POEZI |
POEZI |
| |
|
Në qiellin e plumbtë Alisa VELAJ Poetja është studente e vitit të tretë në Fakultetin Filologjik, Tiranë
Pasqyrime alteregosh Përherë i pakuptueshëm për mua mbete Si një gjurmë dëbore në lartësitë ku s'shkeli kush
E unë si hëna zbardhur prej mendimeve qëndroj pezull në hapësirat e dritë-hijes sate pa mundur të pushtoj asnjërën kullë
Gjurmë e dëborës mbeti gjer në fund Shembëlltyra ime në pasqyrën e hëntë
Kjo vjeshtë Unë e di se kjo vjeshtë do të jetë ndryshe Me të tjera nuanca, të tjera ndjesi Çdo gjethe zemër rënë trortuareve Me shpirt do ta dua, gjer në pafundësi
Si e marrë do të endem udhëve të qytetit Atij peisazhi mbushur tërë trishtim Ku drurët braktisur prej blerimit Më shumë, më shumë do të ma shtojnë vetminë.
Melankolinë gri të këtij shtatori Në zemër do ruaj si gjërat e brishta Pasi çdo pranvere për mua do të mbetesh Një gjethe e zverdhur vjeshtave të trishta
Si gjethet e zverdhura shpërndarë trotuarit Ku një trumcak këndon gjithë mërzi E di, e di se do të jetë ndryshe Kjo vjeshtë kryeqytetase pa ty
Aty ku gjenden perlat Është e vështirë të gjenden perlat, miku im Deti shpesh shkumëzon nga inati Dhe e turbullon me dashje tejdushmërinë e tij.
Tinzari im ai mbetet Tinzari yt Tinzari ynë fatkeqsisht .
Polumbarë pa të ardhme Ndihëmi në thellësitë e tij të errëta
Aty ku gjenden perlat i dashur Aty ku gjenden perlat
Por s'është e pamundur nëse zë mik Poseidonin!
Nuk është kaq e panundur Korali im i zhytur s'di se ku .. Kushtim A-D-së Ti dhe vdekjet i ke të çuditshme Gjysmë qymyrgur Gjysmë hir i ftohtë Pas tyre më mbetesh
Pastaj kur dielli pas malesh perëndon Një shpend brenda meje me drirtën vezulluese nga pas si një engjëll shkëputet drejt detesh.
E kuptoj, S'je veç ti. Rilindur si feniksi prej hirit të vet E rrethuar nga diamantët e metamorfizuar në ditë-natën shekull
Vetmi e kthjelllët si një copë qielli me një harabel që rreh krahët gjer në perëndim E mbështjellë me natë me ndricojnë imazhet e një Parajse të humbur! Harabel, ti, shpirt mërgimtar
|
Këngë malli Unë erdha atje, por ti nuk ishe
Zëri yt si akord violine Pat humbur në shushurimën e gjetheve të fundit
Uji i lumit vuvurinte si një sinfoni e trishtë Dhe gurët që rrokulliseshin nëpër të dukej se godisnin dhimbjen time
Unë erdha atje, por ti nuk ishe .
Shëtiste brigjeve veç vetmia ime duke kënduar këngë të përmallshme me një timbër si të zërit tënd.
Unë erdha atje. Erdha!
Abstraksion Dhe hëna e njohu vetevten: Kuptoi se dritën e merrte prej diellit.
Unë, unë dhimbja vjeshtake skuptova asgjë ..
Vështrova veç gjethet që iknin prej meje nën një ndricim të hënës pjepër Pastaj, pastaj nuk fola kurrë më!
Peisazh Degët e palmave plot kristale bore Si krahë shqiponjash hapen në hapësirë
Bardhësi verbuese e malit të Shashicës Tretet dalëngadalë me natën qe zbret
Në qiellin e plumbtë si parzmore Del gjysmëhënë e zbehur ngrënë nga retë
Dy gurë të çmuar Dy gurë të çmuar Në vetminë e një kopshti Prej kohësh të harruar.
Perde e tejdukeshme kujtimesh fsheh dy gurë të çmuar.
Kumt i rremë Sa herë mbyll sytë për të parë fytyrën tënde Është përherë muzg Një muzg pikëllues
Yjet ende skanë nisur të ndrisin Si dritëza të vogla shprese Në qiejt e mallit tim.
Është përherë muzg Kur disku i zbehtë i hënës Ngjan me hijet e një ëndrrë mashtruese Që kurrë skumtoi zhgënjim
Thyerje -Do të vazhdosh të derdhesh ende ata lotë derisa shpirti të të thahet si gjethe vjeshte mbetur mjerane majë një peme në rrezik për ta rrëmbyer një erë parandjenje?
-Ndihem bosh As kam parandjerë as kam ëndërruar. Thërrmuar në mijëra copa si kristal i thyer ngado shoh veteveten të pasqyruar.
|
