 |
"Loja e Arbër Xhaferrit me pengjet"-
4 Shtator , 2002
Ademi: PDSH kërkon të tregojë se ka
në kontroll shqiptarët në Maqedoni.
Politikanë të papërgjegjshëm po rrezikojnë
zgjedhjet
INTERVISTE/ Flet Xhevat Ademi, sekretari i Partisë Demokratike
Kombëtare: Pengmarrja, një inskenim.-Loja e Arbër
Xhaferrit me pengjet"-ETIOLA KOLA
Numri dy i PDK: Nipi im, viktimë e PDSH-së
Xhevat Ademi, numri dy i PDK-së, akuzon Arbër Xhaferrin
dhe partinë e tij për lojën me pengjet maqedonase.
"Eshtë e gjitha një inskenim që e bën
PDSH-ja për të treguar se arrin të kontrollojë
shqiptarët në Maqedoni", thotë Ademi në
një intervistë për Gazetën Shqiptare.
Sekretari i Partisë Demokratike Kombëtare fajëson
Xhaferrin edhe për vrasjen e nipit të tij. "Partia
e zotit Xhaferri ka përgjegjësi politike.
Agroni ishte çmimi, mbase i arsyetuar, për veprimet
e PDSH-së", deklaron Ademi. Izolimi i Ahmetit? "Broçkulla!",
thotë ai.
Zoti Ademi, si e vlerësoni situatën e fundit në
Maqedoni?
"Për të gjithë njohësit e realitetit,
jo vetëm politik, më e pakta që mund
të thuhet është se kjo situatë është
e paparashikue-shme. Sepse aktorët
politikë (e kam fjalën për garniturën
aktuale qeverisëse), të ballafaquar
me faktin se do i humbin zgjedhjet, sillen sipas logjikës:
Nëse unë
humbas, le të shkatërrohet gjithçka. Në
këtë frymë të një orientimi të
përçudnuar, ata po ndërmarrin veprime që
eliminojnë mu-ndësinë e mbajtjes së zgjedhjve.
Tensionimi i situatës, duke filluar nga heqja e flamujve
shqiptarë, deri te inskenimi i pengmarrjes (veprime të
shoqëruara me eliminimin e shqiptarëve), e ngarkojnë
situatën në këtë periudhë parazgjedhore.
PDK denoncon dhe distancohet nga kjo logjikë, e cila
jo vetëm nuk përkon me orientimin tonë politik,
por është e kundërta e asaj që ne i ofrojmë
votuesve dhe pretendojmë të instalojmë në
Maqedoninë e pas 15 shtatorit".
A mendoni se vrasja e nipit tuaj ka një prapavijë
politike?
"Unë përpiqem të jem politikan i përgjegjshëm.
Likuidimin e të afërmit
tim, në radhë të parë e shoh si vazhdim
i viktimizimit të shqiptarëve në
Maqedoni. Agroni u vra fillimisht sepse është shqiptar.
Ai ka qenë anëtar i PDK-së dhe aktivist i strukturave
elektorale, kushëriri im më i afërm... do të
doja që këto të jenë të dorës
së dytë dhe përpiqem ta trajtoj kësisoj.
Por shumë enigma mbeten të pazbardhura. Likuidimi
i tij pa paralajmërim dhe pa asnjë motiv, më
shtyn të mendoj se gjithë ai inskenim për pengmarrjen
dhe hyrja e "Luanëve", kanë qenë
veprime të paramenduara për të ndjellë
frikë te shqiptarët dhe për të sjellë
mesazhe të qarta se ja se si përfundojnë ata
që punojnë kundër garinturës qeverisëse.
Ky dimension nuk mund të anashkalohet. Agroni nuk është
viktima e parë shqiptare nga autoritetet qeverisëse
në Maqedoni. Them në Maqedoni dhe jo maqedonase
sepse zv/ministri i Brendshëm është shqiptar
(anëtar i PDSH-së). Megjithatë, ndodhin vetëm
vrasje të shqipta-rëve. Sado të përpiqem
të jem i arsyeshëm..."
Domethënë ju akuzoni PDSH-në?
