[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Humor 16

DUDIJA
- Nëpër rrugët e Munihut Syla e Dudi po e kërkonin Dudinë, e cila kishte humbur dhe po bërtisnin :
Dudi ! Oj Dudi ! Pas pak kohësh kalon andejpari Luli e u thotë :
-Sa të pakulturuar që jeni ,si po bërtisni ashtu në rrugë? Edhe unë e kam humbur Lulinë, po , si e do rendi , kam shkuar në polici dhe i kam dhënë shënimet si duhet: "e gjatë - 1.80cm ,flokë të gjatë, sy tepër të kaltër , gjinj të bujshëm ,këmbë të gjata..."
-Pa një pa dy,Syla i kthehet Dudit: -Lëre,bre Dud,Dudinë,hajde ta lypim Lulinë!

ZGJEDHJA E MISIT

- Po e shikojnë Dudi e Dudia zgjedhjen e Misit në Televizion, kur ja Dudi foli: - Ueh, shikoje këtë bukuroshe, Dudie, qenka si Mercedes, ndërsa ti je si kombajn!
Disa netë më vonë shtrihen Dudi e Dudia në shtrat dhe Dudi don të bëjnë dashuri, po Dudia ia kthen: Kush e ndezë kombajnin për atë kashtëz!

KËRCIMI

- Njëri e kishte shprehi para se shkonte për të fjetur pshtynte për dritare dhe pastaj gjuhej ne shtrat.
Njëhere, dy , tri herë , kur një natë habitet në vend se të pshtynte për dritare e të gjuhej në shtrat, ai pshtyn në shtrat e gjuhet për dritare!

GJELAT

- Kishin qenë dy gjela, njëri i thotë tjetrit:
hajde të shkojmë se në frigon e dyqanit përballë kishin ardhur plot pula cullak !!!

KOKA KOLLA

- Kishin qenë tre shokë, dhe një dite shkojnë në një lokal për të pirë nga një pije.
Njëri kërkon shfeps, tjetri fanta, kurse I treti thotë: a keni coca colë?
- Kamarieri thotë jo coca colë por, koka kollë .- Ky ia kthen : e si ashtu?
Atëherë edhe shoku im që e ka emrin Cali, a me thirrë kali a ??????????????

PREZENTIMI

- Ka qenë shqiptari dhe amerikani, ulen në një lokal. Afrohet kamarieri dhe e pyet së pari amerikanin: -cka doni te pini? - Ai thotë Gjoni Voker Viski.
Shqiptari thote: -Shaban Teslica Koka kollë, kujton se duhet te prezantohet së pari!!!

LEPURI PIANEC

- Shkon lepuri në kafe të arushës edhe bërtet: biiiiiiiiiiiiiima një biiiiiiiiiiiiiiiiirë!
Arusha thotë: birrën po ta bi veç edhe njëhere me bo me bërtit t’gozhdoj me gozhda.
Te nesërmen mbrëma vjen lepuri prapë dhe e thirr arushën, eja këtu: A keni gozhda?
Arusha thotë: jo! Lepuri prapë bërtet biiiiiiiiiiiiiiiima një biiiiiiiiiiiiiiiiirë.

SOLIDARITETI

- Pyet mëuesja nxënësit: - Nëse dikush nga ju e konsideron veten budalla, le të ngritet në këmbë! Në fillim askush prej nxënësve nuk ngritet.
Pas pesë minutash, derisa në klasë mbretëronte qetësi relative, në këmbë ngritet Bibi. Mësuesja habitet. Ajo nuk beson se Bibi e konsideron veten budalla:
Cka? Bibi, ti veten e konsideron budalla? Jo ore, por më vinte keq kur të shihja se qëndronit vetëm në këmbë!!!

NJERIU I GABUAR

- Gruas së re ia tërheq vërejtjen një mikeshë:
- Unazën e fejesës po e mbani në gisht të gabueshëm?
- E di, jam fejuar për njeriun e gabuar.

