Dhëndri
Pas dasmës çifti i ri drejtohet
në hotel për ta filluar jetën
e re. Dhëndri i ri i shqetësuar nga
ajo që po e pret mundohet pesë minuta
për ta futur qelësin në vrimë
për ta hapur derën. "Hë",
i drejtohet nusja e re, "mirë po na
fillon jeta e re, ë!"
Shitësi i mirë
Blerësja në arkë të një
shitoreje ushqimore: "Dje keni gabuar për
50 €uro zotëri!"
"Ëshë dashur të tregoni
menjëherë zonjë, tash është
vonë!"
"Mirë pra, po i mbaj paratë!"
Të dielën mbrëma
Shefi i drejtohet sekretareshës: "A
keni planifikuar diçka për të
dielën në mbrëmje?"
Ajo shkëlqen:"Jo zoti drejtor!"
"Mirë pra, të hënën
mund të vini me kohë në punë!"
Suksesi shkollor
Aktori i drejtohet birit të vet në
ditën e suksesit shkollor:"Si kalove
biri im, çdogjë në rregull?"
"Paj, babi, kontrata ime me klasën
e tretë u vazhdua edhe për një
vit."
Në Hotel
Çifti i ri i posamartuar vjen në
hotel. "Ju lutem dhomën më të
mirë për tri netët e ardhshme",
thotë burri. Portieri i pëshpërit
gruas së re: "Ju pasket fat zonjushë,
zakonisht ky e merr dhomën vetëm për
ca orë."
Pedanti
Jonuzi takon shokun e tij Ahmetin. Thotë
Jonuzi me plotë mirënjohje:"Oh
zot, po shihet qartë se je martuar: Pantolla
të hekurosura, këpucët shkëlqejnë,
hallall të qoftë se paske marrë
nuse të vyeshme!"
"Po", fshanë Ahmeti, "këto
janë gjërat e para që mi mësoi
gruaja ime e dashur."
Vullkanizuesi
Vullkanizuesi i posamartuar, e sjell nusën
e re në banjo, e mbush kadën plotë
ujë dhe i thotë:
-"Zhvishu dua të të provoj se
je apo jo e virgjër". Nusja zhvishet
me habi dhe e pyet:
-"Po pse këtu, le të shkojmë
në shtrat!?"
-"Hyrë në ujë, dhe nëse
paraqiten fluskat s'kemi pse të shkojmë
në shtrat" - ia kthen ky.
Hajni i shkathtë
Hajnit të dënuar me vdekje, i thotë
prifti:
-"Rrëfehu, dhe të gjitha dyert
e parajsës do të happen për ty…"
-"S'ka nevojë, nuk ekziston derë
që s'mund ta hap unë" - ia kthen
hajni.
Gruaja e shpejtë
-"I dashur, pritëm edhe dhjetë
minuta,jam gati së rregulluari dhe shkojmë
pastaj në banket" - i thotë gruaja
- burrit.
-"Ç'farë shkuarje, bre grua?
Unë sapo u ktheva nga banketi!" -përgjigjet
ky i habtur.
Vetëm tre here
-"Grua, a më ke tradhëtuar ndonjëherë?"
- e pyet futbollisti gruan.
-"Oh i dashur, e do të vërtetën?"
- ia kthen ajo
-"Po të vërtetën ma thuaj"
-insiston ky.
-"Mirë atëherë, të
kam tradhëtuar vetëm tre herë.
Dhe këtë e kam bërë përherë
për ty!" - shton gruaja.
-"Kur më ke tradhëtuar për
të parën herë?" - pyet futbollisti
i tronditur.
-"A e mba mend kur nuk të donte gjyqtari
fare, dhe gati sa s'ta dha kartonin e kuq"
- i thotë gruaja.
-"Po, më kujtohet" - i përgjigjet
ky.
-"Menjëherë filloi të të
dojë dhe për çdo gabim tëndin
e dënonte tjetrin lojëtar. Kjo ishte
hera e pare" - i arsyetohet ajo.
