[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Humor 3

Kqyrin hutat

Në Prishtinë një serb me uniformë doganieri, plagosi pa kurrfarë shkaku Ali Fazliun (40) për vdekje dhe për më se 10 minuta nuk e lejua asnjë shqiptar që ta ndihmoi të plagosurin, edhe pse atypari gjindeshin nja 100 sish.
Kështu e ka ³demokracia² ­ me fjalë të buta e të ëmbla, sidomos kur kërcet alltia... ³Mos met zoti pa i marrue t¹tanë aty që janë qillue, po a kqyr burri por si grue²... -thotë kënga popullore.

Sikur të ishte e mundur

Ditë vere. Vapë e madhe. Samiu nga Prekazi tek po mihte misër e kishte djegur dielli keq në shpinë. Dikur në mesditë, i lodhur e i djegur po i thot shokut të vet: -Ah sikur të kishte qenë e mundur që pasdite ta qitja barkun në shpinë!

Si na u ndanë rrugët?!

U takuan dy veta që njiheshin. Njëri nga këta nuk e kishte bërë kurrë qejfin çederr për çështjen e atdheut, kurse tjetri kishte vuajtur nëpër burgje të Serbisë dhe kishte qenë i persekutuar me babë e gjysh nga regjimet jugosllave. Ky që kishte qenë lojal me babë e gjysh ndaj jugosllavizmit -e tani ish goxha në këtë pluralizmin, po i thotë të perseku-tuarit: -More, si
na u ndanë rrugët kështu? Ti shkove në atë farë lëvizjen e nuk erdhe me ne!
-E ke gabim zotëri, rrugët tona kanë qenë të ndara kaherë që nga gjyshërit e baballarët tanë...

Ku mbeti nusja?

Dikur moti udhëtohej me qerre kuaj ose qe. Një farë burri i sapomartuar, nga fshati Saradran shkoj për ta marrë nusen e tij që ndodhej në gjini. Ky ecte para qeve dhe nuk shikonte mbrapa, sepse ³burrat² nuk shikonin mbrapa. Afër një lumi qetë kërcyen me vrull. Nusja u rrëzua e ky nuk e shikoi fare. Ai
vazhdonte rrugën pa u shqetësuar. Kur shkoi në shtëpi i doli e ëma përpara dhe po e pyet: -Ku mbeti nusja?
Ky edhe nga inati se çka mund t¹i kishte ndodhur nuses u përgjigj: -Burri nuk e kthen kokën mbrapa për një nuse, nënë!

Drenicë jemi me ty!

Gjatë luftës së fundit në Kosovë një familje e Drenicës shkon në Prishtinë për t¹u strehuar për një kohë të shkurtë.
Një pronar shtëpie po i thotë se qiraja është kaq, dhe se këto para duhet t¹i paguajë më pardhënie për 6 muaj!
-Po mirë bre shoq, po i thotë drenicari, -ju e keni shkyer gërmazin duke bërtitur -Drenicë jemi me ju...!
-Hajt he burrë, ia priti ai, -po ne sikur të ishim me ju, ja ku është Drenica 40 km.

Duke qeshur me zor

Zekë Fazlija i Qubrelit kishte patur miqësi të vjetër me Mehajt e Prekazit.
Kur shkonte Zeka te Mehajt tuboheshin krejt lagja, dhe e gëdhinte mëngjesin duke biseduar e bërë shaka. Kur Zeka u plak u sëmurëndë nga mushkëritë, e dërguan te mjeku. Mjeku i tha se mushkëritë i ke shumë keq. Njerëzit që e vizitonin Zekën e pyesin: -ǹtë gjeti kështu mor Zekë?
-E more burra, -përgjigjej ai, -mushkëritë më janë shterrur duke qeshur me zor te Mehajt e Prekazit!


Me dorëza boksi!

Një student, i cili në ndërkohë edhe ushtronte ngapak boks, një ditë dimri i
kishte harruar dorëzat e boksit në shtpinë e tij në fshat. Babai i tij para se të nisej për treg, duke kërkuar dorëzat, rastësisht i gjen dorëzat e boksit të të birit. Eh, këto duhet të jenë të nxehta, thotë me vete, dhe i fut në duar e del në treg! Ato edhe ashtu të mëdha, duart nuk mundte që t¹i
fus në xhepa, dhe tërë ditën nëpër treg, njerëzit ruheshin prej ti se mos ka luajtur...

Çka mund të jetë ky?

Nga babai, mbret, musliman. Nga e ëma hungarez, katolik. Nga e shoqja australian, protestant, afrikan! Vet i biri i mbretit, shqiptar, muslimano-katoliko-protestant, shqiptaro-hungarezo-afrikan! Po nipi i mbretit, pra i biri i Lekës së Parë, ³trashëgimtari² i ardhshëm i fronit, kush e di se çdo të jetë, për nderë le ta ketë!

Zeqë Baksi

Një Zeqë Baksi i Drenicës, pasi i vdiq i ati, mbeti që të kujdesej për shtëpi dhe burrëri. Një mik i tij kishte dasëm dhe e thirri. Zeqa i mori dy kuti cigare, dhe u nis për në dasëm. Para se të shkonte në dasëm, u ndal te një livadh me kumbulla dhe tha me vete që të mësohem pak ndër burra. Ja nisi e po flet me zë, duke iu thënë kumbullave -iu ngjatë jeta burra! Për hajr
dasma i zoti i shtëpisë, -i tha një kumbulle që ishte si më e vjetër dhe ia gjuajti dy cigare. Nga dy ua gjuajti edhe disa kumbullave që ishin si më të vjetra duke iu thënë meraba edhe ju burra. Kurse disa kumbullave që ishin si më të rejat, iu hodhi vetëm nga një cigare, duke ju thën: meraba edhe ju
djemë. Ndërkaq, iu hargjuan cigaret, dhe disa pipave të ri të kumbullave iu tha: ju fëmijët nuk e pini.
Ja mori mendja se mirë e qiti rendin dhe u nis tek i zoti i dasmës. E pritën e nderuan, dhe i vunë duhan pëparara siç ishte zakoni. Ky po ua bënë dasmën përhajr, dhe po do me ja dhënë atë ³rendin² e vetë si e kishte menduar, por
kur i futi duart në xhepa e i nxori kutitë e pa se ato ishin thatë, sepse cigaret i kishin mbetur te kumbullat. Ashtu i zënë ngusht me kuti cigaresh të thata në duar u tha, -meraba burra dhe në koftë se më ndigjoni mu, shkojmë deri te kumbullat dhe e dhezim nga një .

E rrahën për lesh mjekrre

Në postbllokun e policisë serbe të Nedakocit, u rrah një i ri shqiptar, nën pretekstin se ai e kishte lëshuar mjekrrën që të ju bashkohet forcave të UÇK-së! Ky i shkreti në atë hallakamë e sipër ua kthente: ³Jo mor, se po qe me lesh mjekrre, dhjetëra veta do të hynin në UÇK për para meje si Qosja,
Gorani, Kraja, Shkëlzen Maliqi, Veton Surroi etj.

Nga një pako cigare për Qeverinë!

Tre studentë shqiptarë nga Heidelbergu i shkruan ³Rilindjes² ku i propozuan që rreth 100 mijë shqiptarë në diasporë të japin për ³qeverinë² e Bukoshit,të paktën nga një pako duhan në ditë! Për ata që nuk e pijnë duhanin kjo nuk vlenë tha njëri: Kot e kanë ata studentë, ³qeverinë² dhe Rugovën nuk ka
kush e ngopë me duhan. Ata ta pinë dynjanë! Atëherë lë t¹i mbaj qeveria cigaret pra. Jo mor të bëjë kontrabandë me to pastaj, -ia priti tjetri!