ÇKA ËSHTË PËR T'U ÇUDITUR

Dy gra fqinje takohen në korridor
Cka është me ju fqinjë, mos jeni e sëmurë?
Pse mendoni ashtu? Paj, që tri ditë po shoh duke dalë doktorin nga banesa jote?
Cka është për t’u çuditur? Unë që dhjetë ditë po e shoh një oficer duke dalë nga banesa jote dhe nuk po ju pyes mos ka pëlcitë lufta.

DËMI

- Takohen dy miq të vjetër, të cilët nuk ishin parë që moti.
Eh sa m’u bë qejfi që të pashë- I tha njëri-, por çka do të bësh sonte?
Nuk kam planifikuar asgjë. E nesër? Plotësisht jam i lirë. E pasnesër? Gjithashtu. Mirë e të premtën? Nuk kam kurfarë obligimesh. E të shtunën në mbrëmje? Kam për të shkuar në një premierë të operës. Dëm! Desha që të shtunën të të thërrasë në darkë.

PËRCJELLJA

- E pabesueshme - I ankohet mikeshës një grua, e cila mendonte se është e bukur, çdoherë që shkoj rrugës për Pazar, meshkujt më vijnë pas, thjeshtë nuk di si t’i largoj?
Eh, kjo të paktën është e lehtë. Përnjëmend? Cka të bëjë? Thjesht, vetëm kthehu të të shohin dhe ata vetë do të largohen.

SHIU

Dy binjakë para lindjes, I thonë njëri-tjetrit:
Mos dil njëherë jashtë, si duket po bie shi! Pse ku e more vesh ti? Paj, ky që na vizitoi më parë kishtë mantel gome.

TAKIMI

- Nëse dëshironi, gjatë lindjes suaj mund të jete prezent edhe babai i fëmijës- I thotë gjinekologu një gruaje para lindjes.
Më mirë jo, - I përgjigjet ajo, ka mundësi që këtu të vijë edhe burrin im dhe mund të takohen.

GJATËSIA

Pas zgjedhjes së MISS-it, dy kandidate tjera e përgojojnë miss-in e ri.
Fitoi vetëm për shkak të gjatësisë - tha njëra. Për shkak të gjatësisë! - u cuditë tjetra.
Për shkak të gjatësisë së puthjes, që i dhuroi kryetarit të jurisë.

OPERA

- Cka është opera, Agron?- e pyeti mësuesja vogëlushin dhjetëvjecar.
- Kjo është kur njeriut, të cilit i kanë futur thikën në shpinë këndon në vend që të vdes.

HOMOSEKSUALITETI

- E pyet Dudi Sylën:
- Sylë ,bre kam dëgjuar se je homoseksual.A është e vërtetë?
- Paj si të them, e vërtetë është - i përgjigjet ky
- E kam dëgjuar se edhe vëllau yt është?
- Valla edhe ai është?
- Kam dëgjuar se edhe djalin e axhës e ke homoseksual" - Po edhe ai është!
- Po a është kush në familjen tënde që interesohet për femra? -Po,more motra ime!

POLICI
Vjen polici me marre femine e vet ne foshnjore (cerdhe) dhe e vet msusja:
- Zotni cili femij eshte i juaji
- Ska lidhje, ma nep cilinda - i thote polici
Edhe ashtu duhet mi kthy prep neser


Ka kap polici nje pinguin ne rruge dhe e con ne stacionin e policis. Kur e shaf shefi pinguinin i thote:
- Shka coje atje ku e ka vendin, ne kopshte zologjik
Mas nja 2-3 sahatsh e shef shefi te njajtin police me pinguin per dore neper qytet.
- Pa pse se ke cu mar viç atje ku te kame thane????
- Ne kopsht zologjik kena qene, tesh pa shkom n'kino.

