
Këputet diku një trëndafil,
Diku këputet një zambak.
Deri kur, deri kur...
Kosovë - Nëna ime,
Do t´ ma bësh zemrën copë
Dhe shpirtin thërrime?!
AUTOBIOGRAFIKE
Albulenën - lulëkuqe, simbol.
Emblemën që më bënë nderë,
shekujt më dhuruan krenari,
nga xhaxhi Skënder.
Nga kryetrimi Kastriot,
I njohur për trimëri,
Emri i tij, thotë: Liri,
Anekënd nëpër botë.
Yllin - idol Lirie,
Gjithmonë simbol barazie,
Fshehur zemrës , fllad stuhie
ballit - vulë krenarie!
Artën - paralajmërim për Ribashkim
Kujtesë për gjëmim e brezni,
Ndaj coptimit të dhunshëm
Të së shtrenjtës Shqipëri.
Dhe unë, Qëndroj, Qëndroj!
Përballë valëve epike,
Valëve të vandalëve të egër,
Në këto çaste historike.
Edhe gruaja ime kryengritëse,
Ndjenë dhemmbje nga lindjet prore,
Për të firmosur edhe me gjak,
Idealet tona jetësore...
|
Shkruan:
Fadil SHYTI, Suedi
TY TA KUSHTOJ
( VËLLAUT TË IDEALEVE, KUSHTRIMIT )
Vite plot stuhi,
Ngarendin si kuaj,
dhe si ujq të tërbuar
më bëjnë mua të vuaj.
Më kujtohet:
Jeta mbi këto peripeci,
Mjerisht na kishte takuar.
Na kishte takuar mjerisht,
Me flakë të përcëlluar.
E, mua më bëhej sikur lexoja
Klithmat e burokracisë,
Thirrmat ogurzeza të tradhëtisë.
Kushtrimin - zjarr të vegjëlisë.
Të shikoja vëlla, vetullrënë,
Të qetë, por veç pa qetësi,
Të shikoja vëlla të pangrënë
Tek çapiteshe si në pafundësi.
Ishe kush ishe, një shqiptar
Një atdhetar i vëretë,
Ty, ishe në revolucionar,
Kapedan i furtunave në Det-Jetë!
Qëndruam së bashku
Dhe kurrë nuk u lodhëm,
Aty, ku e desh Liria
Si meteorë malësorë,
Aty u ndodhëm.
I kuq je, Flamur!
Se me gjak je ngjyer.
Do të doja që sot,
Sot e nga mot,
Dhe me gjakun tim
Të ishe Ty, i lyer.
Sa kapriçjoze, qenka jeta:
Na ndau vëlla më vëlla,
Me dallgët e veta,
Të hidhurën me vete e ka!
Por, unë vëlla s´të harroj,
Njëherë e kemi bërë betimin,
Për atdheun, truallin tonë,
E kemi hedhur fuqishëm kushtrimin.
Oh, këndej në kurbet!
Ndjenjat më vërshojnë lum,
Mendimet më godasin si çekan,
Shqetësimet më lënë pa gjumë.
Vëlla, kemi nënë e baba,
Kemi fis e çfarë nuk kemi,
Por, para Kosovës hallemadhe,
Bij´të së njëjtës Nënë jemi!
Tek meditoj, këtu në burgun e mërgimit,
S´e harroj çastin e largimit,
Dhe bashkë me kafashatat, gëlltis,
Lotët e dhuruara prej mërgimit.
Heu, sa mallë ndiej për Ju,
Mallë që shpirtin ma përvlon,
Por, dije vëlla, se zemra
Çdo çast tek Ty më dërgon!
Më dërgon me një mesazh,
me gjakun e zemrës, shkruar,
Mijëvjeqarin që po afron,
Trimërisht, së bashku,
Dhe me shokët e një ideali,
kemi për ta kaluar.
MENDIM
Kur mendoj,
Çfarë rrugë - gjaku,
Kryengritjesh vërshuese,
Qe dymijë vite,
Natë pa mbarim,
Veç nga një sy Drite,
Dukej në shekujt
Si në agim!...
Fqinjtë ardhacakë, endacakë,
Kurrë, s´u ngopën
Me gjymtyrët tona,
na rrethuan,
Me unaza pirateske,
Flokët më thinjen
Për njëzetë e katër orë
Sa t´i kisha
Dymijë vite,
Në kërkim Drite.
Në ballë rrudhat më shtohen
Si thellësi në hulli!
Në tokën tonë,
na vranë e na dogjën,
Plagë të lashta e të reja
Ma përshkojnë trupin,
Veç zjarret e mëdha
Nga dielloret tona,
Më rinojnë, më forcojnë,
për të ardhmen tonë.
KOHË FURTUNË
Kërkohet!
Kërkohet Qëndresë
Se i përkasim
Revolucionit!
Kërkohet,
Besëlidhje,
Në përpjekëjet
Kundër reaksionit!
Kërkohet,
Sa mës humë ,
Luftë e punë,
Në këtë kohë,
Kohë- furtunë!
KUR TË TELEFONOJ TY
( Vëllaut të idealeve të larta, Kujtimit )
E rëndë qenka , o vëlla, jeta,
Kur përmes stuhive të telefonit,
Të flasësh me bijtë e bijat e
Revolucionit!
Të flasësh pak...
E të kuptosh shumë!...
Kësaj i thuhet bllokadë;
Sikur telat këthehen
Në shpatë!
Zëri ynë tingëllon:
Sfidon , Europë e Ballkan,
Jetë e shqiptarëve:
Jetë, vërtetë katran...
