Pse meshkujt tradhëtojnë
në dashuri me femra tjera
SHKRUAJNË: ANITA & ARSIMI
Pse burrat janë jobesnik dhe i tradhëtojnë
madje edhe atëherë kur i kanë gratë
tejet atraktive. Secili mashkull ka dëshirë
të mendoj për veten sikur për një
gjuetar të vetmuar të cilit femrat nuk mund
t'i bëjnë ballë. Ata që vendosin
të mashtrojnë partneren zakonisht e bëjnë
këtë për disa arsye...
Monotonia
Papritmas i vje te hunda jeta shtëpiake duke qëndruar
para televizorit dhe duke pirë birra. Ndonjëherë
pyetet, "A ekziston diçka më tepër
se kjo që mund të ofrojë jeta?"
dhe krejt rastësisht e ftonë ndonjë femër
që e ka kolege apo ndonjë që rastësisht
e ka njoftuar që t'i bëjë shoqëri
dhe të dalin për nga një kafe. Jeta e
tij fillon të ndryshoj. Psikologët i japin
disa arsye të llojllojshme për këtë:
frika nga plakja, pikëllimi, vetmia, monotonia
apo pakënaqësia me gruan e cila në rradhë
të parë kujdeset për fëmijët.
Shkrimtari amerikan Norman Majler analizon mosbesnikërinë
si pjesë të macho sindromit; -nëse nuk
je në gjendje të rrahesh, të bësh
dashuri dhe të fitosh shumë para, atëherë
s'je mashkull.
Mashkulli fatkeq që smund t'i arrij të gjitha
këto, tregohet përmes mashtrimit në dashuri.
Kureshtja
Arsye tjetër është kurreshtja. Pothuajse
s'ka në botë mashkull që nuk pyetet:
"Athua si do të ishte të gjendej në
shtrat me ndonjë tjetër femër".
Shumë nga ata deri te përgjigjia në një
pyetje të këtillë arrijnë kur t'u
ofrohet rasti të ndodhen në afërsi të
ndonjë shtëpie publike. E nëse ndonjë
vajzë atraktive u bie në "lugë"
papritmas, atëherë nxitja është
vërtet e madhe.
Biseda në shoqëri
Arsye tjetër që mundt a shtyen një mashkull
ta mashtroj partneren e vet është edhe vet
biseda në shoqëri. Vazhdimisht dëgjoni
biseda dhe lavdërime të miqve se si ata kalojnë
me femrat e veta! Se si kanë patur shumë femra
në jetën e tyre. Dhe nëv end se të
ndiheni të lumtur me dashnoren tuaj apo gruan tuaj,
mashkulli në të shumtën e rasteve mendon
me këtë logjikë: "Të tjerët
kanë jetë të mrekullueshme seksuale.
Jeta po ofrojka më tepër se që unë
mendoj"... dhe vendos të hulumtoj nga kurreshtja
se çka i ofrohet në jetë. Natyrishtë
nga përvoja e vet secili mashkull e di se gati
çdo ditë ka mundësi të "provohet"
diçka e re!
Shtimi i vetbesimit në lidhje të fshehtë
Jeni martuar apo keni zënë femër. Deri
në atë çast nuk e keni ditur se a vleni
për dikë! Femrat edhe aq hapur nuk ofrohen
apo jo. Nevojitet kohë dhe mjeshtri e veçantë
për të lexuar momentet kur një femër
ju ofrohet. Nëse tashmë keni gjetur dikë
që ju do dhe është martuar me ju, atëherë
ju keni një dozë më të madhe të
vetbesimit. Ju jeni dashnor apo burr! Nuk do të
ndalet secili mashkull në këtë nivel.
Do të kërkoj "avancim"! Aq më
tepër kur për meshkujt nuk është
edhe aq tragjike të kesh ndonjë lidhje të
fshehtë... ndonjë!? Nuk është tragjike
të kesh edhe 10 lidhje të fshehta njëkohësisht
dhe secilës t'ia bëshë rrafsh! Secila
femër shtonë dozën e vetbesimit te mashkulli.
Kjo është një përshtypje tejet e
gabuar që për fat të keq shumë meshkuj
me vetbesim të kufizuar e kanë dhe janë
në gjendje të tradhëtojnë aq lehtë
vetëm e vetëm për t'iu dëshmuar
në rradhë të parë vetes dhe shoqërisë.
Përveq tjerash ndikon mënyra se si funksionon
sistemi i të menduarit të mashkullit. Po e
zëmë se një mashkulli i ofrohet të
flej me një femër dhe e ka bindjen se nuk
ekziston metoda që dashnorja e tij, apo gruaja
ta merr vesh! Çka mendoni, çka do të
bëjë ai?
Frika se merriton më shumë!
As nuk keni ide se sa frikohet një mashkull nga
lidhja me një femër! Madje edhe nëse
është në martesë. Femra e tij, gruaja...
