[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Humor 9

Barcoleta nr. 1

Në shtëpinë përmirësuese shkojnë mjekët për të shikuar se a mos dikush nga pacientët (budallët) është përmirësuar apo nuk është përmirësuar .

Në fillim ata i qojnë në një bazen të pa mbushur me ujë, dhe shohin se një nga budallët nuk hynë në ujë .Shkon mjeku dhe e pyet se përse ai nuk po hyn në bazen për të notuar.

Pacienti (budalla) përgjigjet kështu:

I kam harruar brekët e lamjes!

Barcoleta nr.2

Prap në të njëjtin bazen por tash të mbushur me ujë .

Njëri nga budallët don të mbytet sepse nuk din not.

Shkon budalla tjetër dhe e nxjerr nga uji.

Dhe tash mjekët thonë se ai duhet të shkojë në shtëpi sepse ai është i përmirësuar , mirëpo njëri nga mjekët e pyet se ku e la ai atë budallën tjetër që e shpëtoi .

Budalla thotë:

Shikoni atje lartë në tela të shtyllës elektrike e kam varur për me u ter (tharë)!.

Barcoleta nr.3
Në një tren , duke udhetuar tre djelmosha të rinjë , pas një udhëtimi disa orësh ata i kap uria , dhe don të hanë diçka dhe për fat të mirë ju qëllon ushqimi me vehte ,por problemi është se ushqimi ishte i konzervuar , e ata nuk kishin hapëse (çelës ) të konzervës .

Për fat aty në tren , në kupen e tyre qëllon edhe hoxha i cili kishte vetëm një brisk.

Njëri nga djelmoshat i kërkon hoxhës briskun , dhe natyrisht se hoxha ua jep pa përtesë.

Djelmoshat han ushqimin e tyre dhe kur i kthejnë briskun hoxhës thonë:

Hoxhë urdhëro briskun dhe falemënderit se i hapëm disa konzerva me mish derri .

Hoxha thotë :

S’ka lidhje se edhe ashtu unë këtë brisk e kam për syneti.

Barcoleta nr.4
Një djalosh i bëhet monoton një vajze duke e ndalur shpesh.

Një ditë ndalet vajza dhe:

VAJZA : Nuk bënë që ne të dy të jemi bashk !

DJALI : Përse ?

VAJZA : Sepse kam babin shahist .

DJALI: Ani çka ka të bëjë këtu dashuria me shahist.

VAJZA: Ka të bëjë sepse ai kurrë nuk e jep mbretëreshën për kali.

Pyetja 1:

Përse zezakët i kanë shuplakat e duarve të bardha?

(Sepse , kur zoti i ka qitur për ti ngjyrosur i ka pshtetur me duar për muri).

Pyetja 2:

Çka ka thanë zoti kur ka dalë zezaku i dytë në tokë?

( M’u dogjë edhe ky) .

Barcoleta nr.5

Një fshatari i humbë përzjersja e betonit , dhe e kërkon gjithkahë por se gjenë dotë.

Mirëpo , pas disa ditësh kërkimi , ai e gjenë përzjersen e vet tek fqiu i parë dhe :

FSHATARI: Pse bre kojshi ma ke vjedhe përjersen time, si spo të vjen marre?

FQIU: Jo bre kojshi se kamë marrë unë por fëmijët e kanë marrë.

FSHATARI:Po si mundë ta qojnë fëmijët përzjersen e 50 kilogramëve.

FQIU:Ai kojshi , po ku e dinë fëmijët se sa kilogram i ka përzjersja ,ata e kanë marrë.

Barcoleta nr.6

Në një udhëtim me dy autobusa , udhëtojnë vjehrrat dhe të rejat e tytre , mirëpo, vjehrrat udhëtojnë me autobusin e parë ,dhe gjatë udhëtimit ju ndodhë një fatëkeqësi komunikacioni dhe mbyten të gjitha vjehrrat.

Pasi që arrin autobusi i të rejave në vendin e ngjarje , të gjitha të rejat dalin dhe vallëzojnë prej gëzimit që iu kanë mbytur vjehrrat.

