. SA ËSHTË
E QËNDRUESHME LIDHJA E JUAJ! DO TË ZGJASË
APO DO TË SHUHET AJO!
Përgjigjuni me sinqeritet mundësisë që
më së shumti ju përshtatet sitatës
tuaj dhe lexoni prognozën, pasi t'i mbledhni pikët
në tabelë. Ju dëshirojmë argëtim
të këndshëm.
1. Me orë të tëra keni zier gjellën
dhe e keni pastruar shtëpinë. Nëna e
tij, megjithatë, e ka shfrytëzuar rastin dhe
ju ka kritikuar në lidhje me gjellën tuaj.
Kur i keni treguar ai ka vepruar:
a) -Edhe më tej ka vazhduar të luaj me kompjuter
duke mos dashur të dëgjoj fare.
b) -I ka rrefuzuar kritikat e nënës dhe ju
ka lavdëruar në lidhje me gjellën
c) -Është mbrojtur duke e arsyetuar nënën
e vet dhe duke thënë se pa të keq e ka
ajo.
--------------------------------------------------------------------------------
2. Sa herë bëni dashuri me të në
muaj:
a) -10 herë e më shumë
b) -6 deri 8 herë
c) -Më së shumti 4 herë
--------------------------------------------------------------------------------
3. Kur fjaloseni zakonisht ajo (zënka) përfundon
me:
a) -Ai del nga shtpia dhe i përplas dyert apo
gjërat tjera
b) -Që të dy i telefononi secili shokut a
shoqes së ngushtë dhe i rrëfeheni. Kjo
zakonisht është e mjaftueshme për të
kuptuar se sa të lumtur jeni
c) -Që të dy mbani inat përderisa dikush
nuk lëshon pe..
--------------------------------------------------------------------------------
4. Fshehtësitë tuaja më të sinqerta...
a) -Ai i di të gjitha ngase ju kupton më
mirë se cilado qoftë shoqe e juaj e ngushtë
b) -Di diçka nga ato, por megjithatë shoqja
e ngushtë të cilës i tregoni gjithçka
është e pazëvendësueshme.
c) -Megjithatë është më mirë
që meshkujve të mos u tregohet gjithçka
--------------------------------------------------------------------------------
5. A fjaloseni për politikë:
a) -Ndonjëherë
b) -Gjithnjë
c) -Shumë rrallë
--------------------------------------------------------------------------------
6. Ka organizuar vikend për ju të dy, dhe
nuk është konsultuar me ju. Kur ju thotë
juve si veproni:
a) -Ju pëlqen befasia dhe ecni me entuziazëm
të madh
b) -I paketoni gjërat pa vullnet ngase nuk jeni
të kënaqur me idenë e tij
c) -Nuk i adhuroni befasitë dhe hjekni dorë
nga vikendi i organizuar
--------------------------------------------------------------------------------
7. E zgjidhni një problem të rëndësishëm
dhe ju duhet këshillë:
a) -Menjëherë konsultoheni me të
b) -E pyetni atë, dhe pastaj e kërkoni edhe
mendimin e dikujt tjetër para se të veproni
c) -E sjellni vendimin pasi që për mendim
e keni pyetur cilindoqoftë por jo atë.
--------------------------------------------------------------------------------
8. Dallimi mes moshës tuaj dhe të tij a është
apo nuk është për dhjetë vjetë:
a) -Po
b) -Jo
--------------------------------------------------------------------------------
9. Familja e juaj mendon për të:
a) -Se është më i miri
b) -Ia ka dhënë një notë kaluese
c) -Se jeton në mënyrë tejet modeste
--------------------------------------------------------------------------------
10. Do të dëshironit të krijoni familje,
por kur mendoni se çfarë babai/nëne
do të bëhet. Si e shihni partnerin tuaj në
ardhmëri?
a) -Njëjtë si tash, duke e bartur bebën
në krihë
b) -Një verzion të tij çfarë nuk
e keni parë ende dhe që ju bënë
konfuz
c) -Si person që do të ishte më i pjekur
dhe më përgjegjës se që është
tash.
--------------------------------------------------------------------------------
11. A do të hynit në punë (biznes) me
të?
a) Po, pa dyshim
b) Ndoshta po!?
c) Jo kurrë!
--------------------------------------------------------------------------------
12. Çka do të dëshironit te ai të
ndërroni?
a) -Mënyrën e veshjes
b) -Shokët e tij
c) -Higjienën e tij personale
d) -Shtëpinë e tij
e) -Mënyrën se si ua shpreh dashurinë
dhe ndjenjat
f) -Mënyrën e tij të jetës.
--------------------------------------------------------------------------------
Tabela e rezultateve
Pyetja 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
a. 3 5 3 5 4 5 5 3 5 5 5 1
b. 5 4 5 4 3 4 4 0 4 4 4 2
c. 4 3 4 3 5 3 3 0 3 3 3 1
d. 2
e. 3
f. 3
--------------------------------------------------------------------------------
Prej 0-25 pikë
Lidhje në rrezik!
Dashuria e juaj si shumë të tjera vazhdimisht
ec teposhtë dhe shpesh është jo e rrafshtë.