është njëkohësisht edhe krenaria
e mashkullit. Edhepse dëshiron ta ketë vetëm
për vete, dëshiron që ajo të jetë
më e mira, më e mençura. Mashkulli
nuk frikohet nga obligimet. Krejt ajo në çka
bazohet frika e tij është mendimi që
rrënqeth: "Mos vallë jam lidhur për
gjithë jetën me personin e gabuar"
Çka mund të bëjnë femrat për
ta penguar burrin apo të dashurin që mos të
shkoj me tjerat
Për mashkullin mashtrimi në dashuri është
lojë
Edhe ju mund ta bëni një anketë të
thjeshtë në rrethin tuaj. Mosa e pyetni dashnorin
tuaj, burrin se a ju ka mashtruar ndonjëherë.
Përgjigjia do të jetë padyshim "JO"!
Mund ta pyetni nonjë shok tuaj: "-A e keni
mashtruar ndonjëherë në jetë partnerin?"
Pasi që shumë meshkuj këtë e marrin
si lojë, nuk e kanë vështirë të
përgjigjen, madje edhe nëse nuk ju njohin,
përderisa femrat janë shumë më diskrete
dhe të kujdesshme në përgjigje. P.Sh,
nëse të njëjtit individë do t'i
pyetni: "- A ju ka tradhëtuar ndonjëherë
dashnorja, gruaja?", padyshim do të përgjigjen:
"-JO, sa e di unë, përndryshe do ta mbytja
në vend, apo do të ndahesha me të menjëherë
etj etj..." Pra për meshkujt mashtrimi i femrës
është gjë tragjike përderisa i mashkullit
është lojë. Madje edhe vëllau i
gruas apo babai i saj në të shumtën e
rasteve nuk do t'ua zë aq të madhe nëse
ju sheh se ia tradhëtoni vajzën, me një
vajzë tjetër, përderisa ajo nuk di asgjë
dhe nuk ankohet! Thjesht për një mentalitet
ballkanik (në mos edhe më të gjerë),
mashkulli është mashkull dhe tradhëtia
seksuale e tij nëse nuk është e tepruar,
është vetëm "lojë".
Që nga kohët e hershme ka qenë kështu
- "mashtrimi është lojë". Legjenda
thotë se Hera, gruaja e Zeusit ka patur probleme
me të shoqin ngase ai vazhdimisht kishte mbledhur
shumë vajza, i kishte puthuar ato dhe u kishte
premtuar nga pozita e vet si zot, shumë gjëra.
Si të parandalohet që mashkulli t'ju mashtroj?
Natyrisht secili mashkull dëshiron që gjith
jetën e vet ta kaloj vetëm me një femër
e cila do të jetë grua e dashur, e ndershme,
nënë e fëmijëve të tij, mike
jetësore e tij. Krejt çka mund të bëjnë
grate si masë preventive është të
jenë të kujdesshme. Është shumë
me rëndësi që femra të përkujdeset
që vazhdimisht në mënyrë shumë
praktike të mundohet (së paku të mundohet)
t'ia bëjë me dije vazhdimisht se është
ajo e vërteta për të dhe jetën e
tij. Që nga filimi i lidhjes duhet kjartë
tia bëni me dije se e vlerësoni besnikërinë
e partnerit dhe se përkundrazi sjellja jobesnike
do ta shkatërroj përgjithmonë lidhjen
mes juve. Mundohuni që mos ta lëni anash burrin
për shkak të fëmijëve apo punës
suaj. Të jeni të vëmendshëm në
sjelljet dhe shprehitë e tija. Vonimet në
punë, kërcimi kur cingëronë telefoni,
picpillosja para pasqyrës, blerja e garderobës
së re dhe parfumeve - janë shenja që
duhet të ua tërhjekin vërrejtjen! Nëse
edhe raportet tuaja seksuale janë të ngrira,
urgjentisht duhet të ndërmerrni diçka.
Athua shpesh ju dhemb koka dhe mendoni se mashkulli
ju kopton!?
Pjesëtarët e gjinisë më të
forte dashurohen në femra të cilat u ofrojnë
përkrahje, dashuri, kujdes, gjentilitet dhe butësi,
seks të mire dhe mbi të gjitha janë ngazëllyese
dhe atraktive.
Nuk është për t'u hedhur poshtë
as mundësia që ta nxitni ngapak xhelozinë
e tij, por mos e teproni!. Mashkulli thjesht adhuron
që të jetë me gruan të cilën
të gjithë e dëshirojnë, po e cila
është vetëm e tij! Megjithkëtë
merreni me rezerva këtë opcion, ngase te shumë
meshkuj mjafton të lind dyshimi dhe jeta e juaj
me të të shndërrohet në tmerr!
Studijoni mirë këtë temë dhe dobësitë
e mashkullit se pse ai mashtron. Lexoni edhe temën
mbi mashtrimin në përgjithësi këtu
dhe në dorën tuaj do të keni një
armë të fuqishme për ta penguar të
dashurin tuaj që të hyjë ujërave
të mashtrimit në dashuri me ndonjë femër
tjetër!
|