Mirëpo, një nuse ndaqlet dhe qanë , kursëe një nuse tjetër shkon dhe e pyet se përse po qanë , pra e pyet se a shumë e ka dashur ajo vjehrrën e vet apo qka ka që po qanë .

Ajo për gjigjet : Nuk po qajë që e kamë dashur shumë por po qajë se nuk është qilluar vjehrra e ime në këtë autobus.

Pyetja 3
Cila është një shtazë e vetme e cila i ka dy zemra?

(Xhirafa)

Pyetja 4
Pse xhirafa e ka qafën e gjatë?

(sepse kokën e ka largë trupit)

(që të mos ju marrë erë këmbëve)

Pyetja 5
Pse pula nuk guxon të pijë ujë të nxehtë?

(sepse frigohet që i bënë vet e ziera)

Barcoleta nr.7
Në një tren duke udhëtuar gjermani , amerikani dhe anglezi provojnë se kush e ka kokën më të fortën , pra provojnë se kush po mundet me e ngulë gozhdën në muret ndërmjet kupeve të trenit. Provon i pari gjermani dhe deri diku e ngul gozhdën por dikur i dhembë koka dhe thotë se nuk mundet më . I dyti provon anglezi , edhe ai deri diku e ngul gozhdën por nuk mundet . Dhe i treti provon amerikani dhe fillon ta rrahë gozhdën dhe konstatojnë se muri është shpuar por gozhda nuk ka shkuar deri në fund, fillojë të dredhohej gozhda dhe thonë : eja të shiqojmë në kupen tjetër se diqka nuk është në rregull. Posa dalin në kupen tjetër shohin shqiptarin i cili kishte mbështetur kokën në mur dhe kishte ndezur një cigare , dhe gozhda nuk e shponte kokën e shqiptarit në asnjë mënyrë , dhe konstatojnë se shqiptari e ka kokën më të fortën .


Barcoleta nr.8
Një vozitësi duke ngarë automjetin , papritmas i delë në rrugë një grua e moshuar dhe ndodhë ajo më e keqja , pra fatëkeqësia.

Jo rastësishtë qëllon aty një polic dhe i thotë vozitësit:

Polici: Përse nuk i re sirenës , por vozite ashtu?

Vozitësi: Nuk desha që ta frikësojë të gjorën.

Barcoleta nr.9
Një vozitësi papritmas i delë në rrugë një njeri i moshuar .

Vozitësi nuk mundi ta ndali veturën e vet edhe pse frenoi prap ndodhi fatëkeqësia dhe automjeti kaloi me të katër rrotat përmbi trupin e kalimtarit, mirëpo ndodhi ajo që i thonë fati në fatkeqësi , shpëtoi kalimtari , e vozitësi pasi ndali veturën iu drejtua kalimtarit:

Vozitësi: Kujdes more shiqo se kah po shkon!

Kalimtari me njëqind mundime duke u zgjuar në këmbë i përgjigjet:

Kalimtari: Pse a mos deshe ti grahësh edhe për mbrapa tani!

Barcoleta nr.10

Një student njoftohet me një vajzë e cila ishte prej një fshati, kështu që në takimin e pare vendosin të hynë në një kafiteri .

Afrohet kamarieri dhe po i pyet se çka dëshirojnë të pinë dhe :

Kamarieri: Dëshironi të pini diçka?

Studenti i drejtohet vajzes dhe e pyet :

Studenti: Ç’doni të pini?

Vajza : Jo asgjë nuk dua !

Studenti: Merr mori diqka se duhet.

Vajza : jo asgjë nuk dua !

Pas disa përsëritjeve , prap vajza nuk vendosë që të marrë ndonjë pije, kështu që studenti i thotë kamarierit që ti sjellë dy coca-cola.

Duke shkuar kamarieri vajza thotë :

Mi sjellë edhe mua dy coca-cola.

