[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Humor 2

HUMOR ME NGUCAKEQIN

Ma lanë besa!

-Allahile burro, pse ia le vetit këtë emër e po i nguc njerëzit bajagi si
keq?
Ngucakeqi: Së pari emrin ma lanë të tjerët e nuk ja lashë vetit; së dyti,
unë i nguci mirë njerëzit e jo keq, por ata nuk po kuptojnë se miku që ta kujton të keqen, ta kujton që të mos e përsëritish më. Mirëpo, njeriut tanë po t¹i thuash se këtë punë e ke keq, ai menjëherë ta kthen: ik ore ngucakeq!Š

Kurrë nuk ma kthen fjalën

Një kryetar i një fondi po e lavdëronte nënkryetarin e vet: -Është burr
i mirë, dhe që mbi gjashtë muaj që e kam nënkryetar, kurrë nuk ma ka prishur
për asnjë vendim dhe nuk ma ka kthyer fjalën mbrapsht asnjëherë!
-Ju them të vërtetën se ua kam lakmi, -ia priti bashkëbiseduesi, por nuk e kam të qartë se pse ju e shkarkuat nënkryetarin tuaj?
-Sepse për 6 muaj rresht ai në zyrën e vet ishte vetëm një herë, ishte vetëm atë ditë kur u konstituua drejtoria e fondit!
Si paske mundur t¹i numërosh

QENËT

Në një ndejë dimri tek po bisedonin disa veta, befas u dëgjuan të lehura të ashpra qenësh? Pasi pushuan së lehuri qenët, priti e foli njëri: -Burra,
para dy ditësh, herët në mëngjes sa nuk më kanë bërë copë e grimë tre qenë!
Priti e foli njëfar Delia nga Gjilani: -He, ty tre, po mua që besa para një jave desh më shkyen nja 25 qenë!
-Nuk po habitem se si paske shpëtuar, -ja priti tjetri, -sa po habitem se si paske mundur t¹i numërosh aq sakt në gjithë atë rrëmujë...

Ku e ka birën?

Dy shokë e bëjnë plan t¹ia vjedhin njërit një bletë. Shkojnë në një natë të errët deri sa binte një shi i imët dhe afrohen te shtëpia. Njëri bën roje te dera, kurse tjetri shkon që të sheh nëse ka fjetur i zoti i shtëpisë? Ky,deri sa qëndronte afër dritares dëgjon të zotin e shtëpisë tek vente për një çështje bast me të shoqen. Ai që do ta humiste bastin, do ta mirrte tjetrin në shpinë nga oda gjer tek dhoma e fjetjes. Gruaja e të zotit të shtëpisë e fitoi bastin, e vuri një mbulesë të bardhë mbi kokë që mos ta lagë shiu e fiku dritën, i hipi tshoqit në shpinë dhe dualën në oborr për të shkuar në dhomë të fjetjes. Shoku që bënte roje tek dera e oborrit, kur e pa se diçka bardh po lëviz në oborr, mendoi se shoku i tij po vije me bletë në shpinë të
mbështjellur në mbulesë të bardhë dhe vrapon që ta ndihmojë. Kur i ofrohet në errësirë nga mbrapa, ja futë duart dhe e pyet se ku e ka birën, duke menduar për birën e kosheres së bletëve. Në atë moment gruaja pisket nga frika, kurse i shoqi i hutuar nga pyetja që e dëgjoi, ia kthen: -Po të kujë bir lyp ti he n.... dhe nxjerr koburën. Ky nga frika merr ikën, shpërthen avlinë e drejt e n¹gjiriz.

 

Nuk është takuar kurrë me ariun

Një bari kishte shumë dele dhe për çdo vit i qitte në bjeshkë. Me vete e mirrte edhe qenin, të cilin e lavdëronte shumë si të shtirë.
Një ditë qeni kishte marrë vrapin dhe ulërinte nga frika. Sa nuk ju fut
bariut nën gunë!
- Çka ka i gjori?,- po e pyet bariu tjetër.
-Nuk e di besa!
Tek po e shohin një ari në përrua... - Aaaa, që besa nuk paska faj,
nuk është takuar kurrë më parë në ari, prandaj...

 

Eh, sikur t¹i kishte patur katra!...

