[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Intervista

INTERVISTË
e Kryetarit të FBKSH-së, Valdet Vardarit,
dhënë të përditëshmes ”ZËRI” të Prishtinës

1. ZËRI: Kohëve të fundit nëpër shumë rrugë të Kosovës janë vërejtur patrulla të cilat prezantohen si pjesëtarë të AKSH-së. - A mund të na thoni kush i autorizon këto patrulla që të dalin rrugëve të Kosovës, në emër të kujt dalin ato dhe cili është qëllimi i patrullimeve dhe kontrollimeve nëpër rrugët e Kosovës?

VALDET VARDARI: Patrullat që prezantohen nëpër rrugët e Kosovës në emër të AKSH-së nuk kanë asgjë të përbashkët me ARMATËN KOMBËTARE SHQIPTARE, sepse Kryesia Qendrore e FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR ka këtë strategji: ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE (AKSH), si strukturë ushtarake e FBKSH-së, do të luftojë vetëm uniformat sllavo-greke. Pra, AKSH-ja është prezente dhe do të jetë edhe më prezente nëpër trojet shqiptare nën IRJM, në Kosovën Lindore, në Kosovën Veriore, në Mal të Zi dhe në Çamëri. Kurse, në Shqipërinë Londineze dhe në Kosovën aktuale (Qendrore), ku aktualisht nuk është uniforma sllave dhe është KFOR-i dhe UNMIK-u, vepron FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR. Ata që veprojnë kështu janë armiq të FBKSH-së dhe AKSH-së, sepse ata dëshirojnë që FBKSH-në dhe AKSH-në, së pari, ta kompromentojnë para popullit shqiptar, dhe së dyti, FBKSH-në dhe AKSH-në ta konfrontojnë me faktorin ndërkombëtar. Pra, ata janë kontigjenti serb në Kosovë. Këta matrapazë, maskaxhinjë dhe shërbëtorë të pushtuesve sllavo-grekë kanë marrë edhe rolin e tagrambledhësave, të cilët popullin shqiptar e plaçkisin dhe e kërcënojnë në emër të AKSH-së. Tanimë Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të FBKSH-së dhe Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së, disa herë me rradhë është prononcuar për këtë fenommen kriminal që është shfaqur kohëve të fundit, mu në kohën kur FBKSH-ja ka filluar të marrë legjitimitetin e kombit shqiptar. Ju lutem lexoni faqet tona zyrtare: www.shqiperiaebashkuar.com dhe www.aksh.org dhe do të bindeni mbi krejt atë qe ua thashë më lart.

2. ZËRI: Çfarë mund të thuhet për veprimin e AKSH-së në Maqedoni, në Luginë të Preshevës dhe në Kosovë, konkretisht cili është qëllimi i AKSH-së në Kosovë?

VALDET VARDARI: Armata Kombëtare Shqiptare përbëhet nga 4 Divizione:
1. Divizioni "ADEM JASHARI", që vepron në trojet shqiptare të Kosovës Lindore dhe Kosovës Veriore;
2. Divizioni "SKËNDERBEU", që vepron në trojet shqiptare nën IRJM;
3. Divizioni "ULQINI", që vepron në trojet shqiptare nën Mal të Zi; dhe
4. Divizioni "ÇAMËRIA", që vepron në trojet shqiptare nën Greqi.

Kurse, siç iu thash edhe më sipër, nëpër fshatrat, lagjet dhe qytetet e Shqipërisë Londineze dhe të Kosovës aktuale, ne kemi ngritur dhe kudo do te ngritim Këshillat e FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR. Uniforma dhe emblema e ARMATËS KOMBËTARE SHQIPTARE nuk është dhe kurrë nuk do të jetë prezente në Shqipërinë Londineze dhe Kosovën aktuale.

Ajo, siç iu thash edhe më lart, do të jetë prezente kudo që do të jenë uniformat ushtarako-policore të pushtuesëve sllavo-grekë.