Pyetja nr.6
Një fshatarë shkon në treg për të shitur ve, dhe gjithësejt ai ka pasur tre konsumatorë (blerës ).
Konsumatori i parë shkonë tek fshatari dhe i kërkon gjysëmën e vezëve dhe një gjysmë veje. Fshatari pa u hamendur fare i merrë gjysmën e vezëve dhe një gjysmë veje dhe ia jep konsumatorit.
Pastaj shkon edhe konsumatori i dytë ,edhe ai i thotë mi jep gjysmën e vezëve dhe një gjysmë veje , e edhe atijë ia jepë po aqë ve sa ai i kërkon. Dhe së fundi shkon edhe konsumatori i tretë , edhe ai i kërkonë gjysmën e vezëve dhe një gjysmë veje, dhe i merrë po aqë ve.
Fshatari vërenë se i ka shitur të gjitha vetë, kurse pyetja është se :
Sa ve gjithësej ka pasur fshatari për të shitur në treg ?

(Fshatari ka pasur gjithësej 7 ve sepse:

).

Pyetja nr.7
Një krimbë druri është dashur që të hypë(ngritet) në një dru të gjatë prej 1m.

Rruga e tijë që ai e ka kaluar gjatë tërë ditës ka qenë 20cm, kurse në mbrëmje ai ka fjetur dhe ka rënë poshtë për 10cm , kurse pyetja është se për sa ditë krimbi e ka kaluar rrugën prej 1m?

(Krimbi e ka kaluar rrugën prej 1m për 9 ditë sepse në ditën e 9-të e ka arritur cakun).

Barcoleta nr.11

Një burrë dhe një grua të cilët ishin të papunësuar kërkojnë punë,të cilët kishin parë disa reklamacione në disa revista ditore, mirëpo , ata kërkojnë punë përmes telefonit, dhe sjellin një numër , persin sa të kapin lidhjen dhe:

Burri: alo, mirëdita.

Përgjegjësi: mirëdita.

Burri: Jemi një qift bashkëshortorë dhe dëshirojmë që ti kemi dy vende , dhe mundësishtë sa më afër njëri-tjetrit.

Përgjegjësi: Po more si jo sa të doni ju.

Burri: po mirë , kushtet qfare janë?

Përgjegjësi : cilat kushte?

Burri: mendoj, për kushtet e punës se dëshirojmë të konkurojmë për punë?

Përgjegjësi:Më falni , por kjo është qendra e varrezave të qytetit.

Barcoleta nr.12
Një grua e këshillon të bijen e vetë dhe i thotë se :

Kurrë mos gabo që të dashurohesh në Matematicient!

E bija e pyet: pse?

E ëma: Sepse, ai gjithëherë ka për të tradhëtuar me dy te panjohura . (X,Y)

Pyetja nr.7
Çka është dashuria?

( Dashuria është një malë shumë i madhë ,e në mes të ati mali gjendet një livadh, ku në atë livadhë shkojnë të gjithë gomarët e botës për të kullotur.)

Pyetja nr.8
Çka është teknika?

( Teknika është një mjeshtri qe duhet ta kesh qe kur të xiglosh shtyllat telefonike te qeshet centrali telefonik.)

Barcoleta nr.13

Një i dehur kthehet nga kafiteria dhe mundohet që të hapë derën me çelës por as sesi nuk mundet.

E vëren kojshiu i tijë dhe afrohet që ti ndihmoj:

Fqiu: Kojshi a të ndihmoj që të hapësh derën?

I dehuri: Jo kojshi , nuk ka nevojë , por vetëm mbaje derën që të mos lëvizë se e qeli vetë!

Barcoleta nr.14
Në teatër , dy shikuese vazhdimisht pëshpërisin . Shikuesi i neverikosur i cili rri para tyre kthehet dh iu thotë:

-Më falni , por unë nuk mund të dëgjoi asgjë!

-Ma allahile? I përgjigjet njëra – e ku po të intereson ty se për çka po bisedoj me shoqen time?

Barcoleta nr.15
Një plak dhe një plakë po bisedojnë ndërmjret veti dhe :

Plaka: O ti njeri!

Plaku: Çka mori , çka të mirën kie?

Plaka: Jo , unë jo , as të mirë e as të keqe , po pula qe po knon si Knus.

Plaku: Eeee, çka thojnë?

Plaka: Vallha qysh kam nie , thojnë se ndjell kob për të zotin e shtëpisë.

