BLIC INFORMACIONE
- Bruce Dickinson
Vokalisti i Iron Maiden,
Bruce Dickinson, ka folur per revisten Billboard
rreth punes se tij te dyte : pilot i nje Boeing
737 me 150 vende, te Astraeus Airlines ne Londer.
Dickinson ka treguar se ka bere rreth 600 -
700 ore fluturim vitin e shkuar, me destinacion
Egjiptin, Islanden dhe vendet e ish Bashkimit
Sovjetik. "Kur u shkeputa nga Maiden me
1993 per nje karriere solo(e cila zgjati 6 vjet),
mendova qe nese nuk do te sillte fitime, do
t'i perkushtohesha pilotimit" - ka thene
ai. Megjithese per momentin nuk flitet per nje
shperberje te Iron Maiden, Dickinson thote se
kur te vije momenti, pilotimi do te jete puna
e tij primar
- Metallica
Frantic do te jete singeli i dyte i albumit
"St. Anger" te Metallica. Katershja
kaliforniane ka bere dje xhirimet per videon
qe do te shoqeroje kengen, nen kujdesin e regjisorit
Wayne Isham me te cilin grupi ka bashkepunuar
dhe per video te tjera si Enter Sandman, I Disappear,
Cunning Stunts(koncert) si dhe DVD-ne qe shoqeroi
albumin e fundit. Videoja pritet te shfaqet
ne ekranet muzikore javen e dyte te gushtit.
- The Aviator
Martin Scorsese humb Nicole Kidman per xhirimet
e filmit te tij me te ri "The Aviator",
pasi aktorja duhej te xhironte ne te njejten
kohe per filmin "The Stepford Wives".Akoma
nuk dihet se kush do te zere vendin e saj por
eshte konfirmuar pjesmarrja ne film e Leonardo
DiCaprio .
-
Robbie Williams
Pas nje viti ku provoi pothuajse gjithshka
Robbie Williams ka vendosur qe ti kushotoje
rendesi shendetit te tij. Informuesja Britanike
The Sun ka zbuluar se Williams po eviton ne
prapaskenat e koncerteve te tij cdo ushqim
me shume kalori dhe qe mund te ndikoje negatisvisht
ne semundjet e zemres. Tashme dhomat e tij
te zhveshjes jane mbushur vetem me fruta dhe
pije jo alkooloke.
-
Carey - Eminem
Me nje reagim te papritur, Mariah Carey duket
se nuk e ka aspak problem qe Eminem i cili
eshte dhe nje ish i dashur i kengetares zoteron
disa regjistrime te sekretarise telefonike
te tij ku ajo ka lene disa mesazhe te zjarrta
gjate kohes qe ata kane qene bashke. Ai mund
ti shfrytezoje per cfare te doje dhe nuk trembem
aspak eshte shprehur Mariah Carey.
-
J. Lo
Tani njujorkezet mund ti afrohen me shume
vitheve te Jennifer Lopez .Nje muze ne New
York zbuloi punen e tij madheshtore –
kengetaren dhe aktoren j.lo e cila eshte nje
nder 200 statujat e muzeut, qe reagon. Vizitoret
mund ta prekin dhe te krijojne mardhenie personale
me te. Te tjera statuja ne kete muzeum do
te jene dhe ato te Osbournes qe flasin dhe
Shakira qe kercen.
-
Justin Timberlake
Singellli me ri i Justin Timberlake do te
jete "Senorita". Lajmi nuk eshte
zyratarizuar akoma nga Jive Records, por vete
kengetari ka vendosur qe ajo do te jete kenga
e cila do te ndjeke "Rock Your Body".
Nderkohe kenegetari vazhdon turneun e tij
ne Britanine e Madhe ku stafi i tij ka zene
103 dhoma per 18 dite .E gjitha pjesa e stafit
balerine, muzikant, teknke etj. paguhen 600
euro ne dite dhe me zerat qe qarkulloje thuhet
se kengetari ka ne llogarine e tij bankare
rreth 50 milion euro.
-
Riga, 26 maj - Turqia
ka fituar festivalin e sivjetëm të
Eurovizionit, që u zhvillua
në Letoni. Kënga fituese e kënduar
nga këngëtarja popullore turke Sertab
Erener në anglisht, "Everyway That
I Can" (Në çdo mënyrë
që mundem), është një
përzierje energjike e melodive tradicionale
turke me ritmin e fortë të kërcimit.Fitorja
e festivalit evropian ka shumë rëndësi
për Turqinë, që dëshiron
të futet në Bashkimin Evropian.
Në përgjithësi, festivali i
zhvilluar në Skonto Hall të Rigas
ka qenë i paparashikueshëm. Favoritet
e para-festivalit, çifti provokativ
i adoleshenteve ruse, t.A.T.U, dolën
në vend të tretë, pas një
interpretimi jo impresionues.
