SI TA MPOSHTNI
PAGJUMËSINË
Njeriu kalon një të tretën e jetës
duke fjetur, edhepse askush nuk e di se ç'është
gjumi. E kemi të njohur se gjumi është
shprehi dhe gjendje e pushimit gjatë së cilës
natyra e ripërtërinë organizmin e shpenzuar,
por nuk e dijmë se sa orë gjumë i nevojiten
secilit individ. Poashtu nuk e dijmë as se a na
duhet medoemos që të flejmë..
A jeni ndoshta njëri nga ata të cilin e
brengos fakti se nuk mund të flejë? Nëse
është kështu, me siguri do t'ju interesoj
rasti i avokatit të njohur amerikan, Semjuel Antermajerit,
i cili kurrë nuk kishte fjetur për qejfi.
Antermajerin, që nga rinia e hershme e mundonin
dy çrregullime: astma dhe pagjumësia. Pasi
që asnjëra nga ato nuk mund të shërohej,
ai vendosi që të dyja t'i pranojë, gjatë
së cilës pagjumësinë e shndërroi
në pëparësi të vetin. Kohën
e lirë, të cilën për shkak të
pagjumësisë e kishte të tepërt,
e përdorte për të mësuar, prandaj
në afat rekord dhe me nota më të mira
diplomoi në fakultetin e drejtësisë në
Nju-Jork. Nuk brengosej për shkak të pagjumësisë,
ngase besonte se për organizmin e tij brengoset
natyra. Vërtet, krahas sasisë minimale të
gjumit, Antermajeri ishte i shëndosh si thana dhe
posedonte energji fantastike. Në moshën njëzet
e shtatë vjeçare, u bë, tashmë
avokat i njohur i Nju-Jorkut dhe fitonte shtatëdhjetmijë
dollarë në vit, gjë që për
atë kohë ishte diçka shumë më
e madhe se një shumë e bukur e parave. E përjetoi
të tetëdhjetën, dhe kurrë në
jetë nuk vuajti nga asnjë sëmundje -
përpos, natyrisht, prej astmës dhe pagjumësisë.
Njeriu kalon një të tretën e jetës
duke fjetur, edhepse askush nuk e di se ç'është
gjumi. E kemi të njohur se gjumi është
shprehi dhe gjendje e pushimit gjatë së cilës
natyra e ripërtërinë organizmin e shpenzuar,
por nuk e dijmë se sa orë gjumë i nevojiten
secilit individ. Poashtu nuk e dijmë as se a na
duhet medoemos që të flejmë. Ndoshta
kjo Ju tingëllon ngapak pabesueshëm, por rastet
nga praktika mjekësore tregojnë se ka njerëz
që kanë vazhduar të jetojnë krahas
periudhave të gjata të mosfjetjes... Hungarezi
Paul Kerni, në luftën e parë botërore
plagoset në kokë. Pas operimit, pasi që
u mjekua, u konstatua se Kerni kishte humbur aftësinë
e të fjeturit. Edhepse mjekët përpiqeshin
që në të gjitha mënyrat e mundshme
ta vendosnin në gjumë - përdornin mjete
për gjumë, narkotikë si dhe hipnozën
- pa marë parasysh, Kerni mbeti i zgjuar. Mjekët
më në fund hjekën dorë nga ai dhe
prognozuan se së shpejti ka për të vdekur,
por Kerni të gjithë i mashtroi: me vite të
tëra jetonte pa gjumë, dhe pushonte duke u
shtrirë me sy të mbyllur.
Disa njerëzve i është e nevojshme më
shumë, ndërsa të tjerëve më
pak gjumë. Toskanini, për shembull, flente
vetëm pesë orë, ndërsa Kalvin Kulixhi
nga dhjetë, që do të thotë se Toskanini
ka fjetur për një të pestën, ndërsa
Kulini gati gjysmën e etapës jetësore.
Shqetësimi për shkak të pagjumësisë
është më i dëmshëm për
organizmin se vet pagjumësia. Rasti i nxënëses
sime Ajre Sendner, bukur e ilustronë theksimin
e përmendur. Ja tregimi i saj:
"Para se të punësohesha, fleja si top.
Kurrfarë zhurme në botë nuk mund t'më
zgjonte. Për këtë dhe filluan problemet
e mia. Më duheshte, njëmend, të zgjohem
në mëngjes, që të mund të mbërija
me kohë në punë. Nga frika se nuk do
ta dëgjojë cingërimën e orës,
për çdo orë zgjohesha nga gjumi dhe
e hedhja shikimin në orën. Së shpejti
gjumi m'u çrregullua. Endesha nëpër
shtëpi e dëshpëruar për atë
që nuk mund të flej, dhe fillova me seriozitet
të mendojë për vetvrasje, ngase vdekja
më dukeshte zgjidhje e vetme nga ajo situatë.
Kjo gjendje zgjati plotë dy muaj, përderisa
më në fund iu drejtova mjekut.
"S'mund t'Ju ndihmojë", më tha ai,
"ngase vet jeni shkaktare e pagjumësisë
suaj. Mundem vetëm t'Ju këshilloj të
ndaleni së shqetësuari për shkak të
pagjumësisë. Në mbrëmje, normalisht
shtrihuni në shtrat dhe paraqituni gjoja se as
që brengoseni se a do të fleni apo jo. Mbani
sytë mbyllur dhe përsëritni në vete:
Përderisa qetë shtrihem, nuk është
me rëndësi se a do të flejë. E di
gjithsesi se do të pushojë".
E dëgjova këshillën e tij dhe pas dy
jave fillova normalisht të flej. Për më
pak se një muaj m'u kthye shprehia ime e vjetër
e gjumit të fortë tetëorësh, dhe
herët në mëngjes zgjimi më nuk më
paraqiste kurrfarë vështërsie.