-"Po mire, po herën e dytë pse
më tradhëtove?" -pyet ky
-"Po trajneri ytë fare nuk të
donte dhe nuk lejonte të hysh në lojë.
Fjeta me të dhe filloi të të
quaj yll. Të kujtohet?" - e pyet gruaja.
-"Po, po… tash po më kujtohet."
-përgjigjet futbollisti. Dhe e pyet: -"Po
të tretën here kur më tradhëtove?"
-"A të kujtohet kur të urente
publiku, dhe menjëherë filluat të
të adhurojnë ty dhe vetëm ty?"
- e pyet ajo
-"Po, më kujtohet!" -përgjigjet
ky i habitur.
-"Ja pra kjo ishte hera e tretë -
fjeta me publikun!?" -ia kthen gruaja me
krenari.
Ma lanë besa!
-Allahile burro, pse ia le vetit këtë
emër e po i nguc njerëzit bajagi si
keq?
Ngucakeqi: Së pari emrin ma lanë të
tjerët e nuk ja lashë vetit; së
dyti,
unë i nguci mirë njerëzit e jo
keq, por ata nuk po kuptojnë se miku që
ta kujton të keqen, ta kujton që të
mos e përsëritish më. Mirëpo,
njeriut tanë po t¹i thuash se këtë
punë e ke keq, ai menjëherë ta
kthen: ik ore ngucakeq!Š
Kurrë nuk ma kthen fjalën
Një kryetar i një fondi po e lavdëronte
nënkryetarin e vet: -Është burr
i mirë, dhe që mbi gjashtë muaj
që e kam nënkryetar, kurrë nuk
ma ka prishur
për asnjë vendim dhe nuk ma ka kthyer
fjalën mbrapsht asnjëherë!
-Ju them të vërtetën se ua kam
lakmi, -ia priti bashkëbiseduesi, por nuk
e kam të qartë se pse ju e shkarkuat
nënkryetarin tuaj?
-Sepse për 6 muaj rresht ai në zyrën
e vet ishte vetëm një herë, ishte
vetëm atë ditë kur u konstituua
drejtoria e fondit!
Si paske mundur t¹i numërosh
Qenët
Në një ndejë dimri tek po bisedonin
disa veta, befas u dëgjuan të lehura
të ashpra qenësh? Pasi pushuan së
lehuri qenët, priti e foli njëri:
-Burra,
para dy ditësh, herët në mëngjes
sa nuk më kanë bërë copë
e grimë tre qenë!
Priti e foli njëfar Delia nga Gjilani:
-He, ty tre, po mua që besa para një
jave desh më shkyen nja 25 qenë!
-Nuk po habitem se si paske shpëtuar, -ja
priti tjetri, -sa po habitem se si paske mundur
t¹i numërosh aq sakt në gjithë
atë rrëmujë...
Ku e ka birën?
Dy shokë e bëjnë plan t¹ia
vjedhin njërit një bletë. Shkojnë
në një natë të errët
deri sa binte një shi i imët dhe afrohen
te shtëpia. Njëri bën roje te
dera, kurse tjetri shkon që të sheh
nëse ka fjetur i zoti i shtëpisë?
Ky,deri sa qëndronte afër dritares
dëgjon të zotin e shtëpisë
tek vente për një çështje
bast me të shoqen. Ai që do ta humiste
bastin, do ta mirrte tjetrin në shpinë
nga oda gjer tek dhoma e fjetjes. Gruaja e të
zotit të shtëpisë e fitoi bastin,
e vuri një mbulesë të bardhë
mbi kokë që mos ta lagë shiu
e fiku dritën, i hipi tshoqit në shpinë
dhe dualën në oborr për të
shkuar në dhomë të fjetjes. Shoku
që bënte roje tek dera e oborrit,
kur e pa se diçka bardh po lëviz
në oborr, mendoi se shoku i tij po vije
me bletë në shpinë të
mbështjellur në mbulesë të
bardhë dhe vrapon që ta ndihmojë.
