|
Motrat
Libohova,
nje tur per emigrantet
Athina, ka qene etapa e fundit e turit te motrave
Libohova. Nje koncert, qe arriti te mbledhe me
shume se 6 mije emigrante shqiptare. Komentet
e dhena per mediat greke, emocionet dhe duartrokitjet
e nxehta te nje publiku, i cili nuk ka rreshtur
per asnje moment se kenduari dhe valevitur flamurin
shqiptar. Shfaqja, qe i beri te gjithe te ndjehen
me shqiptare dhe krenar per ate qe perfaqesojne.
Trupi i imet dhe luku i saj i pangaterruar kane
bere tu besojne syve shume nga ata, qe kur kane
hapur televizorin kane pare ne ekran, kengetaren
shqiptare Irma Libohova. Logoja e kanalit grek
"Mega" ka terhequr menjehere vemnedjen
e qindra shqipatreve, qe ate mengjes ishin perpara
kutise se vogel elektronike. Per nje cast ajo
ishte materializuar aty, me nje natyrshmeri qe
te bente te besoje se ajo ndihej mes miqsh. Te
mallengjente me thjeshtesine e saj te brishte,
me bukurine e fjales e natyrisht me interpretimin
origjinal e te vecante. Ndihej si ne familjen
e saj, jo vetem per faktin se ishte e ftuara speciale
e nje prej emisioneve me te ndjekura ne Greqi,
por pasi publiku qe po e ndiqte permes kutise
se vogel ishte ai shqiptar.Emocionet kishin pushtuar
te gjithe qenien e saj, aq sa dhe duart filluan
ti dridheshin ndersa mbante ne dore mikrofonin,
Por muzika me motive te larmishme popullore, duket
se ia largoi emocionet. Fakti qe po kendonte per
bashkatdheratet e saj qe jetojne ne Greqi e beri
te ndjeje me shume pergjegjesi. "Dua ti kenaq
me muziken time", eshte shprehur Irma. Kurrsesi
ajo nuk mundi te linte pa vene ne dukje se kenga
greke ka vite, qe ka hyre ne Shqiperi e tashme
ka ardhur koha qe dhe kenga shqiptare ta perqafoje
publikun grek i ti shpalose atij mrekullit e tingujve
te popullit fqinj. Pas ketij emisioni tregon artistja
per "Gazeten e Athines" telefonatat
e falenderimit nga shqiptaret ishin pa reshtur
ne kanalin Grek "Kjo ishte ajo qe me ngacmoi
me shume ne ato 45 minuta dhe me beri te ndihem
me te vertete artiste".
Nje dite ndryshe per emigrantet
Dita e diele e 8-te dhjetorit ndoshta do te mbetet
e pashlyeshme ne kujtesen e shume emigranteve
shqiptare, qe banojne e jetojne ne Athine. Ne
dy koncertet e njepasnjeshme te motrave Libohova,
qe u organizua ne Pallatin e Sportit "Sporting"
ne Agio Elefterio u mlodhen rreth gjashte mije
shqiptare. Megjithese bileta ishte paksa djegese
per emigrantet, e barabarte me nje dite pune 18
euro, perseri ky cmim nuk i pengoi ata te vinin.
Kishte dite qe ne rruget e Athines flitej per
kete koncert. Ndoshta ishte hera e pare, qe ishte
bere nje reklame kaq serioze dhe me afishe te
medha neper stacionet e metrose dhe rruget e qytetit.
Me tu ngjitur ne skene, motrat Libohova jane
ndeshur me nje publik i cili nuk rreshte se duartrokituri
dhe thirrur emrin e tyre. Stadiumi flakerinte
nga flamujt kuq e zi. Nje atmosfere e mrekullueshme.
E gjithe salla kendonte bashke me to. Madje dhe
vete kengetaret jane habitur se sa mire e njihnin
dhe e kendonin repertorin e tyre. Ne ato pak ore
te gjithe te pranishmit kane ndjere nje copez
jete artistike nga Shqiperia e tyre. Kenga shqiptare
ishte materializuar perpara syve te tyre, dhe
jo me ne kasetat pirate, qe iu sjellin te afermit.
Zeri i ngrohte i motrave, efektet teknike, thirrjet
nga malli e gezimi i te pranishmeve ne stadium
te jepnin pershtypjen se e gjitha kjo ishte nje
mizanskene perrallore.Pas koncertit, te gjithe
dukeshin me te ekzaltuar. "Hallall na kenaqen",
thote nje plak ndersa perpiqet te dale nga stadiumi
i strembushur nga emigrantet shqiptare. Me te
rinjte ndiqnin nga pas motrat per t'iu marre nje
autograf dhe per ta sigluar ne nje cope leter
takimin me to, nje tjeter qante ndersa me capkenet
nuk hezitonin te perqafonin dy artistet. Ne ate
ambjent te gjthe ndiheshin me shume shqiptare,
me shume qytetare e me shume europiane. E gjitha
fale timbrit, qe aq mjeshterisht dine ta perdorin
dy motrat me ne ze te muzikes shqiptare.
|