Shkon njëri mysafir te një mik i veti. Pas pak kohe shtrohet buka, dhe për darkë rastësisht paskësh qëlluar pulë. I zoti i shtëpisë ja ndau një këmbë të pulës mysafirit dhe nga një pjesë mëshkujve të vet. Mysafiri e përlau. I zoti i shtëpisë ja dha edhe pjesën e vet - këmbën tjetër të pulës mysafirit.Mysafiri e përlau edhe atë dhe po shikon a ka më. I zoti i shtëpisë po i thotë: -Lum miku pula veç dy këmbë i ka, e ti të dyja i hëngre...
-Eh, sikur t¹i kishte katra, ­ja priti mysafiri.

Lepuri i Rrafshit


Takohet një ditë lepuri i malit me atë të rrafshit: -He, si je?, -po e pyet
lepuri i malit atë të rrafshit.
-Mirë besa, jetojmë në lakra dhe nuk ia kemi nevojën fort vrapit, aty
ngopemi në lakra e aty strehohemi. A vjen edhe ti që ta provosh?
­Haj se po vie, i tha lepuri i malit.
Kur ranë në Rrafsh e u futën në lakra. Lepuri i malit po i dëgjon zagarët duke lehur, aty afër njerëzit duke biseduar e fëmijët duke lozur. U tremb dhe po i thotë këtij lepurit të rrafshit: Unë ika zotëri, sepse nuk jam aq i marrë sa ta shes lëkurën time për një lakër!

S¹ka gajle djalo

Një djalë i ri me flokë të gjata, syza të errta mbi sy, dy-tre zingjirë në
qafë e përplot sylejbena tjera, u fut në autobus me një krekosje si të
gjelit. Ai duke ecur ashtu rëndë e rëndë e shkeli me takën e këpucës në këmbë një plak. -Oh, bëri plaku i gjor.
Djaloshi, sikur ndjeu keqardhje dhe i tha: -Më falë axho! Plaku sikur deshi që ta shfajësoj djaloshin ia ktheu: -S¹ka gajle djalo. Jam mësuar me më shkelë gjaja!....

Ti sonte unë nesër!

-Do të vi sonte tek ti, po i thotë një i ri fqinjit të vet, i cili kishte
një vajzë të bukur. Hajde se që besa qefin ma bënë, -ia kthen ai djaloshit.
Ti eja sonte e unë do të vie menjëherë nesër ja ktheu ky, sepse edhe ky e kishte të ëmën të ve! Djaloshi e diktoi, dhe i tha: -A di çka? As mos eja e as nuk po vi!...

Besa unë nuk e paskam njohur!

Në një tubim përkujtimor për dëshmorin e kombit, Afrim Zhitinë, filluan të flasin disa veta, dhe secili që fliste për të i dilte shok i afërt e
bashkëveprimtar i pandashëm.
-Fole edhe ti një fjalë Mehmet, se me Afrimin keni qenë nja një vit bashkë në dhomë, në burgun e Pozharevcit dhe ke vepruar me të, -i tha një shok.
-Qe besa mor burrë, -ia ktheu Mehmeti, -unë Afrimin e kam njohur, por shumë prej këtyre që po flasin për të nuk i paskam parë kurrë! Ja nuk e kanë njohur këta, ja unë nuk e kam njohur!

Dera e hekurit...

Si pasojë e demonstratave të vitit 1981, pushteti në fuqi burgosi shumë të rinjë. Mirëpo, një i dënuar jo i rahatshëm bënte probleme me shokë dhe hyqymeti ja ndërronte dhomat e burgut shpesh. Kështu kishte rënë që të rrinte me shumë shokë. Kur dolën nga burgu, ai me kë takohej i prezentonte:
-Ja, këtë e kam patur shok dhome në burg...!
-Qe besa, -ia priti njëri që kishte hequr të zitë e ullirit me të, -në
një dhomë kemi qenë, sepse dera e hekurit e mbrapa mbyllë me dry e s¹kisha nga të shkojë, se shok ti me mua kurrë jo!

Do të vi tek ti....

U takuan dy të njofshëm, të cilët edhe nuk duheshin aq shumë: -Eh, sa
mirë që u takuam, po i thot Ramushi shokut të vet. E kam ndërmend që të vie te ti e të rri nja një javë, e di që je mikpritës dhe besoj se çehreja nuk të luan për këtë.
-Besa çehreja nuk më luan mor shoq, veç zemra ka me më kop për një javë sa do të rrish ti, -ia ktheu shoku!


