Televizori Një njeri e kishte dërguar
televizorin te mjeshtri për ta riparuar.
Mjeshtri e pyet:
-Ç'ka ka televizori?
-S'di për nder, isha duke e kruar veshin
me gjilpërë, kur, papritmas iu ndal
zëri televizorit!
Dy pyetje
Femra e re erdhi te falltari. Ai i kërkoi
20 dollarë dhe tha se do t'i
përgjigjet vetëm në dy pyetje
për atë shumë të hollash.
Zonjusha e re pas mëdyshjes, megjithatë
pagoi paratë dhe e pyeti:
-"A nuk është tepër shtrenjtë
për vetëm dy pyetje?"
-"Po, tepër shtrenjtë është"
-iu përgjigj falltari, "e cila ishte
pyetja e dytë?".
Femra e përsosur
Njeriu mbeti i pamartuar, sepse tërë
jetën kërkonte femër të
përsosur. Kur u bë 70 vjeçar,
dikush e pyeti:
-"Ke udhëtuar tërë botën.
Si nuk e gjete një femër të përsosur."
Plaku u pikëlluar shumë dhe tha: -"Njëherë
ishaafër një femre të tillë".
Tjetri vazhdoi: -"Po ç'ndodhi? Pse
nuk u martove me të?"
Plaku, edhe më tej i pikëlluar, ia
ktheu: -"Ç'të bëj? Ajo
po ashtu kërkonte mashkullin e përsosur."
Shpëtimtarja
Në ditarin e një gruaje që kishte
udhëtuar me anije shkruante...
-E martë, është dita e tretë
e udhëtimit në anije. Sot mu afrua
kapiteni i anijes dhe po më vardiset...
-E mërkurë, kapiteni i anijes më
ftoi për drek në kabinën e tij...
-E enjte, kapiteni i anijes kërkon që
ta kaloj natën me mua....
-E premte, Kapiteni i anijes m'u kërcënua
se nëse nuk pranoj të flej me të
do ta fundos anijen me gjithë 387 pasangjerët....
-E shtunë, i shpëtova 387 pasangjerët
nga anija jonë!!!
Lepuri
Lepuri ishte duke i mprehur dhëmbët.
Kalon ujku dhe e pyet
-"Ç'ka po bënë o lepur"
-"Po i mpreh dhëmbët se dua ta
hajë luanin"-ia kthen lepuri.
-"Ç'ka po bën o lepur?"-
pas pak kalon ariu dhe e pyet.
-"Po i mpreh dhëmbët se dua ta
hajë luanin"-ia kthen lepuri.
-"Ç'ka po bën o lepur?"-
e pyet luani i cili kishte dëgjuar aferën
e lepurit dhe kishte vendosur të bindet.
-"Qe bre luan, po i mpreh dhëmbët
dhe po flas pa lidhje" -ia kthen lepuri.
Prizrenalia
-"Prej nga jeni" - pyet një udhëtar
prizrenalinë në autobus.
-"Nga Prizreni" - i përgjigjet
ky
-"Po ti?"
-"Edhe unë jam nga Prizreni"
- i përgjigjet tjetri
-"Je nga Prizreni çdo ditë
të javës apo vetëm të mërkureve"
- ia kthen prizrenalia.
Livadhi
-"E dashur, në zemrën time është
një livadh, e në atë livadh është
një lule, e ajo lule je ti" - i thotë
djali vajzës.
-"I dashur, edhe në zemrën time
është një livadh, në atë
livadh është një kali, e ai kali
je ti" - ia kthenë vajza.
Shahisti
-"E dashur, dua të martohem me ty"
- e propozon djali vajzën.
-"Mirë i dashur por është
këtu një problem. Vështirë
se do të pajtohet babai im!" -përgjigjet
ajo.
-"Pse?" -pyet ai
-"Ngase ai është shahist"
-përgjigjet ajo.
-"Ani, çka ka lidhje kjo me martesën
tonë?" - pyet djali i habitur.
-"Po ai kurr nuk e jep mbretëreshën
për kali" -ia kthenë vajza.
