-................... ........-.............. ................... ....

Google | Yahoo | MSN
Politike | Analizė | Lajme | Aktualitete Dk | Intervista | Sport | Arkiva
Pėrjetime | Texte-melodi-logo pėr SMS | SMS-DK | MISS bota 2003 | Miss Kosova | Top modelet Kosovare | Fokusi shqipėtar
Aforizma | Letersi | Tregime | Dosje | Histori | Ditarė lufte | Fjalore Anglisht-Shqip
Gazeta ditore | Revista | TV | Radio onlin | Faqe Shqipėtare | Faqe personale | Te ndryshme
Radio-ZIK | TV-ZIK | Historiku | Stafi | Kėnget-Top 10 | Foto albumi | Skema programore
Rtvzik-muzikė | Muzikė1 | Muzikė2 | Muzikė3 | Muzikė4 | Muzikė5 | Muzikė6
RTVZIK-CHAT | Albachat | Shkupichat | Kosovachat | Shqipėriachat | Dashuriachat | Paltalk
subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link
RTV  ZIK RTV  ZIK
Shefki Ollomani-Nga roberia ne liri dhe nga roberia ne roberi.(Komente historise sone politike)
Gezim Mekuli-Demilitarizimi, decentralizimi, dekombëtarizimi dhe "demokratizimi" i popullit shqiptar!
Beqir Elshani-Saturni serb i ha femijet shqiptare
Abaz Pllana-Mitrovica e ndarë apo...?
Beqir Elshani-Ditelindja dhe perkujtimi
Xhevat Bislimi- Konference per gazetare-Dega e PDK-se-Viti

POEZI

POEZI

Shefki OLLOMANI:

 Shkruan: Shefki Ollomani

PSE HESHTIN…?!

Pse heshtin të gjallët mbi dhé?

Pse heshtin të rënët për atdhé?

Pse heshtin burrat e kësaj toke?

Pse heshtin trimat, oj nënëloke?

Pse heshtin komandantët e ushtrive?

Pse heshtin ushtarët e stuhive?

Pse heshtin heronjtë e martirizuar?

Pse heshtin shqiptarët e robëruar?!

Pse heshtin vargmalet shkëmbore?

Pse heshtin kodra, gërxhe e bregore?

Pse heshtin fshatra e qytete?

Pse heshtin lumenj e dete?

Pse heshtin fusha e lëndina?

Pse heshtin pushkë e martina?

Pse heshtin gra, pleq e të ri?

Pse heshtin gjithë kjo njerëzi?!

Pse heshtin krojet gurgulluesë?

Pse heshtin zogjtë cicërruesë?

Pse heshtin kafshët në pyll?

Pse heshtin shqiponjat në qiell?

Pse heshtin erërat me sokëllima?

Pse heshtin rrufetë me bubullima?

Pse heshtin të gjallë e të vdekur?

Pse heshtin kur Atdheu është djegur?!

--------------------------------------------------------

 

JEMI - S’JEMI, KEMI - S’KEMI!

Shqiptar jemi, shqiptar s’jemi!

Shqipëri kemi, Shqipëri s’kemi!

Atdhe kemi, atdhe s’kemi!

Shtet kemi, shtet s’kemi!

Popull jemi, popull s’jemi!

Komb jemi, komb s’jemi!

Liri kemi, liri s’kemi!

Flamur kemi, flamur s’kemi!

Demokraci kemi, demokraci s’kemi!

Luftëtar jemi, luftëtar s’jemi!

Guxim kemi, guxim s’kemi!

Patriotë jemi, patriotë s’jemi!

Trima jemi, trima s’jemi!

Besë kemi, besë s’kemi!

Nder kemi, nder s’kemi!

Mend kemi, mend s’kemi!

Burra jemi, burra s’jemi!

Bujarë jemi, bujarë s’jemi!

Demokratë jemi, demokratë s’jemi!

Unitet kemi, unitet s’kemi!

Vizion kemi, vizion s’kemi!

Ardhmëri kemi, ardhmëri s’kemi!

Edhe jemi, edhe s’jemi!

Edhe kemi, edhe s’kemi!