Kam frigë

Një Xhaferi kishte patur shumë qurana, por nuk ia prente asnjë kujt. Një ditë takohet me një Muharremin, dhe po i thotë: -Allahile a po del një natë e bajm muhabet.
-Qe besa isha dalë me gjithë qef, -ia ktheu Muharremi, por po kam frikë se po na hanë ata quranat tu!

Ende s¹ma ka ba punën me vra!

Një ditë tregu një djalë i ri, se çka ishte ngatërruar me një milic të
Serbisë, dhe milici ia kishte zdritur shapulla e ky shoqi vetëm po e
shikonte milicin e nuk po rezistonte. Një shok i tij kaloi aty pari dhe duke e ditur se Naimi e kishte koburën në brez po i thotë: Naim, nxire atë virane, se të sosi shapulla!
-Jo, jo, ende nuk ma ka bërë punën me vra, -ia ktheu Naimi!


Mua nuk po më duket keq!

Shkon një i Drenicës në konak te Sali Bajrami në Duzhne të Gjakovës. Aty u mblodhën nja 30 burra për ta takuar drenicasin: Kishin shtruar raki e meze dhe ia krisën muhabetit. Mirëpo, ky i drenicësi nuk i dinte rregullat e vendit? Aty duhej ngritur dollinë dhe me marrë edhe nga pak meze. Mirëpo, ky
ngaqë e kishte marrë uria e nga që nuk e dinte si shkon rregulli i rakisë,ja krisi mishit të pjekur për shtatë palë qejfe. Një i moshuar që e thërrisnin bacalok po i thotë: -Ti shoq, turrju nga pak edhe rakisë!... Të falemnderit, se mua nuk po më duket keq, unë po i turrem mishit sipas zakonit tem e ju turrnju rakisë sipas zakonit tuaj! Kështu, nuk po dalim sojit as njana palë!...

Është dashtë me e nxeh pak

Njëri ishte bërë merak shumë pas një gruaje të huaj dhe për ditë e më shumë gjente shkas dhe i vardisej. Ajo edhe e humbi durimin një ditë dhe ja dha disa shpulla këtij burrit të zi! Ky, tek po i ankohet një shokut të vet se nuk po mund ta bëjë për vete një grua, ai i tha: -Po ti nxeje pak he burr!
-Besa aq e kam nxe një ditë, sa m¹i dha tri shpulla, -ia ktheu ai...

Pse nuk po martohesh?

Dy shokë të studimeve, të cilët nuk ishin parë mbi dhjetë vite, u takuan dhe po bisedojnë. Njëri e pyeti tjetrin për grua e fëmijë. Jo, -tha ai, ende nuk jam martuar!
-Pse?, -po e pyet ky tjetri me habi.
-Po shiko, -ia ktheu ai, unë kërkoi për grua një vajzë të virgjër, të urtë,simpatike, me fakultet të kryer, të ketë makinë, të ketë shtëpi, pasuri, të jetë e vetme në familje... ja pra për këtë nuk jam martuar, sepse pres një fat të tillë!...
-Qe besa me e gjet një vajzë të tillë edhe unë e kisha marrë, ani pse i kam katër fëmijë mor shoq, -ia ktheu shoku.

Shkarkoi këta gomar!

Një mahitari të Rezallës (Drenicë), ja kishin mësyer nja 6 -7 burra të
lagjës, për të pirë çaj dhe për t¹ia humbur ditën.
-Duam me ardhë tek ti e me pi çaj, -po i thonë.
-Po nuk kam çaj as sheqer, -ua ktheu ky.
-Ja shitorja dhe i blejmë.
-Nuk kam as dru!
-Edhe ato i sigurojmë, -i thanë ata dhe ia mësyen një gardhi.
Pasi që ky nuk kishte rrugëdalje tjetër, ua hapi derën dhe po i thërret të shoqes, -oj ti grua, na e ve gjygymin për çaj gjer sa t¹i shkarkoi unë këta gomar me dru!

I mora dy qe!

