|
Një nxënës rrugaç i thotë mësueses në mes të klasës: - Ju më ndëshkoni duke më mbajtur çdo mbrëmje në klasë. A nuk keni frikë se burri juaj mund të fillojë të dyshojë?!
Një fshatar shkoi, për herë të parë në jetën e tij, në Romë; për të vizituar Sallonin e bujqësisë. Në kohën e drekës, afrohet tek një vend ku shiteshin senduiça.
- A dëshironi një hot-dog? - e pyet shitësi.
- Po - përgjigjet fshatari.
Kur e merr senduiçin e pyet shitësin:
- Si përkthehet "hot-dog" ?
- "Qen i nxehtë" - i thot ai.
Fshatari shikon, me fytyrë të prishur, senduiçin e gjatë e të skuqur midis fletave të bukës e i thotë shitësit:
- Po, ti nuk gjete ndonjë pjesë tjetër të qenit, po më dhe këtë?!...
Një plak tentoi ti mbushte mendjen një vajze 18 vjeçe që të bënin dashuri.
- E çdo të më bësh ti mua, me këtë moshë që ke! - e pyeti vajza.
- Voglushe e dashur, nëse të ka ra rasti të ndezësh zjarrin, duhet ta dish, që druri i thatë ndizet më mirë se druri i njomë!
- Ndoshta - tha vajza - por jo kur druri i thatë gjendet mbi drurin e njomë!...
Një zonjë jo shumë e re, por tërheqëse, i tha burrit:
- I dashur, tani që u transferuam në këtë banesë të re, duhet patjetër ti vëmë perde dritares së banjos, përndryshe fqinjët do të më shohin kur të zhvishem lakuriq!
- Mos u shetëso - i tha burri koprac - pasi të kenë parë një herë, do të jenë ata që do ti vendosin perde dritareve të tyre!
Në pushime në det, një çift po tregonte kujtimet:
- Të kujtohet i dashur, 20 vjet më parë - tha gruaja - se si u hodhe me guxim në ujë për të më shpëtuar mua nga mbytja?! Kështu ky qe shkaku që ne u martuam...!
- Eh, po, po - tha burri. - E kur e mendoj që ishin të paktën 50 veta që po të shikonin pa bërë asnjë veprim, e unë idioti u tregova më shpëtimtarë!
Pas 25 vjet martese, një njeri i shkretë, i thotë konsulentit të çiftëve:
- Kur shoqja ime tha "po", para kryetarit të bashksisë, e një minutë më pas edhe unë tashë "po", kjo qe hera e fundit që ne kemi qenë dakord në marrjen e një vendimi!
Një balenë mashkull i thotë një balene femër:
- Në fund të fundit, është e pabesueshm! Janë miliona njerëz në të gjithë botën, të mobilizuar në fushata kundër zhdukjes së species sonë. Ndërsa ti, kur unë dua të bëj dashuri, gjen shkak e më thua se ke dhimbje koke!
Një grua e re shkon tek falltorja:
- Pesë vjet më parë - i thotë - erdha dhe u konsultova tek ti. Atëherë më the se do të kem një burrë dhe pesë fëmijë.
- E ç'ndodhi? - e pyeti falltorja.
- Ajo që the u vërtetua: kam pesë fëmijë!
- Po shumë mirë atëherë!
- Tani dua të di se kur do të kem burrë?!
Në një burg sudafrikan, një tip që sapo kishte ardhur, kur po hante drekën thërret:
- Sa e neveritshme! Një mi në supë!
- Fol me zë të ulët, budalla! - i thotë shoku i vjetër i qelisë, se po të dëgjuan; ta ndërpresin racionin mujor të mishit!
Një burrë po thoshte gjithë admirim:
- Çfarë kofshësh të bukura! Çfarë lëkure të praruar! Sa e lezetshme!
Nga dhoma tjetër, gruaja i thotë:
- E or i shkretë, ndalo duke shikuar filma pornografik!
- E kush po flet për film pornografik - i thotë burri - isha dike parë përmes xhamit të furrës, patën që do hamë sonte për darkë!
Dy adoleshentë ëndërrojnë:
- Unë - thotë i pari - ëndërroi të fitoj dyqind milionë në muaj, si dhe babai im.
- Po pse babai yt fiton 200 milion? - e pyet tjetri.
- Jo, por edhe ai ëndrron të njëjtën gjë!
|
Një djal, në makinë me një shoqen e tij e pyet një fshatar plak:
- Më fal, ku të çon kjo rrugicë që kalon përmes pyllit?
Fshatari duke qeshur, i tha:
- Drejt martesës, i dashur mik!