Plaku: Për të zotin e shtëpisë?! Bjerma qat sakicë!

Plaka: Çka po të duhet sakica o njeri?

Plaku: Bjerma sakicën , e mos e zgjatë shumë , se kjo pula që po knojka si knusë , nuk paska ndjell keq për mu , të zotin e shtëpisë , por për krye të vet.

Barcoleta nr.16
Kishin qenë një herë Hasa dhe Hysa, i zenë nata diku në rrugë dhe vendosin që të kalojnë natën diku në një Hotel .

Shkojnë tek Hoteli dhe i afrohen Recepcionistit dhe kërkojnë një dhomë për fjetje, e që fatkeqësisht dhoma ju qëllon diku ne katin e pestë dhe nuk kishte lift (ashensor).

Shkojnë në dhomë dhe :

Hasa: Auuu bre , po më hanë mickonjat.

Hysa : Qe po shkoj tek recepcionisti ti tregojë...

Shkon Hysa tek recepcionisti për ti qarë hallet e tyre.Mirëpo, recepcionisti i këshillonë që kur të hynë në shtrat për të fjetur ti fikun dritat .

Ashtu edhe veprojnë dhe dikur në mesnatë po vërehen disa xixëllonja, mirëpo dritaret i kishin harruar të hapura , dhe Hasa e frikësuar zgjohet dhe thotë:

Hasa: Ojjj Hyyysë , ikë se erdhën mickonjat me bateria me na ndjekë?!!

Kështu që duke ikur shkallëve teposhtë rrëzohet Hasa dhe lëndohet aqë fortë sa që kur thotë një fjalë e popullit sytë xixa i qesin.

Hasa i thotë Hysës : Ikë ti në të mujsh se, mue më zurën valla...

Pyetja nr.9
Si i thonë rrushit të keq anglisht?

(Bedrush)

Barcoleta nr.17

Dy kalimtarë rasti takohen dhe njëri e pyet tjetrin se :

A e dini se sa është ora?

-Po e di.

E faleminderit shumë.

Barcoleta nr.18
Një vozitës e gabon rrugën dhe hynë në rrugën njëkahëshe.E sheh polici dhe e ndalë:

-Hej more, kah je tuj shkue kështu?

-Po e shoh se qenkam vanue se të gjithë po kthehen prej pune vetëm unë po shkoj!.

Barcoleta nr.19
Një vozitës gabon rrugëndhe hynë në rrugën njëkahëshe.E ndal polici dhe :

- Kah po shkon more , a nuk e pe shigjetën a?

- Jo valla , as indianët nuk i pashë askundi!.

Barcoleta nr.20
Kishin qenë një herë Shqiptari , Amerikani dhe Gjermani, kishin dalë në peshkim me një barkë ,dhe për fat të tyre e zënë peshkun e artë , kështu që peshku ju thotë që të treve se po që se e lirojnë do tua plotësoj të treve nga një dëshirë dhe :

Amerikani: Mua më dërgo në ndonjë vendë në Amerikë ku ka shumë vajza të bukura!.

Gjermani: Mua më dërgo në një vendë të punës në Gjermani ku puna ime është shumë e lehtë!.

Peshku ua plotësonë dëshirat këtyre të dyve dhe i vie radha Shqiptarit:

Shqiptari: Duke e parë se në barkë ka mbetur i vetmuar thotë:

- Mua mi kthen ata dy shokët që i pata se nuk e di se si do të dalë nga këtu.

Barcoleta nr.21
Shqipëtari ,Amerikani dhe Gjermani dëshrojnë që të testohen se cili është më i menquri prej tyre : Si veprojnë ata , dëshirojnë që testimi i tyre të jëtë sa më korrekt dhe vendosin që të testohen përmes kompjuterit dhe:

Amerikani: Hynë për tu testuar dhe del nga dhoma e komjuterit pas 5 minutash.

Gjermani: Edhe ky hinë në dhomën e kompjuterit , testohet , dhe del pas 10 minutave.

Shqiptari: Hynë në dhomën e kompjuterit .

