| Temperatura normale mesatare e trupit është prej 36-37'C. Kontrollimi i temperaturës trupore bëhet me ndihmën e termometrit medicinal i cili i ka shkallët prej 35-42'C. Temperatura matet në rrudhat lëkurore, siq është nën sqetulla, në zgavrën e gojës dhe zgavrën anale.
Temperatura në zgavrën anale është më e madhe për rreth 0.5'C prej temperaturës së matur nën sqetull. Temperatura trupore ndryshon gjatë ditës, kështu që në mëngjes është minimale, ndërsa maximale pas dite dhe në kohën e tretjes. Oshilimet ditore të temperatureës trupore janë prej 0.5-1'C.Temperatura e pjesëve të ndryshme të trupit tregon ndryshime te caktuara. Kështu që temperatura e sipërfaqeve të lëkurës është më e ultë prej temperaturës së organeve të brendshme, që është e kuptueshme për shkak se pjesët sipërfaqësore janë nën ndikimin direkt të ambientit të jashtëm. Krijimi dhe lirimi i nxehtësisë janë nën kontrollin e mekanizmave të përbërë neuro-humoral. Mu për këtë shkak foshnja e posalindur dhe foshnjet (te të cilët këta mekanizma nuk janë të formuar), sillen si individë me temperatureë të ndryshme te të cilët mund të pasojë ndryshimi i temperaturës trupore jashtë kufijve fiziologjike, madje foshnjat e durojnë më shumë temperatureën e lartë se të rriturit. Për këtë arsye është e rendësishme që foshnjet të mbrohen prej të ftohtit , ashtu është prej të ngrohtit.
|