|
P O E Z I |
E X K L U S I V E - P Ë R... RTVZIK.COM
|
Beqir ELSHANI
RAMUSH TRIMI SHKOI NË HAGË Ramush trimi shkoi në Hagë, Krejtë Kosova u çue në kambë, Shtriga serbe shumë po rrnon, Kosovën kreshnike po e torturon. Populli shqiptar i uron Falë me shëndet Fatmirit tonë, Pa u farue Kosova mbarë Këtu nuk jetë asnjë barbar. POPULLI PO LYP ÇARE Qeveria po bën gjumë, populli po lyp bukë. Universiteti në grevë studentët heqin gazep. Çamët kërkojnë ndihmë shteti në katandi. Hajnat bëjnë kërdi policia gjë nuk di. Shtëpiat në çdo anë eskavatori i bën llam Populli po lyp çare: Fatosin me Salen qysh me i qit fare. SHKOVA NË TIRANË Shkova në Tiranë, Fatosi po pi duhan. Shkova në Krujë, Alfredi po bluen. Shkova në Vlorë, Pandeli po këndon. Shkova në Prishtinë, Ibrahimi po fshin. Shkova në Lezhë, Salihu po qesh. Shkova në Gjirokaster, Iliri po trashet. Shkova në Prizren, Nexhati po flen. Shkova në pazar, Populli po shan. BABA TOMORRI Fatos Nano po lutet, Bjeshkës iu kanë drejtue: - Baba Tomorr, o baba Tomorr! Sa vjet kam me sundue, Shqipninë, o, me shkatrrue, Qaq ki me m’diftue, Mos u m’diftofsh, u farofsh!
| DRASHKOVIQI NË TIRANË Shkruejnë gazetat në çdo anë ka hy Tita në Tiranë, me Enverin asht përqafë. S’ka hy Tita në Tiranë, Me Enverin m’u përqafë, Por Drashkoviqi kryeçetnik Në Tiranë bani sehir. Fatosin dhe Kastriotin Përtokë, o, i ka shtri. I ka shtri e i ka ba lodër Krejt shqiptarët i bani hor. Drashkoviqi çka ka thanë: - Shqiptarët i mbaj nën kambë, Kështu t’parët i kishin thanë. …LAG-O SHI! Shi, shi, lag-o shi! Shkoi shkau në Shqipni Në Tiranë takoi dy qyqarë: Fatosin dhe Kastriotin, Njërin e mbyti, tjetrin e dogji, Gjithë shqiptarët i bani hor.
|