Keni filozofi të ndryshme jetësore, paqartësitë
ndodhin çdo ditë, dhe ajo që është
më e keqja nuk besoni në të plotësisht.
E keni shumë vështirë t’i përshtateni
nevojave të partnerit dhe shpesh jeni jotolerantë
ndaj tij. Problemet e patejkalueshme të jetës
si çifte, zënkat e vogla pa lidhje dhe cikërrimet
tjera , i fryni në madhësi gjigante. Nëse
ai dëshiron të shkoj në kinema, ju dëshironi
të shkoni në teatër, nëse ai thotë
“bardh” për ju me siguri është
“zi”, nëse ai propozon vikend në
detë, ju me siguri dëshironi të shkoni
në mal. Kompromiset janë padyshim të
mundshme. Nëse jeni të dashuruar në njëri
tjetrin gjithsesi ekzistojnë edhe disa pika të
përbashkëta që i keni, mirëpo për
këtë ju duhet pak mund i dyanshëm. Duheni
që ta shikoni me më tepër besim atë,
pra të keni më tepër besim në të,
përndryshe lidhja e juaj do të jetë gjithnjë
“luftë” dhe fjalosje e pakuptimtë.
Rreziku eziston aty që ndoshta më partneri
i juaj nuk do të mund ta durojë dozën
e armiqësisë që e vendosni në lidhjen
tuaj, e për të cilën me siguri as që
jeni të vetëdijshëm! Nëse dëshironi
që lidhja e juaj të jetë e qëndrueshme,
vlen të mendoni, përndryshe rrezikoni që
ajo çdo ditë të shkapërderdhet
copë-copë!
--------------------------------------------------------------------------------
26-34 pikë
Ju duhet më tepër vullneti i mirë
Qëndrueshmëria e një lidhjeje nuk bazohet
gjithnjë dhe vetëm në ngjashmërinë
mes partnerëve. Edhe llojllojshmëritë
shumë mirë i bashkojnë njerëzit.,
edehpse ndoshta ju duket se lidhja e juaj nuk është
aq solide. Natyrisht nëse me orë të tëra
bisedoni lidhur me disa cikërrime të parëndësishme,
mund të kujtoni se partneri i juaj nuk është
njeriu i qëlluar që e kërkoni, mirëpo
mjafton të gjeni çastin e barazpeshës
dhe të tregoni pak më tepër vullnet dhe
gadishmëri – kështu që ka gjasa
që edhe të ketë sukses lidhja e juaj.
Pikërisht aftësia e komunikimit dhe e gjetjes
së kompromisit mund të bëhet urrë
që ju lidhë, ngase dryshimet mes jush nuk
janë të llojit të tillë që
ta sjellin dashurinë tuaj në pikëpyetje.
Prandaj nëse do të dëshironit që
të qëndroj lidhja e juaj, duhet që të
armatoseni me durimin dhe të pyetni veten se: “Çka
në të vërtet dëshironi apo pritni
nga lidhja e juaj. Paramendoni ardhmërinë
me të, a është ajo që e dëshironi?
Sa ju pengojnë mendimet e tija që aq dallojnë
nga mendmet tuaja. Hapi i parëdrejt mirëkuptimit
të ndërsjelltë është pranimi
i kompromisit e kjo nuk do të thotë që
duhet ta sakrifikoni pikëpamjet tuaja për
të tijat. Kjo etëm do të thotë të
mësoheni të dëgjoni dhe të merrni
pjesë, e që[ gjatë kësaj askush
të mos e humb identitetin e vet.
--------------------------------------------------------------------------------
Prej: 35-40 pikë
Përgjithmonë së bashku
Nuk ka dyshim, partneri i juaj është personi
i jetës suaj. Është njeriu me të
cilin dëshironi të krijoni familje, ta ndani
të mirën dhe të keqën. Raportet
dhe mënyra se si funksiononi përmbajnë
të gjitha vlerat e një lidhjeje solide. Karakteristikë
kraesore e lidhjes suaj është besimi i ndërsjeltë,
besnikëria dhe rrespekti. Të jeni me personin
që e doni, për ju është gjë
me rëndësi, dhe këtë do ta mbroni
qoftë edhe nëse e humbni diçka që
ka lidhje me vet dëshirat dhe nevojat tuaja. Aftësia
e madhe e juaj që të vendoseni në pozitën
e partnerit dhe ta kuptoni gjer në maksimum, dhe
ta bëni hapin e parë pas fjalosjes, përputhet
mrekullisht me partnerin tuaj që të ndrysjhoj
nëse duhet mendimin e tij, vetëm e vetëm
që të gjindeni në ndonjë pikë
të përbashkët. Qëndrimi i juaj është
pozitiv, që mundëso t’i përballni
shumë probleme të pashmangshme në jetën
bashkëshortore. Kujdes vetëm në varësinë
e ndërsjelltë mes juve. Është mirë
të jeni të krijuar për njëri tjetrin,
por që lidhja që është për
së tepërmi e koncentruar në vet vete
dhe e mbyllur për gjithë të tjerët
nga jashtë, mund të lëkundet dhe ta humb
shkëlqimin e vet.
|