Një fshatar del në treg për të blerë gjëra të rëndomta. Aty takohet me dy miq të vjetër, të cilët i thonë se sonte jemi në konak te ti. Ma tepër për dhunë!
-Ani mirë se të vini ua ktheu ai.
Shkuan në shtëpi, dhe pasi që hangrën darkën, zunë e po bisedojnë me³spirra².
A bleve gjë në pazar, -po e pyet i zoti shtëpisë. Po, i bleva dy qe, -ia
ktheu ai (duke aluduar në dy mysafirët)
-A ishin hiq të majm?, -po e pyet prapë ai.
-Besa, njani nom e tjetri ma i lodht...
Njëri nga mysafirët duke e kuptuar hilen po ja kthen: -Besa mirë boll, atë të majmin e preni për pasterëm e atë të lodhtin line se nga pranvera kthen dhe ua eth lopët!

E kishte patur një dhëmbë të dukatit

I zoti shtpisë një Kabash, ia jep të vëllait, Veselit, një lopë për ta
shitur në treg, dhe i thotë: -Mos e jep nën këto pare!
Veseli e merr lopën e shkon në Vushtrri dhe e shet. Kur kthehet në mbrëmje pa lopë, i vëllai gëzohet që Veseli e paska shitur lopën dhe e pyet: -Sa e shite?
-Sa më the valla!
-Eu hallall të qoftë! Po, a me pare në dorë, a veresie?
-Jo valla, veresie!
Ju prish pak qefi, po çka të bënte? -Po sa kohë duhet pritur?
-Nja dy javë, ia ktheu Veseli.
-Eh, shumë mirë, s¹koka vade e gatë. Po kuj ia shite, kush ke ai që e muar,a kah ke, a?, -po e pyet i vëllai të vëllanë.
U ndal Veseli e po mendohet. kishte harruar fare me e pyet blerësin se kush ishte!
-Vallahi nuk e di kush është ai, -ia ktheu!
-Heu gomari i gjallë, po ti na e paske humbur lopën mor.
-Jo, jo, kadal se mbase e mbaj në mend se e kishte patur një dhëmbtë dukatit...

Mos u mërzit

Një burr tërë jetën e vet ishte marrë me spiunllëk! Si para Luftës së Dytë si pas Luftës së Dytë, deri në ditët e luftës së UÇK-së. Por, tani edhe i mplakur ca, ishte hutuar pas luftës së UÇK-së, dhe s¹po mund merrej vesh me ushtarët e huaj. Një ditë po e ndal një djalë të ri e po i thotë: -Allahile djalo, çka po bëhet, se nuk po marr gjë vesh?!
-Mixho, hiç mos u bë merak, se cili hyqmet të vjen -ti rolin e spiunit e
kie, veç me këta që s¹po mund merresh vesh, shko e gjeje ndonjë përkthyes!

Allahile nuk është dro!

Një djali të ri që e kishte veten bukur në qef, një ditë i ndodhi të gjendej afër, kur një milic serb e rrahte një qytetar shqiptar, kot e kot!
Ky i revoltuar u kthye në shtëpi dhe po i thotë babait të vet: -Allahile
babë, çka më thua ti me ba puna vaki e me i ra unë ndonjë milici të Serbisë?
-Allahile more bir, nuk ashtë dro që ti i bjen kuj, se ata që i bijnë
milicit nuk e vesin as babën as nanën!...

Sali Bajrami

Salih Bajrami shahir i madh. Tek po shkonte në një dasëm afër një balte rrëzohet nga kali dhe zhytet. Mirëpo, kishte dasëm dhe ai duhej kënduar aty, prandaj vazhdoi rrugën ashtu. Tek po shkonte rrugës, po e vëren një grua që po lante rroba te bunari dhe po i thotë kalit, -kadal babo se po e gjuan babën matan gardhit e po ja zhytë prapë tirqit....
I shoqi i asaj gruas kishte qenë ulur pas gardhit, u ngrit në këmbë dhe po i thotë Salihit: -Qe besa nëse të gjuan këtej gardhit, t¹i ke zhytur edhe tëlinat...

Me dasht e shkyej

Rexhë Ilazi, këngëtar dhe hokatar, këndonte për dasma këngë trimërie si për Azem Bejtën, Qorr Ilazin, Bec Sinanin, por në mbyllje e këndonte edhe këngën ³Marshall Tita n¹kali të bardhë², në mënyrë që ta kishte si mbulesë nëse ndonjë hafi e denonconte te hyqymeti i serbisë.
Një ditë e thërrasin në stacion të milicisë, dhe i thonë: -Rexhë, ti po i
këndon do këngë jo të mira. Për këtë duhet me pague tatim (porez). Ky edhe u habit: -Si more me pague porez, për gojën teme? Po me dasht ja fus gishtat dhe e shkyej!
Njeri nga inspektorët e humbi durimin dhe i tha: -Rexhë, t¹i po ha mut e po këndon për dasma këngë për Azem Bejtën, Qorr Ilazin, Bec Sinanin etj., pra këngë kundër Serbisë.
-Kadal, -tha Rexha, në çdo fund dasme e ha edhe nga një mut t¹madh duke e kënduar këngën e Marshall Titës -këtë po e harroni z. inspektor, deshi të arsyetohej Rexha, por krisi dajaku....