³Shtëpitë e zotit²

Në kishat që i ka përvetësuar Serbia, si manastirin e Deçanit etj, milicia dhe forcat tjera paramilitare serbe i kanë vendosur forcat dhe armatimin e tyre prej ku po vrasin shqiptarë. Sa të parespekt janë serbët ndaj kishave!
LDK-ja kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë, ta zëmë me xhamia. Ndonjëherë kanë mbajtur ndonjë mbledhje partiake, ndonjë kuvend, mbase e kanë dhënë edhe ndonjë pikë muzikore, por kurrë nuk kanë vendosur fishekë me rrethatore.


Fascionuese

Gjatë kohës së luftës TVSH e dha lajmin se shumë të rinj nga Tetova dhe Gostivari shkuan në Kosovë dhe u bashkuan me luftëtarët e lirisë - UÇK-në për të ndihmuar luftën kundër okupatorit serb. ǹështë e vërteta lotët më
rrëshqitën për faqe nga ky akt sa madhëshor aq edhe emocionues. Një shok i imi më tha: -Një fjalë e popullit thotë, ³kur t¹ia hash quranin Dakës, lidhe tëndin për këmbë t¹arkës²!

Ti je i besueshmi i tyre

Në kohën e ish-Jugosllavis në perëndim ka patur shumë klube, ku bashkatdhetarët takoheshin e bisedonin, e besa ndonjëri edhe spiunonte ngapak. I tillë kishte qenë edhe kryetari i një klubi. Në një mbledhje, ai të pranishmëve po u thotë: -Vëllezër, këtu siç e dini jemi në vend të huaj dhe duhet të ruhemi shumë se po na spiunon kush!
-Nuk e besoj, foli njëri. Fundi i fundit shoku kryetar ne s¹jemi duke bërë asgjë të keqe kundër Jugosllavisë, po edhe me ba dikush diçka, para teje s¹mundet kush me shkue e me lajmëru, e na besa nuk jena tranue e me folë para teje...

Nuk jam unë ai?

U takuan dy shokë dhe po bise-dojnë:
-E, a po vjen edhe ti në partinë time?
-Pse, kur e ke lëshuar LDK-në?!
-Ehu, ka kohë burro, ka kohë.
-E në cilën parti je anëtarësuar tani?
-Jam anëtarësuar në një ³parti² të luftës.
-Mirë, po i thotë ai, -po çfarë programi ka, dhe çka duhet të bëjë unë teju?
-Programin e ka me vra pushtu-esin, dhe ti si djalë i fortë që je duhet ta djegësh stacionin e milicisë serbe.
-Pasha besën më ke ngushtue, veç nuk jam unë ai që po kujton. Më beso që as kaftorrin në shtëpi unë s¹mund e kallë. Mos me qenë nëna unë mërdhihem dimrit.
Unë e njoh vetën dhe më mirë po rrie në qet partinë time t¹butë që nuk luan me zjarrë, mor burrë se ia kemi frikën mos po digjet kush!...

E vajtuan si më pas vdekur!

Në kohën kur Gjermaia i kthente azilkërkuesit shqiptarë, për një të sapo kthyer, familja e tij në vend që të gëzohej e paskan qarë sikur të kishte vdekur.
-E sa kanë ndryshuar kohërat! Dikur kur kthehej ndonjëri nga kurbeti e gjithë lagja tubohej, dhe e uronin që kishte arritur shëndoshë e mirë në shtëpi, e tani qajnë familjet, pse u kthyen bijtë në shtëpi të vet! Mos harroni atë thënien e urtë poullore: ² Nuk është mirë peshë me u çu, në vende të huaja me lakmu...²

Eh, çka ishte diktatura

Ja, pra, shyqyr që u ngopëm edhe me ³demokraci² po fliste një mesoburrë në një tubim rasti. Qe besa kur ka qenë Enver Hoxha gjallë kemi pasë shkuar kot more burra! As nuk mund të mbyteshim në det, as mund të vriteshim mes vete, as emrat nuk mund t¹i ndërronim e të bëheshim grekë, as automatikët e tanket nuk mund t¹i merrnim e të shëtisnim pak me to, as paratë nuk kishim ku t¹i fusnim, sepse nuk kishte piramida atëherë. Pbrapambeturi e madhe! Po ç¹të them më shumë, -diktaturë me një fjalë. Ja, tani kjo ³demokraci² e gëzuar:
nëse don, mbytu në det, nëse don, merr automatikun e vrit nja tre-katër vetë për qejf, nëse don, hipi tankut e shëtit rreth qytetit, paj nuk ka qenë kështu more burra as në kohë të mbretit, nëse don, futja minat urës... Paj,
ruajna zot prej diktaturës!

Nuk tutet shosha me arushë!

Një aktivist i një subjekti politik frikësohej shumë prej milicisë, dhe
një ditë tek po mbante një mbledhje në një fshat, disa të rinj vendosën që
ta frigojnë. Gjatë asaj mbledhje një i ri i ofrohet të veshi dhe po i thotë:
-Zoti kryetar, më thanë se në oborr po sillen milicia dhe kanë pyetur se
kush po mbanë mbledhje? Atij të gjorit sa nuk i ra të fikët.
-Dy burra dolën në oborr. Pas pak u kthyen dhe po tregojnë se në oborr nuk
ka këmbë milici.
-Ky aktivisti duke dashur që të tregohet se nuk është ³frikësuar², tha:
-Vazhdojmë burra, se nuk tutet shosha me arushë!
Masa ia plasi gazit...

Në Gjakovë

Para nja tridhjet vjetësh shkova në Gjakovë për me i ble do jorgana,
-tregonte një plak.
-Hyra në një akçihane për të ngrënë pak bukë. Nja katër djemë të ri po
m¹vesin: prej nga je axho? ­ Prej Drenice, ua ktheva.
-Eh ju Drenica nuk patët kurrë një njeri të zot e me shkollë. Na Gjakova po
e mbajmë Kosovën dhe filluan e po mi numërojnë Veli Devën, Mehmet Hoxhën,
Xhavit Nimanin, Fadil Hoxhën etj. Mjaft! -u thashë se pasha mixhën po e
pranoj, se mos me kanë qita djem moti na kish marrë Shqipnia.

E mashtronim me duartrokitje

Derisa bisedonin dy veta, njëri e pyet tjetrin: -A keni qenë ndonjëherë
kundër sistemit të Enver Hoxhës?
-Të gjithë kemi qenë kundër or kosovar, të gjithë. Kurrë s¹e kemi dashur atë
sistem.
-Po mirë, si nuk e diktonte ai që ju mbi tre milionë njerëz jeni kundër
tij?!
-Eee, e mashtronim me duartrokitje.
-Sa vite e mashtruat kështu?
-Eee, për dyzet vite rresht ia hodhem Enverit!

Janë veshur të gjithë!

Disa shokë në një bisedë tregonin se atje nga ana e Gjilanit, Suharekës,
Ferizajt, e Prishtinës me rrethinë, sikur nuk po e bëjnë asnjë telashe me
Serbinë! Po, nuk kanë mundësi or ti, është kohë pune. Gjilani kanë mbjellur
duhanin, Suhareka pas rrushit, në Ferizaj luhet bilardo, në Prishtinë pihet
limonada...
Jo, -ia priti tjetri, -në Suharekë janë veshur që të gjithë besa! Është e
ndershme kjo që ju në Suharekë qenkit veshur, -i tha Prishtinalia. Në
Prishtinë s¹ke pse del, na bënë gazin e botës, djem e vajza zhveshur!

Ata bile s¹ishin të ekologjisë!

