[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Poezi-Mehmet Bislimi-II
POEZIT E MEHMET BISLIMIT DHURATË RTV-ZIK -KOPENHAGË.

E DUA ATDHEUN TIM


Mos ma mbysni fëmijërinë sot
Kthehemi në Kosovë të shtëpia
Ku me pret gjyshja me lot
Atje ku lozin shqip fëmija.

Këtu do të më ndalet rrita
E dyshimt është ardhmëria
Këtu është tokë e huaj
E jona është shqiptaria.

O ju prindër tanë,të nderuar
Kujdes fëmijët e Kosovës nënë
Jeni përgjegjës para historisë
Kthehemi sa nuk është vonë!

Gjyshet po i luten perëndisë
Me gurë po bisedojnë
Ktheja o zot fëmijët shqiptarisë
Se gurët në gjoks rëndojnë.
'95


ZJARRI I VOTRËS KOSOVARE

Këtu nuk ka zjarr,as hi në votër
Bujaria është tretur ka herë
Njerëzit janë shumë të akullt
Pranvera nuk gjason n'pranverë.

Në zjarrin e kuq të votrës sime
Gjenë gjurmët e lashta të bujarisë
Janë rrugë që duhet vazhduar
Trashëguar nga t'partë e shqiptarisë

Larg jam këtu,shumë larg atdheut…
Vargjet më tingëllojnë zbehtë
Në Kosovë është krenaria-
Dhe shpatë e Skënderbeut…
'94


DJEPI

Stolisur me lulet e vendit tim arbëror
Përkunde trimat tanë...
Që nga filozofë e gjerë tek-
Komandant Legjendarë !
Nënat në djepa fëmijët i rrisin
Dhe me një dorë flamij qëndisin
Me ngjyra të bukura të vendit tim
Flamuj që nga Kosova nuk do të ikin,
Nuk do të ikin…
'99


UNË E DI E DI EDHE TI?…
(Të pavdekshmit A.Zhitisë)

Kur ti,jetoje e frymoje
Një ajër thithnim ne të dy
Një ushqim shpirtëror na mbante
Si edhe të tjerët,edhe mua e ty
Erdhi dita…
Dhe dualem prej aty,
Pra nga burgu në "liri".
Ai-ty,të shkrujti letër:
"Se detyrat,më kaq nuk janë kry!"…
Ai sot loz teater,loz komedi
Ç'të shkruajti dje,atë unë e di.
Nuk zhbëhet,ajo që dikur është bërë
Pëndimin para ndergjegjës,
Me bukë duhet ngrënë.
Atë që ta tha-e di ai
E di edhe unë-e di edhe ti…
Të lutem më ndjej!
Që tani po ja them atij,
Ti,që lirisë ja fale tënden djalëri.
Unë dhe ai teatrove të botës
Po luajmë komedi,po luajmë komedi…
'96


PLAKU

Pinte kafe elbi,
pranë oxhakut i parruar
Hapur derën e konakut,
Tërë kohën e mbante.
Gjumë në sy nuk vinte,
Çështja e vatanit të qetë se linte…
Zjarrit dru i jipte
Duhan të fortë pinte,
E nuk flinte që nuk flinte…
"Plaku"ynë sot-
Të djeshmin dot se emiton,
Sa do që nga dora si heq
Konjak e duhan,thotë se gjumi es zë,
As ditë e as natë…
Vërtetë,ky atdhe i gjorë,
E la me buzë varë
Dhe konjak në dorë!
‚97


NIPQES R.R.

S'di çka të them,
S'di çka të quaj
Në vargje s'dua të të shoh
E me gjithatë s'je i huaj!

Ti,ike nga unë,dhe s'pate guxim
Që t'i urosh dajës lirimin
Or frigacak dhe i mjerë,nipi im
Një ditë do ta kërkosh pëndimin.

Interesi dhe kariera ju pati vërbuar,
Dhe dajot për ju,u bënë kundershtarë
Mendonit se hyqymeti, s'ka për t'ndërruar
Medaljen e turpit n'gjoks e patët varë!
'87


KËPUCËS

E vë këmbën mbi tokë,me plot siguri
Rrëshqet ti,unë rrëzohem…
Ti,mashtrohesh me të ligën,
Unë ngritem përseri dhe serish
Hidhem unë, në jetë me hapa të ri.
Nuk janë të mira gjërat që rrëshqasin
Ndjehet dyshimi dhe pasiguria
Mos u mbështetni tek ata,që me dy gjuhë flasin.
Duhet që gjerat mirë t'i njohim,
Në mënyrë që hapit tonë mos t'i drohemi.
'90


AK MË KEQ?

Dimër,ftohtë,acar
Keq…
Më keq atje ku populli
Gjakun për liri nuk e fal !

Varfëri,uri,mjerim
Keq…
Më keq atje ku ngopesh
Me turp e degjenerim!

Përleshje,gjak e vrasje në Shqipëri
Shumë burra sot po heshtin-
Keq,shumë keq…
Më keq është Kosova nën robëri!
'96


KTHEHU

Unë dhe ti,së bashku dikurë
Bisedonim për çështjen shqiptare
Dhe betoheshim në flamur
Për liri kombëtare
I
Shumë nga ne morem botën në sy,
Nga shkonim nuk e dinim
As unë e as ti!?
Ikja nuk ishte e lehtë
Këtë nuk e kuptojnë të tjerët
Siç e ndjejmë ne vet…
II
Në Kosovë po vritet i pamunduri!
Plaku,gruja,fëmija…
Politikë e "paqës" është zverdhur,
E vredhza po bënë politikë!
Mëgjithatë,lindi nga populli
Forca e re,që vepron e qëndron-
Janë bijtë e Ushtrisë Çlirimtare
Që godasin armikun.
Ata,nuk zgërdhihen e nuk flasin
Janë shtylla e kombit,armikut i japin plumb
E bëjnë hi dhe shkrumb.
III
Ata të pushkës,nuk merren me politikë
Koburet në brez,dyfeqet në krah,
politikës tani po i dridhet bishti
Dhe ka filluar të mirret me ta.
Lëviz ti,zog i shqiptarit-
Ndihmoi bijtë e popullit,
Ushtrinë Çlirimtare të kosovës
Do të jesh për jetë të jetëve
I nderuari biri i kombit.
'96


ZOTËRI DEPUTET!

Shumë letra harxhuam ne, atë botë kot e kot…
Bëmë edhe fushatë,për të ju vënë në ballë,
Kërkonim njerëz me qiri,or ti!
Por, se besuam se jeni aq frikacak e të marrë.
Populli ua fali besimin,
E ju s'ja nxoret as flakën e as tymin…
Një ditë duke grirë lakror,nëna po më thotë :
Eh,sikur të bënte parlament çdo deputet-
Kola dhe Brahoja do t'i bënin nga dhjetë !
'94


MOS

Or mik,me atë cigare të ndezur
Të shikoj me neveri
Përse jeni kaq i shkujdesur
I keq është duhani dhe tymi i tij.

Mos e hidh atë,në fushën me blerim
As në arën,ku gruri është arrirë
Shumë gjëra veç flakës,kanë edhe tym
Nga tymi shumëkuj jeta i është nxirë.

Mos digjni me zjarr dashurinë rinore
Se zjarri kurrë zemrat si shëron
Ai shkakton revoltën shpirtërore
Padrejtësitë përherë,as kush si duron.

Mosni,mos digjni me zjarr,
Mosni,mosni!
'89


NJË DITË

Një ditë befas do të vijë
Pa letra,viza e pasaporta
Tek ti,o nënë Shqipëri!
Përmes malesh,jo nga porta…

Do të vijë,ashtu thjeshtë shqiptarqe
Për letra e dokumente s'ka nëvojë…
Më vini përpara bukën kollomoqe
Birin e tyre,malët do ta pranojnë.