Si n¹t¹hallakatun!

Do Dragaj të Drenicës kishin nis me u bë këngëtar gati si me zor.
Shkojnë një natë dimri te Fazlitë e Prekazit, që i kishin si dajallarë nga
babai, dhe pas darke e pyesin Mehmetin e Fazlive:
-Dajë, a të marrim një këngë?
-Po mor dajë, -u thotë ai.
Këta ja murën një, dy, tri e dikur u bënë shumë, por zëri nuk u bënte dhe këndonin si me dhunë. Dikur e lan dhe po e pyesin: -Hë dajë, si tu duk?
-Mor dajë, ishalla jeni mirë me mend, se qe besa kogja si me të hallakatun mendësh më është dukur!

O kush është trim!

Në kohë të shkuara s¹kishte televizorë e gjëra të tjera e sidomos nëpër fshatra. Kështu, nata kalonte me këngë trimërie e me lojë kapuqash. Një pasdarke ta rrokën këngën dy këngëtarë dhe me një vend po thërrasin nja disa herë: -O kush asht trim, o kush, kush asht trim... kunra hyqmit, o krye me que?....
I zoti shtëpisë u lodh dikur e tha: -O qe besa këtu në katundin tonë nuk mbahet mend që ka pas qasi trimash kurrë, po lene atë këngë, he burra!

Qasi pa pikë shkolle!

Pas demonstratave të vitit 1981, Sinan Hasanat, Ali Shukriat, Kolë Shirokat,etj. kërkuan që të mobilizohen sa më shumë milicë, për të mbajtur rendin.
Shkuan në një fshat, dhe një plakut po ia kërkojnë djalin. -Pse e doni, -po
i pyet plaku?
-Me e veshë milic, i than.
-Mos e keni gabim mor burra? Po ky djali im nuk e ka as edhe një ditë shkollë, po u thot plaku...
-Qasi pa pikë shkolle po na duhen, mixho, që të këpusin dajak....


Ndigjoni se u mbetet merak?

Një burrë i moshuar e kishte patur zakon të fliste shumë, por kurrë nuk thonte gjë me vlerë. Në një dasëm kishte dëshirë të fliste, por nuk po e ndigjonte njeri. Dikur u tha: -Ndëgjoni burra se po du me u thanë diçka se tani u mbetet merak!
-Qe besa që nja 40 vjet që të ndëgjojë e kurrë gja të mirë që me e mbajtë në mend nuk ke thënë, -ia priti njëri.

Valla do të flas

Kishte qenë një autodidakt. E metë e tij ishte se gjërat nuk i njihte mirë, dhe se ngulte këmbë në polemika e gati sa nuk i qeronte hesapet edhe fizikisht me njerëz. Thënë shkurt, e prishte muhabetin në ndeja, oda e gjetiu. Një ditë fqiu i tij Hajdini, që dilte me të shpesh, po i thotë:
-Hamzë, është mirë mos me folë më kurrë në odë të burrave, sepse sa herë po fletë po e bën mut, me nderë!
Hamza u hidhërua dhe nuk foli disa ditë. Mirëpo, në një tubim, ku kishte edhe partiakë, filloi biseda. Hamza edhe u nxeh për të folur, mirëpo Hajdini po i thotë (me gjeste) mos folë Hamzë se e banë mut qitash. Valla, -tha Hamza do të flas se as unë ma mut se qeta nuk e bëjë!

Promovimi

Pas kapitullimit të Partisë Komuniste të jugosllavit, u formua LDK-ja. Të
gjithë anëtarët e LKJ-së (po mendoj për shqiptarët) u futën në LDK! Një drejtor i një shkolle fillore (komunist i fort) u ngjit në binë, tani si
demokrat, në një tubim të madh popullor. Qëllimi i tij ishte që të
promovohej para masave si patriot i madh. Në ato momente, kur ai po diskutonte, po i sheh milicinë e serbisë që po vinin drejt masës së
tubuar!... Atij nga friga, pa dashje, i shpëtuan fjalët: -haj medet, ja po
na vijnë, po çka mu desht mua që hipa në binë?

