Beqir ELSHANI
HIQMI MUSTAQET
- Hiqmi mustakët! – kështu
tha burri që ndërkohë po e rruante
berberi.
- Mos, se të kanë hije! – ndërhyri
berberi.
- Çfarë hije, pash zotin! Askush
prej djemve të mi nuk më do. Krejtë
janë me Rugovën.
UJKU DHE QENGJI
- Baba, a ka dallim ujku me qengjin, - e pyeti
një ditë vogëlushi babain.
- Si jo, bir, dallimi është i madh!
- tha babai. – Ujkun, siç jam unë
askush nuk e do, pos që ia kanë frikën.
Kurse qengjin, siç është ai
tezaku im e duan të gjithë,edhe unë
e dua.
- Vetëm se qengji është i këndshëm
dhe mishin e ka të mirë?
- Prandaj ujku e do më shumë, - përmbylli
bisedën babai.
PËLLUMBI I PAQES
DHE YLLI I DAVIDIT
Sekretari i OKB-së kishte dalur në
parkun e OKB-ës për të shitur
mallë. Në tavolinën e tij të
vogël ka vendosur disa gjëra shumë
tërheqëse. Afrohet një pacifist
dhe e pyet.
- Sa kushton Pëllumbi i Paqës?
- 100 dollarë. Merre, ta jap më lirë.
- Po, Ylli i Davidit sa kushton? – pyeti
përsëri pacisti që po ngutej
për të blerë.
- Ky është unikat, prandaj nuk e shes.
- Atëherë, pse e mban në tavolinë?
– ndërhyri pacifisti.
- E mbaj në rast se ndonjë më
kërcënohet me grusht, - tha sekretari
i OKB-së.
ABËCËJA SHQIPE
- Sa shkronja i ka abëcëja shqipe?
– e pyeti nëna të birin
- Mendoj se abëcëja shqipe ka më
shumë shkronja se latinishtja, por më
pak se
kinezishtja, - u përgjegj i biri që
mësonte në gjimnaz.
- Më thuaj numrin e saktë, dhe jo
me hamendje.
- Sa i përketë numrave, unë jam
i dobët në matematikë.
- Kurse në gjuhën shqipe, çfarë
je?
- Në gjuhën shqipe jam më i miri
në klasë, - u përgjegj i biri.
- Domethënë se shokët e klasës
janë më të dobët se ti,
- plotësoi nëna e hidhëruar.
AKADEMIKU DHE DJALOSHI ME DYSLEKSI
Një ditë udhëtonin me
autobus një akademik dhe një nxënës
i dysleksisë.
- Çfarë zanati ke, - e pyeti djaloshi
bashkudhëtarin akademik.
- Unë jam akademik. A nuk po t´a
mbush synin kravata ime, ndaj më pyet çfarë
zanati kam, - iu përgjegj akademiku. Mirëpo
djaloshi vetëm e vështronte akademikun
në fytyrë, ngjashëm siç
vepron Mr Bini anglez.
- Çfarë profesioni ke ti, - e pyeti
pas pak akedemiku bashkudhëtarin e ri.
- Unë mësoj në shkollën
e dysleksisë, - u përgjegj djaloshi
duke larguar vështrimin nga koka e akademikut.
- Ç’ mëson në atë
shkollë?
- Mësoj se si duhet me i dashtë prindërit,
vëllezërit dhe motrat. Pastaj mësoj
për flamurin tonë kuqezi dhe si mbrohet
atdheu, - plotësoi djaloshi me gjakftohtësi.
- Shkolla jote qenka e mirë edhe për
akademikët, sepse as ne nuk i njofim të
afërmit tanë, se lë më flamurin
dhe atdheun, - përfundoi akademiku i shqetësuar.
NASTRADIN HOXHA NË ULQIN
Shkoi Nastradin Hoxha në Ulqin dhe zuri
një banesë me qira për dy javë.
Nastradin Hoxha porsa hyri në dhomë,
pa fotografinë e Titos varur në mur.
Si zakonisht, ashtu siç bëjnë
hoxhallarët kur falen, Nastradini e hoqi
fotografinë dhe e la në korridor.
Nastradin Hoxha vuante nga reumatizmi dhe shkoi
në plazh për t´u rrezitur.
Pas dite, Nastradini kthehet në banesë
dhe ç´të shoh, e njëjta
fotografi në mur.
Nastradini u inatos dhe zonjës ulqinake
i tha:
- Zonjë, po qe se ti do të vije tek
unë në Kosovë, në Prizrenin
e bukur rrëzë
Pashtrikut, a do të pranoje të flesh
në dhomë me fotografinë e Hitlerit?