Kur i ofrohet në errësirë nga
mbrapa, ja futë duart dhe e pyet se ku
e ka birën, duke menduar për birën
e kosheres së bletëve. Në atë
moment gruaja pisket nga frika, kurse i shoqi
i hutuar nga pyetja që e dëgjoi, ia
kthen: -Po të kujë bir lyp ti he n....
dhe nxjerr koburën. Ky nga frika merr ikën,
shpërthen avlinë e drejt e n¹gjiriz.
Nuk është takuar kurrë
me ariun
Një bari kishte shumë dele dhe për
çdo vit i qitte në bjeshkë.
Me vete e mirrte edhe qenin, të cilin e
lavdëronte shumë si të shtirë.
Një ditë qeni kishte marrë vrapin
dhe ulërinte nga frika. Sa nuk ju fut
bariut nën gunë!
- Çka ka i gjori?,- po e pyet bariu tjetër.
-Nuk e di besa!
Tek po e shohin një ari në përrua...
- Aaaa, që besa nuk paska faj,
nuk është takuar kurrë më
parë në ari, prandaj...
Eh, sikur ti kishte patur katra!
Shkon njëri mysafir te një mik i
veti. Pas pak kohe shtrohet buka, dhe për
darkë rastësisht paskësh qëlluar
pulë. I zoti i shtëpisë ja ndau
një këmbë të pulës
mysafirit dhe nga një pjesë mëshkujve
të vet. Mysafiri e përlau. I zoti
i shtëpisë ja dha edhe pjesën
e vet - këmbën tjetër të
pulës mysafirit.Mysafiri e përlau
edhe atë dhe po shikon a ka më. I
zoti i shtëpisë po i thotë: -Lum
miku pula veç dy këmbë i ka,
e ti të dyja i hëngre...
-Eh, sikur t¹i kishte katra, ja priti
mysafiri.
Lepuri i Rrafshit
Takohet një ditë lepuri i malit me
atë të rrafshit: -He, si je?, -po
e pyet
lepuri i malit atë të rrafshit.
-Mirë besa, jetojmë në lakra
dhe nuk ia kemi nevojën fort vrapit, aty
ngopemi në lakra e aty strehohemi. A vjen
edhe ti që ta provosh?
Haj se po vie, i tha lepuri i malit.
Kur ranë në Rrafsh e u futën
në lakra. Lepuri i malit po i dëgjon
zagarët duke lehur, aty afër njerëzit
duke biseduar e fëmijët duke lozur.
U tremb dhe po i thotë këtij lepurit
të rrafshit: Unë ika zotëri,
sepse nuk jam aq i marrë sa ta shes lëkurën
time për një lakër!
S'ka gajle djalo
Një djalë i ri me flokë të
gjata, syza të errta mbi sy, dy-tre zingjirë
në
qafë e përplot sylejbena tjera, u
fut në autobus me një krekosje si
të
gjelit. Ai duke ecur ashtu rëndë e
rëndë e shkeli me takën e këpucës
në këmbë një plak. -Oh,
bëri plaku i gjor.
Djaloshi, sikur ndjeu keqardhje dhe i tha: -Më
falë axho! Plaku sikur deshi që ta
shfajësoj djaloshin ia ktheu: -S¹ka
gajle djalo. Jam mësuar me më shkelë
gjaja!....
Ti sonte unë nesër!
-Do të vi sonte tek ti, po i thotë
një i ri fqinjit të vet, i cili kishte
një vajzë të bukur. Hajde se
që besa qefin ma bënë, -ia kthen
ai djaloshit.
Ti eja sonte e unë do të vie menjëherë
nesër ja ktheu ky, sepse edhe ky e kishte
të ëmën të ve! Djaloshi
e diktoi, dhe i tha: -A di çka? As mos
eja e as nuk po vi!...
Besa unë nuk e paskam njohur!
Në një tubim përkujtimor për
dëshmorin e kombit, Afrim Zhitinë,
filluan të flasin disa veta, dhe secili
që fliste për të i dilte shok
i afërt e
bashkëveprimtar i pandashëm.