Pas letrave e pasaportave,fshihen ata
Që gjerë me dje të pështynë e shanë,
Ata,sot të vijnë,me letra në duar
E të thonë:Ah u dogjem për ty moj nënë…

Mua më lini të shëtis,tërë shqipërinë
Pëllëmbë për pëllëmbë…
Dua ta puthi në ballë,në vetull,në sy
Jo si njerkë,por si dy herë nënë.
Prill '92


BRETKOCA

Ga,ga,ga…
Në llucë e në baltë,
Këndon bretkoca jonë,
Dikuj i pëlqenë
Melodi e saj,
Dikë e pengon.
A këndon a vajton
Bretkoca e baltës sonë
Kjo është për t'u thënë-
Megjithatë,ajo tregon
Se një stinë po vjen
E tjetra po shkon.
'96


NATA SHQIPTARE

Po çfarë është nata vallë?
Kush di të përshkruaj natën shqiptare,
Nëpër kazamatët serbe,natë një shekullore,
Natë Bartolomeu,natë e trishtë…
Natë që shqiptarit i nxjerrin shpirtin n'torturë
Por të vërtetën se jap!
Natë hetimesh,varjesh e vrasjesh…
Natë lagështie,myku e kundermimi,
Natë vigajsh,qëndrese e ngadhnjimi
Mbi skëterren serbe që quhet burg!
Natë sharjesh,fyrjesh e shfryrjesh,
Sharje mbi baza kombëtare,
Në gjuhën shqipe zyrtare!
Nga shqipfolësit tanë,
Shërbëtorët besnik të serbisë,
Qe ndjeni atë shërbim kulturë.
E ruanin Kosovën me gjelozi
Se mos po e bashkojmë
Ne me Shqipëri!
Kosovë martire kur vjen pranvera?
'93


PO VIE PRANVERA!

Këtë radhë po vie pranvera,
Me lulëkuqet Bozhur,
Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Po e shkulë ferren që pati mbi të dera
Të asaj nate shekullore…
Afrim o vëlla-po na vie pranvera,
Me plot ngjyra në krahëror,
Bijtë e Çlirimtarës në kosovë
Po flasin me gjuhën e të parëve
Këtu më nuk ka vend për pushtuesin,
E as për surratin e tradhëtarëve.
Djemë e vasha të UÇK-së,po rritën
Me ditë e me natë,pushkë e saj
Po lartësohet e po bëhet top!…
'96


DEMOKRAT

Kurseni dekoratat-demokrat!
Dhe të vdekurit-kurseni,
Të pakten nder varre,të qetë lini!
Natyra,ka ligje-është një më i vjetër:
Kur një rend bie-natyrisht
Se vie një tjetër.
A vie më i butë,apo më i egër-
Kjo është çështja!
Prandaj luteni demokrat-
Të pakten lini të vdekurit,
Nder varre rehat.
‚95


FSHATIT TIM

Prekaz fshat i besës
Ku fqiu vdes për fqiun
Simbol i qëndresës
E kujton Ahmet Deliun

E bukura kreshtë-vendlindja ime
Fjalë ke pak,por ke vepra
Pranë shkollës madheshtor
Mbi lapidar ngrihet Azem Bejta

Prekaz me burra luftetarë
Që në të dyzetë e pestën
Shtabin Çetnik të Titos
E dogje me zjarr.

Prekaz ti më i bukuri vend
Që linde bacë Nebihun e Tahirin
E që në vitin ‚tetëdhjetë e një
Kullën e bënë legjendë.

Prapë nga kullat e Prekazit,
Mitrolozin nxuar Adem Jashari
E jetësuan Ushtrinë Çlirimtare
Bashk me Hamzen e bacë Shabanin.

Ngritën ndergjegjën e shqiptarisë
Të bashkuar rreth një qëllimi
Kunder hordhive të serbisë
Nuk ka liri pa luftë.

Lavdi Shaban,Hamz e Adem Jasharit
Dhe të gjithë të rënëve për liri
Këngët më të bukura vendlindjes sime
Prakazit plak-Prekazit të ri.

Prakaz vendlindja e Komandantit Legjendarë
E Komandantit Adem Jasharit
Pris i të parëve të parit-drejt lirisë
Adem !-rrënja e Prekazit,rrënja e shqiptarisë.
'98


DIKUR…

Kur burrat ktheheshin nga mali dikur
Koburet i hiqnin prej brezit ngadalë
Uleshin këmbëkryq në odën e madhe,
Përtypnin mendimet dhe flisnin avash
Të nesërmen,prapë malit me dalë…
Armikut me ja dëmtua asqerin,
Me i pre rrugën me i pre telin
Lirisë me i vu themelin!
II
Ndërruan kohërat:
Tani,kthehen mëshkujt nga tregu
Me gazeta e letra të partisë në dorë-
Ulen në kolltuk hijerëndë...
E çu fol për Kosovën sot,
Në Çajtoret e qytetit tonë-
Na i pyesin gratë?…
'94

E VËRTETA

Ranë "kartat"-
U zhvesh trupi,
Turpi mbeti lakuriq
Nga qengj i butë që dukej-
Na doli iriq!…
Duam,s'duam
Kjo është e vërteta,
Dhe shumë mos shpreso-
Nuk ka ndodhur as një herë
Që shqiptari ta zë-
Lepurin me qerre…
Ne po thirremi më mirë,
Në bazë të traditës-
Gjithëmonë është zënë lepuri
Me grykën e çiftës.
'97


PO DUKEN

Ende po duken…
Fantazma,bisha e lugat-
Të veshur me kostum si njerëz
Me shall,gjysllyqe e kravatë
Me ngjyra të ndryshme
Roze,blu të verdhë e gri
Të futur në parti e shoqatë
Me qafa të shkurtëra
E me dhëmbë të gjatë,
Ca u futen ditën e ca që me natë
Kujdes!
I
Lugatërit i kemi në mesin tonë
Jetojnë me frymen e fundit
Që fantazmen e frigës
Ta mbajnë të gjallë
Mbi teritorin tonë shqiptar-
Ata bëjnë çdo gjë,kujdes!
II
Koha ka ardhur…
Mos prisni,atyre t'ju shkulim
Dhëmbë e dhëmballë!
Ajo që nuk u bë,me të drejt
Herë-herë më vie të shaj
T'i jap me sa zë kam
Në të samës e përtej-
Ta dërgoj atë,atë pra :
Të ligun,dyfytyrshin
Ta bëj edhe atë punë
Që se kam zakon-
Ta kafshoj edhe qenin me dhëmbë.
Herë-herë më vie të qaj,
Për të gjithë ata që jetën po e heqin zvarr
Si zvarranikët ngjyrë hirit
Që pranojnë jetën e robit, jetën e minit !…
III
Është koha e fundit,që të themi:
Se politikë e mashtrimit mbaroi,
U hargjua.Vujtja se përkuli Shqiptarin
Pritja e kotë kushtoi,por flakë e armës
Kultin mbi pritjen e dogji,e vrau,e dënoi…
IV
Në ball të furtunës,tani janë bijtë tanë-
Ushtar të atdheut,që pak flasin e veprojnë
Kokën kanë futur nën gërshërë,
Duan frigën ta vrasin!
Frigën e zotëri demokratikut,
Frigën tënde,timen dhe të atij mikut...
Bijtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Janë gati të digjen,për mua,për ty,për tokat tona,
Për ardhmërinë e brezit të ri...
Me pushtuesin shikohen përmes grykëhollës
Ashtu siç jemi parë gjithëmonë-
Rrugë e vetme që na shpie në liri të vendit
Pa kaluar nëpër Dejton,pa lutje e pëkulje
Si bënë Ibrahimi,por me kobure në brez
Si dikur Isa Boletini!
V
Sot,duhet ta themi të vërtetën:
O burra,o sot o kurrë-T'i përgjigjemi arsyes,
Duhet ta pranoni të vërtetën,ju zotëri "paqësor"-
Ani pse për ju,është bërë tepër vonë…
Hap zemrën,nëse ke,he burr dhe thuaj:
Gënjeva vetën dhe ty,gënjeva popullin tim,
Dhe kështu të gënjyrë nëpër vite erdhëm-
Gjer tek gënjimi I fundit-SHPRESOJ.
'97


"MODERNISTËT"

