[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Poezi
Teuta Zymberi-Zvicër

Gjendje e jashtëzakonshme

Nuk përfundojnë netët e jashtëzakonshme tek unë
Nuk ndalet gjuha e keqe ta kafshojë popullin tim
Sadistët kërkojnë projekte të reja rreth trupit tim
Kërkojnë ditë e natë ta zhdukin emrin tim

Kur dua unë të jetoj shpallet Orë Policore
Kur dua unë lirinë më ndjekin penalisht
Kur dua unë të shkruaj vargje për Shqipërinë
Shpallin kulshedrat shtetrrethim

Sa herë që flas për lirinë më çojnë në Izolim
Sa herë që thërras për kryengritje
Makineria ushtarake vëhet në veprim
Shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme, Kosova në shtetrrethim


Tango

Kush thotë se unë s?di të vallëzoj Tango
Kush thotë se unë s?kam gjene të artit të madh
Kush thotë se unë s?di ta kuptoj
Kush thotë se unë s?di ta luaj Aidën e Verdit

Unë jam lindur në djepin e këngës
Unë jam përkundur me ninulat e nënës
Unë jam rritur me Vallen e Shqipes
Unë jam shqiponjë dhe mbi Tango fluturoj


Vargje në robëri

Lexoja aq shumë lexoja
Për të krijuar poemën e lirisë
Përpiqesha t?u ngjaja poetëve të mëdhenj
Naimit, Pushkinit, Lorkës, Nerudës, Brehtit
Poete s?bëhesha por njësoj vuaja si ata

Shkruaja poezinë e luftës në pamflete
Unë e dija se për ta thirrë lirinë
Zogjtë i vrasin me plumba
Unë e dija se për të lëshuar britmën për lirinë
Zogjtë vdesin duke kënduar...


Shikimi në mjegull

Nata ka rënë në gjumë të shqetësuar
Dielli ende larg për ta përshëndetur
Era bartë zemërimin e Akilit rrugëve
Oxhaku përdredhon tymin mbi kullë

Sytë xhirojnë çdo ditë n?këtë hapësirë
Tanket, kapuçhekurit, burgjet
Helmetat serbe fshehen nëpër mjegull
Mëngjeseve futen me tërbim nëpër dyer

Nata s?ndjen Këngët e Ringjalljes
Lumturinë veç ëndërr e kam parë
Dritën e syve ma verbuan Ciklopët
Unë nuk e di çka do të thotë të jesh e lirë

Bota lëviz për çdo ditë për të mirë
Toka ime shkelet çdo ditë me rrota
Frika zemrën s?e mund
Triumfi jeton në shpirtin e Faustit

Vjeshta në asfaltin gropa-gropa
Pikturon rojet e mjegullës
Diku një këngë kryeneçe përmbytë ankthin
Liridashësit betohen kështjellave

Frymëzimi im

Frymëzimi
Zakonisht në thellësi të natës më lind
Inspirohem jetën time ta rilind

Frymëzimi është një emër ideal
Një emër që ka lidhje me atdheun
Një emër që ushqen shpirtin tim

Frymëzim
Një emër që më mbushë përplot gjallërim
Që më jep zemër ta mbijetoj çdo rrezik

Unë lind bashkë me frymëzimin
Bashkë mundim terrin e zi
Bashkë mbajmë të fortë idealin për liri
E shkruar, gusht 1989

Frymëzimi im

T?im bir, Frymëzimit
Frymëzimi më frymëzon të frymëzohem për Shqipërinë, jetën, për dashurinë,
për atdheun, për popullin, për idealin tim njerëzor, për ,Frymëzimin tim
Jeta ime quhet FRYMËZIM


Fjala nënë qenka heroizëm
Ta ndjesh dhimbjen e gjallë qenka pavdekshmëri
Ta sjellësh fëmijën në dritë qenka një mrekulli
Të lindësh fëmijën do të thotë të rilindësh si nënë një madhështi

Dhjetë orë dhimbje një botë e tëra me dhembje
Me dhimbjet që herë iknin e herë vinin
Me dhimbjet e gjalla që të përbinin
Me orë të tëra prisja lindjen e Frymëzimit

Duke pritur një lindje të mirë
Kujtoja një Lindje e vështirë
S?kisha britur kurrë në jetë
S?brita edhe kësaj here edhe nëse do vdesë

Me orën që ecte nga mesnata
Matja orët e dhimbjeve me orët e gjata
Ora dy pasmesnate kisha minutat e fundit
Dhe fillova të thërrisja Frymëzim, Frymëzim
Si përherë të fundit

Ndjeva oh, aq ëmbël nëgjoksin tim, pëllumbin
Ndjeva oh, aq këndshëm yllin e vogël
E putha, e përqafova, e shtrëngova
O zemër eja tek zemra dhe në gji e mora

5 gusht 1996, Frauenklinik në Luzern


Letër nga Perëndimi i egër

( AULONËS )

Dielli a po nxen Aulonë
Rrezet e tij vapë sjellin mbi tokë
Nënën ma ke ngushëlluar për Ditë të Zisë
E nesërmja a sjellë ndonjë protestë të re...

Shi apo bie Aulonë
Qielli ka ndërruar ngjyrën në sytë tuaj artistik
Apo dallëndyshet i kanë internuar
Në klinikat sadiste për eksperimentim...

Lulet a kanë ujë të rriten
Me lot të nënave ato a ujiten
A lindi ndonjë Yllkë a Fatos i vogël
Apo ndonjë djalë i ri u kthye nga ushtria prapë i vdekur...

Netët në misirin tim janë terr e zi
Shëndetin ma grimcon kapitalizmi i poshtër
Perëndimi është ëndërr banale duhesh ta dish
Kamp mesjetar kundër hartës shqiptare...

Dhe ti, Aulonë
Mos ik nga historia e emrit tuaj
Mos harro datën e Ditëlindjes kur ke lindur
Këtë e duan Sadistët
Të harrosh kur ke lindur...


[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]