[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Humor 13


Rroga e dyfishuar
"Shefi ma ka dyfishuar rrogën!" i tregon kontabilisti kolegëve të vet.
"Si e fitove këtë?"pyesin me kurreshtje kolegët.
"I thashë:Nëse jo, prej muajit të ardhshëm do të filloj në Inspektoriatin financiar, si kontrollor."

Viagra by Microsoft
"Çka do të shkruante në paketimin e Viagra-s sikur të prodhohej nga Microsoft-i?"
"Plug & Play"

Bjondina
Pse bjondina nuk mund t`i përgadis dy porcione nga libri i kuzhinës?
Se furra e saj nuk shkon deri në 400` C.

Optimisti
Optimist është ai shef i cili e marton sekretareshën e vet, dhe seriozisht mendon se edhe më tej mund t`i diktoj asaj.

Punëtorët e saktë
Një ndërmarrës pyet tjetrin:"Pse punëtorët e tu janë çdoherë të përpikshëm?"
"Parking-trik!"
"Nuk po kuptoj..."
"Tridhjetë punëtorë dhe vetëm njëzetepesë vendparkimi..."

Në vend të punës
"A mund të bisedoj me shefin njëherë?", pyet një konsumator.
"Është duke fjetur", ishte përgjegja.
"Po sekretaresha e tij?"
"Unë ju thashë njëherë ..."

Shefi nga dritarja
"Pse kërceu shefi juaj nga dritarja?", pyet polici sekretareshë e bukur.
"Nuk e di. Ai ishte çdoherë i ndershëm ndaj meje. Para dy muaje ma dhuroi një mantil lëkure. Muajin e kaluar një auto sportiv. Sot në mëngjes ma dhuroi një unazë brilianti. Pastaj më pyeti se sa do ti kushtonte atij të bëj dashuri me mua. Pasi i tregova, kërceu nga dritarja."
"Po çfarë i thatë ju atij?", pyet polici.
"I thashë se zotëritë tjerë nga byroja mi japin dhjetë Marka"

Trashësia
Shefi i thotë sekretares: "Monikë, dita ditës jeni duke u trashur. Keni kujdes pak!" Pëshpëritë ajo: "Ka qenë dashur ju të keni kujdes!"

Gjumi
"Zotëri mjek, unë flas në gjumë!"
"Edhe, çfarë ka të keqe këtu?"
"E gjithë byroja më përqeshin"

Autostrada
Njëri peshkoi nga uji një shishe-postë nga e cila doli një fantazmë. "Faleminderit që më lirove", -thotë fantazma, "ti e ke një dëshirë të lirë." "Ma ndërto një autostradë nga Tirana në Berlin." "Unë jam vetëm një fantazmë e vogël, kjo është e vështirë për mua. Kërko diçka tjetër." Mbasi mendoi një kohë njeriu i tha: "Më bën që ti kuptoj gratë." "Okay", tha fantazma, "Si ishte puna e autostradës? Katërvijshe?

Lejleku
Zana e vogël pyet nënën e saj: "Mami a është e vërtetë se mua më solli lejleku?" "Po ashtu është!" -ia kthen nëna e saj. "Po ty mami, të solli edhe ty lejleku?" "Po edhe mua"-iu përgjigj e ëma. "Po gjyshen" -pyet prapë Zana. "Edhe gjyshen e solli lejleku!" -përgjigjet prapë nëna e Zanës. "A ha"-pëshpërit Zana duke shkruar në fletoren e saj "Në familjen tonë më se tri gjenerata nuk ka pasur lindje normale" -shkruan ajo.

Microsoft-i në kodër
Tre bashkëpuntorë nga Microsoft-i udhëtojnë së bashku në një automobil, një nga reparti Hardware, një nga Support (ndihma-udhëzime teknike) dhe njëri nga reparti Sofware. Ata lëshohen nga një kodër një tatëpjete të madhe, shpejtësia e tyre rritet çdoherë e më tepër dhe dikur e shohin vehten në livadh rreth rrugës.
Ai nga Hardware-i: "Plotësisht e qartë, frenat nuk janë në rregull."
"Jo, krejësisht e logjikshme, është faji i udhëzimit për përdorim"- ia kthen ai nga Support-i..
Pas pak lajmërohet i treti nga Software: "Ah, ende nuk është asgjë e sigurtë, së pari e rikthejmë automobilin në rrugë dhe shohim a po përsëritet gabimi!"

Shoqet
Bisedojnë dy shoqe: "Burri im është një engjull" -thotë njëra. " Ti ke fat" -ia kthen tjetra. "Burri im është ende gjallë"

Dashuria
"Ah," pëshpëret ai, "dashuria është gjë e mrekullueshme." - "Ashtu është",- ia kthen ajo, "por edhe me ty nuk është keq"

Bjondinat
Bisedojnë dy bjondina. "Dje isha te mjeku për të bërë testin e shtanzënisë". - "Edhe?" - pyet shoqja e saj me interesim. "A ishin pyetjet e vështira?"

Në Gjyq
Gjykatësi e pyet të pandehurin i cili akuzohet për plaçkitje me vrasje: "A e njihni këtë thikë?", pyet gjykatësi dhe tregon thikën me të cilën është mbytur viktima. - Jo se kam parë kurrë!" -"Ju e mohoni do me thënë? Mbylleni!"
Mbas dy ditësh gjykatësi e merr prapë në pyetje të paraburgosurin dhe duke ia treguar thikën e pyet: "Tani e njihni këtë thikë?" - "Po, zotri gjykatës." - "Më në fund po e pranoni a? E kam ditur, prej nga e njihni këtë thikë?" - Zotri gjykatës, ju vetë ma treguat herën e kaluar."

Ndihma në trafik
Plaka i lutet voglushit: " A mund të më ndihmosh ta kaloj rrugën djalosh? " - " Po, por duhet ta presim dritën e gjelbër." - " Ah, në të gjelbër e kaloj unë rrugën vet !"

Detyrat shtëpiake
Fatoni i bën detyrat e shtëpisë dhe e pyet nënën e vet: "Mami si shkruhet ,unoj`?" - " Ti don të thuash ,punoj` apo ?" - "Jo, ,unoj` , se shkronjën ,p` munda vet ta shkruaj !"

Fajtor apo jo?
" I pandehur, pse papritmas e tërhiqni pranimin e fajsisë suaj?", habitet gjykatësi. - "Avokati im më bindi për pafajsinë time!"

Karatisti pa diplomë
"A është e vërtetë se djali yt me një shqelm e rrëzoi një lis?" - "Po, ai shkeli pedalen e gazit në vend të frenave!"

Pyetje kimike
"Meritë, në dorë e kam një monedhë metali. Sikur këtë ta hedh në një gotë me acid, a do të shkrihej ajo?" - "Jo profesor, përndryshe nuk do ta hidhnit aty!"

Te dentisti
Dentisti:"Kaq shumë me të vërtetë nuk ka nevojë ta hapni gojën." - "Mendova se ju duhet shumë vend për gjithato instrumente tuajat, zotri mjek." - "Po n`rregull, por unë rri përjashtë!"

Blerësi i vogël
Te Pemëshitësi. "Xhaxhi të lutem 5 kilogram patate - por nga ato të voglat se nuk mund të bartë shumë rëndë."

Pushimet verore, ku?!
Biseda në byro. "Ku ishit këtë vit në pushim?" - "Nuk e di - fotografitë nuk i kemi zhvilluar ende."

 

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]