Arju Sandersin, pra, nuk e mundonte pagjumësia,
por brenga pse nuk mund të flej.
Dr. Natanijel Klajtmani, profesor i universitetit të
Çikagos dhe mjeshtër për problemin
e pagjumësisë, thotë se askush s'ka vdekur
nga pagjumësia. Ajo që rraskapit njerëzit
që nuk mund të flejnë, nuk është
aq fort pagjumësia. I brengosur, njeriu më
lehtë rraskapitet dhe bëhet më pak rezistues
ndaj sëmundjeve të llojllojshme. Dr. Klajtmani
njëkohësisht thekson se njerëzit që
vuajnë nga pagjumësia, flejnë shumë
më tepër se që mendojnë. Njeriu
që është i gatshëm të betohet,
se mbrëmjen e kaluar fare s'ka mundur t'i mbyllë
sytë, me siguri - duke mos ditur - ka fjetur disa
orë. Këtë e vërtetojnë edhe
disa raste të "mosfjetësve" të
njohur, që me metoda shkencore është
vërtetuar se flejnë sikur topa, dhe, kërhasin
aq shumë sa që nuk i lënë të
tjerët të flejnë qetë!
Kushti i parë për gjumë të natës
është ndjenja e sigurisë. Te njerëzit
religjiozë, lutja është sedativ më
i mirë, ndërsa ata që nuk janë religjiozë
duhet të shërbehen me sedative tjera.
Një nga mënyrat më të mira janë
ushtrimet e frymëmarrjes dhe relaksimi. Dr. Dejvid
Finku thekson se, duhet "të bisedohet"
me trupin personal. Sipas mendimit të tij, fjalët
paraqesin çelës për gjitha llojet e
hipnozës; dhe për këtë, kur njeriu
nuk mund të flej, për arsye ka atë se
"e nxit " trupin e tij që t'mos flej.
Kësaj mund t'i dalim në ndihmë, në
atë mënyrë, duke e "dehipnotizuar",
pra, duke "biseduar" me muskujt e trupit personal.
Për shembull, kështu: Çlirohu, relaksohu,
zbutu, thellohu në gjumë... E kemi të
njohur, natyrisht se, truri dhe nervat nuk mund të
çlirohen nëse muskujt janë të
shtrënguar, dhe për këtë, nëse
dëshirojmë të ëndërrojmë,
na duhet të fillojmë që nga muskujt.
Dr. Finku na këshillon që të vendosim
jastëkun nën gjunjë, që të
mund t'i zbusim muskujt e tendosura të këmbëve,
dhe nën duar të vendosim dy jastuqe të
vogla. Atëherë fillon "biseda" me
muskujt. Fillojmë nga shputat, nëpër
këmbë, bark, gjoks, duar, supe dhe qafë,
dhe mbarojmë me nofullat dhe sytë. Dhe ëndërra
na kaplonë, para se të kuptojmë se ç'po
ndodh me ne. Ky ushtrim mund t'ua preferoj të gjithëve,
pasi që edhe vet jam bindur në efektshmërinë
e tij. Njëkohësisht Ju këshillojë
ta gjeni librin e mrekullueshëm të Dr. Finkut
Çlirimi nga tendosja nervore, e cila sipas mendimit
tim është e shkruar në mënyrë
tejet interesante, dhe mund të shërbej si
këshillues i shkëlqyeshëm për ata
që vuajn nga pagjumësia.
Ilaç tjetër i mrekullueshëm kundër
pagjumësisë është rraskapitja fizike.
Pa marë parasysh punën fizike me çka
merreni, me rëndime apo me sport, para gjumit,
me siguri do t'Ju ndihmonë që të fleni
qetë. Natyra, njëmend, na detyron të
flejmë kur jemi të rraskapitur fizikisht,
prandaj nuk janë të rralla disa raste të
njerëzve që kanë fjetur - duke ecur!
Dr. Foster Kenedi, më tregoi se në luftën
e parë botërore kishte rast të shihte
ushtarët që nga rraskapitja rrëzoheshin
në tokë dhe binin në gjumë aq të
thellë, sa që dukej se ishin në gjendje
komatoze. Nuk zgjoheshin as kur ndokush përpiqej
që me dhunë t'ua hapë sytë. Dr.
Kenedi thotë se kishte konstatuar me atë rast
që bebëzat në gjumë lëvizin
lartë, që do të thotë se "plotësisht"
largohen nën kapakë të syve. "Pasi
që edhe vet kisha problem me të fjeturit,
fillova që nën kapakë "ti tërheqë"
bebëzat, me vetëdije, gjatë së cilës,
vetëm për disa çaste bëhesha i
përgjumur dhe thellohesha në ëndërr.
Është fjala për refleksin automatik,
mbi të cilën nuk kemi kurrfarë kontrolli."
Nëse pra, dëshironi të ndaleni së
brengosuri për shkak të pagjumësisë,
përmbajuni këtyre rregullave:
1. Nëse nuk mundeni të fleni, zgjohuni dhe
argëtohuni me ndonjë libër apo me ndonjë
tjetër punë, gjersa t'mos Ju pushtojë
gjumi.
2. Mbani mend se askush kurrë s'ka vdekur për
shkak të pagjumësisë. Nevrikosja për
shkak të pagjumësisë është
më shkatërruese për organizmin, se vet
pagjumësia.
3. Mësohuni të çliroheni. Përdorni
ushtrimet e frymëmarrjes dhe relaksimit.
4. Lodheni organizmin gjatë ditës, e në
veçanti para fjetjes. Merruni me ndonjë
sport apo punë më të rëndë
fizike. Mbani mend se, në trupin e shëndoshë
të lodhur, gjumi vjenë vetvetiu.
|