-................... ........-.............. ................... ....

Google | Yahoo | MSN
Politike | Analizë | Lajme | Aktualitete Dk | Intervista | Sport | Arkiva
Përjetime | Texte-melodi-logo për SMS | SMS-DK | MISS bota 2003 | Miss Kosova | Top modelet Kosovare | Fokusi shqipëtar
Aforizma | Letersi | Tregime | Dosje | Histori | Ditarë lufte | Fjalore Anglisht-Shqip
Gazeta ditore | Revista | TV | Radio onlin | Faqe Shqipëtare | Faqe personale | Te ndryshme
Radio-ZIK | TV-ZIK | Historiku | Stafi | Kënget-Top 10 | Foto albumi | Skema programore
Rtvzik-muzikë | Muzikë1 | Muzikë2 | Muzikë3 | Muzikë4 | Muzikë5 | Muzikë6
RTVZIK-CHAT | Albachat | Shkupichat | Kosovachat | Shqipëriachat | Dashuriachat | Paltalk
subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link
RTV  ZIK RTV  ZIK
Shefki Ollomani-Nga roberia ne liri dhe nga roberia ne roberi.(Komente historise sone politike)
Gezim Mekuli-Demilitarizimi, decentralizimi, dekombëtarizimi dhe "demokratizimi" i popullit shqiptar!
Beqir Elshani-Saturni serb i ha femijet shqiptare
Abaz Pllana-Mitrovica e ndarë apo...?
Beqir Elshani-Ditelindja dhe perkujtimi
Xhevat Bislimi- Konference per gazetare-Dega e PDK-se-Viti

POEZI

POEZI

 

 

POEZI

J. V. Gëte

Mbreti i Tules

 

Na ish në Tule ‘i mbret

Gjer n‘varr besnik sa s‘ka,

Kur vdiq dashnorja e vet

Gotë t‘artë kujtim i dha.

 

Asgjë më mirë s‘i shkonte,

E zbrazi n‘çdo gosti;

Nga sytë ai lot lëshonte,

Sa herë me të ka pi.

 

E vdekja kur po i vinte,

Qytet, mbretëri, kudo,

Pasardhësit gjithë ia linte,

Veç gotën ashtu jo.

 

Ndenji n‘kështjell‘ mbretërore,

Kalor‘sit me të vetë,

Në sallë të lartë at‘rore,

Atje n‘pallat n‘bregdet.

 

Aty u ul pianiku plak,

Piu t‘fundit jet‘s dëshirë

T‘shenjtën gotë pastaj e flak

N‘të valëve thellësirë.

 

E pa tek mbushej plot,

Dhe zhytej thell‘ në det.

E sytë i ranë me lot;

S‘piu më nji pik‘ për jetë.

 

 

H. Hajne

 

* * * 

Me dhëmbjet e mia të mëdhaja

Bëj këngë të vogla unë;

Me flatra ngritur q‘u vunë,

Fluturim te zemër e saja.

 

Në rrugë te e dashuara ranë,

Me vaj veç prap‘ u këthyen,

U këthyen e nuk rrëfyen,

Se çfar n‘atë zemër panë.

 

 

Natë-për-natë

 

N‘ëndërr t‘shoh ty natë-për-natë

Që miqësisht më përsh‘ndetë mua,

Dhe duke qarë unë zëlartë

Hidhem n‘t‘ëmblat këmbë të tua.

 

Plot trishtim më vështron ti

Dhe tund kokëzën flokëverdhe;

Nga sytë të vidhen n‘fshehtësi

Pika-perlash-lotësh derdh.

 

Më thua tinëz fjalë të lehta,

Një buqetë selvie dhuruar,

Unë u zgjova, u zhduk buqeta,

Dhe fjala ësht‘ harruar.

 

 

Sh. Bodler

Përqendrim

(Variant përkthimi)

 

Rri urtë dhe e qetë ti o Dhimbja ime.

Ti kërkoje Mbrëmjen; pra ja ku po zbret.

Një atmosfer‘ e murrme shtrihet mbi qytet,

Disave u sjell paqen, tjerve shqetësime.

 

Ndërsa shumica e lig‘ e racës njerëzore,

Nën kamxhik t‘knaqësisë, xhelat që falje s‘di,

Shkon të vjelë pendesën në festat shërbëtore,

Nëm dorën Dhimbja ime; larg tyre qëndro ti.

 

Shiko se si përkulen këto vite të shkuara

Mbi ballkone t‘qiellit, n‘rrobe të vjetruara;

Si del nga fundi i ujrave Brenga buzagas;

 

Dielli gjysmë-vdekur nën një hark po flen,

Dhe si qefin i gjatë tërhequr lindjes pas,

Dëgjo e dashur, dëgjo t‘ëmblën Natë si vjen.

 

 

Shpirti i verës

 

Një mbrënje shpirti i verës këndoi shishes përposh‘:

“Për ty po lëshoj, o i varfëri njeri,

Nga burgu im prej qelqi e dylli kuqalosh

Një këngë plot me dritë edhe vëllazëri!