3. ZËRI: Në Kosovë ekzistojnë trupat e KFOR-it, të policisë së UNMIK-ut, të Shërbimit Policor të Kosovës dhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Nëse thuhet se AKSH-ja ka dalur përveç tjerash ta mbrojë edhe popullin e Kosovës, a mund të na thoni, nga kush është i rrezikuar populli i Kosovës dhe prej kujt mendon ta mbrojë atë AKSH-ja?

VALDET VARDARI: Besoj që më sipër iu përgjegja edhe kësaj pyetjeje. Pra, AKSH-ja nuk ka pse del në Kosovë, sepse aty jane trupat e KFOR-it, UNMIK-ut, TMK-ja dhe SHPK-ja. Por, kur Forcat ushtarake serbe të pretendojnë të rikthehen në Kosovë, siç po përgatiten, unë iu garantoj që, edhe nëse ndodhë që KFOR-i dhe UNMIK-u ta lënë Kosovën në mëshirë të Sërbisë, ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE do të jetë e para që Sërbisë do t'ia ndalë vrapin në kufinjtë e Kosovës historike, sepse andej vepron Divizioni "ADEM JASHARI".

4. ZËRI: A ka, në fakt, njerëz që dalin të patrullojnë në emër të AKSH-së dhe të cilët nuk janë në kuadër të organizatës suaj? Nëse po, kush janë ata njerëz, cili është qellimi i tyre?

VALDET VARDARI: Edhe ne kemi dëgjuar se ka pasur disa raste që nëpër disa fshatra të Kosovës kanë dalë njerëz me maska, të cilët janë prezentuar si pjestarë të AKSH-së dhe fshatarëve u kanë kërkuar edhe ndihma për AKSH-në, por ne këto veprime i kemi gjykuar, dhe Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së ka urdhëruar strukturat e tij të zbulimit dhe të ndjekjes ndalimin këtyre personave, të cilët për qëllim kanë që popullin shqiptar ta vjedhin, dhe nga ana tjetër para popullit ta kompromentojnë AKSH-në; pra, me këtë veprim ata bëjnë punën e armikut sllavo-grek. Disa raste në IRJM na dëshmojnë, se personat e tillë janë të lidhur me policinë sllavomaqedonase. Kam bindjen e pa tundur se edhe këta kriminelë që paraqiten në Kosovë janë kontigjenti serb që vepron në Kosovë, dhe sipas informacioneve qe ne posedojmë nuk janë pakë, por mbi 70 mijë agjentë të Sërbisë, që janë shumë aktivë në Kosovë, të cilët edhe janë aktorët dhe atentatorët e gjithë atyre që janë vrarë deri më tani dhe që do të vriten në Kosovë në të ardhmen.

5. ZËRI: Kur do të vijë koha që pjesëtarët e AKSH-së të heqin maskat dhe të dalin publikisht nëpër vendet ku operojnë apo patrullojnë? A është reale të pritet kjo?

VALDET VARDARI: Koha në të cilën jemi aktualisht, është kohë shumë e vështirë edhe për arsyen se nuk kemi dalur hapur. Dhe, ju me vend po e shtroni këtë pyetje, sepse kur AKSH-ja të dalë hapur nuk do të kenë mundësi që armiqtë e kombit të veprojnë siç po veprojnë aktualisht. Me sa e di unë, dhe sa jamë i informuar nga Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së, këto ditë është dashur që AKSH-ja të dalë publikisht në terren. Mirëpo, Kryesia Qendrore e FBKSH-së, duke analizuar gjendjen e krijuar në konfliktin SHBA-Irak, nuk lejoi që kjo të bëhet para se të zgjidhet apo të përfundojë ky konflikt. Pra, menjëherë pas zgjidhjes apo përfundimit të konfliktit, populli shqiptar do t'i shohë djemtë dhe cucat, luftëtarët, komandantët, ushtarakët dhe gjeneralët e ARMATËS KOMBËTARE SHQIPTARE pa maska dhe ballëhapur.

Me përshëndetje atdhetare e luftarake,
KRYETARI I FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR,
Mr. VALDET VARDARI

[an error occurred while processing this directive]
 
[an error occurred while processing this directive]