-A dëgjove që Namik Hoti para disa dite ishte në Beograd!?
-Pse tani e paske marr vesh ti?
-Jo mor, moti e kam marr vesh, pse mos është hera e parë që ky po ³viziton²
Beogradin?
-Ani pra çka ke mor kosovar? Ata t¹uajt për çdo ditë po shkojnë në Beograd
që nga Brahimi e deri te kuriri i tij, e ne spo nxjerrim zë!
-Jo, por habitem se edhe tanët po shkojnë, por ata nuk janë të Ekologjikes.
-Eh, këta të Ekologjikës së Namikut e kanë në program që herë pas herë ta
ndyjnë ambientin!

A ta pyesim plakun?

Qëmoti dy vëllezër kishin vendosur që të ndaheshin. Ata shkuan për ta pyetur
Plakun e urtë se si ta ndanin pasurinë mes vete
-Plaku i urtë po u thotë, -kot paski ardhur!
-Pse?, -po i thonë këta.
-Po ju a jeni vëllezër, - ua ktheu Plaku?
-Po besa, - iu përgjigjën ata?
-E pra, -u tha Plaku, - me vëlla çdo gjë e ke përgjysmë, pasurinë, të mirën
dhe të keqen!

Mos dvet çka nuk dvetet!

³Na paskësh qenë një herë një grua e cila kishte mbetur e ve dhe si dukej
kishte vendosur që të mos martohej më. Por, se si i vjen puna e martohet
sërish. Pas disa kohësh burri i ri po e pyet: -Allahile grua - a ma i zoti a
kanë ai burri i parë, apo unë?
Ajo po i thotë: -Bre ti njeri, nuk është borxh me dvet çka nuk dvetet se qe
besa burri i parë na kishte mbajtur të dyve mbi shpinë, dhe e kishte lëvruar arën!

Duku!

Një fshatar shkoi për të jetuar në qytet. Ai kishte shokë shumë dhe kur
bisedonte me ta në telefon u thonte, -mirë u dëgjofshim dhe dukuni!
E shoqja u lodh duke pritur e përcjellur mysafirë dhe një ditë po i thotë të
shoqit:
-Allahile ti njeri çka do me thanë kjo fjalë duku? -I shoqi po i thotë se
kjo është kur e fton një mysafir për vizitë. E me i thanë çduku, çka i bjen?
Do të thotë mos eja. Një ditë kur ai nuk ishte në shtëpi, ajo, kujtdo që
telefonoj i tha: Çdukuni ju lutem!

A ta bana qejfin?

Nasuf Oruqi, një plak zotëri e teraqi i madh e besa edhe merakli, nuk prekte
punë me dorë. Zgjohej vonë e kafenë e pinte tërë naze. Sheti (fqinji i tij),
njeri punëtor dhe i pa naze, shkon një ditë për ta vizituar dhe për ta pirë
një kafe me të. Rri bukur gjatë dhe po e vëren që Nasufi nuk po i bënë
qehre. Ky nuk u durua dhe po i thotë: ³Nasuf more! -Urdhëro, -a ktheu ai.
Diçka si pa qehre po më rri! Unë kur u nisa thash me vete po shkoj te Nasufi
e po ja bëjë qefin pak...
-Valla more Shet bash dhie qefin ma kie sot!

Pesëqind dinar mixho

Një fshatar i varfër, s¹kishte gjë para shpirtit veçse një buallicë.
Ndërkohë ajo ndiqej për buaj. Ja mësyu një zotërie që ishte i pasur dhe që
mbante buaj, por ky zotëriu buallin e lëshonte me të holla. Fukarai i gjorë
nuk kishte para. Ai shkoj me shpresë se mos do të mbaronte punë disi dhe po
i troket në derë. Dual një çun i ri e po i thotë: -Axho, për buallin duhen
500 lekë!
-Nuk kam, po i thotë plaku, më shpresë se mos po ia lëshonte pa lekë.
-Ke, s¹ke, lekët ose ec nga ke ardhur e mos na pengo!
Plakut i hypën nervat e po i thotë: -Ndëgjo more djalë: po t¹i kishte mixha
500 lekë, nuk do të kishte ardhur të ju që t¹mi hypni buallicës, po mixha do
t¹i kishte hypur vet, që besa!

Çysh e kam ftujen?

Iniciativa ³Familja ndihmon familjen² u parodizua. Një zotëri, i cili
krekosej paksa, dual në pazar e bleu një dhi dhe ia dërgoi një të varfëri, i
cili ishte si mos më keq, por krenarinë dhe shpresën për të ardhmen nuk ia
kishte vrarë varfëria.
Coli i varfër sa herë që dilte në pazar e takonte zotërinë dhe ai e pyeste:
-Si e kam ftujën, si është për gjiri ajo fisnike? Coli i varfër gjithmonë i
thonte mirë, mirë dhe i buzëqeshte si pa dashje.
Një ditë e një dhe Colit i erdhi shpirti te hunda dhe po i thotë: -Ndigjo or
ti zotëri, eja e merre ftujën se nuk mund të qeshi me zor shkaku i një dhie
sa herë që të takohemi.

Pasha zotin hunda jeme paska qenë!

Dikur kishte qenë rrezik me u marrë me kontrabandë duhani. Një i Polacit dhe
një i Prekazit shkojnë në Gjilan për të blerë duhan. Udhëtimi ishte me
rreziqe dhe bëhëj natën. I polacësi ishte me një grip dhe me hundë të zëna.
Nga lodhja e madhe i fishkëllon hunda dhe iu duk se fishklluan xhandarmëria,
e i thotë shokut ikim, dhe ia dhanë vrapit. Vrapuan dy-treqind metra e u
ndalën pak për të përgjuar. Atij prapë hunda ³fiu², e ta marrin vrapin
prapë. Mirëpo, ky i Prekazit e vërejti që atij po i bënë hunda e kapi për
dore dhe po i thotë: Ngadal vëlla se na mbyte. Nuk ka xhandar, po hunda jote
po fishkllon! Ai u ndal dhe për të vërtetuar po i fryn hundës.
-Pasha zotin hunda jeme paska qenë!

A do me të rrah dajak, a do me të vra kobure?

Një Qaza, ³poreznik² i Serbisë kërkonte tatimin prej populli dhe kush nuk
e paguante e bënte telashe me milicë. Duke shkuar në një fshat e takon Arif
Qorrin, i cili ishte shumë i varfër. Pse nuk e paguan ³porezin²?- iu
kërcënua ³poreznik² Qaza.
-Nuk kam ku me i marrë - ja ktheu Arifi.
-Kam me t¹i marrur teshat e shtëpisë, -i tha ³porezniku²!
-Prit pak se po ta paguaj, tha Arifi, dhe nga gardhi e nxuar një hu, mirëpo
Qazës nuk po i mbushte sy. Pasi e nxori hunin prej gardhit, Arifi e nxuar
edhe koburën nga brezi dhe po e pyet ³poreznikun²: -A po do me të rrahë
dajak, apo do me të vra krejt? ³Poreznikun² e lëshuan këmbët, dhe po i
thotë: -Aman burrë, rrihem e mos m¹vra!
-Mirë, po i thotë Arifi, -bjer se nuk mundem me të mbrri me hu. Qaza u
shtri, e Arifi i hipi hu gardhi deri sa e la të shtrirë, sepse siç thonte
Arifi, -kisha frigë se qohet e më duhej ta vrisja krejt!