Nëpër shekuj, në histori…
Dimë ku shkojmë, s’dimë ku vemi!
-----------------------------------------------------------


KOSOVA SOT

Oj Kosovë - tungjatjeta!

Nëpër luftëra të shkoi jeta!

Oj Kosovë - shtojzovalle!

Vend me derte, vend me halle!

Oj Kosovë, bij’e Kastriotit!

Si i ke punët në ditë t’sodit!

Disa thonë – je e lirë!

Disa thonë – je n’zinxhirë!

Disa thonë – ke pavarësi!

Disa thonë – je n’robëri!

Disa thonë – je bërë shtet!

Disa thonë – s’ke pushtet!

E plagosur nga armiku!

E mbërthyer nga UNMIKU!

Në status-quo e gozhduar!

Sikur Krishti e kryqëzuar!

As e serbëve dhe Serbisë!

As e shqipeve dhe Shqipërisë!

As në tokë, as në qiell!

Nuk të ndrit as hënë, as diell!

Nuk ke ujë për tu larë!

Nuk ke rrymë për tu parë!

Je n’havá, për gazep!

Sikur cjapi, therë pa rrjep!

Deri dje ishe etnike!

Ishe shqiptare, dallëndyshe,

Sot je bërë multietnike!

Se UNMIKU ja ktheu ndryshe!

Cep më cep ushton jehona:

Nuk e dimë a je e jona?!

Je e gjallë, por s’jeton!

Je e lirë, por s’frymon!

Je e pavarur, por s’je shtet!

Je demokratike, pa unitet!

Je Rozafë e murosur!

As e gjallë, as e varrosur!

Le t’përzihet tokë e det!

Me ty bëjnë eksperiment!

Vend pa dinjitet, pa integritet!

Vend pa kufinj, pa sovranitet!

Vend i varfër, pa ekonomi!

Vend i lënë në agoni!

A do mbetesh nën Serbi?!

A do bëhesh Shqipëri?!

Apo shtet me pavarësi?!

Nuk e di asnjë parti?!

As vetë populli nuk e di?!

Vetëm Zoti në gjithësi!

T’pëlcasë UNMIKU me Rusi!

Dhe Evropa me Serbi!

E gjithë bota le ta di:

Linde ilire, u rrite Dardani,

Je shqiptare, je Shqipëri,

Shqiponjë e Feniks në përjetësi…

--------------------------------------------------------

KUSHTRIM!

Ngritu, Homeri i Pellazgjisë!

Zgjo shqiptarët e Shqipërisë!

Fol, Dodona e Epirit!

Trego fatin e Ilirit!

Në këmbë, Akili i pellazgut!

Ylli dritës, nderi pragut!

Marsho, Leka i Maqedonisë!

Bashko trojet e Pellazgjisë!

Lufto, Pirro epiroti!

Për këto troje t’ka falë Zoti!

Shpatën në dorë, Teutë e Ilirisë!

Mbro kurorën e Mbretërisë!

Ngjallu, Gjergji i Shqipërisë!

Çliro trojet e Arbërisë!

Me ushtë, Gjeto Muji i Jutbinës!

Pret bajlozi në mes rudinës!

Me topuz, o Gjergj Elez Alia!

Bajlozi i detit të ka ardhë te shtëpia!

Ndiz fitilin në kullë t’barotit!

Oso Kukë Vranina, nip i Kastriotit!

Gjokset topave, o Mic Sokola!

Se Shqipëria është e jona!

Me penë e pushkë, o Shqiptarë!

Nëpër shekuj, mijëvjeçarë…!

Si vetëtima kur del prej reje!

Hiqni korbat prej foleje!

Shtatin plagë e zemrën vrerë!

Pa dritë në dimër, pa diell në verë!

Gjysma e Atdheut lidhur në vargonj!

Suleni si luanë, luftoni si dragonj!

Tash sa shekuj vend gjysmak!

Sa shumë plagë, sa shumë gjak!

Po më shkon loti si burimi!

Më zihet fryma prej ngashërimi!

Në këmbë, o Burra, në fushë të mejdanit!

Delni zot këtij Vatanit!

