| Ne
gjykate
-
Dhe kur filloi grindja midis jush ?
- Me 22 gusht 1 965 ...
- Si e mbani mend kaq sakte daten .
- Sepse ate dite u martuam...
-
I lexove sot gazetat? Me beri pershtypje nje lajm ku
thuhej se nje anglez e kishte shitur te shoqen per tre
mije funta. Ç'maskarallek!
-Ashtu eshte, e dashur...Por, ama, edhe tre mije funta
nuk jane pak...
Njeri
nga anetaret e Komitetit Qendror te PPSH, i deleguar
ne nje rreth, mezi priste te perfundonte se lexuari
fjalimin para mikrofonit. Pasi perfundoi,
i irrituar, i tha sekretarit te vet:
- Po une te thashe te me pergatitje nje referat te shkurter,
pese minuta gje, domethene vetem tri faqe, kurse ti
me kishe mbushur plot nente faqe!
- Po ju i lexuat te trija kopjet, shoku...
Ne
shkolle.
Mesuesi, pasi i kontrolloi detyrat e shtepise te nje
nxënësi, tha:
- E çuditshme! Si eshte e mundur qe nje njeri
të bëjë kaq shume gabime!
- Kush tha vetem nje njeri, zoti mesues? Une se bashku
me babin.
Ne
nje periudhe krize sheqeri, patrulla e policise ndaloi
nje kalimtar te hipur mbi karroce te ngarkuar.
- Dokumentat! - i tha njeri prej policeve. Kalimtari
germoi neper xhepa dhe gjeti vetem pergjigjen e analizave
te urines.
Polici, pasi e lexoi letren ku shkruhej, Albumine nuk
ka, sheqer nuk ka., tha:
- Domethene sheqer nuk paske? Kalo!
Kapitenit
te vaporit iu afrua nje udhetare:
- Eshte e vertete se ne keto ane deti ka thellesi deri
tre km? Me falni qe pyes por gjithçka mund te
ndodhe dhe nuk dime not...
- Jo, zonje, çfare thoni keshtu? Thellesia ketej
nuk eshte me e madhe se 500 metra...
- Ashtu?! Uh, sa na qetesuat! Jeni shume i sjellshem!
Klienti
ne rrobaqepesi:
- Me duhet te qep nje kostum. Veç ju lutem, sa
me shpejt!
- Pas nje muaji do ta keni gati.
- Pas nje muaji?! Vete kjo bote eshte krijuar per nje
jave...
- Dhe ajo ju pelqen?
Gjate
udhetimit ne aeroplan, njeri nga udhetaret nxori bllokun
e shenimeve dhe, duke pare nga stjuardesa, beri disa
shenime.
Kjo e fundit kureshtare nga natyra, pyet - Me falni,
çka po shkruani?
- Po shkruaj ato gjera qe dua t'i them gruas kur te
kthehem... - Interesant, çfare per shembull?
- Te dobesohet nja 7 kilogram, te rinohet rreth 15 vjet
dhe çdo njezet minuta te me propozoje te ha ose
te pi, keshtu si beni ju.
Mimoza,
7 vjeçare, pasi pa filmin "Borebardha dhe
shtate xhuxhmaxhuxhet", e pyeti te atin nese e
dinte
kete perralle.
- Me kujtohet fundi saj, - tha i ati. Borebardha dhe
princi jetuan te lumtur deri ne fund.
- Jo babi, - u hodh vajza - Ata u martuan
Mjeku
i tha pacientit:
- Nëse dëshëroni të jetoni gjatë,
sa herë t'iu lindë dëshira për të
pirë cigare, hani nga një karamele.
- Ç'thoni kështu. doktor! Unë nuk mundem
të ha më karamele!
-
E shikoni këtë pemë? - i tha një
zonjë mysafires, tek po sodisnin kopshtin prapa
shtëpisë. - E kemi mbjellë para njëzet
vjetëve, pas grindjes së parë me burrin,
duke i premtuar njeri-tjetrit të mos grindeshim
më. Dhe e mbajtëm fjalën.
- Ç'ide e bukur! Sikur të kisha vepruar
në këtë mënyrë edhe unë
me burrin tim, tani kopshti im do të ishte një
pyll!
Në
Ajaço të Korsikës, një grua i
thotë të shoqit në kohën kur ky
po gogësinte:
- Dëgjo, e ke që e ke gojën hapur, të
lutem bëj një zë djalit që të
vijë.
-
Më thanë se burrit tënd ia kanë
prerë njërën këmbë...
- Ashtu është, motër. Ishte një
fatkeqësi e tnerrëshme. Imagjinoje: dy ditë
përpara bleu një palë këpucë
të reja!
Burrë
e grua kaluan pranë vitrinës së një
modelisteje. Gruaja ndaloi dhe po sodiste
kapelet me Çmimet: 100 euro, 150 euro, 200 euro...
Burri qëndroi i heshtur.
- Cila të pëlqen më shume?- e pyeti ajo
të shoqin.
- Ajo që ke në kokë, e dashur!
lu
drejtua dikush shokut të vet, beqar i vendosur
dhe tanimë i moshuar, të cilin e pyeti se
përse e kish ndarë mendjen të mos martohej.
- Martesa është një çështje
serioze që kërkon të vrasësh mendjen
tërë jetën, miku im
-
Ç'është kështu, zonjë? Nuk
ka veçse tre muaj që ju ka vdekur burri,
ndërsa ju vallzoni!
- Më falni, unë vajtoj me zemër dhe jo
me këmbë!
-
Ardian,- i tha gruaja të shoqit, ndërsa ishin
ulur pranë tryezës së një restoranti.
- Mos ji gjithmonë kaq i sjellshëm me mua
kur ndodhemi para syve të të tierëve.
- Pse?
- Sepse do të kujtojnë se unë nuk jam
gruaja jote!
Aty
nga vitet 60 një beratasi filluan t'i vinin pako
nga Izraeli. E thirrën në zyrën përkatëse
të Degës së M.P.B.
- Ç'janë ato pako që ju vinë nga
Izraeli'?
- Puna është shumë e thjeshtë: në
kohën e luftës, familja ime strehoi dy hebrej
dhe ua shpëtoi jetën nga gjermanët. Tani
që ata kanë vajtur në vendin e tyre;
sigurisht, për mirënjohje, më dërgojnë
letra falenderimi dhe pakot që ju paskan ardhur
juve...
- Po për fatin tuaj të mëtejshëm
nuk e keni vrarë mendjen?
- Po si jo! Tani mbaj dy kinezë!
Bashkëshortja
e Ardianit vdiq.Arkivolin e afruan tek varri, por, ndërkohë,
njërit prej atyre që ndihmonin për ta
mbajtur mbi supe, i shkau kemba. Gruaja u ngjall. Ajo
kishte qenë në gjumë letargjik. Mbas
disa kohësh, ajo vdiq. Kur po e afronin arkivolin
e saj tek varri, Ardiani u tha atyre që e mbanin
në krahë:
- Ju lutem. kini kujdes mos t'ju shkasë këmba...
|