- Kurrë, - tha ulqinakja – Hitleri
ka qenë fashist!
- Mirëpo Tita çfarë ka qenë,
moj zonjë? – ia priti Nastradini.
- Tita ka qenë partizan! – u përgjegj
ulqinakja që mundohej të godas mizat
me purtekën plastike.
- Më vjen keq, moj zonjë se sa poshtë
paske rënë; përndryshe mut Tita,
mut Hitleri,
- tha Nastradin Hoxha dhe doli për të
gjetur një banesë pa fotografi.
BLETËT I QORTOJNË MIZAT
- Mori, miza! Para se të filloni të
hani mjaltë duhet të pastroni këmbët.
Ky është parim i edukatës, përndryshe
do të infektoheni, - thanë bletat
kur panë mizat me këmbë të
ndotura.
- Dokrra. Ne jemi soji që kurrë nuk
e dallojmë mjaltën me ndytësirën,
- u përgjegjen njëzzzërit mizat
njëvjeçare.
LETRAT E DUHANIT
Burrë e grua hynë në shitore
për të blerë artikuj. Gruaja
kërkoi për të blerë letra
higjienike, mirëpo shitësi tha se
nuk kishte mbetur. Pastaj burri kërkoi
letra të duhanit. Ndërkohë që
shitësi po ia mbështillte letrat e
holla të duhanit,
bashkëshortja ia priti:
- Çka janë të mira për
pelena të djalit.
ZONJA DHE GJENERALI
- Urdhëroni zonjë, në zyrën
time, - tha shefi kur pa një zonjë
duke biseduar me kuririn.
- Ju lutem, pritni pak se kam punë me gjeneralin,
- tha avokatja.
- Çfarë gjenerali, ju lutem! Ky
është kuriri im, kurse unë jam
shefi, - tha shefi,
që nuk dinte se zonja është avokate.
- Jo, ti je maskarai, kurse ky është
gjenerali, - ia priti avokatja.
NJOFTIMI
- Unë quhem Emira në superlativ,
- tha një vajzë shqiptare me banim
në Gjermani..
- Unë quhem Zbatuesi në maksimum dhe
shoh në terr, - ia ktheu djaloshi.
- Domethanë se ti qenke shqiptar.- Ku e
di ti, nese unë jam shqiptar.
- E di, sepse shqiptarët janë mësuar
të jetojnë një kohë të
gjatë në terrë.
DJATHI I HOXHËS
Një burrë sa herë që dilte
me shoqni, shkonte në kafene dhe pinte
raki. Mirëpo kur kthehej në shtëpi
pinte shumë ujë, prandaj gruas i thoshte
kinse ka qenë tek hoxha dhe ka ngrënë
djathë.
Atëherë grueja i tha:
- Ore i shkreti, sa herë të kam thanë
mos e ha djathin e hoxhës se pëlcasish.
DIKUR ME SHATA, TANI ME TRAKTORA
Në kuadër të votimeve për
pushtet mbahet një takim para gazetarëve.
- Pyetja e parë është: Mua më
ka ngjarë dikur, që në vreshtat
e Shirokës të mbetem pa shat për
prashitje, prandaj a e parashikoni që partia
e juaj në të ardhmen të ketë
mjaft shata për punëtorët? Kurse
pyetja e dytë është se a do të
kemi mjaftë rruaza, jo të gjakut,
por të qafës, meqë tani përveç
grave, po i bartin edhe burrat?
Ju falëminderit! – parashtroi pyetjet
njëri nga gazetarët.
- Sipas pyetjeve që parashtruat, shihet
se ju jeni melankolik. Partia jonë nuk
do të mirret me të kaluarën primitive.
Shati e ka vendin në muze. Ne po shkojmë
drejt modernizimit të bujqësisë
me traktora, me autokombaja, me lopë që
milen me aparate dhe të ngjashme, - deklaroi
kryetari i partisë politike. Sa i përketë
pyetjes së dytë, shumë shtete
na kanë premtuar rruaza falas me vagona,
nëse ne fitojmë në zgjedhje.
- Zoti kryetar, a ka mundësi që ato
shtete të na dërgojnë traktora
në vend të
rruazave, - shtoi një tjetër gazetar.
- Kjo nuk varet prej meje, por prej atyre shteteve
që na kanë premtuar. Kuptohet që
asnjë shtet nuk ta falë traktorin,
- përfundoi kryetari duke fshirë djersët
prej nervozës.
MYZHDE!
- Myzhde, Jugosllavia lindi binjakë, djalë
e vajzë, - lajmëroi motra medicinale.
- Si vajti lindja?
- Lindja kaloi mirë, mirëpo nëna
pësoi.