S'u bëra dot "modernist" në poezi
Kush e merr vesh a djalli e di
Më thanë se poezia duhet të jetë "moderne"
Që të bënë akull dhe në mes vere!
Na mbytët or me të kaluarën
Me luftëra me shpata e jatagan…
Realistët në poezi,arenë të luftës-
Shqipërinë e bënë!
Shkruani diçka të bukur-luteni,
Diçka të pakapshme,abstrakte,
Që vargun lexuesi mos ta kuptoj,
Se " modernizmi ",duhet të jetë i tillë
Që mos ta kuptojnë njerëzit e botës së lirë!
Mbeta i zënë si nder grepa,
Dhe ju thash or ju ngjatë jeta:
S'ma rrok kjo rradake shkreta…
Të shkruaj bie fjala se:
U mbush me lot belholla,
Që na i ra molla nga dora,
Apo se na u hidhrua treni,ngase s'u
Dashurua Hava dhe Ademi,apo:Drini turbulloi
Ujin e tij,ngase këta të fundit u zunë në tradhëti.
Ju,siç e dini,Drini sheh punën e vet,dhe për këto
Gjëra ai mendjen se vret.
Unë mbeta ai,"konzervatori,prapaniku" e fshatari,
Që nuk merr erë nga "modernizmi"
Por,që di ç'është atdheu dhe ç'është ugari.
Me "modernistët",nuk matem dot
Unë do të shkruaj për bujarinë,për lirinë,
Për tokën,për shqipërinë dhe për nënëlokën.
Për ata që ranë dje,dhe që sot po bijnë
Ani,"modernistët" - lë të më shajnë
Unë do të shkruaj për atë
Që në shpirt më rëndon sot,
Dhe që më ka rënduar dje.
Ka shumë poetuc,që mbi letra natën kot e tresin
Dhe vuajn për çështje "kyqe" si :ajo që Gonxhes,
Nuk ju ka ngrënë mëngjesi…
Gonxheja,hënën nën kokë si jastëk e ka vënë,
E diellin në gjoks si gjerdan e ka varë,
Gjelbrimin e fzshës,ajo e ka marrë-
Drini plak për te,lundrimin ka ndalur!…
Na "ndjej o perëndi" e të qofshim falur-
Ka edhe të tillë,ka edhe të marrë
Që për belhollë e flokëgjatë-
Botën kataklizmë e bëjnë vetëm për një natë!
Të tillë ka nga njerëzit tanë.
Që për belhollë e flokëgjatë,shesin dynja e vatan!
Ata,dua t'i godas me shtizë e me harqe,
Me pendë e me vargje,me vargje që vrasin.
Ka vargje të kota,pa ngjyrë e porosi,
Që si pas rregullit të letërsisë-quhen poezi !
Ata,të hidhëruar-një ditë thanë :lëreni,
Lëreni,dhe ikni prej tij,nuk e shihni si duket-
Anakronik me gjithë kokën e tij.
Eni-ata,thanë të shkruajmë për belhollën,
Mbase edhe për ndonjë MISS!
Ndryshe na iku poezia nga këta kokëkrisur
E shkoi të kërkoi azil në Paris!
Më falni ju thash e prapë po ju them,
Mua or vëlla,mua më pëlqen-poezia
Që bjeshkët i shëmb…
I tillë unë su bëra dot,nuk më dalin vargjet
As zemra s'ma thotë,mbeta ai që isha-
Dhe ky që jam sot,fshatar i thjesht
Veshur me zhguna, koburën plotë.
E plugoj tokën,dhe rris fëmijtë,
Hava qeve në arë mu prinë,mbjelli farën e re,
Me djersë e gjak ndertoj ardhmërinë!
Herë-herë zbres nga fshati në qytet,
Dhe prapë kthehëm në fshat,se atje jam më rehat
Lexoj gazetën,lajmet ndigjoj,edhe më fortë koburën shtrengoj,
E ju poetuc të kësai bote laroshe,mbase keni kohë të shkruani
Ashtu kot e kot,pasi që ju duket jo moderne,
Të thuani njëherë me zemër e shpirt :
Pa shikon se si po qan lisi me lot,po qan me lot,
Se dielli ja ka zënë retë,tash sa vite,tash sa mot,
Dhe nuk po e sheh dot,nuk po e sheh dot…
Është koha që edhe ju ,ta thuani të vërtetën
Edhe me pendë,edhe me letër-luteni
Thuani me forcë të vërtetën…
'96


FIDANIT
(Fëmiut gjashtë vjeqar,Fidan Brestovcit që milicia serbe e vrau me 1995,si dhe të gjithë fëmijëve të rënë,gjatë luftës çlirimtare të kosovës!)

Ju vranë!?…
Ata llogarisnin se:
Pa ju dhe pa Fidanin
Do të mbesin pjestarë të UÇK-së
Më pak!
Por Fidanët e UÇK-së u rriten,
U fisnikëruan,moren malët-
Dhe për ty Fidan-
Fidanët,shumëfish mbi pushtuesin
Qëlluan dhe moren hak.
'98


UÇK-së
(Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare)

Prapë dikush do të vritët,
Do të përgjakët dikush…
Prapë dikush do të zgërdhihet,
Do të përjarget dikush…
Kambanat për mortën,
Nuk do të pushojnë.
Dikë do ta shajnë me rafale-
Dikë me rafale do ta nderojnë!
Po,rrugë të gjata janë këto,
Kanë nisur dhe s'kanë të ndalur-
Ato vetëm lirinë takojnë… '01


TRADHËTARIT!

Ah,sikur të ishte gjallë burrëziu
Që ta vriste turpi më mirë,
Dhe kusurët t'i lante në këtë botë !
Ma hëngri vdekja-e kishte hak
Liri e atdheut,shumë gjak deshi,
Vërtetë,por gjurmët e gjakut të tij
Më lanë njollë të zezë përjetë,
Ah e mjera…
'98


NDJEHUNI

Kosova sot,më shumë se kurrë
Pret nga ne,prej secilit-
Në themelet e saja,nga një gurë
Ç'prisni,ndjehuni:poet,letrarë,
Historian,akademik,
Piktorë,Skulptorë e shkencëtare-
Ndjehuni të gjallë,jo si dikurë
Nën urëdhërat e partisë,
Por nën urëdhërat e ndergjegjës
E të atdhetarisë-ndjehuni.
'01


BASHKOHUNI

Bashkohuni-sinqerisht ju apeloj:
Atdhetarët me atdhetarë,
Dijetarët me dijetarë
Luftëtarët me luftëtarë
Të ndergjegjëshmit me të ndergjegjëshëm,
Ky pra,është bashkim i natyrshëm
Dhe shihni pastaj se:
Do të bashkohen si për inat,
Edhe hajnat me lakej e servil,
Shpifsit me kusarë e të ndyrë…
'00


DRITONIT
(Dritonit,bashkëvendasit tim dhe shokëve të tij që ranë për liri)


I
I ri, i heshtur, i mirë
Kërkoi bukë,ujë,dritë,liri…
Mbijetonte duke punuar,
Punë e tij ishte e veçant,
Punë krahu,shumë e rëndë!
Kurrë nuk u ankua
Nga jetë e mundimëshme!
Kur pushka krisi,ishte aty,
I pari në radhët e UÇK-së-
Ra për liri…
II
Dritoni ra që në Kosovën e
Pasluftës,bashkëmoshatarët e tij
Të mos jenë më kurrë,puntorë krahu,
Dhe me meditje,si dikur të parët tanë-
Në arat e veta argat,
Të mbretit e të kralit.
Ai vrau me pushkë edhe punën e krahut,
Që në Kosovën e re
T'mos ketë as krajl,as mbret
Populli më mos të jetë
Argat në tokën e vet!
'99


VOTO!
(Prishtinë zemra ime,haram gjaku i derdhur për liri)

Fal gjakut të Dëshmorëve të lirisë
Votoi populli im i lirë këto ditë.
Ndryshe nga herë të tjera ,jo si
Në kohën e Pashiqit,Titos e Rankoviqit.
Në kohën e Miloshit,kanë ndodhur qudira
Në të njejtën kohë UÇK-ja luftonte,
Kurse LDK-ja mbante"zgjedhje të lira!"
Ishte viti 1997,kur në Drenicë vriteshin dhe gratë...
Në fakt Kosovës i "duhej presidenti!"
Pse vriteshin gratë dhe fëmija-s'bëhej kjameti!
Sot,votoi i lirë populli im,por
Nuk e kam të çartë,ky popull
Ndopak a mendoi,me votën e vet
Kosovës çfarë rruge i ofroi?…
nëntor '01


TË VARREZAT E DËSHMORËVE TË KOMBIT

Shumë nga ju i vizituat,
Varrezat e Dëshmorëve t'kombit
Me lule e kurorë në duar,
Pa dyshim,ata i nderuat,
Dhe të nderuar pranë tyre do të ndihemi...
Vend aty,për të gjithë vizitorët do të ketë-
Veç atyre që u treguan aq mosmirënjohës,
Dhe i goditën Dëshmorët,për herën e tretë!
nëntor '01


TË VRANË?
(Komandant murrizit)