Ai 6 e unë nja 16!

Ahmat Galica, plak i moshuar e besa i matufosur pakë, në kohën e rinisë nuk kishte bërë ndonjë nam, por tani që ishte plakur, filloi të krekosej nëpër oda se si kishte qenë trim i madh. -I zumë pritë xhandarmërisë se Serbisë
unë e Azemi Bejta. Krisi pushka, Azemi i vrau nja 6 xhandarë e unë nja 16, -thonte mixha Ahmet që nuk ja kishte bërë bam kurrë, duke e nxjerrë vetën më trim se Azemi.

Gjë s¹më ka gjetur!

Mursel Mehajn e paskan ftuar në një gjyq në rolin e dëshmitarit. Murseli edhe po i ndihmon të dëmtuarit duke dëshmuar rrejshëm, natyrisht. Gjykatësi po e ndërpretë, duke i thënë se nuk po e thotë të vërtetën. Murseli po i thotë gjykatësit se ju nuk po e thuani të vërtetën dhe po doni ta dënoni këtë fukara. Gjykatësi urdhëroi milicinë, ata e nxorën Murselin jashtë dhe e rrahën keq. Një grua paskësh qëlluar aty në korridor dhe kur e pa se si e rrahën Murselin, po thotë: -Uh qyqe e mbytën!
Murseli me të dëgjuar u ngrit në këmbë dhe nga inati tha: -Gjë s¹më ka gjetur fisnike, jam Mursel Meha unë!

Kujt i frigohesh më shumë?

Po bisedonin dy goxha burra në atë vaktin e vet, dhe ashtu siç ishin të
armatosur po i thotë njeri-tjetrit: -Allahile kujt i frigohesh më së shumti?
-Allahile grave, ia ktheu tjetri!
-Pse grave?, -po e pyet ky i habitur.
-Sepse, gratë të çarmatosin, bile t¹i heqin edhe pantollat!
-Ban vakia e zotit, por mos harro se Brahim Hallaqi nuk a çarmatos as para grave.


Api le të hyjë!

Diku në rrethin e Tetovës qenka zakon që për dasëm të piqet kungulli i
misirit, dhe se i pari u dashka që ta nis dhëndërri. Mirëpo, në një dasëm i vëllai dhëndërrit i paska patur shumë merak misiret, kështu që e paskakërkuar misirin para se të vijë dhëndërri. Kur vie dhëndërri, i ofrojnëmisirin. Ky po e sheh se dikush e ka ngrënë pak dhe ashtu i revoltuar pyet:
-Kush e ka ngrënë misirin?
-Api, -i thonë ata.
Atëherë Api (vëllai i madh) le të hyj edhe dhëndërr, -tha dhëndrri i
dëshpruar.

Sa për 7 jam vet!

LDK-ja i pat mbajtur zgjedhjet e veta aty diku në vitin 1991. Disa djemë po bënin plan që të vendosnin roje, se mos po i zinte milicia e Serbisë duke votuar. Një Muhamet Bregu, që hiqej si trim po u thotë atyre djemëve: -Mos u friksoni, se për 7 milicë jam unë vet!
Nuk shkuan as dy orë dhe një roje erdh vrap e po u thotë: -Ikni, milicia!
Muhameti e fshiu vrapin i pari duke mësyer dritaren, dhe kur ra matanë,korniza e dritarës i kishte mbetur në qafë e nuk po e zinte një vrimë gardhi për të dalur. U ndal e po u thotë shokëve: -Qe besa me zgjedhë në qafë nuk po u përbirojka gardhi!

Distancohemi

Një ditë të gjitha kafshët e egra në një mexhlis po bisedonin. Radha i
erdhi majmunit. -Ndëgjoni mirë bota shtazore. Mua nuk ma kalon kush! Pa
shikoni se ku ka mbërritur sot njeriu, pasardhësi im i drejtëpërsëdrejt!
Të gjitha kafshët u tmerruan dhe kërkuan që të distancohen prej majmunit
duke i thënë: -Ata pasar-dhësit tu janë më të rrezikshëm se ti: Ata kur han
shoqi-shoqin, po na zunë ne çka do të na bëjnë?!


