20. Gusht, 2002
RUFI OSMANI: DALJA ME LISTA TË VEÇANTA DREJTPËRDREJT
DO TË MARGJINALIZOJ DHE DO TË RELATIVIZOJ POZITËN
POLITIKE TË SHQIPTARËVE NË PARLAMENT
“…të gjitha këto slogane zgjedhore,
objektivisht, kanë pak elemente për realizim praktik
të tyre duke pasur parasysh kapacitetet mjaft minore
ekonomike, politike dhe të sigurisë, të cilat
ekzistojnë aktualisht në Maqedoni” –
thotë, analisti nga Gostivari, Rufi Osmani.
RADIO EVROPA E LIRË
Para disa ditësh ndërmjet dy ministrave të
qeverisë së Maqedonisë u zhvillua një
polemikë e rreptë lidhur me aspektetet e procesit
zgjedhor. Ministri i drejtësisë akuzoi ministrin
e brendshëm për përpjekje të falsifikimeve
të listave të votuesve, ndërsa ministri i brendshëm
tha se zgjedhësit e përmendur kanë të
drejtë të plotë vote. Si i vlersoni ju këto
zhvillime?
RUFI OSMANI
Konstatimet që ju i dhatë janë të sakta,
tashmë mund të konstatohet se polemika në fjalë
bjenë në sipërfaqe skenarin e autoriteteve
aktuale qeveritare, që gjatë këtyre
zgjedhjeve me çdo kusht të bëjnë falsifikimin
zgjedhor; të bëjnë falsifikimin zgjedhor kryesisht
në
dobi të sllavo-maqedonasve dhe në veçanti
në dobi të
partisë sllave në pushtet – VMRO-DPMNE. Mendoj
personalisht se dëshmitë dhe argumentet që
i prezentoi
ministri i drejtësisë, Igjet Mehmeti, janë
të argumentuara, të dëshmuara. Ato nxjerrin
në siperfaqe
që qeveria aktuale, në veçanti partneri sllav
në këtë
qeveri, tenton me çdo kusht jo vetëm të rrisë
numrin e
zgjedhësve sllavë, por drejtpërdrejt të
rrisë edhe
numrin e shtetasve sllavë në Maqedoni, përkundër
faktit që ata nuk kanë të drejtë ligjore.
Përkundër
faktit që një devijim i tillë dhe një
falsifikim është
në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Mirëpo,
për fat të keq, këto dukuri janë evidente.
Unë presë që
dukuri të ngjajshme dhe të natyrave të tjera
të kemi
edhe në të ardhmën e afërt, në vecanti
në vigjilje të
zgjedhjeve që i kemi në prag.
RADIO EVROPA E LIRË
Tashmë është e qartë se blloku politik
shqiptar do të paraqitet me katër parti politike.
Disa ekspertë juridikë kanë tërhequr vërejtjen
se kjo gjë mund të ndikojë në numrin e
tërsishëm të deputetëve shqiptarë
në Kuvendin e Maqedonisë. Si e vlerësoni ju
këtë situatë apo mbase…
këtë mosgatishmëri të partive politike
shqiptare që të
garojnë duke krijuar koalicione parazgjedhore?
RUFI OSMANI: Po, personalisht pajtohem me vlerësimet
që ju i përmendët në emër të
analistëve të caktuar. Mendoj se ky është
një gabim mjaft i madh politik. Ky gabim do të ketë
si pasojë humbjen e së paku pesë deri në
tetë mandate politike të deputetëve shqiptarë
dhe në këtë mënyrë drejtpërdrejt
do të margjinalizoj dhe
do të relativizoj pozitën politike të shqiptarëve
në
Parlament. Dhe në veçanti këtë pozitë
do ta bëjë mjaft
inferiore në kombinatorikat eventuale që do të
jenë
pas zgjedhjeve për konstituimin e qeverisë së
re.