 

BASHKIM! - PO THËRRASIN…

 

Bashkim! - po thërrasin:

Gjokset punëtore,

Zemrat djaloshare,

Nënat shqiptare.

 

Bashkim! - po buçasin

Bjeshkët legjendare,

Bashkim! - po bërtasin

Të rënët ndër varre.

 

Bashkim! - po ushtojnë:

Gryka e lugina,

Toka e zhuritur,

Male, fusha e lëndina.

 

Bashkim! - bëlbëzojnë

Dhe foshnjat e djepit,

Bashkim! - fëshfërijnë

Gjethet majë plepit.

 

Bashkim! - gurgullojnë

Përroska e lumenj,

Bashkim! - po kërkojnë

Të vegjël e të mëdhenj.

 

Bashkim! - brohoret

Gjithë kombi shqiptar,

Shqipëria Etnike

Një dhe e pandarë.

---------------------------------------

 

ZËRI I KOSOVËS

 

Zëri i Kosovës:

Zëri i lirisë,

Zëri i popullit,

Zëri i punëtorisë.

 

Zëri i Kosovës:

Zëri i çlirimtarëve,

Zëri i rinisë,

Zëri i fshatarëve.

 

Zëri i Kosovës:

Zëri i baballarëve,

Zëri i dëshmorëve,

Zëri i të parëve.

 

Zëri i Kosovës.

Zëri i Betimit,

Zëri i Shqipërisë,

Zëri i Bashkimit.

------------------------------------------

 

TRUALLI YT, SHQIPËRI!

 

Pëllëmbë e heroizëm

Pëllëmbë e trimëri

Pëllëmbë e beteja

Pëllëmbë e lavdi

Trualli yt – Shqipëri!

 

Pëllëmbë e çelik

Pëllëmbë e shkëndi

Pëllëmbë e llogore

Pëllëmbë e stuhi

Toka jote – Shqipëri!

 

Pëllëmbë e varre

Pëllëmbë e gjak

Pëllëmbë e eshtra

Pëllëmbë e bajrak

Trualli yt – Shqipëri!

 

Pëllëmbë e heronj

Pëllëmbë e lapidarë

Pëllëmbë e këngë

Pëllëmbë e atdhetarë

Toka jote – Shqipëri!

----------------------------------------

 

PËRPARA, KOSOVË!

 

I

Linde Ilire – u rrite Dardani

Çave përmes suferinës

Me liri në gji

Dhe mbete shqiptare

E Nënës – bijë

Kosovë, tokë e mbushur me lavdi!

 

Mbi ré të bardha nga lashtësia

Erdhe ti mes stuhishë

Me shi e borë

Se në ty farkëtohet qëndresa

Që then ushtri, gjeneralë…

Sulltanë e perandorë.

 

Qëndresë pas qëndrese

Deri në këtë ditë

Luftove për jetë,

liri e dritë

Zgalem në furtuna

Flamuri kuq e zi.

 

II

Në gjoksin tënd, sa shpata janë thyer?

Në ballin tënd, sa rrufé kanë gjuajtur?

Me gjakun tënd, sa heshta janë lyer?!

Me lirinë tënde, sa mbretër kanë luajtur?

Që deshën të të zhdukin me gjuhë e plis

Me emër, me varre e me fis!

 

A ka gur e dru, në token tënde

Të mos jetë skuqur me gjak shqiptari?

A ka vend në trupin tënd

Të mos ketë gjurmë luftëtari?

 

Sikur të fliste kjo tokë

Ç’kishte për t’i thënë brezi-brezit?

Sa ushtarë të huaj

Janë bërë varre pa epitafe?!

Ç’gjuhë flisnin ata që dergjen nën dhé?

Që vinin për lavdi e ktheheshin në zi!

 

Erdhën me radhë:

Romakë, bizantinë e normanë

Hunë, sllavë, grekë e osmanë

Tokë e diell të të zënë

Emër tjetër të të vënë!

 

III

Mbi ty u sulën mizëri egërsirash

Ti – Shqipe krenare ndër kreshta

Me vrull vetëtimash

U ngule në zemër shpata e shigjeta.

 

Oshtijnë malet e luginat

Ty të ndrijnë në duar shpatat e martinat

Ti – varr i thellë për armiq e barbarë

Ti – folé lirie për shqiptarë.