Amerikani dhe Gjermani presi 1 orë , 2 orë ,3ore ,...........,1 ditë , 2 ditë , ... por prap shqiptari nuk del nga dhoma testuese. Kështu që pas tre ditësh vendosin që të hynë dhe të shohin se çka është puna e shqiptarit.

Kur hynë në dhomë shohin shqiptarin duke pritur tek kompjuteri dhe duke marur të dhëna.dhe vendosin që shqiptari kishte qenë më i menquri.

Shqiptari e kishte pyetur kompjuterin se çka ka të re, kurse kompjuteri i kishte dhenë lajmet gjatë tërë kohës.

Pyetja nr.10
Profesori e pyet nxënësin ,nxënësi i kthen përgjigjëjen e saktë profesorit , kurse profesori e noton nxënësin me notë të dobtë(1) .Si është e mundur kjo kur dihet se profesori ka qenë korrekt ndaj nxënësit?

(Profesori e ka pyetur nxënësin se a ka mësuar,kurse ai ka thënë jo nuk kamë mësuar).

Barcoleta nr.22
Shkojnë Shqiptari , Amerikani dhe Gjermani tek zoti për ta vizituar dhe së pari hynë Amerikani , kështu që zoti zgjohet në këmbë dhe e përshëndet. Pastaj hynë Gjermani , e edhe atë e përshëndet zoti sikurse edhe Amerikanin , dhe së fundi hynë tek zoti Shqiptari , por ai nuk zgjohet nga vendi hiq për ta përshëndetur.Kështu që Amerikani dhe Gjermani e pyesin zotin se për çka ai nuk zgjohet në këmbë për ta përshëndetur Shqiptarin , kurse zoti përgjigjet :

Po që se unë zgjohem nga karrigeja ime , ai ka për t’ma zënë vendin!.

Pyetja nr.11
A e dini se , përse është vështirë të jeshë budallë në Kosovë?

(Sepse konkurrenca është e madhe!.).

Barcoleta nr.23
Një deputet e zuri djalin e tij 15 vjeçar duke gënjyer dhe u bë si i çmendur:

- A e di sa gjë e keqe është të gënjesh? A e di se çfarë u bëjnë atyre që gënjejnë?

- E di , i bëjnë deputetë!.

Barcoleta nr.24

Një lypës shkonë tek një zotëri dhe për çdo ditë merr nga 1DM prej tijë.Kështu që pas një kohe të gjatë vendos ky zotëriu që të mos i jap më para lypësit, dhe:

- Zotëri , a keni 1DM për të më dhënë?

- Jo nuk kam!

- E përse zotëri?

- Sepse kamë filluar të ndërtojë një shtëpi!

- Pse zotëri , a me para të miat doni ta ndërtoni shtëpin a?!.

Barcoleta nr.25
Një njeri duke udhëtuar sheh një fëmijë duke qarë dhe:

- Çka ki axhit që po qanë?

- Më ka humbur 1DM!

- Ja merre 1DM nga unë!

Pastaj fëmiu fillon të qajë edhe më shumë.

- E çka ki që po qanë tani?

- Po të mos e kisha humbur 1DM , tani do ti kisha 2DM!

Barcoleta nr.26
Një nxënës që sapo kishte kryer shkollën e mesme dëshironte që të konkurronte në Fakultetin e Elektroteknikës të Univerzitetit të Prishtinës: Mirëpo , kur ai arrinë në fakultet nuk e dinte se ku është referenti për t’ia dorëzuar dokumentet përkatëse , kështu që ai aty i sheh disa studentë dhe:

- Më falni, a e dini se ku e ka zyrën referenti?

Studentët e vëren se ai ishte një fillestar dhe e orientuan kah !

- Pasi që hynë ai aty , menjëherë del dhe :

- Më falni , por unë nuk ju pyeta se ku është Menza e studentëve?!

Barcoleta nr.27
Një katundar prej viseve malore erdhi në qytet të kërkonte çfatëdo pune . Pasi që për pastrimin e kanalizimit nuk ka konkurrencë të madhe , se tybe nuk do ti kishte ra hise hiq katundarit , vendosën ta pranojnë , po sa për sy e faqe e pyetën a e di shkrimleximin.

- Di me shkrue, -u përgjigj ai – por nuk di me lexue.