"Unë nuk i akuzoj, por them që kjo parti dhe
zoti Xhaferri kanë
përgjegjësi politike për këto veprime.
Unë dëshiroj që Agroni të jetë
viktima e fundit nga dora e strukturave shtetërore, viktima
e fundit
shqiptare".
A besoni se kjo vrasje ka lidhje me pengmarrjen e pesë
maqedonasve?
"Dua të sqaroj opinionin shqiptar një herë
e mirë. Operacioni 'pengmarrje' është një
veprim i inskenuar. Kjo për faktin se faktorët që
zunë gjoja peng maqedonasit, janë persona që
kontrollohen nga Partia Demokratike Shqiptare dhe njerëz
të zv/ministrit të Bren-dshëm. Në mesin
e 5 pengjeve ka qenë edhe një zv/komandant i "Luanëve",
forcave paramilitare të Boshkovskit. Lirimi spektakolar
i tyre të shtyn të dyshosh se këtë e ka
realizuar koalicioni VMRO-DPMNE për të dëshmuar
se është mbrojtës i qytetarëve maqedonas.
Ndërsa PDSH-ja, është bashkëpjesmarrëse
për të dëshmuar se kontrollon qytetarët
shqiptarë. Agroni është viktimë që
i shoqëroi këto operacione. Eshtë çmimi,
mbase i arsyetuar, për këto veprime. Në një
bisedë telefonike, njëri prej pengmarrësëve
e pranoi se 'komunikojmë me ministrat e Punëve të
Brendshme' (që do të thotë ministri dhe zëvendësi).
Nuk është pa efekt ky aksion. Efekti është
vrasja e Agronit dhe përcjellja e mesazhit se ata (partnerët)
janë akoma të fortë. Ky është dimension
kriminal. Duhet mundur politikisht dhe pastaj të asgjesohet
me norma ligjore. Duhet luftë pa kompromis kundër
krimit të organizuar brenda pushtetit. Edhe ndërkombëtarët
e kanë deklaruar se
pushteti në Maqedoni është i inkriminuar".
PDSH e Xhaferrit është shprehur për bojkot
- për herë të parë u përdor ky term
- nëse izolohet Ali Ahmeti. Cili është qëndrimi
juaj?
"Në këtë kohë fushate nuk mund të
izolohet asnjë subjekt dhe asnjë njeri.
Janë broçkulla, izolimi i BDI-së dhe Ahmetit.
Ndërsa kundërpërgjigja e
PDSH-së është një deklaratë për
efekt propagandistik. Nëse PDSH-ja
bojkoton zgjedhjet, çdo të bëhet me subjektet
e tjera?! Edhe nëse ata (të PDSH-së) e kanë
me të vërtetë (unë ju garantaj që
nuk është kështu), është një
paralajmërim i faktit se do i humbin zgjedhjet dhe të
gjitha veprimet janë në favor të BDI-së
dhe PDK-së. Që tani ata abonohen në kontestimin
e rezultateve të zgjedhjeve të 15 shtatorit".
A mendoni se do të ketë zgjedhje të qeta e
demokratike në Maqedoni? "Eshtë e vështirë
të parashikosh, sepse ke të bësh me politikanë
të
papërgjegjshëm. Komuniteti ndërkombëtar
dhe përgjegjësia e subjekteve shqiptare, (me përjashtim
të PDSH-së) do japin shansin që në Maqedoni
të fitojë opsioni i ri. Të rifillojë një
nismë e re, se përndryshe, nëse pamundësohen
zgjedhjet normale, Maqedonia nuk do të mundë të
dalë nga protektoriati ndër-kombëtar".
E nëse ndodh e kundërta (nëse do të ketë
normalitet), ju thoni se nuk është më i nëvojshëm
faktori ndërkombëtar në Maqedoni?
"Edhe po të ketë normalitet, sërish, edhe
për një farë kohe, do të duhen
ndërkombëtarët. Ata nev-ojiten për asistencën
gjithpërfshirëse. E kam
fjalën për të gjithë shoqërinë
maqedonase, jo vetëm për shqiptarët".
Kliko per te printuar artikullin
|