Mendoj se në këtë drejtim, pikërisht bartësit
e idesë
për themelimin e këshillit politik shqiptar, këshillit
koordinues, këshillit i cili për bindjen time që
në
atë kohë ka qënë një ide mjaft nadve
politike dhe
praktikisht e parealizueshme pasi që dy subjektet kyçe
që de fakto e bënë këtë këshill
e që më vonë, do kisha
thënë në heshtje e minuan. Ish UÇK-ja
dhe aktualisht
BDI-ja dhe në veçanti PDSH-ja në krye me
Xhaferin do
të bartin përgjegjësinë kyçe dhe
kryesore pse
shqiptarët do të dalin mjaftë të parcializuar
dhe në
masë të madhe dalin të parçarë
me katër lista
zgjedhore. Dhe në këtë mënyrë ato
duke garuar për së
tepermi ndërmjet veti do të humbin betejën
politike
në raport me partnerin maqedonas, partner i
cili për fat të keq edhe më tutje do të
ketë shumicën
në Parlamentin e ardhshëm të Maqedonisë.
RADIO EVROPA E LIRË
Siç thamë, partitë politike tashmë po
e
zhvillojnë fushatën e tyre. Sipas mendimit tuaj
çka u
ofrojnë ato qytetarëve të Maqedonisë dhe
a do të mund
t’i realizojnë premtimet që po i japin?
RUFI OSMANI
Po, personalisht, nga pozicioni i një analisti
të pavarur do të kisha thënë se kjo fushatë
elektorale
karakterizohet me disa veçori dalluese.
Në njërën anë kemi tandemin PDSH-VMRO,
të cilët
nëpërmjet një radikalizmi verbal propagandistik,
me elemente të skajshme të një nacionalizmi
primitiv, tensionojnë dukshëm atmosferën elektorale.
Në njërën anë, protagonistët kryesorë
të PDSH-së
Flasin për të drejtën e shqiptarëve për
të krijuar Shqipërinë etnike, mirëpo askund
nuk përmendin mënyrën, rrugën dhe kapacitetet
që shqiptarët i kanë për të realizuar
një ide të tillë madhore në kontekst të
proceseve integrative. Dhe në anën tjetër,
partneri i tyre
strategjik, VMRO-ja, duke luftuar kryesisht idenë e
pavarsisë së Kosovës, duke rishfaqur edhe një
herë
gjoja rrezikun për rifillimin e kryengritjes së
armatosur shiptare, tash nën firmën e ushtrisë
së
Iliridës dhe duke ofruar alternativën e dëbimit
të
shqiptarëve në Adriatik, krijojnë tensione
në palën
sllave dhe në rrafsh me shqiptarët.
Dhe, në këtë mënyrë, ne nga këto
dy parti që
aktualisht janë në qeverisje kemi një radikalizëm
të
koordinuar, kemi një ekstremizëm gjithashtu të
koordinuar me të vetmin qëllim që nëpërmjet
kësaj
karte të provojnë të rifitojnë zgjedhjet,
pasi që janë
të vetëdishme që e kanë humbur kredibilitetin
tek
zgjedhësit alternativë. Në anën tjetër,
është simptomatike në veçanti fushata
e partisë së dalë nga ish UÇK-ja, BDI-ja,
e cila kryesisht cakun e vet zgjedhor e lidhë vetëm
me
realizimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit,
që
personalisht mendoj se është një objektiv i
gabuar,
sepse kjo marrëveshje mund të jetë vetëm
një
marrëveshje e përkohshmë. Sepse kjo marrëveshje
nuk
ekuilibron pozitën e shqiptarëve në sistem
dhe në
veçanti nuk e ka instaluar të drejtën e vetos
në
strukturimin shtetëror dhe në politikën shtetërore
dhe
nacionale. Sido që të jetë, partitë e
tjera për kartë
të tyre zgjedhore kryesisht kanë çështjen
e papunësisë,
kanë çështjen e luftës kundër krimit
të organizuar dhe
të kontrabandës. Dhe personalisht mendoj se të
gjitha
këto sllogane zgjedhore, objektivisht marrë, kanë
pak
elemente për realizim praktik të tyre duke pasur
parasysh kapacitetet mjaft minore ekonomike, politike
dhe të sigurisë, të cilat ekzistojnë aktualisht
në
Maqedoni.
R
|