S'të vranë dot pushtuesit
Ti i dinje të gjitha shtigjet
Të vranë kusarët dhe hajdutët
Në pabesi dhe prapa shpinës.
Dorë e tradhëtisë të qëlloi
Duke i vu gurët e kufirit
Që Kosova të mos shpetoi
Pa plagët e ndergjegjës-
Të vranë… '00


MBAHU MOTËR
(motrës së Fadil Vatës,që më vonë i vdiq edhe bashkëshorti)

Pafatësia rëndë të shkeli,
Tek pragu i derës së shtëpisë
T'i preu n'mes stinët e verës
Ah,t'i dogji ëndërrat e nusërisë
.
Por,ti mbahu motër,
Jeta nuk është e pashpresë,
Aty ku e lanë Fadili dhe Afrimi
Është bërë një e madhe kthesë

Shokët ecën dhe s'kursyen vetën
Dhe me gjak e skuqen tokën
Ti,më fëmijë ta gëzosh jetën
Se bashku me nënëlokën.
'00


EVROPA DHE SHQIPTARËT

Të gjithë njerëzit të lirë lindin,
Të gjithë të lirë duan të jetojnë,
Por,është një ligj i dhunës
Vijnë të tjerët dhe të pushtojnë !
Fati ynë kështu e deshti
Nëpër shekuj të përpëlitur
Tytë e pushkës pasi shkrepi
U tund kjo evropë e vjetër,
U tund kjo evropë e re.
'01


ATYRE
(Naitit,Albinit dhe shokëve të tyre)

Ju që jeni prapa grilave
Të jeni krenarë,
Qëndresa juaj burrërore
I bënë nder kombit mbarë.
Për ju që jeni prapa grilave
E rëndë është e kuptojmë
Në duar po i mbajmë trëndafilat
Daljen tuaj ta festojmë.
Për ju,o krenaria jonë!
'01


MOS E KËRKONI?!

Është në mesin tonë-
Mos e kërkoni…
Kush gënjen se është zhdukur,
Profesori ynë?
Është kudo,a se shikoni,
Në rrugët e ardhmërisë.
Gjithëkund është pishtar-
Profesor Hoti-simbol i lirisë,
Me ju do të mburremi,
Jeni, pjesë e historisë.
'01


MBI MURËT E DUBRAVËS
(të burgosurve që i vranë në burgun e Dubravës)

Ata ferrin e Dantes,për të gjallë e panë!…
Mbi telat me gjemba,në vend të
Gunave me jataganë-
Oh,ata lëkurë,këmbë e duar i lanë…
O zot,sa vonë i ndjeve shqiptarët,
Njëqindë e dyzetë e tetë,të burgosur shqiptarë
Të lidhur me zingjirë,gardianët serbe
I vranë ngadal,me pushkë e mitroloz të rëndë!
Të lidhur me zingjirë në dorë e në këmbë…
I vranë ngadal,i vranë ngadal…
E zoti shumë vonë dëgjoi,për të vuajturit
E kësai bote,që quhen shqiptarë!
Po ç'kuptim ka më ferri i imagjinuar
I një kroniku të marrë-këtu e tetë shekuj më parë-
Në krahasim me ferrin e Dubravës-
Ferrin që serbia e përgaditi
Për Shqiptarë!...
'99


NJË JETË E TËRË
(atdhetarit,J.Salihut)

Një jetë e tërë,në shërbim të atdheut
As edhe një çast nuk ndalove
Për lirinë tonë të shtrenjtë…
Sëmurja të lidhi keq,për shtratin e saj
Me hallkën e çelikt,por ti nuk u dorzove
Në tallje atë e vure,nuk u ligshtove.
Vdekja me ty u korit,
Nuk të la kur na duheshe më së tepërmi,
S'të la pranë Dardanit,edhe ca ditë!…
Vdekja të shtrëngoj me fuqinë e saj,
Por dot sytë nuk t'i mbylli
Mbi qepallat tuaja,malli për Kosovën rëndoi
Sa vet tokë e paçliruar.
Lotonin gjethët e lisit të vjetër,
Të gjithë shokët, lotuam në heshtje
Të deshtem dhe na deshte...
U gozhduam pranë shtratit tënd,
Nata pa ty ngrysi rëndë,
Ngarëndte varg i njerëzve si pelegrinë
Shtatë palë të dridhura vdekjës, në palcë i hynë
Oooo,më falni:tha vdekja,por me duhet ta
Marrë atë burr,më duhet ta marrë-
Jashar Salihun!
E ne të gjithë ngrimë,të gjithë ngrimë.
'01


PRANVERË E '81-shit

Atë pranverë,behari që përgjakur
Këtu e sa vite më parë,
Populli filloj të ndjehet,
Dhe guxim të marrë.
Me kërkesën shumë të drejtë,
Për shtet të vetin,dhe bashkim kombëtarë!
Ishin shumë banderola,që shkelqenin si ar,
Por,më e bukura ishte ajo- ku lexohej:
"S'jemi sllav të jugut,por jemi Shqiptarë!"
Që nga atëherë e gjerë më sot,
Kur edhe krisi pushka në Kosovë
U vërtetua ajo kërkesë-
Se ne duam shtetin tonë.
'98


BURGU

I
I rëndë,i ftohtë,i ërrtë si burgu!
Muret e trasha të rrethojnë
Lagështija,myku,hekurat…
Ngado i ke prapa,dhe të "shoqërojnë".
Të jesh i burgosur politikë,që kërkon liri-
Është krejt diçka e veçant,por ka edhe
Të papriturat, huqe e ligje…
Burgu të ndanë nga familja
Të lidh për populli,për atdheu.
Të lidhë duarët,por të forcon bindjen
Në fitore e drejtësi,
Drejt rrugës së flijimit për liri!
II
Pas burgut,sigurisht se kolli,do të të nget ngapak
Vite të tëra rinie, prapa atyre murëve i ke lënë!
Kur ti,do kollitesh,disa,zuzar ë e zagarë
Do të të shajnë nëpër dhëmbë!…
"Eh,paska nxjerrur kokën gjallë- ai,hëm!"…
Po,vërtetë burgu ishte I rëndë,
Por,më rëndë e kishim ne atëbotë e sot-
Me një pjesë,mbase të vogël të popullit tonë,
Që punonin për pushtuesi jugosllavë
Kjo ishte më e rëndë,shumë më e rëndë.
'88


GJETHI I VJESHTËS

Si kanë rënë,këto gjethe vjeshte
Shkujdesur, kudo nëpër rrugë.
Çartë:rënje e ngritje në jetë do të këtë,
Por,kujdes mos ik nga trupi
Se zogu në degë,humbë strehet,
Dhe druri pa gjethët humbë bukurinë,
Kujdes të mos shkëputësh,
Se po u shkëpute nga trupi-
Ti,kë lënë mandatin…
'89


ORA E MADHE

Ora madhe erdhi,
Për ty,për mua,për të gjithë ne…
Liridashësit,nuk presin që t'i thërrasim,
E dini se duhet bukë e barot tani-
Prandaj o burrani:"O me ata që po heqin
Vallëne lirisë-o me ata,që janë prorobërisë!"
Fjalët tanimë,mbetën në fyt.orë e shqiptarit erdhi-
Erdhi,dhe koha nuk na pret,njëqindë vjet.
O tash,o kurrë,tundu shqiptar nëse je burrë!
'98


PUSHKËS I BESOJ
(pjesëtarëve të UÇK-së)

Ata kohës i bënë ballë
Kaluar po shalojnë,
S'u gënjynë nga loja
As nga përralla në shkallë.
Ata nuk priten në radhë rehat,
Që liria të vie me qerre,
E mbështjellur nga të tjerët,
Por,sikur dhuratë.
Ata besuan dhe u betuan:
Në pushkën e gjatë.
Për fat!...
‚99


PUSHKA

Kur pushka kërset
Gjërat lëvizin nga vendi.
Luhatën të luhaturit,
Hamenden të hamendurit,
Përmjerrën të përmjerrurit-
Të ligjtë i kap lëmëria…
Vrapit ja dhënë,para pushkës
Armiqtë dhe tradhëtarët,
Natyrisht se prapa tyre
Shkojnë,edhe zagarët !
Ky është ligji i luftës,
Tytë e pushkës është e ngushtë,
Por,rrugën e hap të gjërë
Sa e zë një bjeshkë të tërë.
Trimat vriten,por nuk koritën,
Tradhëtarët,më parë i ndytë,
Pastaj i mbytë...
'88