Kohë e ligë e nënshtrimit,
Vite skëterrë të durimit,
O, deri kur, deri kur?!
Shqiptarët, t´ia këthejnë,
Truallin, nderin të parëve?!
Të qëndrojmë maleve me Flamur,
Ashtu siç u ka hije,
Atdhetarëve, çlirimtarëve...
ÇAST
Kam çaste pikëllim,
Kur më vërshon mërzia,
Si shoqe e ëmbël
Më qetëson Poezia.
O, i dashur, i shtrenjtë
Atdhe!
Që kur ne, mërgimtarët
U endëm nëpër botë,
Zjarrin e zemrës po të nisim
E s´po muindemi
Të të ndihmojmë dot...
...Por ka një Çast,
Një çast i madh,
Ardhur nga vet historia,
Që do bëhet si duam ne;
Zonjë, Shqipëria!...
KA KOHË
Ka kohë,
Që nuk po e njohim vetveten!
Ka kohë,
Që dikush e përbuzë të vërtetën.
Ca shqiptarë,
Janë bërë pre
Mbi dhe!
Servilizmi që i poshtron,
Pa vetëdijshëm, i sfidon!
E urojnë!
dhe si burekë,
Përpara botës e shtrojnë!
Lipsur kjoftë,
Kjo dhuratë!
Dhuaratë që gozhdon
Në shtrat!
Ka kohë
Që shesin diplomaci,
Por që nuk po mundemi të blejmë
...Shqipëri!
...Sepse, duhet të bëhemi shokë,
Shokë në trimëri.
PIKLLIMI
Më vërshon,
lodhshëm, stuhishëm
pikëllimi.
Heu, ç´ma gërryen shpirtin
trazimi,
trishtimi.
E si hije e keqe
më rëndon
një peshë mendimi!
Nga plagët shekullore
dhe të reja
më godet dëshprimi.
Por, unë duroj,
duroj dhe shpresoj,
shpresoj, veproj dhe uroj:
Shqipëria ime,
doemos një ditë
do të shpëtoj,
e mes shoqesh
si
Shqiponjë,
Qiellit të lirë
do fluturoj.
...DHE MENDOJNË
Në këto vite errësire
ka shpërthyer kori
i zhurmave të "turmave
pa tru" do të thoshte Noli.
Dhe mendojnë disa kokëshkretë,
Se arat s´duhet mbjellë,
Se drithërat mbijnë vetë!
Kanë mbjellë gjyshërit,
Që të hamë ne!...
Veç me durim dhe diplomaci
Do të nderojmë Atdhe,
Do të kemi shpëtim,
Do të kemi demokraci.
Me shpresë dhe vetëm me shpresë,
Do të kemi buk´ e paqe,
Doemos edhe liri!...
Dhe me sytë ngritur nga qielli,
Me fytyrën drejtuar nga dielli,
Dhe vetëm shpresë!
Shpresë?! Deri kur për besë?!
Mos ndofta deri kur të vdes?!
URREJTJE!
Urrejtje kurdoherë
kam për ty dhuratë.
Për ty pushtues
që më nise Europës
refugjat.
Si dhe unë
edhe ti je njeri.
Njeri, po me gjak të zi.
Unë dua të rroj,
Në truallin tim të punoj,
Të këndoj lirikën e Atdheut.
Por ti, pushtues
S´më lë të jem Njeri
që t´ia zbuloj
përmbajtjen e vërtetë
fjalës magjike
Liri.
NUK GJEJË PREHJE...
Nuk gjejë prehje në jetë
Pa e parë një dritë,
Që aq shumë e kemi pritë.
Nuk gjejë prehje në jetë,
Pa e parë një fitore,
Për të cilën derdhëm djersë e gjak,
I ri e plak! Nuk gjejë prehje në jetë,
Pa e parë një bukuri:
Ribashkimin e trojeve etnike Me Nënën Shqipëri!
Nuk gjejë prehje në jetë,
Pa qeshë fytyra e Malësorit,
Pa u flakur shfrytëzimi i punëtorit.
Nuk gjejë prehje në jetë,
Pa fituar drejtësia, Pa u thyer e vrarë, tradhëtia!
Pa lulëzuar Shqipëria Etnike,
Pa u dëshmuar me vepra heroike.
Nuk gjejë prehje në jetë.
Pa njohje trimash të vërtetë,
Që atdheut ia falën, Të shtrenjtën jetë!
VËLLAI I MORDJES
Bija ime Yllka,
Ende pa i mbushë dy vjet,
nisë cicërimat e para,
nisë të flet.
Porse, në shqip belbëzon PO
, Në suedisht - NEJ!
Ah, Trishtimi seç më pushton!
Vëllai i mordjes, mërgimi, fëmijën po ma kafshon!
VIKTIMAVE TË TIVARIT
Gjendet një det i kuq, i kuq, i kuq,
Në Ballkanin e Zi.
Brigjeve të Tivarit
Një det-gjak!
NË KËRKIM DRITE
Flokët më thinjen për njëzet e katër orë,
Sikur t´i kisha dymijë vjet
. Jetë,
në kërkim drite!
Jetë stuhi!
MBIJETESA SHQIPTARE
Hijenat hapin kthetrat për tragjedi të reja!
Por, Flatrat e Shqiponjës
, I ndehë rezistenca!
VEL DEMAGOGJIK
Plagët nga thyerjet e ndërgjegjës,
po lëngojnë gjak e lot.
Premtimet boshe po lulëzojnë,
Si hije,
gjarpërueshëm horizontin e kristaltë, mjegullojnë!..
. ROBËRIA NË KOSTM PAQEJE
Liri e llomotitjes!
Liri e gërmimit!
|