- Baba, - pyet një fëmijë, - çfarë është një titull nderi?
- Për shembull - tha babai, - është njësoj, kur nëna jote thotë se unë jam kryetar i familjes!
Një zonjë po i tregonte mikeshes së saj se si e kishte kaluar natën e kaluar:
- Isha në shtrat duke fjetur e qetë, kur papritur ndjeva një zhurmë të çuditshme në shtëpi. U ngrita dhe pashë këmbët e një njeriu nën krevat.
- Ishte hajduti?! - e pyeti mikesha.
- Jo, jo. Ishte burri im. Edhe ai kishte ndjerë zhurmën para meje!
Një fatkeq kthehej në shtëpi. Menjëher ndjen një objekt të fortë midis brinjëve.
- Paratë ose jetën - e urdhëron një zë.
- Oh, merrni më mirë kuletën, ajo është bosh. Dhe pastaj mund të më merrni edhe jetën, ajo, jeta ime... ah jeta ime!...
- Është e vërtetë mik - thot hajduti - jeta nuk është e gëzuar çdo ditë. Ja unë, kam tri vjet që ushtroj këtë zanat dhe akoma nuk kam mundur të blej një revolver, dhe detyrohem të kërcënoj njerëzit akoma me llullën time të vjetër.
- Në se nuk të vjen keq, - i tha drejtori sekretares së re të sapoardhur, - dua të vë në dijeni për disa gjëra. Kompjuteri është në dispozicionin tënd, për të bërë gjithçka që nuk di të bëjë një grua. E ti nga ana jote, ke për detyrë të bësh atë që nuk di të bëjë një kompjuter!
Në momentin e nisjes për pushime verore, burri i thotë gruas:
- Sapo m'u këput njëra lidhëse e këpucëve. Për ta zëvendsuar atë, po marr këtë kordon të hollë që qenka këtu mbi tavolinë!
- Jo, mos, mos e mer - ulëriti gruaja, - Ai është kostumi im i banjos!
Është ora tre pasdite. Postjeri troket në derën e një shtëpie. Çudi, derën ia hap një zonjë gjysëm e zhveshur dhe me pamje të tronditur.
- Ah, qenkeni ju postjer - dhe i bie të fikët në krahët e tij.
- Çfarë ju ka ndodhur zonjë? - e pyet postjeri.
- Tre burra hynë, më shtynë me forcë, më përdhunuan... të tre... me një egërsi... atje... për tokë. Ishte e tmerrshme.
Postjeri drejtohet drejt derës, e mbyll derën e duke e hequr uniformën, thotë:
- Sot zonjë qenkeni me të vërtetë pa fat...
Zonja sapo mori vesh se burri i saj ka një dashnore i tha:
- Epo mirë i dashur, nëse ti mendon se mund të jam violinë e dytë, ti gabohesh!
Atëherë ai flegmatik i përgjigjet:
- Ti duhet, pëkundrazi të ishe e lumtur që bëje pjesë akoma në orkestër!
Një djalosh kalon pushimet në një kamp nudistësh. Sigurisht që bëri edhe fotografi. Ndërmjet tyre kërkon të zgjedhë njërën që t'ia dërgojë mamasë në shtëpi. Më në fund, zgjedh një fotografi ku ka dalë në këmbë , i tëri lakuriq, ku i shquhet pjesët e ndryshme të trupit, tani edhe ato që më parë mbuloheshin nga rrobat.E pret foton në dy pjesë, dhe i dërgon mamasë pjesën nga mesi e lart. Pas disa ditësh, mamaja pasi e falenderon për fotografinë e sugjeron: "Dërgoi një fotografi edhe gjyshes". Duke ditur që e shkreta gjyshe nuk shikonte aq mirë, i dërgon asaj pjesën e poshtme të fotografisë së prerë, ku ishte lakuriq. Pas kësaj shumë e kënaqur gjyshja i shkruan:
- "E pashë fotografinë tënde shumë mirë, me syzet e mia më të mira. Në se më lejon po të bëj një kritikë të vogël: Duhet ti rritësh pak kaçurrelat e tua të bukura! Aq të shkurtra sa i ke, bëjnë që hunda të të duket si tepër e gjatë"!
- Baba - i thotë djali të atit - dua të them se para se të dilja me Suzanën, të mora një nga prezervativët e tu, që i mbaje në komodinë.
- Bah, edhe kjo na duhej! - tha babai me inat.
Por më vonë e pyeti:
- Shpresoi të paktën të kesh kaluar një mbrëmje të këndshme!
- Jo tamam ashtu baba, prezervativi duhej të ishte më i madh!
|