KOMANDANT KUMANOVËS
(Ismet Jasharit)

Kur dikurë ti me shokë,
Luftoje dhe luje me plumba e zjarr,
Prizrenin,shkilje me këmbë,
Si dikurë Ymerët e Sylejmanë…
Eqrem beu, atëbotë me shokë meditonte,
Luante me letra e domino,hanin hamburger
Diku në restorant,në Durrë Shkup,a Tiranë!
Tani kohërat ndërruan:ti nuk je më!
Eqrem beu e shkelë Prizrenin me këmbë
Shtatorën tënde,që të ngritet,nuk e lejon!
E çartë,tanimë-shiqimi i shtatorës tënde,
Ata i vret rëndë,i vret rëndë…
Ata dot se durojnë,shiqimin tënd.
'01

AI QË BESON

Populli që beson,
Dhe lufton liri,
Ai këtë,edhe do ta arrijë.
Popull që respekton
Lirin e tjetrit dhe lirinë e vet,
Ai popull do të ngritet
Do të vetëdijsohet dhe
Pavarsohet shumë shpejt!
'96


KOHA

Koha iken ngadal,dikush ecë në hap me te,
Dikush fare se dikton,ajo iken shkon.
Të tjerët në saje të kohes përfitojnë
Disa në kohë të kaluarën e tyre lavdërojnë!
Bota të pyet si je sot,nuk të pyet si ke qenë dje.
Të mos harrojmë : shkaku - pasoja,jemi ne
Ne , përgjegjësia-sigurisht!
Vuajm për gjërat ,që na mungojnë
Si uniteti jonë.Në Kosovë ka rënë kolera,
Si edhe herave tjera,të gjithë po flasin me një zë:
Unë dhe vetëm unë-veta e parë njejs!
Unë jam hoxha,jam kryetar,jam prifti,jam i parë!…
Në kohë si duket do të na kushtoj,
Edhe kështu s'është pa pasojë,
Veta e parë njejs:unë,dhe vetëm unë
Mund të kaloj…
‚01


MALLI

I
Diçka,po më djeg në gjoks,
Diçka thëllë,po më gërryen
Si duhanxhiun e vjetër,
Kur e mbështjell, edhe dushkun me letër!
Epo,malli më ka zënë,për ty moi nënëloke
Për vrapin e gjogut,për erën e shtogut,
Për pragun e shtëpisë,për zhurmën e fëmisë.
Oi.oi.oi…
II
Këtu ka,tjera tradita,tjera ligje
Ditët,njera-tjetrën ndrydhin
Si guri i mullirit,mbi drithin,
E nga kjo ndrydhje,nuk del miell si në mulli
Por, del një zeher, katran i zi!…
Kudo e vërenë këtu vetminë,
Dhe nuk e njohin,fare burrërinë!?
III
Burrërinë nuk e vlerësojnë aspak
Me mustaqe,moral e çelibar
Digjesh këtu si letër e vjetër
Më vleftë ka një qen a zagar!
Vërtetë,qeni këtu është aktual,
Ai zë ballin e konakut,
Është kulturë europiane,
Ne shqiptarët se kuptojmë dot
Që me qenin të bëhemi,
Madje edhe shok!…
Zvicër'95


MËRGIMI

Fillimisht,diçka i papërfillshëm,
Ngadal e me kohë të rëndon,dhe…
Nga qingj i butë që të duket,
Të del,ujk me dhëmbë!
Atëdhetarët e devotshëm,
Mërgimi i mplakë i dërmon,
Mendjelehtët,edhe i rinon!
Bebzat e syve,t'i zmadhon,
Është më i rëndë se burgu,
Në burg të tjerët të dënojnë ,
Në mërgim,është vetëdënim!
Buzëqeshjen,ta thithë kaltërsia
Lotët t'i shterr malli
Tkurresh dhe nuk mbetësh,
Sa një kokërr limani.
Limani,ngjyrë mbyllur,
Ku të hdhin jashtë,
Pasi të kanë shtrydhur.
'95


KUR VUAN POETI

Kur vuan poeti,
Digjet si çiriu i Naimit dikurë,
Thurë vargje,dh ngre diga me duar!
Me duar t'zverdhura nga nikotina,
Megjithatë,poeti ardhmërinë e popullit
Përmes ngjyrës së verdhë,nuk e sheh…
Poeti,godet edhe në vuajtje-tmerrësisht!
Të godet me vargje, më pendë e me zemër
Të godet në ballë e jo pabesisht në thembër!…
Ai,është poeti që nuk dorëzohet,ai pra-
Njeriu me emër,që padrejtësitë në jetë
I godet në ballë e jo në thembër.
'00

"DEMOKRACIA" NE SHQIPËRI

Shqipëri e lashtë,me varre shumë
Me eshtëra nën dhe e mbi dhe,
Shqipëri e djegur e bërë shkrumb
Shipëri e zgjuar,shqipëri në gjum.

Shqipëri e Salos demokratike,
Të lumtë se i munde,epokat e hekurta
Të partisë moniste,epokat çelike,
Vërtetë,ç'i duhet Shqipërisë,çeliku i partisë?

Tani shqipëria,ka "demokraci"
Çelikun dhe hekurin i hodhi,
Vërtetë ja "hodhi" Malit të Zi!
Të lumtë Salo me këtë menquri…

Shqipëri i qulle,epokat e çelikta
Pse,nga ty të tjerër të frigohen kot,
Brenda,nder shqiptarë,tani u fut thika,
Republikat fqinjë,do të dalin "zot"!…

Shqipëri e Salos me rendin e ri
Biri yt i djegur,ty po të thotë
Të vdekurit nder varre i trazove kot
Nder varre nuk gjindet,fati o imzot.

Zhvarrimet,zhdekorimet e poshtërimet
Nuk të shpijnë,në evropë-shqipëri,
Evropa është,prej kohësh e përcaktuar
Është varrëmihsja ynë-o zoti Sali!

Shqipëri e vuajtur e me jetë të gjatë
Me plotë dekorata e shumë plagë në shtat,
Shumë varre u hapen,në zemër të shqipërisë
Vetëm për dy vite,t'qeverisë së Salisë!!!

S'do të thotë proges-vendin me shkatërrue,
Demokracia nuk është,me vra e me djegë,
Siç duket demokracia u keqinterpretua
Me anarkinë rrugës, disi u ngatërrua.
'97

MËSUESIT TIM
(mësuesit tim,Sokol Mehajt i cili vdiç fare i ri)

Mësues titull, më i lartë njerëzorë,
Në mese kontradiktore
Detyrë e juaj,është e shenjtë
Dhe ju bënë më madheshtor.

Ti,na shpjegoje qetë e me keqardhje,
Për këtë,fundshekull të marrë!
Na përgadisje për rrugë të gjata,
E dije se koha ka me ardhë…

Dita e lirisë,edhe për ne do të vijë
Këtë na e thonje me bindje të plotë,
Se vendi ynë ka bija dhe bijë
Që atdheut,do t'i dalin zot.

Vërtetë,dita erdhi -profesor Sokoli
Fatkeqësisht,ti nuk e prite,
Se vdekje tinzare,herët të mori,
Ushtarë tu bënë nxënësit,që ti i ngrite.
'98


SHOKËVE

Ju punoni pa pushim
Dhe treteni si kandili
Që në votrën e secilit
Të bie rrezja e diellit.

Ju i rrëfyet popullit
Rrugët e ardhmërisë
Me shëmbullin përsonal
T'përkushtuar drejt lirisë.

Misioni juaj i ndritur,
E kuptoj,është i vështirë
Por,është e madhërishme
Të jeshë në jetë njeri i mirë.

Të duash gjithë njerëzimin
Është punë që të nderon
Por,mbi të gjitha është detyrë
Ta duash atdheut tënd.
Nëntor '99


LOTI

Shpesh herë me lot,kanë qarë,
Të mëdhenjët,si fëmija
Lotët nak kanë djegur valë
Nga mjerimi e robëria.