E mori reumatizmin

Hë, që kur ecën ky kështu, çka i paska ndodhur?! Eh, e ka marrë reumatizmin
dhe sa nuk është paralizuar!
Po ky ka qenë shëndoshë si molla. Plisin e mbante në lulë të ballit,
revolen s¹e ka hequr kurrë nga breziŠ
-Po, pikërisht revolja është shkaku që ky mori reumatizmin!
-Paska qenë trim i madh?
-Jo ore ti, ky vetëm nëpër dasma shtinte pa ndalur. Revolen e kishte me leje
të hyqymetit, së voni ja morën revolën, ndërkaq këtij i mbeti reumatizmi
prej saj! Ata që janë trima nuk e marrin reumatizmin, sepse ata nuk e mbajnë
armën në bel, por në gjoks qe besa e të drejtuar nga Serbia.

Mëngjes e jo kafjall

Një plak e kishte patur një djalë dëshiri. E shkolloj dhe ai filloj punën si
mësues në fshat. Prindërit u gëzuan dhe nuk kursenin gjë për të. E ëma i
sillte ve të skuqura, qumësht, kajmak e çka jo për mëngjes. Sa shkonte djali
në punë, plaku kërkonte kafjall, por e shoqja i shtronte djath, gjizë, qepë
etj. Një ditë plaku po mendohet dhe po thotë me vete, -si duket ky mëngjesi
qenka më i mirë se kafjalli, dhe vendosi që nga plaka e tij tani e tutje të
kërkojë mëngjes e jo më kafjall.
-Moj plakë!
-Urdhëro, -ia ktheu ajo. Më bën gati edhe mua pak mëngjes.
-Pas pak plaka po e thërret: -O plak, eja se buka është gati!
-ǹështë këta?, -po bërtet plaku. -Po unë kam kërkuar mëngjes si të djalit e
jo kafjall moj, të marrtë mortja!

Nuk janë të lavdueshëm

Një çun po e pyet një plak goxha të mençur: -Çfarë mendimi ke ti axho për
ata që janë asnjënës?
-Pasha ,o thotë plaku, -ata që qëndrojnë në mes të dy rrugëve nuk udhëtojnë
për askund. Populli u ka thënë: ³as hajri i shqiptarit e as sherri i
shkjaut!² Po të thotë axha se ky allasoj i njerëzve nuk është hiç i
lavdueshëm. Se nuk e dinë njeri me kë janë deri në momentin e fundit! Kur
të vie fundi ata hidhen fap, e thonë jam me të fortin!Š

Jo isha duke folur për Azem Bejtën!

Në një dasëm në Syrigonë një i moshuar po tregonte se si ³kishte² luftuar
kundër Serbisë gjithmonë.
-Burra, -fliste ai, në një rrethim që më ishte bërë, as zogu i malit nuk
shpëtonte. Kërciste pushka në të katër anët, por edhe unë gjuaja me pushkë
pa ja da, dhe thërrisja me sa zë që kisha, ooo prite, priteŠ Ndal pak, ndal
pak, - ia priti një bashkëmoshatar i tij që e njihte shumë mirë. Ti tregona
një herë për kë e ke fjalën?
-Prite Azem Bejtën, e drodhi plaku, pasi që e vërejti së do t¹i dalin për
lëndinë. Isha duke treguar për Azem Bejtën, kur e kanë pas rrethuar se me
pasë qenë unë asi trimi, tashi ma kishit dëgjuar këngën.

Hej Medet kush koka metë

Shkon një i Gallapit në Lluga të Llapit për me pa të Osman Zhitia. Aty e
presin sipas zakonit e ishin kanë qëllue mbi tridhjetë burra të Llapit, pasi
u la kryeshnoshjen filloi muhabeti e dikur Osmani po e pyet: Allahile bre
mik kush a mbet tash në Gallap prej trimave? Ky duke menduar se do të ia
mbush syrin burrave të Llapit thotë: Valla pas atyre trimave në Gallap jam
mbet unë! Osmani qohet në dy gjunjët e i ofrohet më afër që ta shosh ma mirë
dhe i thotë: -Ti je met a?
-Po valla, -iu përgjigj ky.
-Haj medet kush koka mbet bre mik, ia kthen Osmani.

Jo, më mirë në terr!

Njëri shkon për ta vizituar një shok në një shtëpi azilkërkuesish. Në dhomë
ishte terr. Vizitori po i thotë: -Pse nuk po i ndizni dritat?
-Është e djegur, - ia ktheu ai.
-Ja paratë e blini dy - tri llampa elektrike, -i tha vizitori duke menduar
se nuk kanë para.
-Eh, ia ktheu ai! -Sikur t¹i vëmë llampat, s¹mund të fus gjumë në sy kush
këtu! Tërë natën do të rrinë duke luajtur letra. Më mirë bisedë nëpër terr e
rehat, sesa me llampa e me ³taksirat²!
-Si po të duket, - e pyste ai herë pas here mysafirin.
-Mirë besa, - kjo është një zgjidhje taktike - paqësore që çdo kujt nuk i
shkon përdore!

Ne po e hajshim ni namŠ

Dikur në Kosovë kishte pak vetura, e në veçanti në Skënderaj, si pjesa më e
varfër e Kosovës. Një ³posllanik² Lata e kishte blerë një veturë. Mirëpo,
nuk dinte që ta ngiste. Pasi ia mori pak dorën, me mësimin që ia kishte bërë
një shok i tij, Lata deshi që ta provojë me nga veturën vetëm. Shoku i tha
Latës: -Ti nisu në këtë drejtim dhe kur të shkosh në Polac të lisat e Xanit
ktheu se unë po të pres në shtëpinë tënde. Ky shkoi në shtëpi të Latës dhe
po bënin muhabet me të shoqen e Latës, kurse Lata i gjorë prit se po kthehet
këtu, e prit këtu, shkoi deri në Gllogovc, sepse s¹kishte guxim të ndalonte.
Deri sa erdhi, shkoi më shumë se një orë. E shoqja e Latës i tha: -Ne po e
hajshim ni nam me këtë shokun tënd, derisa po vije ti, Latë!
E kishte fjalën për darkën e shkreta.

O puthu me mua, o me priftin!

Një vajzë e sapomartuar po e vëren se i shoqi po i kthehet vonë në shtëpi.
Një ditë ajo vendosi që ta përcjell të shoqin. Ajo e pa se i shoqi hyri në
një objekt, ku zakonisht mbaheshin rituale fetare. Ajo u afrua e po e
shikonte të shoqin, i cili kur u përshëndet me priftin e puthi në të dy
faqet. Nusja u kthye në shtëpi dhe po e pret të shoqin. Mirëpo i shoqi nga
ritet fetare kishte shkuar në kafene, ia kishte grahë rakisë dhe u kthye si
zakonisht pas mesnate. Kur i erdhi i afrohet nuses dhe po do me e puthë.
Nusja e hidhëruar në kulm që i shoqi ishte vonuar prap, ia priti: -O puthem
mua në faqe, o priftin e kafenenë, se qebesa, kështu më jo!

Po i mpreh dhëmbët biro!

Një ³poreznik², shkon te një fshatar i varfër për t¹i kërkuar ³porezin² që
ai nuk ia kishte paguar Serbisë. Fshatari i gjorë nuk kishte gjë pas
shpirtit veçse pesë kokë dele. ³Porezniku² ishte lodhur e uritur, fshatarit
i tha që t¹ia bëjë pak bukë, kurse një çunakut po i thotë: ³Më sill legenin
dhe pak ujë, dhe filloi e po i lan dhëmbët. Çuni nuk kishte parë kurrë njeri
duke i larë dhëmbët dhe po e pyet babanë e vet: -Babë, çka po u bën dhëmbëve
ky njeri?
I ati (pasi nuk diti se çka me i thënë të birit), ia priti: -Valla more bir
qysh ashtë kah i mpreh dhëmbët me kët farë furçe, po m¹duket se po bahet
gati me na i hangër qito pesë copë dele që na kanë mbetun mas shpriti!²

Prej Xhamisë e në kafe të rakisë!