- Po, si i pagëzuat fëmijët?
- Djalin e pagëzuam Serbia, kurse çupën
Cërnagora.
- Po, nuni, me siguri është ndonjë
rus?
- Jo, rusi, por spanjoli, zotëri Solana.
ÇKA JANË GJOKA ME GJEKËN
Dy serbë kishin shitoret ngjitas: njëri
quhej Gjoka, kurse tjetri Gjeka.
Një ditë vëllai i vogël
e pyet të madhin:
- Bacë, çka janë Gjoka me Gjekën?
- Shkie, bre, bacë! - iu përgjegj
vëllau i madh.
- Unë desha të di se a janë vllazën,
apo...
- Shkie, bre bacë, - përmbylli bisedën
i madhi.
PROFESORI I MATE-MATIKËS
- Unë jam profesori juaj i mate-matikës,
- kështu u paraqit mësimdhënësi
i ri para nxënësve të gjimnazit,
që kishte zënë vendin e profesorit
të porsalarguar si irredentist.
- Sigurisht që ju jeni ndonjë magjistër,
shoku profesor? – e pyeti njëri nga
nxënësit në klasë.
- Oh, jo, unë e kam shkollën e Kumrovcit,
- tha i ashtuquajturi profesor duke
shkopsitur setrën sa për t’ju
dukur kravata në gjoks.
- Po talleni, shoku profesor. Atëherë
si e mësuat mate-matikën pa e kryer
së pakut
kaka-deminë?
- Mate-matikën e msova, falë ujkut
që m’i hante delet. Prandaj më
duhej të
llogaritja vazhdimisht sa dele mi hante ujku
dhe sa më mbeteshin.
VJEDHJA E ÇIKLETAVE
Dy shokë të shkollës takohen
në rrugë dhe bisedojnë.
- Isha në shitore dhe bleva një dry
për çikletën time, - i tha
shokut të vet. – Po ti ç’bleve
në treg?
- Unë bleva një sharrë për
të prerë dryrin e çikletës
së vjedhur, - u përgjegj i dyti.
- Ky është një ves i keq, turp
të kesh, - e qortoi shokun.
- Kur t’i vjedhin ty, dy çikleta
sikur mua, eja dhe më thuaj fjalën
"turp".
DHOMË ME PAMJE KAH LIQENI
Shkon një aktor dhe kërkon në
dhomë për të fjetur në hotel.
- A do dhomë me pamje kah liqeni, apo
kah rruga? – e pyeti hotelisti.
- Kah liqeni, ju lutem! – tha aktori,
i cili pagoi dhe shkoi në dhomë.
Aktori hapi dritaren, pa se askund nuk dukej
liqeni, pos një përrua i ndotur ku
laheshin patat.
- Ti më gënjeve! Nga dritarja e dhomës
fare nuk duket liqeni, pos një përrua,
- u ankua aktori.
- Më falni zotëri! Ne, përroit
i themi liqen, - tha hotelisti.
DETIN E FLLIQ OXHAKU
- Babi, mos hyn të lahesh, sepse unë
e flliqa detin, - tha vogëlushi.
- Si kështu, bir?! - u habit babai.
- Ja, pak më parë unë pshurra
në det.
- Eu, bir! Po i tërë qyteti pshurrë
në det, dhe prapseprapë deti nuk flliqet.
- Si babi, nuk flliqet deti?
- Bir, detin e flliq oxhaku dhe jo shurra jote.
MJEKU DHE PARLAMENTARISTI
Mjeku i ambulancës vendosi se në rast
se do t’i vinte ndonjë parlamentarist,
të mos pranojë asnjë në
kontroll mjekësor. Ishte mëzitur duke
dëgjuar vetëm kopallat e tyre nëpërmjet
televizionit. Një ditë, një nga
parlamentaristët u sëmurë dhe
shkoi tek mjeku.
- Ti je parlamentarist, nuk të pranoj,
sepse më keni ardhur në maje të
hundës, - tha ankueshëm mjeku.
- Ku e di ti nëse unë jam anëtar
i parlamentit? – pyeti me druajtje parlamentaristi.
- Buzët i ke të bardhë, sytë
i ke në gropë, kurse zërin e
ke të ngjirur, - i tregoi mjeku.
DASHURI RECIPROKE
- Unë i dua zogjtë, por i dua edhe
kuajt, -i tha vajza djaloshit.
- Kurse unë i urrej derrat, por i urrej
edhe lepujt, - ia priti djaloshi flakë
për
flakë.
- Atëherë, ne jemi qifti më i
lumtur në botë, - brohoritën
njëzërit të dytë.Hitta
din drömresa på MSN Resor Klicka
här