- Shkruaje , - i thanë – në letër emrin tënd.

- Ai shkarraviti diçka që s’del dreq që mundë ta lexojë dhe ua dha letrën.

- Çka është kjo , pashë të madhin zot?- e pyetën.

- Çka di unë,-tha ai.-Ju thashë: di me shkrue, po s’di me lexue.

Barcoleta nr.28
Para shumë vjetësh kalonin së bashku frigoriferi dhe llusteri. Aq mirë kalonin sa që të gjithë ua kishin lakmi:

- E’tlumët këta . Sa mirë po kalojnë.

Por , erdhi një ditë kur ata u fjalosën keq . Frigoriferi më nuk e donte llusterin . U ftof prej tij.

Llusteri nuk mujti me duru ma , i plasi zemra dhe e vari veten në tavan . Prej asaj kohe e këndej , frigoriferët janë gjithmonë të ftohtë e llusterët varen në tavan .

Pyetja nr.12

Pse polici nuk lahet kurrë?

(Pret që në bojler të ndizet drita e gjelbërt.).

Barcoleta nr.29
E blen njani një papagall, dhe sa herë që del ai prej shtëpisë së tijë , papagalli i gjuhet telefonit dhe flet sa mundet . Kështu që zotëriut i vjen fatura e telefonit shumë e madhe . Mundohet ta gjejë se kush e ka përdorur telefonin dhe e zen papagallin me pelë për dore .

Emerrë dhe gozhdon papagallin përballë krishtit , sikurse krishtin që e kanë gozhduar.

Mirëpo, pas një ore papagalli po bisedon me krishtin:

- Qe sa je more kështu i gozhduar ?

- Qe dymijë vjet!

- E valla , ti ja paske kajtë nanën telefonit!.

Barcoleta nr.30

Një kamion duke udhëtuar nëpër një rrugë të keqe rrokulliset . Afrohen disa njerëz aty për të parë se ç’kishte ndodhur. Mirëpo aty qëllon edhe një djalosh i cili kur i sheh disa lugët të qajit i drejtohet babës së vetë:

- Allahile , çka janë qëto?

- A nuk po i sheh a ?- janë rasad i kaciave!.

Barcoleta nr.31

Kishinpas shkue një herë elefanti dhe mini në një bazen. Elefanti lahej e mini e kqyrte.

-Pse nuk po hynë edhe ti në bazen të lahesh?- po e pyet dhelpna minin.

- Ia kamë dhënë brekët elefantit! – po i përgjigjet mini.

Barcoleta nr.32
Gjatë luftës në Kosovë një ushtarë i UÇK-së ishte hypur në hulajë e po luhatej.

- Çka po ban kështu? – po i thotë komandanti.

- Pe zezati një snajperist shka! – u përgjegj ai.

Barcoleta nr.33
Ishin shkue një herë Hasa dhe Hysa në Nju Jork , dhe morën një banesë në hotel , në katin 100 . Pastaj pasi që blejnë diçka në qytet , kthehen në hotel dhe çka me pa – lifti nuk po punojke . Nisen shkallëve . Kur hypin në katin e 30-të , Hasa i thotë Hysës :

- Nal t’kallxoj diçka , po Hysa ia kthen:

- Hajt se m’kallxon kur t’hypim në katin e 70-të.

Hasa don me i kallxu prapë , Hysa prapë i thotë:

- Hajt se m’kallxon kut t’hypim në katin e 70-të.

Kur hypin në katin e 70-të, Hysa i thotë Hasës :

- Fol qetash!.

- Valla .... i kam harru çelësat!

Nisen me u kthy poshtë. Kur shkojnë te kati i 40-të , Hasa po i thotë prapë Hysës :

- Nal t’kallxoj diçka , - por Hysa prej nervoze po ia kthenë :

- Hajt se m’kalxon poshtë.

Kur mbrrinë poshtë Hysa po i thotë Hasës:

- Fol qetash çka kie?! – Hasa po ia kthen:

- Kam ba hajgare!.

Pyetja nr.13
Pse dy polic përlahen duke ecë rrugës?

(Shtyhen se cili me ecë në mes.)

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]