 

Flamur mbi flamuj

Grushti yt i ngritur

Kosovë, zog lirie

Në tramundana rritur.

 

Nderin, krenarinë si sytë i ruajtje

Emrin dhe lirinë në gji i mbajte

Të njohën me plis të bardhë mbi kokë

Që zbardh si majë bjeshkësh me borë.

 

 

Të panë në vatrën e vjetër

Me syrin gjithmonë në shënjestër

Me besën tënde të lashtë

Me flamurin e kuq me shkabë.

 

IV

Ecë përmes rrugëve

Të gjakut arbëror

Për të shkëputur prangat e robërisë

Kosovë, kështjellë e gjakut tonë

Lulëkuqe më e bukur e Arbërisë.

 

Ne ecim gjurmëve të të parëve

Se është amaneti i dëshmorëve

Me armët – rrufé

Me hovin – Skënderbe

Ne ecim atje ku falet gjaku

Të jetë i lirë populli e pragu

Të çelë i bukur, i kuq zambaku.

 

Sot i madh e i vogël

Në këmbë të gjithë janë ngritë

Me penë e pushkë në dorë

Për liri e dritë.

 

Për ty japim jetën

Për ty s’kursejmë gjakun

Për ty derdhim djersën

Të çelim zambakun

Për ty, e shtrenjta jonë

Për ty, Nënë Kosovë!

 

V

Në punë, në gjumë, në hapërim…

Ndjejë gjakun e të parëve në trupin tim

I nxehtë ndër damarë, sikur jepë kushtrim:

Qëndro Dardani! Kosovë, në marshim!

 

T’i njoh damarët, tokë kosovare

Se gjaku i stërgjyshërve në to rrjedh

E ne jemi gjaku i gjakut të tyre

Që për lirinë tënde rrëké u derdh.

 

Por do të njohin edhe më shumë

Kur gjaku ynë do të derdhet lum

Që të shpaloset flamuri i lirisë

Edhe mbi këto troje të Arbërisë.

 

Ngreje kokën lart, o nënë legjendare!

Tmerro armikun me pushkën – top

Nisu krenare në shtigje çlirimtare

Me flamur në dorë si dikur edhe sot.

 

Dhe ti Kosovë, e bukur mbete përherë

Livadh lulëkuqesh në pranverë

Që nuk vyshken asnjëherë

As në dimër, as në verë.

 

Kështu ke ecur gjithmonë Kosovë

Kokën lartë, armët në dorë

Rrugës luftës dhe lirisë

Drejt ribashkimit të Shqipërisë.

 

VI

Si në kohërat e lashta, epike

Përsëri ushtojnë malet kreshnike

Zëri yt – bubullimë ndër shqota

 

Gjoksin tënd – çelik e njeh bota

Zgjimi yt – vdekje për armiq e tradhëtarë

Zëri yt – kushtrim lirie për kombin mbarë.

 

Në këmbë Kosovë – lule e trimërisë!

Shkatërro Kosovë, prangat e robërisë!

Përpara Kosovë, drejt diellit të lirisë!

 

Vjen nga lufta, në luftë shkon

Pushkën në frengji nga dora s’e lëshon

Syrin – pishë në shënjestër

Armiqtë në zemër qëllon.

 

Kosovë, o djep i lashtë i shqiptarisë!

Yll që ndriçon në zemrat e rinisë

Armiqtë e egër kjo dritë verbon

E ty bukurinë më tepër ta shton

Andaj sulen mbi ty me tërbim

Po ti shpatën mban zhveshur

Gati për luftim.

 

Andaj, përpara Kosovë!

Lule e trimërisë, flakadë e lirisë

Marsho Kosovë!

Drejt dritës, ardhmërisë

Drejt bashkimit të Shqipërisë.



 

REND, O SHQIPTAR!
(Kushtrim poetik)

Rend, o Shqiptar, mbi akull, mbi ngrica,…

Ngjeshi armët, mpreh sakica!

Rend, o Shqiptar, mbi therra, driza e murriza

Mprehi shpatat, mpreh dhe shtiza!