Për ta dëbuar armikun,s'kishim fuqi
Prandaj mllefin e mizorive e nxirnim
Me lotin në faqe,me lotin në sy
Megjithëse loti,vujtjet si sheron…

Kështu e ka kjo botë-i qofshim falur
Kush është zot,nuk nxjerr lot!
Mos me qaj me lot or djalo
Se nëna më qanë,vëri armën krahut
Or djalo, dhe prite dushman,
Se pastai loti, or djalo o do të ndalon.
Mars '95

KOMANDANTIT
(Komandantit Legjendarë të UÇK-së Adem Jasharit)

Kur erdhe në këtë botë-qetësinë e theve me zërin tënd .
Kur ike nga kjo botë,frigën e munde me pushkën e rëndë !
Ai fliste pak,puna i fliste shumë,lirinë ëndërronte gjithëmonë.
Folenë e kishte nder male,tek shqipet.As shtrojë donte,as mbulojë
Gunën nën kokë-shokun më të mirë,më besnik e të pandarë-
E kishte,mitrolozin e rëndë!…
Fatin e atdheut e kishte vu mbi supe,po e shpiente
Në rrugën e vetme,të domosdoshme-drejt lirisë!
E mbante fuqishem,dashuria për atdhe,ishte vizionarë,bujarë
E largëpamës,shihte pertej malësh e detërash…
U flijua për liri të atdheut,qëndroi dhe ra duke kënduar!
Ai ishte më human se Sokrati,malët e Drenicës i vuri mburojë,
Ai ishte vet bjeshka e Qyqavicës-mbrojtës i tokave të arbërisë.
Mbrojtës i qiellit dhe i diellit,Komandant Adem Jashari-
Legjendë e legjendave, historia më e re e shqiptarisë!…
Ai luftën e bëri të gjatë-shtatë vite,su ndal,ditë as natë.
Gjerësa,shqiptarëve u doli gjumi,dhe me gjak u skuq lumi!
Ai mortën e mundi me këngë,lotin e ktheu në buzëqeshje,
Trimat i bashkoi me kushtrim,pushtuesit i vuri zjarr dhe i tha:
E ke hak plumbin tim!
Ai u betua për atdhe e në flamur,vdekjen bënte,
Por,fjalës si binte mbrapa kurrë.
Ai,riktheu dinjitetin tonë,të nëpërkëmbur aq keq…
Nga robëria e gjatë stërkequr,ai na e dha forcën e anteut,
Duke i kthyrë shqiptarët,të shkapërderdhur,
Nëpër dyerët e botës- tek dera e atdheut!
Ai është palca kurrizore e kombit,
Është themel i lirisë,Komandanti Legjendarë
I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-
Adem Jashari-biri i Prekazit,madheshtia e shqiptarisë!
'01


SHKËMBI
(Z.Pajazitit,E.Hoxhës,H.Zejnullahut)

Që sa shekuj i goditur,nga valët,stihitë e shtërngata
As lëvizë,as luhatët,përditë i zgjerohen shpatullat.
Kokën ngritur lartë,kohës i bënë ballë,
Herë pas herë, në shenjë revolte
Rrudhat n'ballë i shton.
Goditjet që koha je bëri,atë vetëm e zbukuruan…
Është shkëmbi ynë-ne për te jemi krenarë,
E skaliten dhe me daltë,nxuaren veç lapidarë!…
Është dëshmitar i kohës,shkëmbi ynë shqiptarë
Që i përjetësoi Dëshmorët tanë,
Në gurë-Lapidar!…
'01

DRENICËS

Këtu e gjashtëqindë vite më parë,
Një burr nga Drenica
Millesh Nikollë Kopiliqi,
Skoj me shokët e tij,në Gazimestan
Dhe preu me shpatën e gjatë,
Kokën e Sulltan Muratit të parë !
Kështu nepër shekuj,
Drenica,nuk ndenji duarkryq,
Sehirë,nuk i bëri historisë,
Ajo dha gjithëçka nga vetja
Për çështje të lirisë.
Pastaj trimat e kohë,
Këtë rrugë ndoqen me devotshmëri
Ahmet Delia ,Hasan Prishtina
Me shokët e tij.
Shota e Azemi,Tahiri e Ademi…
Drenicë e kuqe,Drenicë legjendare
Ti,lule e bukur në trojet shqiptare.
Mars '97


GLOBI

Ah,ky glob tokësorë,
Interesant i rrumbullakët.
Ç'është me te kështu ?
Herë-herë, aromë lulesh-
Herë-herë,tym e flakë
Dhe për ditë, i lagur me gjak !
Janë përpelitjet njerëzore
Që gjeneratat do t'i ndërrojnë
Në jetë do të vijnë të tjerët,
Nderkaq ne,do të shkojmë.
Mos kërko,më tepër në jetë-
Veç asaj, që se cili të jetojë
I lirë në vend të vet.
Kjo botë është e rrumbullakët,
Po,çdo të ndodhte:
Sikur të ishte bota e rrafshët?!
‚00


VARREZAT MASIVE!

Nder varrezat masive të shqiptarëve,
Nënat tona,kërkojnë bijtë e vet!
Mijëra të vrarë e të masakruar,
Që nuk i dallon dot…
Rrokur për qafe:nusja me vjehrren,
Fëmiu me gjyshin,motra me motrën…
E nuk i dallon dot,o zot!
Ngatërrohet një dorë,një këmbë…
Kjo kokë,cilës nënë i takon!?
Se koha i ka tretur,kanë humbur
Gjurmë e nishan.
Nënat tona,të mbytura me lot,
Cilin ta marrë,cilin ta lë-
Dhe nuk e lë dot,o zot !…
Si t'i ndajmë,si t'i dallojmë-
Gjymtyrët e kocat e të dashurve tanë,
A thua; cilës nënë i takojnë?!
Mos i ndani,të gjjithë janë tanët
T'martirizuar për liri,janë tagri ynë i shtrenjtë
Që shqiptarët e paguan,
Për pavarësinë e vet!…
Janë dëshmia e sakrificës-
O ju njerëz liridashës të kosovës,
Kujdes që historia të mos përseritët!
'01

SHPERNGULJA JONË

As në kohërat biblike s'është parë,
Të shpërngulen me dhunë-
As dëgjuar ndonjëherë-
Tetëqindëmijë shqiptarë nga Kosova
Të gjithë përnjëherë !
Pushtuesi serb gjakatarë,mori fushatë
Kalli,dogji,dhunoi,masakroi…
Fëmijët,të mbeturit,pleqtë dhe gratë.
Helmoi ujin,vrau bagëtinë-
Vrau dhe qenin në zingjir!
Shqiptarët e Kosovës i nxuar refugjatë,
Që të trokasin nëpër dyrët e botës-
I nxori nga shtëpitë e tyre,
Nën gjethët e lisit të lashtë!
Ndergjegjën e botës perparimtare,
Të fjetur nder shekuj,
E vranë shqiptarët, dhe Ushtria Çlirimtare.
Shqiptarët sot,janë në tokën e vet-
Mo harrojmë:Ata i nxuaren refugjatë,
Nën gjethet e lisit të lashtë!
Prill'99


BACË RIFATIT

Ulur në ballë të oxhakut
Mustaqet krah me krah,
Pret e përcjell njerëz-
Krejt i qetë!...
Tri ditë më parëmori lajmin,
Se nga familja i ranë:
Në krye me Ademin-njëzetë anëtarë!!!
Ngushëllime I shprehnim ne,
Ai na priste, në ballë të burrave
Të dukej së është,vet plaku i Currajve!
Njëzetë ditë,bacë Rifati,këmbëkryq
Ndenji e vedni s'lot,
Zemra në njëzetë vende ju nda,
Por, lot kush si pa…
Fati,pak këndë e ka s'provuar
Kaq rëndë në jetë-
Siç e s'provoi Rifat Prekazin,
Me familje të vet.
Derë e Jasharëve,atdhetarinë
E kishte trashigim nga të parët,
E tregojë, edhe me qëndrim Rifati,
Që është rrënjë e Jasharëve!
'98

KTHIMI

Dy herë,pas pesë vitesh
U ktheva në atdhe :
Të parën herë,pas pesë vitësh burg
Të dytën,pas pesë vitesh gyrbet !
Dy herë shkova,
Dy herë u ktheva
Aty ju lash,
Aty ju gjeta !
Po si,nuk ju kanë ngrënë pleshtat…
Të gjithë juve që kokën,nuk keni
Vrarë për asgjë,që për atdhe
Dy groshë punë si keni bërë!-
Buka ju qoftë haram!
Trimat që i gjeta në istikame,
Me mitroloz në dorë e këngë,
Gjiri i nënës ju qoftë hallall,
Kosova nuk do t'i harroj.
Kleqkë,korrik'98


BONJAKËT

Ju fëmijë bonjak,të të rënëve tanë,
Të të rënëve për liri.
E çartë se ndjeni,mungesën e prindit,
Dhe ngrohtësinë e tij.
Ju do të rriteni pa dyshim,
Me pranverën e parë-
Në ndergjegjën tonë kombëtare
Ju do të jeni peshojë,kandar!
Fëmijë të dashur të Dëshmorëve-
Nuk jeni bonjak,
Kosovën përherë do ta keni
Nënë, edhe babë-
Mbahuni se ne nuk ju lëmë.
'00


KUR BIE TERMETI

Kur bie termeti,tundë dhenë
Lëkunden fusha dhe kodrina
Tmeron,si fshatarësia Beun
Shkunden maja,qahen lëndina.