Pajaziti nga Kuqica, ³poreznik² i pashpirt. Në kohën e tij, s¹kishte lënë
gjë pa bërë, për t¹u treguar besnik i hyqymetit.
U plak ky Pajazit aga dhe u pensionua,kur erdhi e lumja demokra-ci, na e
vuri kapuqin e zi me një antenë përmbi kry llafet e njerëzve më mirë me i
ndi për me tregue në milici, na i bleu dhe një palë tespi, e shkoj drejt e
në xhami!Š
Ditë tregu. Ramazan. Po e takoj një vendas, i cili e mbante ramazanin.
Për habi, ai në kafene. Cigare e birrë përpara!!!
Hë Agim, çka u bë me ty kështu? E din ti që është ramazan, apo unë nuk jam
në terezi?
-Eh, more vëlla - po tregon Agimi - ramazanin e kam mbajtur shumë. Parmbrëmë
shkova me i falë edhe taravitë në Mitrovicë, plot xhamia me xhemat, kur ç¹të
shoh, Pajazit ³Porezniku² ishte bërë myezin. Eu, - i thashë xhematit, po a
mas Pajazitit me u fal a?! Jo bre pasha zotin kurrë, - u thashë, - e drejt
prej xhamisë e në kafe të rakisë. Dhe m¹beso, qysh prej djehit nuk e kam
hjek prej goje.

Mos a kanë tjetër kush biro?

Tahir Hajdini e kishte mbaruar ushtrinë dhe shkon një shok për ta vizituar.
Në ndejë e sipër, babai i Tahirit i lodhur kërkoi të falur, dhe u shtri në
një qoshe të odës. Shtihej se gjoja po flinte, por qëllimin e kishte që
shokët t¹i linte që të bisedonin lirshëm. Tahiri, pasi që ja mori mendja se
i ati flinte, ia nisi bisedës e po tregon për ³trimëritë² që i kishte bërë
gjatë shërbimit ushtarak. E rreha një ushtar, -po thotë Tahiri, -pastaj një
rreshter, mandej një dhjetar, por më interesant ka qenë kur e kam rrahur një
kapiten! Besoni burra, -fliste ai, -kapiteni i ka patur nja 90 kg., dhe si i
kam rënë boks, me të parën e kam rrëzuar! Babai i Tahirit, po dremiste, por
kur i dëgjoi këto fjalë (duke e njohur të birin që s¹është që i bjen kujt) u
ngrit e po i thotë: -Mos u kanë tjetër kush biro?
-Po pra babë, - ia drodh Tahiri, -isha duke treguar për një shok timin që e
ka pas rrëzuar një oficer me një të rame.
-E kështu po, -ia ktheu plaku, -se ti nuk je që i bjen kuj pasha babën, veç
taksirati i këtyre shokëve dhe i jemi që na le pa gjumë sonte.

Dhëndrri i ³mençur²

Një bujk nga Vraniçi merrej edhe me kultivimin e bletëve dhe për to
bisedonte përherë dhe kudo. Shkon një ditë te i vjehrri i vet dhe fillon e
po i shpjegon atij për dobinë e bletëve dhe i thotë se veç mjaltit, bletët
kanë edhe veti tjera shëruese. Pra s¹ka nevojë për barëra të mjekut po i
thotë ai vjehrrit të vet. Më mirë është me të thumbuar nja 20-30 bletë sesa
me e marrë një kuti hapa!
-Hajt he djalë, le atë muhabet, - po i thot i vjehrri, se me qenë ashtu,
mjeku në vend të ilaqeve e mban një krojshe me bletë dhe kur të shkosh për
t¹u vizituar, ta fut një grusht bletë në pantollana...!

Mbase kërset vetë

Ish-pushteti serb e kishte rrethuar një fshat me forcat e veta, ndërkaq
helikopterin ua kishte lëshuar përmbi. Agroni, rreth 13 vjeçar e kishte
marrë çiften që e kishte patur me leje gjyshi i tij, dhe u fut në odë e po i
thotë babait të vet: ³O babë, merre çiften e gjuje helikopterin se po vjen!
-Besa more bir me pas qenë unë ai që e gjuej s¹kisha pritë hiç që të më
thuash ti. Nëse ta merr mendja gjuje vetë se unë jo qebesaŠ Ose çoja gjyshit
ndoshta ai ban gajret Š
Gjyshi i tyre po i dëgjon e po thotë: -Besa me pas qenë gjyshi i pushkës,
tash ma kishit sjellë bukën në mejdan të luftësŠ po lene atë të uruar te
lama, mbase kërset vetë e i del kënga!

Edhe filxhanin ta ha

Shkon Ferat Beqa me shokë te një mik i veti për ta ngushëlluar për një
vdekje. I pritën mirë e sipas zakonit. Pak pasi që i pinë kafetë, miku po i
thotë Feratit: -Allahile a ta sjell edhe një kafe?
-Jo nuk mundem më, ti mos u mërzit se e kryem, - ia ktheu Ferati.
-Allahile a mundesh me e pi edhe një kafe a jo?, -prapë po e pyet miku.
-Allahile edhe 10 kafe mundem me i pi, edhe filxhanin ta ha mas mbrami, po
nuk ka nevojë më shumë se një kafe. Kjo është mortë në të ngushlluem, kafetë
i pimë e me na dhanë leje t¹ecim, -ia ktheu Ferati.

A bleve gjë?

Dy vëllezër, kishin mbetur vetëm, si mos më keq në pleqëri. Njëri prej tyre
një ditë doli në treg të Gjilanit për t¹i blerë gjërat e nevojshme për
shtëpi. Në të kthyer u takua me dy miq të tij dhe nisën e po bisedonin.
-Më falni se tash m¹duhet të shkojë! Edhe vëllaun e kam lënë vetëm në
shtëpi, -u tha plaku. Të dy miqtë u shikuan mes veti dhe i thanë:
-Edhe ne deshëm të vinim tek ju sonte! Ky u zu ngushtë, megjithatë iu tha:
-Po ejani, pse jo? Po ju e dini se s¹ka kush iu shtron e gatuan. Ne, siç e
dini jemi vetëm!
- Ani s¹ka gjë, - ia pritën ata dhe ia morën gjërat që i kishte blerë ky për
t¹i ndihmuar e u nisën. Kur mbërrinë në shtëpi, vëllai tjetër i priti mirë,
u vuri kafe e duhan përpara dhe po bisedojnë. Pas pak ai po e pyet të
vëllain se si kishte kaluar në treg dhe a kishte blerë gjë?
-Po besa i bleva dy kuaj, - iu përgjegj i vëllai.
-Po a erdhi hip a zhdrip, - po e pyet i vëllai.
-Jo, nuk u hipa, veç i ngarkova, - po i përgjigjet ky.
-Njëri nga miqtë duke e kuptuar aludimin po thotë: Besa është dashtë me u
hypë e pak ka qenë!

Unë jam në shtëpinë time!

Avdiu, fqi i Bislim Prekazit shkon një ditë për të ndenjur tek ai. Avdiu
ndenji gjer në mesnatë! Edhe pse ishte dimër njeriu i gjallë duhet të
lëvizte, kurse atë ditë iu desh që mbi 16 orë të rri ngujuar në odë duke e
dëgjuar Avdiun se çka po i thotë!Š Hëngrën mëngjesin, drekën e darkën e
Avdiu nuk po lëvizte. Dikur, pasi kishte kaluar mesnata Avdiu po thotë:
³Bislimo, a qohemi?!²- Bislimi ia ktheu: Unë jam në shtëpinë time e nuk kam
ku e kaj nënën me shkue, kurse ti bëja si të duash Avdio...