Rend, o Shqiptar, mbi zjarre, mbi vullkane,…

Godit armiq, ndal tufane!



Rend, o Shqiptar, mbi plumba, tanksa, topa,…

Të plasë greko-sllavi, të çmendet Europa!



Rend, o Shqiptar, përmes robërisë e pushtimit,

Me paqë, me luftë,… drejt ribashkimit!



Rend, o Shqiptar, rend sot, rend tani,…

Kullë krenare, - me pushkën në frengji!



Rend, o Shqiptar, mbi borë, nëpër stuhi,…

Nëpër shtrëngata, për çlirim dhe për liri!



Rend, o Shqiptar, rend me turr, me furi,…

Me liri në gji, për Nënën Shqipëri!



Rend, o Shqiptar, krah për krah, me besa – besë,...

Nga Ulqini në Preshevë, nga Tivari në Prevezë!



Rend, o Shqiptar, mbi bajoneta, shpatën zhvish,…

Nga Durrësi në Veles, nga Arta në Nish!



Rend, o Shqiptar, me hapin vigan, armikun plandos,…

Nga TreguRi në Florinë, nga Janina në Leskoc!



Rend, o Shqiptar, rend me vrap, mos u tremb,…

Perandoria greko-sllave, - duhet shemb!



Rend, o Shqiptar, rend, rend, rend,…

Shqipëria etnike, - më i bukuri vend!



Rend, o Shqiptar, përmes territ edhe ferrit,

Rrugës së fitores, rrugës së nderit!



Rend, o Shqiptar, me pushkë, me penë në dorë,…

Me flamur në ballë, me krushq e dasmorë!



Rend, o Shqiptar, nëpër shekuj, mijëvjeçarë,…

Tmerro pushtuesë, gjakos sundimtarë!



Rend, o Shqiptar, mbi varre, mbi llogore,…

Mposhte vdekjen, korr fitore!



Rend, o Shqiptar, drejt horizonteve qiellore,

Si heronjtë e pavdekshëm, si Shqiponjat arbërore!



Rend, o Shqiptar, ditë e natë, nëpër vite,…

Nëpër fshatra e qytete, - flamurin lart valëvite!



Rend, o Shqiptar, nëpër mjegull, nëpër tym,...

Përmes suferinës,… nëpër baltë, nëpër lym!



Rend, o Shqiptar, vatër më vatër me durim,

Pa pajtim s'ka çlirim, pa unitet s'ka bashkim!



Rend, o Shqiptar, rend kryelartë, pa ngurrim,…

Rend për liri, - me trimëri e guxim!



Rend, o Shqiptar, me vrull, me forcë uragani,…

Në tokë si Anteu, në qiell si Titani!



Rend, o Shqiptar, po të pret e thërret vatani,

Me zjarr si Prometheu, me parzmore dardani!



Rend, o Shqiptar, shpat më shpat, krua më krua,…

Herë skyfter e fajkua, herë kulshedër e drangua!



Rend, o Shqiptar, legjendë e gjallë, epike,…

Lësho kushtrimin, - bjeshkëve kreshnike!



Rend, o Shqiptar, luan me zemër fisnike,

Ngrite në këmbë, - gjithë Shqipërinë etnike!



Rend, o Shqiptar, me forcë titanike,

Çliroje, bashkoje, - Shqipërinë ilirike!



Rend, o Shqiptar, Zgalem në furtuna,

Hije të ka lufta, qëndresa e puna!



Rend, o Shqiptar, të priftë e mbara, të bekoftë Zana,...

Shkëmb graniti, - zog shqiponje në tramundana!



Rend, o Shqiptar, nëpër rrugë, nëpër sheshe,…

Lundro mbi dallgë, sfido rrebeshe!



Rend, o Shqiptar, mbi fusha, male, përmbi dete,…

Drejtësinë, fitoren,… kombin ke me vete!



Rend, o Shqiptar, përmbi kodra, breg më breg,…

Herë si Leka i Madh, herë si Skënderbeg!



Rend, o Shqiptar, përmbi tokë, nëpër qiell,…

Terrin bëhe dritë, dritën Hënë e Diell!

