Nje fshatar, ne kohen e kaluar, vete te dentisti
te nxjerre nje dhemballe. E merr ndihmesi dhe
i nxjerr dy pernjeheresh. Fshatari zu te qahet,
se i nxorri dhe nje dhemballe te mire, po ndihmesi
i thote:
- Mos bej ze, se te del ustai e te kerkon te
paguash per dy!
Nje matrapaz kishte varur prapa ne mur, karshi
peshores, nje pasqyre te madhe. Nje shok i tij
e pyeti:
- Habitem me ty; pse e ke varur ate pasqyre
te madhe prapa?
- Nuk e kupton? Qe kur te vijne njerezit te
blejne, te shifen ne pasqyre, ndersa une peshoj.
Njehere u kthye ne fshat nje kurbetli. Porsa
e moren vesh, u ckulen te gjithe nga qene e
nuk qene, e bot! e bot! kush ta pyeste me pare:
- A s'na thua - i thoshin - me cfare pune merreshe
atje?
- Me shushaine (1) - pergjigjej kurbetliu.
- Shushaine? Galiba, ndonje pune e madhe, apo
jo?
- C'pyet!
Ne darke e pyeti edhe e shoqja, po ay ja preu
shkurt:
- Eh, moj budallaqe! A thua se ne kurbet te
bejne minister? Llustraxhi ishja.
1) Nga anglishtja shuuz (kepuce) + shajn (llustroj)
Nje fshatar i varfer shkoi per nje pune te
agai i fshatit; mirepo, kur hyri, vajti u ul
dhe e harroi deren e dhomes hapur.
- Ngrehu mbyll deren - e urdheroi agai - apo
s'ke dere ne shtepi!
Fshatari i varfer, qe e dinte sa cingun ishte
agai, ju pergjegj:
- Jo, kam dere aga; po dera ime rri hapur gjithmone
(1) prandaj edhe nuk u kujtova te bej zakonin
tend.
1) Kuptimi eshte metaforik, behet aluzion per
mikpritjen.
Nji pasanik i madh asht kah mbytet ne det,
por, per baft, e pshton nji trim.
Pasaniku, per shperblim, nxjerr e i nep nji
gjyse leku. Te gjithe cuditen e zemerohen, por
trimi qi e kishte pshtue nuk nxehet aspak e...
thote:
- Paj, zotnia e din se nuk vlen ma teper.
Qerositakoi njehere ne rruge me nje aga. Ky
agai donte ta tallte Qerosin dhe i tha:
- Mu krimb kripa o Qeros, si t'ja bej?
- Hidhi pak qumesht mushke - i tha Qerosi.
- Po a ka qumesht mushka, ore?
- Po kripa, o aga, a ze krimba?
I kishte dhane zotnija Nastradinit nji skyfer
(skifter) me dale per gjoje (gjah) me njimi
porosi me e ruejte fort. Porsa pau nje shpend
te madh [Nastradini] t'ja lshon skyferin shpines,
por shpendi e coptoi dhe e lau ne gjak.
"Si me ja ba tesh?"
Kthei te zotnija dhe skyferin e mbajti mbshehe
nen xhybe.
- He Nastro, si u dave?
- Ca me kene, bre zotni! Erdhi nji alamet shpendit
e ndenja e mendova: "A ta lshoj, a mos
ta lshoj, a ta lshoj, a mos ta lshoj?..."
Dhe kete e perseriti nja disa here. Zotnija,
i merzitun, ja bani:
- Po ta kishe lshue, bre!
Nastradini, tuj nxjerre skyferin ba cope e grime,
ja pret:
- Qe, mor zotni! E lshova dreqin, por kqyr si
ma bani!
Nje here Nastradin efendiu kish mbetur fyshek
pa leke dhe shkoi nen penxhere te nje cifuti
te pasur dhe atje unjet ne gjunje e i lutet
zotit:
- Me jep njeqind leke se, sikur te me japesh,
nentedhjete e nente nuk i marr, ngaqe nuk mbaroj
dot pune me aq!
Cifuti qe mbante vesh permbrenda penxheres,
e degjoi dhe tha me vete: "Do ta provoj
njehere cdo te beje, do ti hedh vetem nentedhjete
e nente leke; valle a do ti pranoje?"
Dhe i mbeshtolli vertet aq leke ne nji shami
dhe i hodhi perpjete mesa fuqi pati, pa i rene
ne sy te Nastradinit. Dhe shamia me leke ra
pastaj poshte, perpara Nastradinit, tamam sikur
zbriti nga qielli. Ahere Nastradini zgjati doren
e i mori dhe zgjidhi shamine e i numeroi:
- Nje, dy, tri, ... nentedhjete e nente dhe
shamia njeqint! Tamam aq sa me duheshin!
Dhe i futi ne xhep e shkoi.
- Pjeter - i bertet zotnija me furi sherbetorit
- ketu njani asht i marre; o ti o une!