Një në ditë

Pula sa kishte bërë një vezë doli në oborr u shkund pakëz dhe ja nisi
zhurmës: rro-ko-ko e rro-ko-ko, për nja 5 minuta. Një lopë që ishte aty pari, u mërzit dhe po i thotë: mjaft më se na lodhe. Për një ve gjithë këtë zhurmë!
-Po, po, ia ktheu pula, unë e bëjë për ditë e ti njëherë në vit!

Në cilën nuk ke patur dëshirë?

Po mbaheshin zgjidhjet në një degë të LDK-së dhe një aktivist që kishte qenë edhe në LKJ, i dhënë pas cilit do hyqymet që vinte, nuk fitoj në kuvendin e degës.
Po e pyet një shok i tij: -A u mërzite shumë që nuk fitove?
-Po, besa, ia ktheu ai. -Nuk di si të them, në këtë parti kam patur shumë merak!
-Po, më thuaj zotëri, në cilën parti nuk ke qenë merak ti?, ­ia priti
shoku.

A po e njeh këtë?

Para shumë vjetësh dy shokë ushtarë ia tregonin disa foografi njëri tjetrit.
Njëri prej tyre e nxjerr një fotografi ku kishte dalur hipur në një kalë dhe duke ia ofruar shokut e pyet: -A po e njeh këtë?
-Jo qe besa, kurrë nuk e paskam parë, unë edhe kështu nuk merrem me kuaj.
- Jo, jo, ia ktheu shoku, -kalin se njeh t¹i se ka qen i një fqiut, po a e
njeh këtë që i ka hipur kalit?

Azil të djemtë!

Një Hashimit prej Prekazit iu kishin pas ndarë djemtë dhe dy prej tyre dalin në Mitrovicë e njëri mbetet në Prekaz. Ky edhe nuk u përcaktua se me cilin do të shkojë, por herë rrinte tek njeri e herë tek tjetri. Një ditë po e pyet një bashkëmoshatar i tij: -Hashim, me cilin djalë shkove?
-Qe besa jam azil, herë te njëri e herë te tjetri. Letra të përhershme, s¹po më japin as njëri.

Banë me këmbë e me dorë?

Një plak duke udhëtuar me të renë duhej kaluar lumin nëpër një vig. Plaku kaloi, kurse e reja ra në lum. Not nuk dinte as ai e as e reja! Plaku i zënë
ngusht s¹dinte se ç¹të bënte, po i thotë të resë: -Nusja e Azizit, mshili
hundët e mshili veshët, mshile gojnë e mshili sytë e ban me këmbë, e banë me dorë, se t¹mori lumi e u bëmë horë!

Futi pak në ujë të valë!

Ferizi i Hasanajve para 30 e sa vitesh del në treg në Mitrovicë dhe për herë
të parë blenë fidane speci për t¹i mbjellur në kopsht. Pasi që nuk dinte si mbillen, po e pyet një mik të vetin se si nxanë më shpejt fidanet e specit?
Miku duke bërë shaka me të po i thotë: Shumë lehtë. Merre një kazan ujë e vloje dhe rrënjët e fidaneve të specit i futë në ujë të valë për nja dy-tre minuta pastaj drejt e në kopsht!

E me kanë budall unë!

Një mixha Ukë, i kishte blerë një palë opinga të reja. Një ditë e mori
qerren me qe dhe shkoi në mal për dru. Me të hyrë në mal i zbathi opingat
dhe i futi në xhep. Filloi të pres dru dhe ta ngarkojë qerren. Një fqi i tij po e sheh zbathur me këmbët tërë gjak, e po i thotë: Pse mixha Ukë opingat në xhep, e sheh si të janë bërë këmbët?
-E, po i përgjigjet Uka, me kanë unë budallë e me i mbath opingat e reja në mal!

Ti nuk ke as një ditë shkollë!

Një arsimtar, qejfli i rakisë, ishte dehur një ditë dhe e kishte prishur
rendin. I zoti lokalit lajmëron milicinë. Me të arritur milicët dhe një i
sigurimit, arsimtari (Ganiu) e zbutë hesapin. Duke u munduar të paraqitet esull, po i thotë inspektorit të policisë:
- Pasha besën diku ne të dy kemi qenë në shkollë bashkë?!
-Ec mor gomar, se nuk paske as t¹i pikë shkolle m¹sa unë, - ia kthen
inspektori.

 

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]