Tundet rrapi dhe guri i malit
Mbas termetit,jeta vazhdon
Veç nuk tundet zemra e shqiptarit
Liri e Kosovës,tani po ofron.

Ashtu siç pësuan të gjithë me radhë
Bejlerë,Mbretër,knjaz e krajli…
Ashtu do të pësoi,nga grushti ynë
Edhe ky pushtues,serb i zi.
'89

ASAJ

Pikërisht sot u bënë shumë vite
Do mundohem, që të thurë dy fjalë
Dashuria e atyre dite-
Ende zemrën ma bënë valë.

Edhe mund të të shajë,o kohë e vjetër
E pa drejtë u bërë,atëherë me mua
Vërtetë isha i ri,pothuaj se tjetër
Por,ende zemra s'të ka harruar.

Nuk pendohem,pse t'kam dashur-pra
Por,ti u luhate dhe s'pate guxim
Në pesimizëm,asnjëherë s'kam ra
Pse n'jetë nuk erdhe, ti pas hapit tim.

E di-ti,fle atje me tjetrin rehat
Ne mua flejn këngët,me mallëmgji
Më falë,që ju trazova edhe këtë natë,
Për kujtim të rinisë,me këtë poezi!
Tetor '89


NJË ËNDËRR

Një ëndërr e keqe,
Më zgjoj nga gjumi
Ik,moi se më trembe
He,ty të marrtë lumi.

Më erdhe ti,në ëndërr
Me vellon e nusërisë,
Më kujtove të kaluarën
Dhe vitet e rinisë.

Atë natë,gjumi më iku
Se si,nuk e kuptoj as vet
Ëndërrat mbesin ëndërra
Megjithatë,nuk janë realitet.
'88


NJË VAJZË

Një vajzë dikurë e kam dashur,
si diellin që bënte dritë,
Fati s'desh për t'na bashkuar
Kohë e marrë,ishte e tillë.

Ne të dy shpesh,edhe takoheshim
Të doja dhe me donje shumë,
Kishte diçka që s'na lejonte-
U dashtëm,por s'u bashkuam !

E shkuara,shpejt do të tretët
Ndergjegjën se kam të vrarë,
Ballëlartë kurdoherë ju përgjigjem
Ju kujtoj sinqerisht moj thëllënzë.
‚87


JETA

Jeta ka të ligat,dhe dhuntitë e saj
Ka vështërsi,bujari,dashuri
Ka shpresa për ardhmëri,
Ka pesimizëm e marrëzi
Ka trima zemërluaj-
Ka filozof e dijetar,
Ka kriminel e të marrë
Ka të ligjë e tradhëtarë
Ka servil e zuzarë…
Merr ç'është e mirë prej jetës,
Mos i merr të ligat e saj,
Që të turpërohesh prej vetës
Për veprimet më pastaj!…
'88


BEJTEGJINJËVE
(poetucëve,që se thonin të vërtetën dot!)

Zemra sonte më është gëzuar
Shpirti im seq më bënë dritë
Këngë të reja duke kënduar
Poezia ka lëshuar rritë!

Kohëra të vështira ishin…
Pushtuesi nglëfatëte shqiptarinë
Bejtegjinjët kohë kishin,
Dhe këndonin për bukurinë!

Njerëzit kohërat i ndryshojnë
Pushtuesin dëbuan bijtë tanë,
Nxuarën armët e dualen malit
Goditen me pushkë,dhe me këngë.

"Mbase" koha ish atëherë…
Që se vrisnit të ultën dot,
Sepse s'kishit lulevere
Në ballë stoli,si e kem ne sot.
'00

VDEKJA

Është dhe s'është me peshë vdekja
Të paktën mua,përshtypje s'më bënë,
Por,tek të moshuarit,ndryshon çështja
Këtë e vërejta me babajnë tim.

Pranvera erdhi,si herat tjera-përseri
Babai e ndinte - po e thërriste natyra
Trupi si bindej, ndrydhte dëshirën e tij
Me hijen e vdekjes ju mbulua fytyra.

Ai zgjati dorën dhe timen e shtrengoi
Mesnata kishte vajtur-linte porosinë:
"Të varri t'më vini e t'më lajmëroni-
Se ndoqët serbinë!" . '87

KALI

Është shtyllë e shtëpisë
Me "intuiten" prej kafshe
Ndryshe ndëgjon në shpatie,
Ndryshe në rrafshe.

Ai hingëllon e nuk zë vend
Herë-herë,ngatërrohen fijët
Bujku me te lavron arën,
E mendjen mbanë tek fëmijët.

Bujku të do,dhe nuk të shanë
Me ty ai punon…
Bukën e shtatë fëmijëve,
Me ty e siguron.
'87


SHIU

Kur vapa është e prusht
Çdo gjë merr tatëpjetën,
Vie shiu-ar në maj,flori në gusht
Çdo gjëje ja kthen jetën.

Në thatësiren e verës,ty të kërkojmë,
Na i freskon zemrat të gjithëve mbarë,
Vjen i qetë,ja shuan etjen tokë
Ne themi s'bjen shi,por ar!
'87


FSHATARIT

Pushtuesi serb shekullor
Ty të mbyti në mjerim,
Të vuri këmbë dhe dorë
Në zingjirë,o fshatari im.
Ai të pëngoi dhe në arë,
Dhe kur dole për uitje
Natyrisht ai ishte pushtuesi,
Dhe kishte këto rende dite.
Megjithatë,ti punove,qëndrove
Me djerës bukën sigurove,
Nuk u nënshtrove…
Për këtë,ti krenar jeto,
Por kurrë mos harro:
Bukën mos e ndajë me ata,
Që populli nuk i do!
'87


BESIMI

Jeta,ka të pa priturat e saja,
Rrebeshët godasin natyrën
Bujku luhatet dhe për një çast
Lëkundet dhe zbeh fytyrën.

Duhet të besosh në sherim
Kur sëmuresh-qoftë edhe rëndë
Po i humbe shpresat në jetë,
Ajo,edhe më rëndë të godet.

Nxënësit që në mësim nuk angazhohen
Humbasin besimin,dhe dobësohen
Duhet t'i mbështesim-është brezi i ri
T'ja kthejmë besimin tek vetja e tij.

Ndodhë që një betejë e humbë
Por,ai popull që lufton për liri
Nuk e humë besimin në fitore
Se mbështetët në forcën e tij.
'01


NJERIUT TË MIRË

Vështirë e ke,o njeri i mirë e me karakter
Djallëzi e mizëri,është mbushur bota,
Dikush të ndrydh,dikush s'të nder
Njeri të shanë,tjetri të shkelë.

Kohë të liga,po përjetojmë
Njeri i urtë e me karakter
Nga të ultit dhe egoistët
Vështirë se do ja del.

Ti që në jetë ,je përpjekur
O njeri me karakter-
Me shumë kë ti,do të mburresh
E në shumë ti,ke me u therrë!
'93


ATYRE
(A.Zhitisë,F.Vatës dhe F.Fazliut)

Ju dëshiruat,për tërë të robëruarit liri.
Por,më shumë nga të gjithë
Për atdheun tonë shqiptarë,
U dogjet si strallë,ju o pishtarë.
Athua cili do të jetë monomenti i parë,
Që atdheu do ta ngre për ju.
Në shenjë mirënjohje e respekti
Për bijtë e vet Dëshmorë ?
'90


PRINDËRVE

Ju prinder tanë të dashur,
Çdo gjë na dhuruat në jetë
Për fëmijët e botës në përgjithësi,
Por,se i cili edhe për fëmijët e vet.

Na ngritet me plotë mundime
Borgj doe t'ua kemi përjetë.
Koha dhe ne prind na bëri,
Respekt,për ju do të ketë.