- Zotni - pergjigjet Pjetri - po t'ishem une
i marre, zotnija jote nuk kishte me me mbajte
ne sherbim.
Nji mbret kishte dale nji here tebdil, me rrobe
te panjohuna, per te pa punet e mbretnise se
tij. Rruges takon nje nepunes te vogel edhe
hyni ne kuvendim me te:
- Si shkoni me qeverri, si i ke hallet?
Nepunsi ju pergjegj shkurt:
- Une per veten teme jam keq! Kam nji tufe fmije
e s'po mundem me i mbajte me rrogen e vogel
qi marr. Bile jam nise me shkue ke mbreti me
i qa hallin.
- Po nuk t'dha gja? - e pyeti mbreti.
Nepunsi i vogel fshatar, qi nuk e njofti, ju
pergjegj si pa te keq:
- Po s'me dha gja, ne djall vafte! - Dhe i futi
nji te shame te madhe mbretit.
Mbas ktyne fjalve mbreti i muer ne shenim emnin
dhe u largue.
Kur shkoi fshatari ne nesret te mreti, e njofti
me njihere qi paska qene mbreti vete aj qi paska
takue dje me te dhe e paska sha keq fort, prandaj
po mendohesh se si t'i pergjigjesh sot e te
lante te shamen e djeshme.
- Ckemi - i tha mbreti - pse qenke mundue deri
ktu?
- Jam shume ngushte, kam nji tufe fmije, rroga
e vogel...
- Mirepo, n'qofte se nuk t'jap gja? - e pyeti
mbreti me dinakeri.
Fshatari ju pergjegj:
- Per ate u muerem vesht dje, madhni.
Mbreti hapi fjale se kush do ta zinte me genjeshtra,
dmth t'i thoshte nje genjeshter qe ai te mos
mund ta kundershtonte, do te fitonte 100 napolona
flori.
Vajten tre veta:
- Une, madheri - tha njeri - mbreme arnova qiellin.
- S'eshte gje kjo genjeshter - i tha mbreti
) se mbreme ra shi; pra, qielli ishte i shpuar.
- Une - tha tjetri - mbreme u lodha shume, se
u mat te binte hena dhe vajta i vura nje furke
ta mbaje.
- Edhe kjo s'eshte gje - tha mbreti - se hena
sot ne mengjes dolli. - Po ti - i tha te tretit,
nje fshatar - pse ke ardhur?
- Une - i tha ky - dua ate qypin me flori qe
te la im at para se te vdiste per ta ruajtur.
- S'eshte e vertete! - u hodh mbreti. - Yt at
s'me la ndonje qyp.
- Atehere me jep 100 napolonat, se te munda
- i tha fshatari(1)
1) Po te pranonte mbreti se kerkesa e fshatarit
eshte e drejte, duhet ti jipte qypin me florinj;
po te mos e pranonte, dmth ta quante genjeshter,
do te humbiste bastin dhe do paguante 100 napolonat.
Ne te dyja rastet fshatari del fitues.
Nje patriot ishte burgosur ne Tirane per "faje
politike". Aso kohe ishte minister i puneve
te brendeshme Mehdi Frasheri.
Nje dite ky shkon te vizitoje burgun. Patrioti
as qe tundet nga vendi. Atehere Mehdiu i drejtohet
dhe i thote:
- Mos u merzit se do te zgjidhet dhe puna jote.
- Jo zoti minister - i thote ky - vetem me vjen
keq qe u kam zene vendin.
Nje ushtar i dehur, ne kohen e Zogut, takoi
nje oficer.
Ushtari kerkoi leje:
- Me leje zotni oficera, te kaloj?
- Kaloni, po nje nga nje - u pergjegj oficeri.
(1)
1) Duket se dhe oficeri kishte te njejtin hall
me ushtarin, gjersa dhe ai shikonte jo nje,
por disa ushtare.
Ne nje rruge te Uashingtonit dy police arrestuan
nje qytetar dhe e shpune perpara gjyqit.
- Kush te futi ne burg? - e pyet gjykatesi.
- Policet qe kini ketu - u pergjegj i pandehuri.
- E di, po perse? Mos valle per shkak dehjeje?
- Tamam, zoti gjykates; qe te dy ishin bere
thumb!
Nje i varfer ngjitet maje nje mali dhe i lutet
perendise:
- O perendi, me thuaj, c'eshte per ty nje minute?
- Nje perjetesi! - i pergjigjet perendia.
- Po nje solde? - e pyet prape i varferi.
- Nje milion! - pergjigjet perendia.
- Atehere te lutem, o perendi, me jep nje solde,
se jam i varfer.
- Prit nje minute...(1)
1) Duhet patur parasysh se c'eshte minuta per
perendine.
Nje prift kishte mjekerr te gjate. Nje here
njeri e pjeti:
- Urate, se s'te kam pyetur, ku e mban, zotrote,
tere ate mjekerr naten kur fle, ndene jorgan
apo mbi jorgan?
