[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Muzikë


Shakira : Fenomeni Latino -Amerikan

" Muzika e Shakirës ka një prekje personale që nuk i ngjason asnjërës dhe askush nuk mund të kërcejë dhe të këndojë si ajo, në asnjë moshë;me një sensualitet kaq të pafajshëm sa duket si një ëndërr".
Këto janë fjalë që Gabriel Garcia Marquez, autor fitues i çmimit Nobel, përdor për të përshkruar fenomenin e ri latino-amerikan.
Shakira ka fituar Grammy në MTV Video Awards, është shfaqur në spotet publicitare të Pepsi. Eshtë një vajzë e cila e ka shkruar këngën e saj të parë në moshën tetëvjeçare, një bjonde me origjinë nga Kolumbia që flet tre gjuhë por preferon vetëm spanjishten. Eshtë një profesioniste që kalon orë të tëra në studio, pëlqen të qëndrojë sa më pranë natyrës, por pasioni saj i madh është t’i bjerë kitarës elektrike.
Një botë e re për Kolumbianen
Në moshën 13 vjecare firmos kontratën e saj të parë diskografike me Sony Music dhe publikon albumin e saj të parë "Magia".
Pasi mori diplomën e shkollës së lartë vendos t'ia dedikojë tërë jetën e saj muzikës dhe vendos të regjistrojë "Peligro" dhe "Pies Descalzos" .Në vitet që vijojnë, arrin një sukses të madh në Amerikën Latine,Brazil (më shumë se 1 milionë disqe të shitur) dhe Spanjë.
Albumi i saj i katërt, "Donde Estan Los Ladrones?" i realizuar nga Shakira dhe Emilio Estefan, e konfirmon si një nga forcat më të mëdha të pop-rock-ut latin duke marrë disa disqe platini në SHBA, Argjentinë, Kolumbi, Kili, Meksikë dhe Spanjë.
Më pas vijojnë një Grammy Award dhe dy Latin Grammy, shfaqje shumë të rëndësishme televizive dhe në këtë mënyrë hapet një botë e re për Shakirën e cila shndërrohet në një yll të vërtetë.


Kush është fenomeni latino- amerikan
Shakira është një kontradiktë e vërtetë:"Jam lindur dhe rritur në Kolumbi, por dëgjoja grupe si Led Zeppelin, Cure, Police, Beatles dhe Nirvana. Isha aq e dashuruar pas rock-ut , por në të njëjtën kohë, mqs babai im është libanez, isha e lidhur dhe pas tingujve arabikë. Me pak fjalë, jam një mishelë e tërë atyre pasioneve që janë të ndryshme nga muzika ime, është një mix elementesh që arrij të bashkoj në të njëjtin vend, në të njëjtën këngë."
Këto janë këngë të cilat i gjejmë në albumin e saj të pestë "Laundry Service", i publikuar në prill të 2002, që është dhe albumi i saj i parë në anglisht, një punë kjo që është e shënuar për të tronditur botën e popit.
Më 22 gusht 2002, Shakira, së bashku me Puff Daddy, Eminem, Bruce Springsteen, Britney Spears, Nelly, Elton John u shfaq në skenën e Radio City Music Hall të New York me rastin e MTV Video Awards ku artistja kandidonte për kategoritë Best New Act, Best Song, Best Female, Best Pop. Ndërkohë në MTV Video Music Awards Latin America 2002 Shakira del triumfuese në kategoritë : Artist of The Year, Video Of The Year, Best Artist - North, Best Pop Artist Of The Year.
Sukseset e momentit
Idea për të realizuar këngë në anglisht lindi gjatë një bashkëpunimi të Shakirës me Emilio dhe Gloria Estefan. Gloria e pati nisur këtë proces në "Ojos Asi", një këngë që shfaqej në albumin e fundit të Shakirës, "Donde Estan Los Ladrones".
"Doja që të përfshihej në të sepse ishte një nga personat që besoi realisht se mund t'ia arrija realizimit të një albumi në anglisht", - deklaron Shakira.
Në "Laundry Service" ndihet një drejtim drejt stilit të vjetër riff rock, stilet kanor blues dhe soul të Bonnie Raitt, dhe kitarat ankuese të Aerosmith.
Dalja e këtij albumi paraprihet nga singëlli "Whenever Wherever", një hit i cili arriti të bëjë boom në televizione ,radio dhe për javë të tëra ka mbizotëruar në klasifikimet mbarëbotërore duke arritur dhe rekorde në shitje. Ky singëll u pasua më pas nga romantikja “Underneath Your Clothes” , shpërndarja e së cilës në një moment u bllokua nga Tower Records , për shkaqe politike. Motivi ndodhet në videoklipin e kësaj kënge në të cilin shfaqet Antonio De La Rua, i fejuari i artistes njëkohësisht dhe djali i Fernando De La Rua, ish- president i Argjentinës, i cili ka qenë në krye të këtij vendi në krizën më të madhe ekonomike që mund të ketë kaluar ndonjë herë Argjentina. Sdq artistja nuk preferon të flasë për dashurinë e saj sepse është private dhe tejet e çmuar për të.

 


[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]