Të jesh prind-s'është e vështirë,
Por,e veçanta është të jesh-
Në jetë një prind i mirë,
Pedagog,bujar dhe i dëlirë…
'93


SHQIPONJES

Sa bukru qëndron në palë të flamurit,
Simbol symprehtësie-
Rastësisht s'të kemi zgjedhur,
Me gjakun e kuq,
Firmën ta kemi hedhur!…
Përjetësisht,jemi lidhur
Dhe nuk zgjidhemi dot
Në ballë,gjithëmonë na ke prirë,
Do na prijsh,për mot.
Simboli ynë i bukuri flamur,
Vetëm para teje në gjunjë-
Shqiptari, me respekt u përkul!
'91


MALËT TONA

Sa shumë do të dëshiroja
Që majave të ju puthja…
Gjatë shekjujve t'përgjakur
Në u strehuam,atje qëndruam...
Me drurin tënd,bukën gatuam
Pranë zjarrit i ngrohem fëmijtë.
Në gjirin tuaj u msheh lëgjenda,
Atje është diku e vërteta,
Se bashku me kryekomandantin,
Atje tok, është edhe Çeta.
Je mburojë e kombit tim
O malët kryelarta,
O malët shqiptare të lashta.
'89


ATDHEUT

Atdhe, është djepi i populli tim,
Për dallim nga të tjerët,
Barrët më të rënda
I ka atdheu im!
Robëria gjatë, të rëndoi mbi kokë.
Askuj në hak si kemi hy,
Megjithatë ngadal po ecën
Drejt lirisë,që se kishim me vite?…
Dhe se fundi,jemi krejt afër,
Afër asaj dite të shumëpritur kombëtare,
Pra,afër lirisë përfundimtare-besojmë !
'89


MISIONI

Mision i kemi vu vetës
Që për hirë të lirisë
Dhe të vertetës-
Të përpiqemi gjerë në fund
Për mirëqenje,për liri
Të jesh i lirë,është kulturë,
Është demokraci,
Është krenari
Është domosdoshmëri.
Prandaj vepro-
Mos u ndal as ti,o njeri
Atdheun e kemi të përbashkët!
'89


BREZIT TIM

Ty, brezi im i përflakur
Që n'valle u fute padashur!
Të tjerët,gjër në fund,
Kurrë vallën se hoqen.
As nuk të prinë,as pas
Nuk të ndoqen…
Ti,bërë të pamunduren
U fute në këngë,në histori.
Rënje dhe ngritje përjetuat
Nuk u dhatë, s'u dorzuat.
Mbrojtës të qiellit e të tokës,
Ju,nën vellon e bardhë-
I zbuluat të zezat-evropës!
Ti,brezi im,që u digje për liri
Hallall, gjinjtë e nënlokës!
'01


DIMRI

E dua dimrin,ani pse ngrinë!
E di.ai nuk ngrinë njësoj,
Ndryshe për të varfërin ngrinë,
Ndryshe për zotërinë!?
Për dikë si nënë,për dikë me dhëmbë,
Ky është dimri ynë që "diferencon!"…
Unë,të dua,por edhe të shajë
Përse nuk ngrinë,për të gjithë njësoj?
Dimër i ftoftë,akull e dëborë,
Ngrijë të gjithë njësoj,
Me këmbë e me dorë-
Veç mos e ngrijë të lutem:
Të varfërin e gjorë!
'91


VAJI

Mos u rritë, djali pa babë
Mos na mbetëshin kullat thatë
Mos mbet pushka pa një trim,
Mos kjajt nëna,fëmijtë jetim!
Mos mbet ara,pa punëtorë
Mos mbet nusja pa kurorë,oi,oi,oi…
Na i duhen kuvendit burrat :
Derë me derë, shkoi bacë Antoni
Bashk me qupat e djemtë tanë
Bënë pajtimin nder shqiptarë!
Kush ja fal gjakun Kosovës,
Ka shpërblim nderin e votrës.
Ta falën zemrat tona
Që të jesh më e fortë-
Për ditët që po vijnë,
Ti,o nën kosova.
'90


SOT

I
Sot,ngadal,pa u hetuar
Kalova pragun e të dyzetave,
E të dyzetave e më shumë
Erdhi kjo ditë, kaq shpejt
As që, se kisha menduar kurrë
II
Dhe kështu,ngadal,rinia iku
Iku në pakthim, dhe amshim…
Koha bëri të vetën-
Ani pse kjo,nuk më pëlqen:
Axho-të thërrasin të rinjtë,
Dhe pa dashje,përgjigjen ua kthen!
III
Gjysma e jetës,ka ikur,ka shkuar
Herë-herë,këmbë e herë kaluar,
Zemra nuk dashuron më,si dikurë
Për besë kurrë më, kurrë!
Megjithatë,me zemër e ndjej,
E ndjej se jam i ri,përderisa
Qëndron lartë e më lartë, tek unë
Dëshira për liri …
'00


NËNË AZIZËS

Atë ditë,shi po binte pa pushim
Të gjithë ne, po rrinim të heshtur
Në gjoks diçka na rëndonte
Nënë Azizeja kishte vdeur.

Në halle e varfëri,me djepa mbi supe
Me arrna na mbështollët,në arka paluar
Nga ju kemi ngrënë,shumë copa buke
Për një të ardhme,ju shpresat si humbët.

Vdekja vjen si lindja,nga nënat do ndahemi
Kujtimi për nënat,kurrë nuk do të zbehët
Krenohemi për nënat,e kurrë s'do të qahemi
Qoftë i përmotshëm,kujtimi për nënë Azizën! '89
DËSHMORËT

Si flamur lirie,ngiheni madheshtorë
Në historninë më të re të kombit
Mbase për herë të parë
E kuptuam se ç'është liria!
Nëse ajo,me gjak vlerësohet,
Këtë e bënë shqiptarë
Që në Kosovën e pasluftës
Më mos të hapen më varrët!
Si flamur i kuq,ngrihni madheshtorë
Gjakun tuaj,toka nuk e tretë
Për ju populli,do ngrisë përmendore
Kujtimit të tyre-LAVDI PËR JETË!
'99


DUA
(D.Agollit,mr rastin e 70 vjetorit të lindjes !)

Të kam zili,dhe dua të të ngjajë
Jo për "huqet",që nuk të madhërojnë,
S'të mbajë mëri dhe nuk të shajë,
Dua që si ty,vargjet t'më marshojnë.

Ti ecën qetësisht e madheshtorë
Dua që të ndjeku, pa aspak nxitim
Hapin tënd se kapi dot-megjithatë
Në poezi do të eci,me hapin tim.

Mburremi me ty,o poeti ynë i mirë
Një jetë me vargje-jetove me nder
Brezave ua mësove artin e të shkruarit
Poetët e mëdhenjë,lindin veç njëherë!
'01


FËMIJËVE
(Luljetës dhe Arjetës)

Dëshiroj për ju dy vargje t'i thurë,
Dëshiroj,por a do të arrijë tani
Si poetët që kanë shkruar dikurë
Këngët më të bukura,për të dashurit fëmijë.

Çdo gjë të bukur që e ka natyra
Ta fus në poezi se kam të vështirë,
Por,duhet që vargjet,të jenë t'përkryera
Që kënga të ketë,ngjyrë më të mirë.

Ju,fëmijë të dashur,jeta ju thërret
Mos u frigoni kurrë nga të papriturat
Dikush nga ju do të bëhet poet
Dikush mësues e dikush mjek...
‚93


ENI

Eja-or shoku im i vjetër
Të çmallemi e t'bisedojmë
Më të ëmbla se kujtimet,
Nuk ka gjë tjetër,eni
Nga koha ,të përfitojmë.
Eni o mërgimtarë,
Kullat e lashta ju presin
U qoftë ju rrugë e mbarë
Gjyshërit për ju po vesin:
Se gjyshërit do "ikun",
Ata,do tresin…
'93


VALLËT

Ne vallëzuam nder shekuj…
Me shpatë në dorë shaluar,
Se ndalem kurrë vallën
As kur ishte e ndaluar!
Në mortë, ne vallëzuam!
Ngjyrat si ndërruam kurrë,
Vallëzuam e s'ja patëm frigën,
Atyre që na zunë pritën…
Me valle i mundem armiqtë-
Me valle i pritem miqtë!
Ne vallën se ndaluam…
'90


EDUKATA

Ne si prindër,shpeshherë
Na kapë shqetësimi dhe friga,
Vendi nuk na mbanë?!
Për fëmijët që na vonohën: