| ORINDA HUTA-Ëndrra
e një nate vere
Një 16 vjeçare që u bë e
fameshme me një këngë të vetme,
brenda një nate të vetme. Orinda Huta
tashmë ka nisur punën për albumin
e saj të parë. Vajza rrëfen ndryshimet
në jeten e saj, që nga dita kur nisen
ta therrsinin "sweet girl" ose "sex-baby"
i skenes shqiptare
"Të dua, të dua, të dua...dhe
ti e di mirë, qan, qan e qesh ku je ti. Se
dua të të puth çdo mbrëmje
deri në mëngjes, dua të të
them të dua dhe pastaj të vdes".
Adhuruesit ia këndojne ende në rruge,
refrenin e të vetmes këngë që
ajo ka kënduar pak muaj më parë.
E ngacmojnë me shikime kureshtare, ndërsa
ajo u dhuron buzeqeshjen e saj karakteristike,
duke e ditur mirë se pikërisht tek ajo
buzëqeshje qëndron çelesi i suksesit
të saj. Tashmë është e vetedijshme
se u bë VIP, brenda një nate të
vetme prej këngës së bukur të
Florit, prej zërit të ëmbël,
syve të kaltër e të qeshur e prej
lëvizjeve lozonjare. Prej tyre u ngacmuan
teleshikesit dhe publiku i Pallatit të Kongresve
në netët e "Këngës Magjike".
Aq sa 16 vjeçarja Orinda Huta ishte ndër
të paktat këngetare që u kthye
tre herë në skenë, për të
respektuar duartoktijet që nuk kishin të
sosur. Pastaj, në naten finale, juria do
e vleresonte me çmimin "Kenga Hit".
Ajo nate do t'i dukej si nje enderr qe do te mbaronte
shpejt nese kenaqesine e suksesit te papritur
nuk do e ndjente dhe te nesermen kur do te zgjohej
per te nisur nje dite ndryshe. Per te dhene intervista,
autografe e per te pranuar ofertat per koncerte
te tjera. Pas atij mengjesi, do te ndjehej mire
kur nisen ta therrsinin "sweet baby"
dhe kur ajo llastohej me shume sec e kishte pasur
zakon. Ndersa pas asaj nates tek "Kenga magjike"
do te kenaqej pse do te ngjitej serish ne skenen
e Pallatit te Kongresve, ne diten e Shen Valentinin
e me pas tek "Kalvin". Se fundmi u shfaq
tek "Maratona e kenges popullore" ne
TV Klan, jo me me kengen Hit te saj, por me nje
popullore, bashke me Sonin e "The dreams".
Kjo eshte e tere karriera e vajzes se bukur, pas
se ciles u dashuruan te gjithe.
Kurrsesi ajo nuk do te mjaftohet me kaq. Ndersa
kenga e saj vazhdon te degjohet ende me endje,
ajo vete tashme ka nisur punen per te realizuar
albumin e saj te pare, edhe pse nuk eshte me shume
se 16 vjec, edhe pse vetem hapat e pare ka hedhur
ne skene.
Nuk do te jete me Flori, ai qe do te krijoje kenget
e saj te reja. Orinda ke rene ne te tjera duar,
kete here.- "Realizimin e ketij albumi e
ben te mundur disko Kalvin i cili ka marre nje
nisme qe te ndihmoje te gjithe artistet e rinj.
Une do jem e para qe permes menaxhimit te tyre
do te mund te realizoj endrren time te madhe,
pra albumin."-Me ate zerin e saj te brishte,
vajza tregon se menaxheret e saj te rinj i jane
drejtuar kompozitoreve kosovar Inis Presheves
dhe Andinit te cilet tashme jane bere te njohur
per publikun shqiptar, permes kengeve te Elizes
dhe grupit "Tingulli 3". "Nje jave
me pare une shkova ne Kosove per te bere proven
e zerit dhe me thane se kam nje ze karakteristik.
Shume shpejt do nisim regjistrimin e kengeve dhe
shpresoj qe ne shtator gjithcka te jete gati"-Orinda
nuk e fsheh lumturine qe ndjen sa here tregon
per kete projekt te ri. Ndonese i vjen pak keq
qe nuk do te jete me Flori, ne kenget e saj. "Prej
ndihmes se tij une arrita te futem tek "Kenga
magjike" e te merrja kete sukses. Eshte e
vertete qe kisha marre pjese me pare tek spektakli
veror i Vera Grabockes "Kerkohet nje yll"
pas se ciles fitova te drejten per te qene tek
"Kenga magjike". Por nuk qe aq e thjeshte
sa dukej. Qe nga ajo nate vere, kur une dola fituese,
nisa te enderroja per skenen e festivalit. Une
nuk kisha para qe te realizoja kengen me te cilen
do te konkuroja. Iu drejtova prinderve, por ata
nuk kishin asnje mundesi qe te me financonin.
Keshtuqe i humba shpresat. Mendova se aty do te
mbaronte gjithcka". Orinda e kishte shfryre
kete shqetesim tek miku i saj i ri Flori, te cilin
e njohu tek "Kerkohet nje yll". Dhe
ai nuk e kishte lene te qante gjate - "Ishim
ne tarracen e Pallatit te kultures kur ai nisi
te me kendonte me ze te ulet kengen e tij te re.
Kur mbaroi me tha-Kete do e kendosh ti. Per parate
nuk ka problem-Nje dite me pas me propozoi dhe
disa kenge te tjera por une e kisha vendosur se
do kendoja kengen e pare." Ashtu u tha, e
ashtu u be. Nisen provat e gjata e bashke me to
dhe ankthi se cdo te ndodhte me pas- "Pasi
e kendova kengen tek "Rokoko"-ja, ne
spektaklin ku po prezantoheshin kenget, pritja
deri ne hapjen e festivalit ishte e tmerrshme.
Ne fillim mua me mjaftonte vetem te isha ne ate
festival. Pastaj kur kenga u prit mire dhe kur
shume te tjere me thoshin se ishte nje mrekulli,
nisa te shpresoj qe te isha dhe ne naten finale
te festivalit." Arriti te jete ne ate finale,
pas se ciles do te ndjehej shume me e rritur,
ne moshe, ne trup e ne vlera.
E kaperceu kohen, sa hap e mbyll syte. Femijeria
e saj i dukej se kishte mbetur shume larg. Cdo
gje qe kishte ndodhur atehere, i perkiste viteve
te kahershme. Edhe ato ditet kur priste me padurim
te djelat qe te shkonte ne kishen ungjellore per
te kenduar lutjet e krishtera...Ty te kam force
ne dobesi, ty te kerkoj thesari im, i gjithi ne
gjithcka je ti...Kjo do ishte e para kenge e kenduar
prej saj, ne nje nder aktivitetet e shumta te
kishes, ndersa Orinda ishte vetem 6 vjec. Po aq
te kahershme do i dukeshin edhe ato ditet kur
pozonte para paqyres, duke kenduar, kur perpunonte
zerin me mesuesen e saj te muzikes, edhe ato ditet
kur kendonte ne festivalet e femijeve. Ndersa
ajo dita kur u paraqit tek Vera Grabocka per spektaklin
"Kerkohet nje yll", i dukej se kishte
qene ne ato caste. Qe aty kishte nisur fati i
mbare. "Une e ndjeva qe kur Grabocka me pa
dhe me pyeti per syte, nese i kisha te mite apo
kisha vene lente. Une i thashe se ato ishin ngjyra
ime origjinale. Me ngrohu ajo bisede dhe u ndjeva
me e sigurte edhe pse grupi i punes kishte menduar
se une do te konkuroja per topmodele dhe jo per
te kenduar"- Orinda tregon se ishin perpjekur
t'ia mbushnin mendjen qe te prezantohej dhe si
top-modele qe te mund te hynte me pas edhe ne
spektaklin e bukurise "Miss Albania 2003".
Por jo. Orinda nuk e kishte bukurine per ta shitur
ne pasarela, por per veten e saj, ndersa do kendonte..."Dua
te te puth cdo mbremje deri ne mengjes"
E kishin ngacmuar shpesh per bukurine e saj, per
tipin lozonjar e te ndrojtur, por pas asaj nates
magjike, syte kureshtar nisen te emociononin aq
shume sa- "Shpesh here shkoja ne shtepi duke
qare. Ndjehesha e pafuqishme per ta perballuar
gjithe ate vemendje e gjithe ato ngacmime. Por
me kaloi shpejt dhe nisa te mesohem pak e nga
pak me te qenurin njeri i njohur"-Edhe vete
cuditet kur sjell ne mendje gjithe ate qe ndodhi,
ne nje nate te vetme, pas se ciles endrra, nuk
mbeti thjeshte enderr perderisa te nesermen kur
sapo hapte syte, degjonte t'i kendonin..."Te
dua, te dua dhe ti e di mire", rrugeve te
Tiranes. Ndersa ajo u dhuronte buzeqeshjen e saj
karakteristike, adhuresve te shumte.
Pas humbjes së një miku
Brenda nje muaji ka humbur me shume se pese kile
nga trupi i saj. Edhe pse nuk do qe ta ngulise
ne mendje se shkaku kryesor per kete, eshte humbja
e nje mikut te saj, arsyeja kjo mbetet. Eshte
kjo nje humbje qe i ka cenuar disi edhe buzeqeshjen
e saj te bukur, e cila here pas here shemtohet
ne lot. "E kisha shume per zemer ate mik
dhe humbja e tij me ka prekur shume keto kohet
e fundit. Ndarja ka ndodhur vetem dy jave me pare
dhe une ende nuk e kam marre veten nga kjo. Nuk
po arrij te shijoj deri ne fund kenaqesine qe
me jep puna me muziken, e cila deri tani me ka
ecur shume mbare. Ate dite qe po udhetoja per
ne Kosove pyesja veten nese ndjehesha e lumtur
qe puna me albumin po niste, tani qe endrra ime
e madhe po realizohej. Me rezultonte se nuk ndjehesha
dhe aq mire sepse brenda meje eshte krijuar nje
boshllek i madh". Orinda nuk deshiron te
ndalet gjate ne kete humbje. Te thote prere se
do perpiqet ta marre veten nga e gjithe kjo, sepse
i duhet te punoje shume per albumin.
|