-Fole edhe ti një fjalë Mehmet, se
me Afrimin keni qenë nja një vit bashkë
në dhomë, në burgun e Pozharevcit
dhe ke vepruar me të, -i tha një shok.
-Qe besa mor burrë, -ia ktheu Mehmeti,
-unë Afrimin e kam njohur, por shumë
prej këtyre që po flasin për
të nuk i paskam parë kurrë! Ja
nuk e kanë njohur këta, ja unë
nuk e kam njohur!
Dera e hekurit...
Si pasojë e demonstratave të vitit
1981, pushteti në fuqi burgosi shumë
të rinjë. Mirëpo, një i
dënuar jo i rahatshëm bënte probleme
me shokë dhe hyqymeti ja ndërronte
dhomat e burgut shpesh. Kështu kishte rënë
që të rrinte me shumë shokë.
Kur dolën nga burgu, ai me kë takohej
i prezentonte:
-Ja, këtë e kam patur shok dhome në
burg...!
-Qe besa, -ia priti njëri që kishte
hequr të zitë e ullirit me të,
-në
një dhomë kemi qenë, sepse dera
e hekurit e mbrapa mbyllë me dry e s¹kisha
nga të shkojë, se shok ti me mua kurrë
jo!
Do të vi tek ti....
U takuan dy të njofshëm, të
cilët edhe nuk duheshin aq shumë:
-Eh, sa
mirë që u takuam, po i thot Ramushi
shokut të vet. E kam ndërmend që
të vie te ti e të rri nja një
javë, e di që je mikpritës dhe
besoj se çehreja nuk të luan për
këtë.
-Besa çehreja nuk më luan mor shoq,
veç zemra ka me më kop për
një javë sa do të rrish ti, -ia
ktheu shoku!
Kam frigë
Një Xhaferi kishte patur shumë qurana,
por nuk ia prente asnjë kujt. Një
ditë takohet me një Muharremin, dhe
po i thotë: -Allahile a po del një
natë e bajm muhabet.
-Qe besa isha dalë me gjithë qef,
-ia ktheu Muharremi, por po kam frikë se
po na hanë ata quranat tu!
Ende s'ma ka ba punën me vra!
Një ditë tregu një djalë
i ri, se çka ishte ngatërruar me
një milic të
Serbisë, dhe milici ia kishte zdritur shapulla
e ky shoqi vetëm po e
shikonte milicin e nuk po rezistonte. Një
shok i tij kaloi aty pari dhe duke e ditur se
Naimi e kishte koburën në brez po
i thotë: Naim, nxire atë virane, se
të sosi shapulla!
-Jo, jo, ende nuk ma ka bërë punën
me vra, -ia ktheu Naimi!
Mua nuk po më duket keq!
Shkon një i Drenicës në konak
te Sali Bajrami në Duzhne të Gjakovës.
Aty u mblodhën nja 30 burra për ta
takuar drenicasin: Kishin shtruar raki e meze
dhe ia krisën muhabetit. Mirëpo, ky
i drenicësi nuk i dinte rregullat e vendit?
Aty duhej ngritur dollinë dhe me marrë
edhe nga pak meze. Mirëpo, ky
ngaqë e kishte marrë uria e nga që
nuk e dinte si shkon rregulli i rakisë,ja
krisi mishit të pjekur për shtatë
palë qejfe. Një i moshuar që
e thërrisnin bacalok po i thotë: -Ti
shoq, turrju nga pak edhe rakisë!... Të
falemnderit, se mua nuk po më duket keq,
unë po i turrem mishit sipas zakonit tem
e ju turrnju rakisë sipas zakonit tuaj!
Kështu, nuk po dalim sojit as njana palë!...
Është dashtë me e nxeh pak
Njëri ishte bërë merak shumë
pas një gruaje të huaj dhe për
ditë e më shumë gjente shkas
dhe i vardisej. Ajo edhe e humbi durimin një
ditë dhe ja dha disa shpulla këtij
burrit të zi! Ky, tek po i ankohet një
shokut të vet se nuk po mund ta bëjë
për vete një grua, ai i tha: -Po ti
nxeje pak he burr!
-Besa aq e kam nxe një ditë, sa m¹i
dha tri shpulla, -ia ktheu ai...
Pse nuk po martohesh?
Dy shokë të studimeve, të cilët
nuk ishin parë mbi dhjetë vite, u
takuan dhe po bisedojnë. Njëri e pyeti
tjetrin për grua e fëmijë. Jo,
-tha ai, ende nuk jam martuar!
-Pse?, -po e pyet ky tjetri me habi.
-Po shiko, -ia ktheu ai, unë kërkoi
për grua një vajzë të virgjër,
të urtë,simpatike, me fakultet të
kryer, të ketë makinë, të
ketë shtëpi, pasuri, të jetë
e vetme në familje... ja pra për këtë
nuk jam martuar, sepse pres një fat të
tillë!...
-Qe besa me e gjet një vajzë të
tillë edhe unë e kisha marrë,
ani pse i kam katër fëmijë mor
shoq, -ia ktheu shoku.
Shkarkoi këta gomar!
Një mahitari të Rezallës (Drenicë),
ja kishin mësyer nja 6 -7 burra të
lagjës, për të pirë çaj
dhe për t¹ia humbur ditën.
-Duam me ardhë tek ti e me pi çaj,
-po i thonë.
-Po nuk kam çaj as sheqer, -ua ktheu
ky.
-Ja shitorja dhe i blejmë.
-Nuk kam as dru!
-Edhe ato i sigurojmë, -i thanë ata
dhe ia mësyen një gardhi.
Pasi që ky nuk kishte rrugëdalje tjetër,
ua hapi derën dhe po i thërret të
shoqes, -oj ti grua, na e ve gjygymin për
çaj gjer sa t¹i shkarkoi unë
këta gomar me dru!
I mora dy qe!
Një fshatar del në treg për
të blerë gjëra të rëndomta.
Aty takohet me dy miq të vjetër, të
cilët i thonë se sonte jemi në
konak te ti. Ma tepër për dhunë!
-Ani mirë se të vini ua ktheu ai.
Shkuan në shtëpi, dhe pasi që
hangrën darkën, zunë e po bisedojnë
me³spirra².
A bleve gjë në pazar, -po e pyet i
zoti shtëpisë. Po, i bleva dy qe,
-ia
ktheu ai (duke aluduar në dy mysafirët)
-A ishin hiq të majm?, -po e pyet prapë
ai.
-Besa, njani nom e tjetri ma i lodht...
Njëri nga mysafirët duke e kuptuar
hilen po ja kthen: -Besa mirë boll, atë
të majmin e preni për pasterëm
e atë të lodhtin line se nga pranvera
kthen dhe ua eth lopët!
E kishte patur një dhëmbë të
dukatit
I zoti shtpisë një Kabash, ia jep
të vëllait, Veselit, një lopë
për ta
shitur në treg, dhe i thotë: -Mos
e jep nën këto pare!
Veseli e merr lopën e shkon në Vushtrri
dhe e shet. Kur kthehet në mbrëmje
pa lopë, i vëllai gëzohet që
Veseli e paska shitur lopën dhe e pyet:
-Sa e shite?
-Sa më the valla!
-Eu hallall të qoftë! Po, a me pare
në dorë, a veresie?
-Jo valla, veresie!
Ju prish pak qefi, po çka të bënte?
-Po sa kohë duhet pritur?
-Nja dy javë, ia ktheu Veseli.
-Eh, shumë mirë, s'koka vade e gatë.
Po kuj ia shite, kush ke ai që e muar,a
kah ke, a?, -po e pyet i vëllai të
vëllanë.
U ndal Veseli e po mendohet. kishte harruar
fare me e pyet blerësin se kush ishte!
-Vallahi nuk e di kush është ai, -ia
ktheu!
-Heu gomari i gjallë, po ti na e paske
humbur lopën mor.
-Jo, jo, kadal se mbase e mbaj në mend
se e kishte patur një dhëmbtë
dukatit...