[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Humor 12

Barcoleta nr.71

30 000 biondina gjenden në një stadion dhe e zgjedhin njërën prej tyre që të përgjegjet në një pyetje dhe të dëshmoj se ato nuk janë të marra.

Pyetja:

-„ Sa bëjnë 2+2 ?“

Biondina:

-„5“.

-„E pasaktë , më vjen keq“.

30 000 biondinat:

-„Edhe një shansë , edhe një shansë...“.

-„Bënë“.

Pyetja:

-„Sa bëjnë 2+2 ?“

Biondina:

-„3“.

-„E pasaktë!!! Më vjen keq“.

30 000 biondinat:

-„Edhe një shansë , edhe një shansë...“.

-„Bënë, por vetëm edhe një...“.

Pyetja:

-„Sa bëjnë 2+2 ?“

Biondina (mendohet , mendohet... ) :

-„4“.

30 000 biondinat:

-„Edhe një shansë , edhe një shansë...“.

Pyetja nr.35

Çka është martesa?

( Martesa është kur dy vet i zgjedhin problemet e tyre të cilat probleme nuk do ti kishin po që se nuk do të martoheshin!)

Pyetja nr.36

Me qka shkojnë Talibanët në shopping?

(Me AEROPLAN!)

Pyetja nr.37

Çka kanë të përbashkët Kosova dhe SHBA-të?

( As njëra as tjetra nuk kanë Trade Center!)

Pyetja nr.38

Pse Polici e mbanë pistoletën e vet në dorë kur don ta ndërroj poqin elektrik?

( Që mos ta mbys rryma!)

Barcoleta nr.72
Ndalet vozitësi i kamionit në parking i cili e shef një prostitut dhe e pyet:

- Hej bukuroshe qka do të kishe bërë për 100 DM?

- Ajo përgjigjet se gjithqka do të kishtë bërë!

- Atëhere vozitësi i kamionit po i thotë:

- Atëhere hyp lart dhe më ndihmo që ta shkarkoj mallin nga kamioni!!!

Barcoleta nr.73
Tre pleq duke ndejtur në një dhomë , po bisedojnë dhe i pari po thotë:

-„Une“.

I dyti thotë:

-„Une , Une“.

I treti thotë:

-„Une , Une , Une“.

Dhe këta dy tjerët po ja kthejnë :

Hej ti i treti , dil jasht se shum po flet!!!

Barcoleta nr.74

Më merr , jamë e nxehtë , pastrohem shpesh , por prapë më vie era , unë nuk jamë fajtore . Ti ke qenë i pari që më ke marrë dhe më ke bërë për vehte.

Gjithëhere e juaja Çorapa!!!

Barcoleta nr.75
Mos u zezat me mua sepse di: karate , kung-fu , tae-kvvon-do , jiu-jitsu , aikido , judo , dhe 45 fjalë tjera të rrezikshme!!!

Barcoleta nr.76

Pasi që pritet që në një të ardhme të afërt në Kosovë të ketë edhe automate në të cilat mundë të tërheqësh sasi të monedhave me ndihmën e kartelave , e posaqërisht për ato të cilat do të jenë të vëndosura skaj rrugës për vozitësit e veturave , ja disa udhëzime për shfrytëzimin e kartelave:

Pëe meshkujt:

- Afrojeni automjetin tuaj deri tek automati ,

- Hapeni dritaren ,

- Futeni kartelën në automat dhe jepeni shifrën ,

- Shtypeni shumën e dëshiruar për tërheqje ,

- Merreni kartelën , shumën e parave dhe vërtetimin ,

- Mbylleni dritaren ,

- Vazhdoni rrugën më tutje.

Procedura për gjinin femrore:

- Afrojeni automjetin tuaj deri tek automati ,

- Vozitni pak mbrapa që dritarja juaj të jetë drejt me automatin ,

- Prapë ndizne motorin i cili është fikur ,

- Hapeni dritaren ,

- Gjejeni qantën , gjuajini të gjitha gjërat që i keni në të në ulësen e parë në mënyrë që të gjeni kartelën ,

- Gjeni karminin dhe kontrollojini shminkat taja (make up-in tëndë) në retrovizor,

- Mundohuni që të futni kartelën në automat ,

- Hapeni derën tuaj në mënyrë që të mundë ta arrini automatin ,

- Vënie kartelën në automat ,

- Edhe një herë vënie kartelën në automat , por kësaj here me fytyrë të kartelës të kthyer lartë ,

- Prapë kontrolojeni qantën tuaj që ta gjeni notesin me shifër e cila është prapa kartelës suaj ,

- Shtypeni shifrën ,

- Shtypeni „cancel“ dhe kësaj here shtypeni shifrën e saktë ,

- Shtypeni shumën e dëshiruar për tërheqje ,

- Merreni kartelën , shumën e parave dhe vërtetimin ,

- Prapë shpraznie qantën tuaj në mënyrë që të gjeni kuletën e parave ,

- Vozitni dy metra përpara ,

- Prapë vozitni dy metra prapa që ta merrni kartelën nga automati ,

- Kontrolloni make up-in tuaj (shminkat) ,

- Prap ndizne motorin i cili u është fikur ,

- Vozitni 5 – 15 km ,

- Lëshojeni frenin e dorës të cilin e keni harruar.

Barcoleta nr.77
Shkon njani në qebaptore dhe po i thotë shitësit:

- A ka mndësi një gjysmë buke dhe një qebap ?

- Duke e shiquar shitësi me ironi po ia jep një gjysmë buke dhe qebapin që e kishte kërkuar, dhe i thotë:

- Ruaju se po të mundon mishi!!!

- Pas nja 15 minutave kthehet ky prapë dhe i thotë shitësit:

- A ka mundësi edhe një gjysmë buke që te ha krejt qebapin?!!!

Barcoleta nr.78

E shes lopën coupe , viti i prodhimit 1999 , laramane metalike , me brirë të aluminit , me gjirin-TDI , e profilit të ultë , çmimi është 1200 DM , bënë edhe ndërrim me kalin i cili e lexon këtë.

Barcoleta nr.79

Shpallje të vogla.

Kosovarë, 22 vjeqar , kam MERCEDES , shtëpi me bazen , hendi telefon , firmë private ,....

AGJË NUK PO KËRKOJ , VETËM PO ZEZATI.

Barcoleta nr.80
Shkon Kosovari në shkollë në Amerikë dhe mësuesja fillon ta testoi . Ajo i thotë :

I give you a ride ( unë do të tërheqi) . Të lutem më thuaj në Kohën e Ardhme?

You ride me ( ti më kalëron mua) .

Barcoleta nr.81
Dy të dehur duke ecur nëpër binar të trenit. Njëri po thotë:

- „ Aii sa shumë shkallët qenkan ej , nuk mundë të ngjitem më lartë“!!

Kurse tjetri:

- „ Mos u mërzi se po vjen lifti (ashensori)“!!!

Barcoleta nr.82
Çfarë qeshje .... çfarë syshë ... çfarë inteligjence ... çfarë fytyre të bukur ... e çfare buzësh se ... Por boll fola për vehten , çfare je ti se ?

Barcoleta nr.83
Lidhja e refugjatëve ju lajmëron se , në lojën shpërblyese keni fituar një Kosovarë . Po që se shpërblimin nuk e tërheqni menjëhere , do t’ua dërgojmë të gjithë familjen!!!

Barcoleta nr.84
Ishte kthye një refugjat prej Gjermanie në Kosovë dhe kishte ardhë me një mercedes CLK . Posa takohet me një shokë të vetin , dalin për të shetitur dhe dikund ndalet tek një shitore për të blerë diqka , mirëpo ky shoku i tij mbeti brenda në veturë dhe thotë hajt te provoj këtë ndrruesin e marsheve , e para , e dyta , e treta , ... dhe kështu një kohë vazhdon.

Mirëpo kur kthehet ky tjetri prej shitores e sheh se nuk ishte më ndrruesi i marsheve ne veturë , dhe po e pyet se ku është ndrruesi i marsheve.

E ky tjetri po ja kthen :

Paj e pashë se po vuan prej tij se kurr nuk e heqe dorën prej tij , dhe thashë hajt ta heku qafe.

Barcoleta nr.85
Doktor më ndihmo. Kollitem dhe mezi marrë frymë ...

A mos dikush nga familja juaj ka pasur TBC ?

Jo doktor askush s’ka pasur TBC , vetëm se babi im ka pasur BM !!!

Barcoleta nr.86

Një Llapian kërkon punë sezonale tek një fshatar i pasur .

Tek unë mundë të mbillni domatet . Çdo mëngjes do t’ju paguaj nga 50 DM.

E mirë , po sa e paguani pas drekën?

Barcoleta nr.87
Po bisedojnë dy shokë dhe njëri po i thotë tjetrit:

Mi ka lindur gruaja trenjak. Kur ishte shtatëzën e ka lexuar romanin „Tre musketerët“.

Ika une prej shtëpie , po ia kthen tjetri sepse gruaja ime është duke e lexuar romanin „Alibaba me 40 hajdutët“ .

Barcoleta nr.88

Një Italian, Frances, dhe Shqiptar duhet të rrinin në të njëjtën dhomë me një derrkuc me erë të keqe shumë.Ai që rrin me shumë është më i miri.Italiani shkon brenda duke mbare frymen mmmmmmm për 1min doli përjashta.Francesi shkon me deodorant SHHHHHHHHHHHHHH për 4min.pastaj Shqiptari shkon dhe heq kepucet ushtarake që u vinte erë e keqe eeeeeeeeedhe në vend që të dilte shqiptari nga dhoma doli derri.

Pyetja nr.39
Si i ndajnë njerëzit ekonomistët?

(Në ata të cilët studiojnë ekonominë dhe të tjerë!)

Barcoleta nr.89
Po lëvizin dy elektrone nëpër fushën magnetike dhe njëra po i thotë tjetrës:

O budallë , po jo në atë nivel , por në tjetrin nivel energjetik!!!

Bacoleta nr.90
Një polic duke ecur rrugës e shef një banane në mes të rrugës dhe thotë:

E vaj halli për mua , prapë do të rrëzohem!!!

Pyetja nr.40

Pse policve me motora në shpinën e tyre ju shkruan mbishkrimi POLICE?

( Që të mos e ndjekun njëri tjetrin !!!)

Barcoleta nr.91
Kishin qenë njëhere Gjermani , Amerikani dhe Kosovari.

Së pari Gjermani thotë:

E kemi ushtrin më të fortën në botë dhe kur të dojmë mund ta udhëheqim botën!!!

Pastaj , Amerikani thotë:

I kemi aeroplanët më të mirë në botë dhe kur të dojmë mund ta udhëheqim botën!!!

Dhe së fundi shqiptari thotë:

Kemi aqë shumë hajna sa që krejt këto mundë ti vjedhim dhe ta udhëheqim botën!!!

Barcoleta nr.92
E dërgon gruaja burrin e saj që të blej disa kërmilla . Ai kishte dalur me shokun e vetë dhe nuk ishte kthyer dy ditë. Vjen ditën e tretë dhe i bie ziles . Gruaja e hapë derën e neverikosur dhe ai i lëshon kërmillat në tokë dhe u thotë :

„ Hajde , edhe pak dhe arritëm“ .

Barcoleta nr.93
Radio llapi live qdo mëngjes në programin e vet ka edhe aerobikë.

Udhëheqësi i ketij programi qdo mëngjes i zgjon dëgjuesit e vet me porosinë:

„Mirëmëngjesi dëgjues të nderuar , po fillojmë treningun . Shkojmë të gjithë :

lartë-poshtë , lartë-poshtë , lartë-poshtë ...

E tani me syrin tjetër“ .

Barcoleta nr.94
Po bisedojnë tre lugat (dhumpira) se cili prej tyre do të pij më shumë gjakë dhe për kohë sa më të shkurtër.

Niset i pari dhe kthehet për një gjysmë ore i cili ishte i përgjakur tërësisht . E pyesin : ku ishe? E , a po e shihni atë mailn atje në të majtë , pas tij është një fshat. Tani më nuk ekziston !

Niset i dyti dhe kthehet për 15 minuta , i përgjakur tërësisht . E pyesin : Ku ishe ? E , a po e shihni atë malin atje në të djathtë , pas tij ishte një qytet . Tani më nuk ekziston!

Niset i treti dhe kthehet për dy minuta , i tëri i përgjakur . E pyesin këta të dy se ku ishte . E shihni atë murin atje ? Po . Eh mirë , unë nuk e kamë parë!!!

Pyetja nr.41

Cilat janë fjalët e fundit të një PC-je (Personal computer - kompjuteri personal)?

( ...Are you sure? Y / N.

Barcoleta nr.95
Shkon njani në spitalin e gjinekologjise në Prishtinë për të parë se qka i kishte lindur gruaja dhe takohet me gjinekologun:

Doktor si e kamë foshnjen ? Kemi pasur disa probleme dhe të themë të drejtën fëmiu nuk ka sy ? NUK KA SY ! thotë ky i habitur ! Mirëpo , foshnja nuk e ka as njërën këmbë , as njërën dorë , ... PO MIRË DOKTOR QKA KA ? Asgjë , po pim kafe!

 

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]