Ata nuk vesin

Njëfarë djali goxha i sert, para lufte po i thotë një plaku: ³Jam trim e qe
besa frikës nuk ia di se nga i ka dyert, por me i vra milicët e Serbisë po
më thonë ³shpiun e dorë e zgjatur e UDB-së, mos me i vra, prapë po më thonë
frikacak e i pa kurriz- çka me ba mixho, m¹drejto pak! He, more djalë, - po
i thotë plaku, -rri kështu si je, ma mirë, se ata që vrasin milicinë e
serbisë, tybe nuk vesin!Š

Nuk është borxh me këqyr seri!

Po bisedonin dy shokë në Zvicër, të cilët iu takonin partive të ndryshme.
Zgjedhjet u kryen në Kosovë dhe tash po afrohet seanca e parë e parlamentit,
po i thotë njëri tjetrit. Çka ta merr mendja, kush do të zgjidhet president?
Megjithëse jemi anëtarë partishë, është mirë që ne të mërgatës të mos
përzihemi fort!
-Dmth., të rrimë të paanshëm, siç po thua ti?
-Mirë pra, a ka mundësi të ta bëjë edhe një pyetje?
-Vetëm urdhëro, -ia kthen ky që hiqej si më i ditur.
-A e kemi ne Kosovën nënë?
-Po, si jo.
-E pra, nuk është mirë me ndejt i pa anshëm e me këqyrë seri e nënës me na i
hip turli agllamazi e me na e lodrue poshtë e lartë.

Mos shkoni atje!

Një politikan kosovar ditë më parë me rastin e një vizite që e bëri në
Shqipëri, takoi edhe parinë e të gjitha partive politike atje. Gjatë bisedës
u tha: -Kohë më parë ju patët shkuar edhe në Beograd, prandaj iu lus që të
mos shkoni më, se nuk na vjen mirë neve në Prishtinë.
-E more vëllaçko, -ia kthyen ata, -ju të Prishtinës po shkoni përditë në
Beograd e besa edhe kokat po i lini në ato rrugë me vetura e ne nuk po u
kritikojmë, kurse ne qemë një herë e ju menjëherë na kritikuat! Ia keni bërë
si dhia deles në atë meselenëŠ

A doli?

Ia dërgova një shkrim një gazete dhe po prisja publikimin e shkrimit. Prita,
e prita, por shkrimi nuk doli! E mora në telefon: Alo, po-unë jam.
-Pse nuk doli shkrimi?
-Shkrimi ishte i mirë, por nëse ka mundësi që ta shkurtoni pak se është
shumë i gjatë dhe sikur po humb pak në vlerë, ia kthei ai. E mora shkrimin,
e shkurtova për bukuri, e përcolla... Prapë nuk doli. E rraha prapë telin:
-Alo, po unë jam.
-Aaa, ju qenkët? Po, shkrimin e kemi marrë, por nuk kemi botuar, sepse ishte
shumë i shkurtër dhe sikur e kishte humbur kuptimin. Sikur ta zgjatni pak!
Eh, i thash atij: nuk po mund e gjej si iu bie tamam juve të gazetës!Š

Na ka ra kallamoqi në shi!Š

Dy shokë të hutuar nga gëzimi që ju kishte ecur fati dhe kishin fituar
në biznes , tek po ecnin rrugës dhe bisedonin se si do t¹ia bënin me atë
fitim, një fqi i tyre, po i vërenë se nuk janë në terezi dhe po u thotë: -Hë
ç¹është puna? Dukeni si të gëzuar, por edhe të humbur fare, mbaseŠPo ejani,
hyni brenda pushoni pak dhe pastaj vazhdoni!
-Iu faleminderit shumë, -ia kthyen ata, se nuk kemi kohë.
- Pse burra, çka ndodhur?
- Na ka ra kallamoqi në shi, -ia kthyen ata.

Vetni diçka burra

Muja nga Drenica, plak pedant, e i ditur, nuk linte tubim burrash pa
shkuar. Mirëpo, dobësi e tij ishte se fliste shumë dhe nuk ndalej. Në një
dasmë ku ishte edhe Muja, filloj muhabeti. Njëri nga ana tjetër e odës po i
thotë: A po na flet diçka axha Mujë?!
-Po more, -u përgjegj Muja dhe ia filloi bisedës.
Dikur pas, tri orësh e përfundoi e po i shikon të pranishmit se a u ka bërë
përshtypje biseda e tij, apo jo? Asnjëri nga të pranishmit s¹po flet! Muja
po u thotë: Po vetni diçka burra, se unë u tregoj çka të më vetni!
-Besa ka mbi dy orë që po mundohna me të vetë, po ti s¹po lejshe as me
tvetë, mor burrë, -i tha një dasmor.

Ndize një duhan!

Në një odë burrash po bisedohej për tema të ndryshme nga historia, shkenca,
politika, etj. Një plak ndërhynte vazhdimisht, edhe pse kishte ekspertë
lëmishë të ndryshme të pranishëm. Dikur njëri u mundua që t¹ia bëjë të
ditur plakut se e ka tepruar, dhe i tha: ³Ndize një duhan mixho se je
lodhur, -dhe ia gjuajti një cigare.
-Besa jo një duhan, por edhe një kuti po të ma gjuash përpara, s¹e kam ndër
men që ta ndali bisedën, - ia ktheu plaku.


Sa kushton doktor?

Një bujk i pasiguruar e kishte pasur gruan sëmurë. Shkon te një shok i vet,
i cili punonte në një fabrikë, për t¹ia kërkuar librezën e sigurimit
shëndetësor. Ky e dërgoi të shoqen te mjeku për vizitë. Mjeku e pyeti
pacienten: -Ku ju punon burri, shoqe?
-Në fabrikë të municionit, -ia ktheu ajo. I shoqi i pacientes po i dëgjon
dhe po pret.
- Si iu quhet burri?, -po e pyet pacienten prap mjeku.
Pacientja sa deshi të hapë gojën, i shoqi ia priti: -Sa kushton vizita me e
pagua me pare në dorë doktor,? -se unë nuk mund ta ndëgjoj gruan time duke
thënë se jam gruaja e filanit, sherri i 50 markave.

Inkasant ish-²porezniku²

Në fshatin Kodrali të Deçanit, aktivi i LDK-së së këtij fshati në një
mbledhje e caktoi edhe një inkasant për 3%-in. Thanë se u emërua një
³poreznik² i cili po me këtë detyrë ishte i ngarkuar edhe nga pushteti serb.
Ky dai, pa hezituar fare, filloi e po e mbledh tatimin e 3%-it, por edhe
porezin e Serbisë! Njerëzit kur e takonin, iknin prej tij!
-Po pse po ikni prej tij bre burra?, -po pyet njëri.
-E more vëlla, ec e dije se për ka është duke mbledhur tatim ai sot, për
qeverinë e Bukoshit a për atë Milloshit?!

Qeshin ata - qeshim ne!