Rend, o Shqiptar, sikur tigri kur sulmon,

Nga luftërat vjen, drejt luftës shkon!


Rend, o Shqiptar, me flakadan të lirisë,

Lartëso vendin, - ndero pragun e shtëpisë!



Rend, o Shqiptar, koha mos të shkelë,

Rroki armët, merrë mburojë dhe helmetë!



Rend, o Shqiptar, rend, vrapo, turru sot e përjetë,

Shqipëria e bekuar, - kurrë mos mbesë e shkretë!



Rend, o Shqiptar, pishtarët e lirisë ndezi,

Me zjarrin në zemër, me armët për brezi!



Rend, o Shqiptar, shpërthe qiellin e zi,

Lësho rrezet e diellit, - të ndrisin mbi Shqipëri!



Rend, o Shqiptar, nëpër prush, nëpër hi,…

Shqipërinë e ndarë, - NJË bëhe përsëri!



Rend, o Shqiptar, rend, mos hezito,…

Rend përpara, - mos vendnumëro!



Rend, o Shqiptar, rend, fluturo,…

Betejë pas beteje, - mos u dorëzo!



Rend, o Shqiptar, buçit, si orteku gjëmo,…

Fortesë legjendare, - mbi bedena qëndro!



Rend, o Shqiptar, mos u step, marsho,…

Ballin lart, gjoksin hapur, liri fito!



Rend, o Shqiptar, ngrite kokën, mos duro,…

Shpërthe zinxhirë, burgje,… pranga shkatërro!



Rend, o Shqiptar, rend e mos ndalo,

Për bashkimin e Shqipërisë, - lufto, lufto!



Rend, o Shqiptar, mbi flatra të zogut,

Alpeve Shqiptare, Fushës së Pollogut!



Rend, o Shqiptar, mbi krahët e sokolit,

Shpateve të Sharrit, malit të Tomorrit!



Rend, o Shqiptar, Fushës së Kosovës,

Kreshtave t'Korabit, Grykës së Rugovës!



Rend, o Shqiptar, trojeve t'Epirit,

Luginës Vardarit dhe shtratit të Drinit!



Rend, o Shqiptar, Rrafshit Dukagjinit,

Mbi valët e Vjosës dhe të Shkumbinit!



Rend, o Shqiptar, rend me topuz e sokëllimë,

Të prin Muji e Halili, - me Gjergj Elez Alinë!



Rend, o Shqiptar, si rrufeja kur shkreptinë,

Natën bëhe ditë, - ndriço Shqipërinë!



Rend, o Shqiptar, o i Pari i Dheut,

Rrënjë e patharë, Feniks i Atdheut!



Rend, o Shqiptar, mbi kal të Skënderbeut,

Lidhi cep më cep, - kufinjtë e Mëmëdheut!



Rend, o Shqiptar, me anije e përmbi huta,

Me Agronin, në Kotorr, po të pret Teuta!



Rend, o Shqiptar, ndriço porsi ylli,

Ndero Shqipërinë si Bato, Pirro e Bardhyli!



Rend, o Shqiptar, Shqipërisë deli zot,

Tregoi botës mbarë, - se je trim, je patriot!



Rend, o Shqiptar, përmbi gjemba, flakë e barot,

Bashko trojet e Shqipërisë, - si i Madhi Kastriot!



Rend, o Shqiptar, që nga Atlantida,

Krahapur, krenare,… të pret Ilirida!



Rend, o Shqiptar, trojeve të Pellazgjisë,

Mbille farën tonë, - anembanë Ilirisë!



Rend, o Shqiptar, brigjeve t'Ilirisë,

Mburojë e përkrenare, - bëju Arbërisë!



Rend, o Shqiptar, bjeshkëve t'Arbërisë,

Shqipe dykrenare, themel i Shqipërisë!



Rend, o Shqiptar, kufinjëve të Shqipërisë

Roje e Kosovës, Iliridës, Malësisë e Çamërisë!



Rend, o Shqiptar, rend, tutje në përjetësi,…

Për bashkim e liri, rend për ardhmëri,...!



 

Për ne | Site Map | Privacy Policy | Na Kontaktoni | ©2002 adi@rtvzik.com