 

Unë e di si duhet, mbi t‘zjarrtën kodrinë,

Nga mundimi, djersa dhe zhuritësi diell

Të bëj që jeta e shpirti mua të më vijnë;

Por jo pa mirënjohje, t‘keqe s‘do kem sjellë.

 

Se gëzimin pa kufi un‘e ndjej kur bie

N‘grykën e njeriut nga puna i dërrmuar,

E gjoksi i tij i ngrohtë m‘ësht‘ një varr plot shije,

Më i mirë se qilari i ftoht‘ ku jam strehuar.

 

A dëgjon refrenet e t‘dielave dhe këngët,

Si cicëron shpresa n‘gjirin që m‘troket?

Me brryla n‘tryezë e përveshur mëngët,

Lavdi do t‘më thurësh i k‘naqur ti vërtet.

 

Syt‘ e gruas tënde do‘i ndrit plot ngazëllim;

Birit tënd do‘i jap forcën dhe ngjyrën e tij

E do t‘jem për k‘të atlet të brishtë dhe trim  

Vaji që u jep muskujve luftëtarë fuqi.

 

Në ty do të bie, bimore ambrozia,

Grur‘i çmuar hedhur nga Mbjell‘si gjith‘i gjallë,

E t‘vërshejë drejt Hyut si një lule e rrallë.

 

 

 

 

 

Kroi i gjakut

 

Më duket nga një herë se gjaku më rrjedh mua,

Me vaje ritmike siç derdhet ndonjë krua,

Me mërmërimë të gjatë e dëgjoj mirë fort,

Veç plagën nuk e gjej, por e kërkoj më kot.

 

Përmes qytetit si n‘një fushë rrethuar,

Kalldrëmin në ishuj shkon duke e shndërruar,

Duke shuar etjen në çdo kreatyrë,

Duke i dhënë botës kudo të kuqen ngjyrë.

 

Shpesh i kam kërkuar një vere mashtrimi,

Këtë tmerr dërrmues, një ditë t‘ma vërë në gjumë,

Por syun e bën të qartë, veshin të hollë shumë!

 

Kërkova n‘dashuri një gjumë harrimi;

Dyshek me gjilpëra për mua dashuria,

I bërë për të pirë këto mizore bija!

 

 

Albatrosi

 

Ndodh shpesh që për zbavitje, ca njerëz të lundrimit,

Që zënë albatrosë, zogj të mëdhenj shtegtarë;

Kur këta vazhdojnë të ndjekin, shokë të ngatht‘ t‘udh‘timit

Anijen që rrëshqet mbi honet plot llahtar.

 

Posa i vendosin ata e përmbi d‘rrasa,

Kra mbretër kaltërsish, të ndrojtur e të mpirë,

Lëshojnë përbri fletët, të bardha e t‘pamasa,

Lopata varkash ngjajnë, zvarritur për mëshirë.

 

I ndrojtur e i flashkët ky shtegtar me fletë!

Dikur ai aq i bukur, tashti sa i shëmtuar!

Dikush i nget me pipë, atë sqep të shkretë,

Dhe tjetri çalë-çalë po bën si pat fluturuar!

 

Poeti ësht‘ i ngjajshëm me këtë princ të reve

Që qesh me zhgjetarët, s‘i ndahet as rrëkesë,

Mërguar ai mbi tokë, në mes hahi-haheve,

Krahët prej gjiganti në rrugë i ka pengesë. 

 

 

Sully Prudhomme

Vazoja e thyer

 

Vazoja me luleminë

Nga‘i freskore u çik, u ça,

Goditja e preku veç një grimë,

Asnjë zhurmë s‘e nxorri n‘pah.

 

Por e lehta kjo e vrarë,

E breu ditë-për-ditë nga pak,

N‘hap t‘padukshëm por vendimtar

I ra qelqit rretheqark.

 

Uji i fresk‘t pikë-pikë firoi,

Lëngu i luleve t‘saj u tha;

Ende asnjë për të s‘dyshoi,

Ësht‘ e thyer, mos e nga.

 

Kështu dora dashurohet

E prek zemrën por e vret;

Pastaj zemra vetëcoptohet,

Lule e dashurisë humbet.

 

Krejt paprekur duket, po

Ndjen t‘i rritet duke qarë

Plag‘ e thellë, e hollë kjo,

Ësht‘ e thyer, s‘duhet ngarë.

 

 

Pol Eluar

Vuajtjes së shndërruar

 

Lamtumirë trishtim,

Mirëdita trishtim

Ti je shkruar në vijat e tavanit

Ti je shkruar në sytë që dua

Nuk je krejtësisht mjerimi,

Sepse buzët më të varfëra të kallzojnë

Me një buzëqeshje

Mirëdita trishtim

Dashuria e trupave të dashur

Fuqia e dashurisë

Dashamirësia e së cilës del

Si një përbindësh pa trup

Kokë e zhgënjyer

Trishtim fytyrë e bukur.

 

Përktheu Islam Spahiu

Për ne | Site Map | Privacy Policy | Na Kontaktoni | ©2002 adi@rtvzik.com