E ju ngjatë jeta burra, -po i përshëndet një kalimtar disa fshatarë që i
njihte, dhe u ndal në bisedë me ta. Gjatë bisedës po i pyet: -Po si po e
kaloni me këta shkie dhe me këtë demokraci?
-Po si të them more vëlla, po na thonë se duhet me ndej urt e mos me i
provokue se na rrahin e na vrasin. Na kanë thënë këta të demokracisë, kur
qeshin ata t¹Serbisë, qeshni ju, qeshim edhe ne të partisë. Kur nuk qeshin
ata të Serbisë, nuk qeshim ne e as ata të partisë. Se kujt do t¹i dalë vaj
kjo e qeshur mor vëlla nuk e di, veç një fjalë e urtë popullore thotë: ³Qesh
ëmbël ai që qesh i fundit²Š

I sëmuri

Sylë Dibrani nga Prekazi ishte sëmuar një herë. Shkojnë shumë vetë për ta
vizituar. Ndër ta edhe kushëriri i tij, Shabani i Osmanit. Pasiqë
përshëndeten, pijnë nga një kafe dhe fillon muhabeti. Shabani po e pyet:
-Baca Sylë! Si po ndihesh, a po mundesh me ngranë ndonjë gjë, apo jo? Eh mor
bir, -ia ktheu Syla, -qe besa e zotit s¹po muj fus gja në gojë veç pak mish
të zogëzave dhe nga pak rrush, -tjetër gjë nuk po më hahet.
-E kuj ja kaj nënën e nuk ja kana zogëzat e rrushin?, - ia peiti Shabani. Po
ti paske marrë mësysh o baca Sylë!

A jemi gati?...

Njëri kthehet i lodhur me tren nga një mbledhje. Sipas marrëveshjes me të
shoqen ajo duhej ta priste me automobil në stacion të trenit. Ky erdhi bukur
vonë. Në parking sheh një makinë dhe i ngjan si e vetja, futet brenda dhe
shtrihet mbrapa duke thënë me vete, derisa të vijë shoqja po flejë pak. E
zonja e makinës vjen, futet në makinë dhe i jep marshit pa shikuar se ç¹ka
mbrapa! Pas një ore ngarjeje, atij i del gjumi dhe e pyet ³të shoqen²: -A
jemi gati me mbërri? Zvicëranja kur dëgjon se e ka dikë brenda tmerrohet e
sa nuk përplaset me automobil. E ndal makinën dhe e flak jashtë e këtij s¹i
i mbetet tjetër, pos të kthehet në shtëpi ngadalë!Š
Kështu së paku është arsyetuar para gruas së vet!

Ma kanë vjedhë automobilin

Një mërgimtar në Zvicër e parkon makinën e tij në një vend bukur larg
shtëpisë. Të nesërmën, me që kishte për të bërë një rrugë të gjatë, zgjohet
heret dhe e kërkon makinen aty ku e linte zakonisht. Makina nuk ishte aty.
Ai duke menduar se ia kanë vjedhur, lajmëron policinë. Ky në të vërtetë e
kishte harruar vendparkimin. Pas nja tri-katër orësh një djalë i tij duke
lozur e sheh makinën të parkuar, dhe vjen e i tregon të atit: -Babi makina
ishte në parking, e ke harruar vendin!
- Mua mos më trego, - ja ktheu i ati, - nëse je trim shko e tregoi policisë!

Sendet e grave!

Njëri duke udhëtuar me tren, tek po e shihte me vëmendje një goxha burrë me
nja tre-katër zinxhirë ari në fyt, me nja dy-tri unaza e zinxhirë nëpër
duar!Š Ai e vërejti bashkudhëtarin që po e shikonte me habi.
-Hë, a po të pëlqejnë?, i tha ai, -janë safi ari 24 karatësh.
-Jo, jo nuk po i shikoj se po më pëlqejnë, por te ne në Drenicë këto i
quajnë ³sene të grave². Kur t¹i kthejmë nuset n¹gjini, pas një jave që
martohen, i dërgojnë të stolisura kështu si ti!...


ǹaj kish me qenë djali jem!

Po bisedonin disa burra: -Shumë e zullumin po e bën Serbia në këo anë. Ne që
po durojmë ose jemi tepër frikacakë o më të fortit në botë, se burrat
dikur moti kësi poshtërimi nuk kanë duruar.
-Një plak si më i ³sert² po thotë: -Po si nuk doli një djalë nane e me i vra
disa milicë të Serbisë në mjedis të pazarit! Çaj kish me kanë tamam djali i
jemŠ Pas një kohe burrat u shpërndanë, edhe djemt e plakut shkuan për të
fjetur. Njëri nga djemt flenë shumë. Nusja e tij po e thërret: -zgjohu he
burr se ora është 11, dhe baba po bërtet se ishte bërë nami në Gllogoc, i
kishte vra disa milicë të Serbisë dikush! Ai u zgjua nga gjumi me sy të
skuqur, nga se kishte fjetur shumë dhe mendoj që ta frikësoi të atin pasi që
ia dinte ³takatin²
-Pse u zgjove kaq vonë, s¹të vjen turp me ardhë kush e ti ende fjet!
-Isha dikund mbrëmë, dhe nuk kam fjetur tërë natën, -ia ktheu i biri.
-Ku ishe?, -kërceu plaku si me dyshim, duke ia vërejtur sytë të birit që ju
kishin skuqur.
-Paj është punë me zazar, -po i thotë i biri, -po më mirë nuk po të tregoj.
-Ku ishe?, -kërceu plaku si ta kafshonte gjarpëri.
-Po ti o babë, mbrëmë para gjithë atyre burrave na skuqe duke thënë se nuk
po ka burra me i vra qeta milicë! Mua më erdhi rëndë e rash në Gllogoc dhe e
bëra naminŠ
-Ujë, ujë, po bërtet e reja! - U bë hallakamë, plakut i kishte rënë të fikët
nga frika. I biri u pendua kur e pa babanë e vet në atë gjendje dhe po
mundohej që ta sille në vete duke i thënë: -Babë, o babë, zgjohu, se ëndërr
të tregova, ëndërrŠ Plaku erdhi pak në vete dhe po i thotë djalit: -A është
një mend, apo më ke gënjyer?
-Të kam gënjyer, të kam gënjyer, -po i thotë i biri.
-Ujë, ujë, ujë, -po bërtet prapë e reja plakut. Prapë plakut i kishte rënë
të fikt, por kësaj radhe nga gëzimi.

Unë as në dasëm besa jo!

Në burgun e Pozharevcit katër shokë në një dhomë. Djemë dai që nuk po ndinin
hiq për policët serbë. Gati për ditë ja thonin këngës më zë goxha të lartë e
t¹a çlironin Kosovën e t¹i bashkonin tokat shqiptare e çka jo. Një ditë një
gardian i zuri duke kënduar dhe i dërgoi në raport te drejtori i burgut. Ai
i dënoi që të katër me nga 30 ditë qeli (birucë). Ishte muaj janar, ftohtë i
madh dhe pas 20 ditësh u takuan në sheti. Njëri nga Tetova, po e pyet
shokun nga Drenica: -Edhe sa ditë na kanë mbetur vetmi?
-Edhe dhjetë ditë -u përgjigj ai.
Ai e pyeti prapë: -Çka po ta merr mendja, e, do të këndosh ti Drenicë, më?
- ³Besa ti bëja si të duash o Tetovar, se unë as në darsëm më jo!²Š

Verës nuk është kështu!

Dy vetë shkojnë te një mik për të ndenjur. Ai u gëzua shumë kur i pa dhe i
priti me të gjitha të mirat që i kishte në mundësitë e veta, mirëpo,
varfëria e kishte kapluar. Dimër i ashpër dhe aty po bënte shumë ftohtë. Të
zotit të konakut po i vinte keq që s¹po i ngrohte dot mysafirët e si për t¹u
shfajsuar po u thotë: ³Lironu burra se po e shoh që po u vjen pak si ftohtë,
por nuk e di se ç¹u bë kështu me këtë dimër, besoni se verës nuk është
kështu!²

A pshtoi sahati?

