Bota
Një arenë lufte ku e mira mundohet të
ngadhnjejë mbi të keqen,
një labirinth ku e vërteta robrohet nga
barikadat e civilizuara të gënjeshtrës,
një det ku të nënujshëmit përcaktojnë
drejtimin e erërave në qiellin e lirë,
një kavanozë ku njëkohësisht
zihet helmi dhe bari.
Jeta
Një odiseadë e pa cak,
një ëndërr e pambarim e nxitur nga
shpresa,
një dritare ku realiteti pasqyrohet në
trajtë të kundërt,
një mund i pa shpërblyer ndonjëher.
Njeriu
Një figurë e botës në lojën
e jetës,
një bartës tragjik i fjalëve të
kota,
një urryes i urryer,
një viktimë e lakmive.
Dashuria
Nje nga intereset më te arsyeshme në jetën
e njeriut.
E meta e sajë është, se të shpërblen
me një krah pasi ti ket marrë dy.
Vdekja
Thjesht, një ulje perdesh në teatrin e këtijë
universi,
pas së cilës pasojnë duartrokitjet
lavdëruese ose
pëshpëritjet cinike të kundërshtarëve
të gjallë.
* * * * * * * *
Prehje në shkrepat e Ilirisë
Tek të vërej Ty
shoh një pjesë të jetës sime
shoh triumfin e së vërtetës
shoh jetën e pasjetës.
Tek jam me Ty
ndjej gjakun të më endet
ndjej shpirtin ta shtypë plogështinë
ndjej vullnetin ta mund pleqërinë.
Vetëm prej këtu shoh
se atë që prita agoi
dhe vetëm tani e ndiej
se unë vërtetë rroj.
* * * * * * * * * * * *
Stinet enden neper vitet monotone te jetes se sterlashte,
dhe me vehte
marrin e lene nje mori personazhesh e kujtimesh.
Nder to shoh qenjen time duke brdhur tehut te kesaj
jete. Shoh se pas çdo pellembe rritjeje tehu
vepron dhe nuk me le te rritem me shum se nje trup
i afte per bredhje. Dhe per çudi mu i njejti
teh nuk eshte i mprehet per te gjithe njesoj. Disa
vetem i gervishe, e disa perkunder natyres se tije
të mprehur i lemon, e mua me pret.
Me pret dhe nuk me le te rritem, nuk me le te gezoje
ate çka eshte falur per mua. Dhe peripetite
vazhdojne te njejtat, vetem se personazhet nderrojne.
Personazhet dhe vitet nderrojne ndersa jeta mbetet
po ajo, e njejta, me tehun e saje te mprehet jo njesoj
per te gjithe.
* * * * * * * * * * * *
Linda me shpresë se do rritem me kohën.
Eca pas hapave të aromave të këndëshme.
Vrapova pas xixëllonjave që me agun e
parë u zhdukën.
Rritesha me euforitë e çastit dhe mendoja
se jetoja si të gjithë, dhe të gjithë
jetojnin si unë.
Por një ditë mora në thua në
njëren nga kufomat e qenjes sime.
Ktheva kokën prapa. E çtë
shikoja? Gjeneratat e mija, bile edhe ata qe lindën
më vonë se unë, të bardhë,
të zinjë e të verdhë ishin rritur
e bërë burra, kurse unë sisha
veçse një foshnje e zhveshur. Dhe ja pak
më tutje shoh kopjet e mëhershme të
trupit tim që kishin ngelur aty shekuj më
parë, dhe që vajtonin vehten dhe ata që
po ndjeknin rrugën e tyre.
Pyes:
- A duhet që edhe unë ti bashkohem vajit
të tyre dhe të pajtohem me atë që
unë po e quaj fat?
- Apo duhet me këto pak fuqi që më
kanë mbetur të grryej brazdën e lënë
përgjysëm nga përpjekësit e mëhershëm,
brazdë kjo e ndryshme nga rrjedha e tanishme
e jetës sime.
Jo, jo ky vaj nuk është kah më sjellë
gjë të mirë në jetë.Jo, unë
duhet filloj nga puna, që bile së paku pasardhësit
e qenjës sime të mos ndjekin rrugën
time, por të ndjekin atë të shëndetshëmen,
atë që të rritë e të bën
zot të vetvehtes.
* * * * * * * * * * * *
Perpjekje
Ecë,
nxitoj, papritmas mbërthehem
,
shterngohem, tkurrem,
mbledhë të tëra fuqitë,
zbërthehem, frymoj
frymoj erërat e reja,
një klithmë jete shpërthen nga dejet
e Apollonisë
Sepem jo.
Më vënë një lak dhe rrëzohem,
ngrihem,
rrëzohem, dhe prap ngrihem,
ecë,
takoj henen; e zbehët si gjithmonë,
e lë prapa shpatullave dhe vrapoj,
vrapoj kah e nesërmja,
vrapoj kah dielli ,që ti them edhe atije
se unë akoma RROJ.
* * * * *
DUA
Ta kem pak bukë dhe një shtëpi,
Ta kem një vëlla të ngrej dolli.
Ta dua një nuse, të rris një djalë,
Ta kem një motër të mos ndjejë
mallë.
Të kem shokë, të kem miq
Të ngadhnjejë mbi armiq.
Ta thurr një gardh që quhet kufi,
Të mbroj nderin të kem fuqi.
Dhe tI qeshë vdekjes për ty Shqipëri!
* * * *
Për ty Nanë
Po bredh rrugëve të botës
Me kokë e shpinë kërrusur
Kerkoj atë moj nanë
Që dikur ke humbur.
Trupi më është tharë
Këmbët më janë gjakosur
Endem kancelarive të hueja
Tim emër për tvulosur.
Jo se nuk më njohin
Jo se nuk I njoh
Por çerrja e thyer
Më shtyen kah ajo
Më shtyen mielli i pakët
Në magjen tone të moçme
Më shtyen hija jote
Ëndërr e kahmotshme.
Por jo nuk u lodha
Dhe sdo lodhem kurr
Për Zot e Shqipëri
Për nderë e flamur.
Pra duro moj nanë
Pak, edhe ca ditë
Mos u ndiej e shkretë
Se gjallë i ke bijtë.