Prifti mblodhi supet, se s'e kishte vene re
kete gje. Po ate nate, si ra per te fjetur,
ju kujtua kjo pjetje dhe zuri te cqetesohej,
se kur e fuste nen jorgan sikur s'bente rehat,
e nxirrte mbi jorgan, s'i dukej mire. Vazhdoi
keshtu tere naten. Ne mengjes i foli gruas i
nevrikosur:
- Gersheren, se vdiqa pa gjume tere naten!
Burre e grua rrinin n'oborr. Kendezi kendoi
me ze te forte. Gruaja uli perçen shpejt
e shpejt.
- C'pate? - i tha burri. - Ketu s'ka burra te
huaj?
- Po pse, kendezi nuk eshte mashkull?
- A ndjeve, mori? - i bertet burri grues.
Por ajo nuk lot vendit.
Burri, i zemruem, shkon e kape per krahit e
i thote:
- Andjeve se po te thrras?!
- Une kujtova, besa, se po thrret Morine, se
mue me thone Dile.
Nji burre poterrexhi i bertet grues:
- Si ma plase shpirtin, moj grue! Ti po me shtjen
ne dhe per se gjallit!
- Deksh e mos u njallsh!
- Ti njate don, se merr burrin tjeter.
- S'di kur po vjen ajo dite! Do ta ve mire gishtin
ne temth se ke me marre.
- Merr edhe dreqin, ne dac!
- Jo, s'ban, se kam pase te birin.
- Nastradin! - e shkundi nje nate gruaja Nastradinin.
- S'te vjen keq qe kam tere naten pa gjume duke
tundur djalin qe qan? Tunde dhe ti njecike,
se fundja, djali s'eshte vetem i imi, eshte
dhe i yti.
- Ti tund gjysmen tende - i tha Nastradini -
gjysmen time lere te qaje.
- Dje mbrema - i thoshte njeri shokut - hyri
nje kusar ne shtepine tone, por gruaja rrembeu
fshesen dhe e shqepi ne dru...
- Keshtu, he?
- Po! Pandehu se mos isha une, qe kthehesha
naten vone nga kafeneja.
Shkoi burri ne pazar dhe bleu dy kile mish qengji
dhe ja shpuri se shoqes per ta gatuar. Burri
u kthye ne punen e vet. E shoqja, qe paskish
ndodhur llupese, e poqi mire e mire mishin dhe
e hengri. Kur erdhi ne darke i shoqi i tha:
- Pa na e shtro ate mishin ta hame.
- U, mor burre, ate e hengri macja!
- Mire, ma sill macen ketu ta peshoj.
Gruaja e zuri macen dhe ja shpuri te shoqit.
Ky e peshoi macen dhe doli plot dy kile. Atehere
i thote te shoqes:
- Mire qe mishi na qenka ketu, po macja ku eshte?
Nje femije, tue shikue me vemendje floket e
babes, pa disa qime te bardha dhe e pyet:
- Babe, pse disa qime nga floket e tu jane te
bardha?
- Se babes i del nje qime e bardhe, sahereqe
djali i tij ben nje te keqe - i pergjigjet i
ati.
Femija mejtohet pak e pastaj pergjigjet:
- Atehere gjyshi duhet t'i kete pase shume te
keqinj femijte.
Nje grua vajti per vizite tek shoqja e saj.
Gruaja pyeti femijen qe doli dhe i hapi porten:
- Ne c'ore hahet dreka te ju, vogelushi im?
- Mamaja tha se ne do te hame dreke kur te ikni
ju.
Mbasi i kishte shpenzue te hollat nder qefe,
pa ja vue mendjen mesimit, i biri i con telegram
babes, tuj i kerkue pare:
"Babe, gjindem ne rruge te madhe".
I ati i pergjigjet po me telegram: "Rueju
mos te xane automobilat!"
Nje here nje plak kthenej nga pylli ngarkuar
me dru edhe ecente me gjithe ato, po, nga te
lodhurit e teper, i shkarkoi me nje vent dhe
i thrite vdekjes. Vdekja me te ardhur, e pyet
perse e thriti, po ky, nga frika, i thote qe:
- Te thrrita per te ngritur njecike barren.
E thirren Nastradinin, qe dinte te shkruante
e te kendonte, te bente listen e te ftuarve
ne nje shtepi qe kishte dasme.
Dhe ai zuri te shkruaj:
- Nastradin ....
- Jo, zotrote je qe je - i tha i zoti i shtepise
- shkruaj keta qe te them une, me rradhe.
- Une e di qe jam qe jam, po le te jem dhe ketu
ne liste... se mendje eshte e me harrojne.
Pasi u vizitua njeri, i tha mjekut:
- Zoti doktor, cfare semundje kam?
- Ti pi shume dhe punon pak.
- Atehere te lutem thuajma latinisht emrin e
semundjes, se dua t'ja them gruas.