Këtë vit morën pjesë në
festival 26 vende. Midis humbësve më
të mëdhenj
të këtij festivali ishin këngëtarët
e Britanisë që vendosën një
rekord në historinë
e Eurovizionit për britanikët, duke
mos marrë për herë të
parë asnjë pikë të
vetme. Në festival morën pjesë
26 vende Turqia fiton Eurovizionin
Favoritet e para-festivalit, çifti
provokativ i adoleshenteve ruse, T.A.T.U,
dolën në vend të tretë,
pas një interpretimi jo impresionues
Kënga fituese u këndua nga këngëtarja
popullore turke Sertab Erener në anglisht,
"Everyway That I Can"
Geri Halliwell
Bashkëpunim i rëndësishëm
për Geri Halliwell.
Ish -Spice Girl ka arritur të bindë
Guy Chambers, kompozitorin përgjegjës
të sukseseve të Robbie Williams për
të punuar me të në albumin e saj
të ardhshëm .
Chambers që vjeshtën e shkuar u pushua
nga puna nga Robbie, ka shkruar që tani dy
këngë për Gerin, njëra prej
të cilave titullohet "Superstar"
dhe mendohet se shkon drejt ritmeve Dance.
Artistët, kundër luftës
Travis, Craig David dhe Brian Eno janë disa
nga artistët që kanë dhënë
mbështetjen e tyre për një peticion
publik kundër luftës në Irak.
Iniciativa është organizuar në
gazetën angleze "The Guardian"
ku shfaqet një faqe e tërë e titulluar
"No War On Iraq Liaison", e firmosur
nga artistët e sipërpërmendur dhe
nga shumë personazhe publikë britanikë.
Anoncimi thotë: "Mendojmë se një
luftë e tillë është imorale
dhe kundër ligjeve internacionale. Duhet
ta shtyjmë qeverinë britanike të
heqë mbështetjen ndaj luftës kundër
Irakut, dhe tu drejtohemi të gjithë
atyre që mbështesin paqen që të
ndalojnë këtë proces."
U2
Pavarësisht se ka fituar çdo gjë
që mund të fitohet, Bono ka ende një
ëndërr në sirtar: çmimin
Oscar.
Endrra në fjalë mund të realizohet
sa më parë nga momenti që "The
Hands That Built America" kënga më
e fundit e bandës irlandeze, kolonë
zanore e "Gangs Of New York" është
në listë për këngën më
të mirë në edicionin e ardhshëm
të Academy Awards në pritje për
më 23 mars.
"Endrra jonë është që
juria të njohë faktin qe kjo këngë
është rritur me historinë e personazheve
të filmit", -ka thënë Bono
në një intervistë të fundit
të tij - "Ky është dhe motivi
që na bën të ndihemi krenarë".
"The Hands That Built America" duhet
të përballohet me "Lose Yourself"
i Eminem, shkëputur nga "8 Mile",
"Father And Daughter" i Paul Simon shkëputur
nga "The Wild Thornberrys Movie" , "I
Move On" shkëputur nga "Chicago"
dhe "Burn It Blue" shkëputur nga
"Frida".
Missy Elliot
Impenjim publicitar për Missy Elliot.
Reperja amerikane do të jetë dëshmitare
e Vanilla Coke, në një shoqatë
publicitare që do nisë në muajin
prill. Kjo shoqatë koincidon me lancimin
zyrtar të pijes më të re.
Një kuriozitet i vogël: Pas akuzave
të racizmit të drejtuara Pepsit nga
komuniteti black hip -hop, Coca-Cola zgjedh një
artist me ngjyrë për të prezantuar
produktin e saj më të ri, një pije
me shijen e vaniljes.
Britney Spears
Sipas fjalëve të thëna nga lideri
i Limpbizkit, jeta e amerikanes është
totalisht "Out Of Control".Fred e ka
krahasuar Britney me Michael Jackson duke deklaruar
se nuk dëshiron të dijë më
për të që kur ka marrë vesh
se ajo po takohet me aktorin irlandez Colin Farrell.
Ja çfarë shkruan Durst në siden
zyrtar të Limpbizkit: "Kur e takova
mendova se WOW kjo është tamam vajza
e ëmbël nga jugu edhe pse më pas
duhet të rimendohesha sepse jeta e saj është
si jeta e Michael Jackson. Eshtë tërësisht
jashtë kontrollit , njerëzit e shfrytëzojnë,
janë kot tamam si ajo. Eshtë një
turmë që nuk arrin të përcaktojë
çfarë është reale dhe e
kundërta. Nuk jam ndier kurrë kështu.
Nuk jemi armiq, por nuk dua të flas me të.
The Dandy Warlhols
Albumi i ri i The Dandy Warhols do të jetë
aq eklektik sa nuk imagjinohet dot.
"Welcome To The Monkey House"- ky është
titulli i diskut të ri të bandës
amerikane, në dalje për në muajin
maj dhe ka bashkëpunimin e artistëve
më heterogjenë. Disa emra si Nick Rhodes
i Duran Duran i cili i ka rënë tastierës
në disa këngë dhe e ka prodhuar
albumin së bashku me Dandy dhe Courtney Taylor.
Ndërmjet artistëve të ftuar specialë
shfaqen emrat e ish-Lemonheads Evan Dando, i cili
ka shkruar një këngë së bashku
me Taylor.
|