Raporton polici shefit te vet:
- Zoteri shef, sonte duke kalu neper par i pac dy vete tuj u q* ne park.
- Nuk thohet ashtu mar gamar, thohet "benin dashuri"
- Ok, mfal - thote polici - Sonte kur kalova neper park i pac dy vete tuj ba dashuri por kur u avita pak ma afer ata me taman u q**shin

Hyn polici ne civil ne shitoren e instrumenteve muzikore dhe i thote shitsit.
- A ka mundesi me ma nap ate harmoniken atje n'qoshe?
- JA! Policeve nuk i shesim!!!
- Pa si e dite qe jame police kur une jame ne civil?
- Aja ne qoshe nuk eshte harmonik por radijator!

Shkon nji polic në patrollë ( polic i Ulqinit ky ). Edhe e nal nji djal.
I thot : "A da me ta vërtetu une ty se je hajvan?"
"Hajt", i thotë ky,"par n'rast se nuk ma vërteten t'rras në burg sonte."
"OK. Ndigja kty. Ma trega ti mu sa kifle ke hangër natje në bark të thatë?"
"Pa i kam hangër 5 copë."
"E a e shef se je hajvan. Ke hangër nji në bark të that, e kta 4 tjerat i ke hangër mbi at të parën."
"Auuu", thotë polici, edhe bindet se isht hajvan e gjysë bile.
Shken ky i njajti polic, mas përfundimit të punës në stacion të policis edhe i thotë komandirit : "A da me ta vërtetu, zoti komandir se ti je hajvan, edhe ate hajvan e gjys?"
"Shika", i thotë komandir, "ke fol fjalë të mdhaja, par, spreva. Veç se, n'rast se nuk ma vërteten, kam me të suspendu, e kam me të çu në Kollashin me punu."
"Mirë", i thotë ky, veç ndigja ktu. Sa kifle ke hangër natje në bark të thatë?"
"Pa nja 3 copa", i thotë ky.
"Aiiiiiiiii. T'i kishe hangër 5, tash t'kisha bind se je hajvan. Par, ke hangër 3 e nuk mundem".

Hyseni i tregon një miku djalin e tij që t'a vërtetojë se djali ngjan më shumë në nënën apo në babain dhe ai e pyet:
- Çka mendoni, në kë ngjan ky djali ynë ?
- Jo, s'mund ta di...e dini, unë si njoh të gjithë fqinjtë tuaj!

Miku i thotë mikut :
- Gruan e kam në pushim. Dje nga bashkëshortja ime e dashur mora një letër prej gjashtë faqesh.
- Çka të shkruante në të?
- Shkruante se posa të kthehet nga pushimi do të më tregojë krejt çka ka përjetuar.

Në stacion të autobusëve takohen dy shokë të vjetër. Njëri pyet tjetrin:
- A u martove më ?
- Jo , - i përgjigjet tjetri.
- E çka po pret?
- Autobusin!

Një grua e moshuar i afrohet policit të komunikacionit dhe e pyet:
- Ju lutem, a mund të më tregoni se cila rrugë më shpie më së shpejti deri në spital?
- Kalo nëpër këtë shesh symbylltazi dhe do të jesh atje brenda pesë minutave.

Një kalimtar u ndal para një të riu që i shiste tre papagajë skaj rrugës.
- Sa kushton ky papagall ?- e pyeti kalimtari për njërin.
Shitësi ia tha çmimin duke e arsyetuar se ai e di përmendësh ''Iliadën'' e Homerit.
- Po ky tjetri ? - u interesua kalimtari.
- Ai kushton dyfish.
- Prej nga gjithë ky ndryshim ? - u habit kalimtari.
- Sepse ky e di përmendësh edhe ''Odisenë'' e Homerit.
- Po i treti ?
- Ai kushton sa dy të parët.
- ?
- Mos u habit i tha shitësi. Ky nuk di asgjë por është shefi i dy të parëve


[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]