Një fshatar e kishte patur një djalë të vetëm dhe nuk ja prishte për asgjë.
Ditë prej ditësh djali u rrit dhe babait i kërkoi që t¹ia blej një orë dore
(atë kohë orë dore kishte pak kush). Plaku bëri ç¹bëri dhe e shiti një dele
për t¹ia blerë djalit orën. Një ditë ata shkuan në mal për dru. I biri hipi
në një lis të gjatë dhe filloj me ia krasitë degët, kurse plaku po i
ngarkonte në qerre. Ndërkohë dega thehet dhe i biri rrëzohet, por për fat
nuk vritet shumë. Babai i tij e dëgjoi britmën e djalit dhe po vrapon drejt
tij duke e pyetur: -A pshtoj sahati pa u thye, bre bir?

Edhe atje qenka gati si këtu!

Kur Titoja i prishi punët me Shqipërinë (1948), shumë titista dualën në
teren për t¹i bindur masat se në Jugosllavi është më mirë se sa në Shqipëri!
Në Skënderaj kishte ardhur për këtë qëllim Veli Deva, dhe kishte shkuar në
fshatin Klinë (të Skënderajt), për të biseduar me fshatarët e atyshëm. Pas
dy orë bisedash Veliu po u thotë fshatarëve se më mirë është këtu se në
Shqipëri?
Fjalën e mori një fshatar e po thotë: Unë jam bujk e ndoshta nuk di mirë,
veç si po thuani ju shoku Veli, edhe atje qenka mut si këtu!
Veli agës i erdhi inat që për dy orë të tëra nuk kishte mundur t¹i bind
fshatarët. Kur shkoj në komunë, urdhëroi arrestimin e fshatarit për ta
³bindur² me masa tjera. Fshatarin e gjorë e kishin rrahur aq keq sa që një
pajtonxhi e solli në shtëpi. Bashkëfshatarët i dualën përpara dhe po e
pyesin se çka i kanë thënë në milici? - Fshatari edhe pse i dërmuar nga
dajaku nuk ishte thyer, bile ishte edhe shakaxhi e po u thotë
bashkfshatarëve të vet: -Ka thënë Velia, ai që nuk thotë rrnoftë Shqipnia,
me pajtan do ta qojmë të shpija!

Për dhunë...

Pas demonstratave të vitit 1981, në tërë Kosovën shkruheshin parolla si
³Kosova Republikë², ³Poshtë Serbia² etj. Milicët shkuan në Malishevë ku
ishte shkruar një parollë e tillë. E thirrën të zotin e shtëpisë dhe e
pyetën: -Kush e ka shkruar këtë parullë?
I zoti i shtëpisë po u përgjigjet se nuk e di, dhe se kishte patur dëshirë
që edhe ai ta dinte.
Mirë axho, - po sikur ne ta zbulojmë atë që ta ka shkruar parollën në
shtëpinë tënde, çka do t¹i bëje ti?
Eee, ai mua ma paska shkrue ³Poshtë Serbia² e unë ati për dhunë do të ia
shkruaja ³Rroftë Shqipnija²!

Pëllumbat!

Në një demonstratë, ditë më parë, i lëshuan disa pëllumba të bardhë në
fluturim, në shenjë paqeje. Po i thotë një demonstues tjetrit: Shih sa
bukur, pëllumbi është simbol i paqës dhe ne të LDK-së botës po i trgojmë se
jemi për paqë. Mirë besa, -ia ktheu ai, -por s¹duhet ta bëjmë shpesh sepse
bota do të mendoj se jemi pëllumbaxhinjë!

Ja ky patrioti i juaj!

Ishim në Shqipëri dhe po rrinim me disa shokë, -tregonte Shpendi, -aty
pari kaloi një vendas i imi (të cilin e njihja mirë), sepse dikur ai kishte
qenë punëtor i UDB-së. Një tiranas, që ishte aty me ne, po na thotë: -Ja,
ky patrioti juaj!
-U habita, -rrëfente Shpendi. Këtë e quan patriot ti?, -i thash.
-Po ore, pse ç¹të keqe ka? Ne në Shqipëri u themi patriotë vendësve tanë, si
ju atje në Kosovë që i thërrisni bashkatdhetarë, - ma ktheuŠ
- Aha, po ashtu he burrë, se ma ngrive gjakun.

Me e pasë ditë nuk isha hy

-Po ti ç¹deshe këtu?, -po e pyet një djalë i ri në shetitoren e burgut
njërin.
- E more djalë, - ia ktheu ai, pasi dolën nga burgu këta të Œ81-tës, e
pashë se i respektonte populli. U grumbulluam ne disa shokë që kishim qenë
në shërbim të LKJ-së dhe formuam Ministrinë e Mbrojtjes. Pasi që e formuam,
njërin nga shokët tanë e angazhuam që të na lajmërojë në milici të Serbisë!
Po, pra, sepse ndryshe nuk na besonte kush që ne kemi bërë diçka. Kështuqë
ne e formuam, ai na lajmëroi, na morën, na dhanë dajak e na dënuan. Disa
ikën jashtë, për ta ³bërë² ushtrinë në Perëndim, veç që besa nuk e kam ditë
se është kështu burgu, se nuk isha hy kurrë!

Besa unë në qafë do të sillja!

Një Haziri i Prekazit, njeri pleqnar, kishte patur shumë shokë, dhe kur
dilte për t¹i vizituar nuk kthehej me ditë të tëra. Një herë kishte shkuar
në anë të Shalës dhe kur erdhi në shtëpi pas dy javësh po tregon se sa mirë
e kanë pritur dhe se e paskan sjellur me qerre kuajsh gjer në Mitrovicë, në
të kthyer!
-Nipi i tij po i thotë: -Mixho, qysh i ke mërzit ti ata për dy javë ditë
rresht, ka qenë rrezik që të sjellin në qafë deri në shtëpinë tënde.


Besa shpejt më ka dhezun

Para shumë vitesh, dy burra të Drenicës po udhëtonin nga Klina për në
Vojnik. Njëri prej tyre kishte qenë duhanxhi, dhe atë botë shkrepsa nuk
kishte, por për t¹ndezë cigaren përdorej urori. Ai e vuri eshkën në gurë e
filloj ta godas me uror. Kështu, pas nja një ore rrugë eshka mori zjarr, ai
e ndezi cigaren dhe po i thotë shokut të vet, -besa shpejt më ka dhezun!

Ka mundësi!

Një ditë u dëgjua nga një ³intelektual², se edhe Palestina na qenka
shqiptare! Ai merrte shembuj dhe e zbërthente emrin e Arafatit, që në shqipe
do të thoshte Ara e fatit. Pra sipas tij, fjalë shqipe. ǹtë themi, mbase
ka mundësi, sepse edhe ata po sikur ne janë të robëruar, zatën të gjithë të
panafakët, sipas një filozofie, janë vëllezër - ara të fatit, toka mera, që
kujt t¹i teket futet e i lavron, besa koxha thellëŠ

Ujk e qen - janë një familje

Një ditë ujqërit u tubuan në një mal, po bëjnë dert e po qajnë hall! Bashkë
me ujq në këtë kuvend, morën pjesë edhe do qen! Filloi mbledhja e diskutimi,
nuk po dihet se ku do t¹i dal timi. Disa qenë i diktuan dhe shkuan pyllin e
rrethuan për t¹ua prishur kuvendin.
Një ujk dual për t¹i vëzhguar dhe pa qentë se me të lehura po vazhdojnë,
duke e lehur shoqi-shojn. Kthehet ujku e po i njofton, se kuvendi mund të
vazhdon. Tek e fundit mori skile, ujqë e qenë janë një familje, dhe të
lehurat i kanë me hile!

Unë e di se si merr vesh ti

Një plak i urtë, po bisedonte mbi gjendjen tonë në përgjithësi dhe mbi
mundësitë e zgjidhjes së çështjes kombëtare. Mirëpo, njëri ende pa