Nusja e vjehrra
-"Ç'është kjo punë
moj nuse, shoqet e tua zgjohen në ora 8
e ti në 12 dhe atë çdo ditë"
-i ankohet vjehra nusës.
-"Po shoqet e tua? Të gjitha shoqet
e tua i kanë letrat në banderë
e ti ç'ka po pret!?" -ia kthenë
nusja.
Kamarieri
-"Beni sa bëjnë 20 + 20",
e pyet mësuesja Benin
-"20 + 20 bëjnë 80" -përgjigjet
Beni
-"Kush të mëson ty matematikë
Beni që të llogaritësh kështu"
- pyet sërish mësuesja
-"Babi" -përgjigjet Beni
-"Ç'ka punon babi ytë"
- pyet mësuesja
-"Është kamarier" -përgjigjet
Beni.
Vetëm një herë
-"Sikur të mund të lindeshe edhe
një herë, ç'do të dëshiroje
të bëhesh?" - e pyet njeriu shokun
e vet.
-"Paj, ç'të them, ndoshta do
të dëshiroja të lindi kali"
- ia kthen ky.
-"Jo, jo, nuk bën dy herë të
lindesh i njëjtë" - ia kthen
shoku.
Vullkanizuesi
Vullkanizuesi i posamartuar, e sjell nusën
e re në banjo, e mbush kadën plotë
ujë dhe i thotë:
-"Zhvishu dua të të provoj se
je apo jo e virgjër". Nusja zhvishet
me habi dhe e pyet:
-"Po pse këtu, le të shkojmë
në shtrat!?"
-"Hyrë në ujë, dhe nëse
paraqiten fluskat s'kemi pse të shkojmë
në shtrat" - ia kthen ky.
Hajni i shkathtë
Hajnit të dënuar me vdekje, i thotë
prifti:
-"Rrëfehu, dhe të gjitha dyert
e parajsës do të happen për ty
"
-"S'ka nevojë, nuk ekziston derë
që s'mund ta hap unë" - ia kthen
hajni.
Gruaja e shpejtë
-"I dashur, pritëm edhe dhjetë
minuta,jam gati së rregulluari dhe shkojmë
pastaj në banket" - i thotë gruaja
- burrit.
-"Ç'farë shkuarje, bre grua?
Unë sapo u ktheva nga banketi!" -përgjigjet
ky i habtur.
Vetëm tre herë
-"Grua, a më ke tradhëtuar ndonjëherë?"
- e pyet futbollisti gruan.
-"Oh i dashur, e do të vërtetën?"
- ia kthen ajo
-"Po të vërtetën ma thuaj"
-insiston ky.
-"Mirë atëherë, të
kam tradhëtuar vetëm tre herë.
Dhe këtë e kam bërë përherë
për ty!" - shton gruaja.
-"Kur më ke tradhëtuar për
të parën herë?" - pyet futbollisti
i tronditur.
-"A e mba mend kur nuk të donte gjyqtari
fare, dhe gati sa s'ta dha kartonin e kuq"
- i thotë gruaja.
-"Po, më kujtohet" - i përgjigjet
ky.
-"Menjëherë filloi të të
dojë dhe për çdo gabim tëndin
e dënonte tjetrin lojëtar. Kjo ishte
hera e pare" - i arsyetohet ajo.
-"Po mire, po herën e dytë pse
më tradhëtove?" -pyet ky
-"Po trajneri ytë fare nuk të
donte dhe nuk lejonte të hysh në lojë.
Fjata me të dhe filloi të të
quaj yll. Të kujtohet?" - e pyet gruaja.
-"Po, po
tash po më kujtohet."
-përgjigjet futbollisti. Dhe e pyet: -"Po
të trtën here kur më tradhëtove?"
-"A të kujtohet kur të urente
publiku, dhe menjëherë filluat të
të adhurojnë ty dhe vetëm ty?"
- e pyet ajo
-"Po, më kujtohet!" -përgjigjet
ky i habitur.
-"Ja pra kjo ishte hera e tretë -
fjeta me publikun!?" -ia kthen gruaja me
krenari.