Nuk je ai që mendon se je
Nëse i lëshohemi mendimeve të gëzuara,
edhe jetën do ta kemi të gëzuar. Nëse
i dorëzohemi mendimeve shpresëhumbura, do
të jemi shpresëhumbur. Mendimet e sëmura
padyshim sjellin gjendje të sëmurë të
shpirtit. Nëse jetën tonë e konsiderojmë
shmangie, sigurisht që ajo do t'jetë e shmangur...
Nuk je ai që mendon se je...
Para disa viteve, një gazetar më pyeti: "Cili
është mësimi më i çmueshëm
të cilën e keni mësuar në jetë?"
E kisha vështirë të përgjigjem në
këtë pyetje. Mësim më se i çmueshëm
që e mësova në jetë ishte se; e
rëndësishme është se si njeriu mendon
dhe vendoset ndaj botës. Sikur ta dija se çka
mendoni, do të dija se kush jeni. Mendimi na bën
të tillë, çfarë jemi. Mënyra
se si vendosemi ndaj botës është shkaktar
vendimtar në zhvillimin e fatit tonë. Poeti
amerikan Emerson një herë pat thënë:"
Njeriu është përmbledhja e asaj çka
mendon çdo ditë..." Vërtet, si
do të mund të ishte diçka tjetër?
Plotësisht jam i bindur se zgjedhja e mendimeve
të vërteta është problem më
i madh, do të thoja dhe i vetmi me të cilin
ballafaqohemi në jetë. Me zgjedhjen e qëndrimit
të drejtë, që do të thotë mënyrës
pozitive të të menduarit, gjejmë rrugë
për zgjidhjen e të gjitha problemeve. Perandori
dhe filozofi romak Aureli këtë urtësi
e përmblodhi në vetëm nëntë
fjalë: "Jeta e njeriut është e tillë
ashtu siç e formësojnë mendimet e tija."
Ç'do të thotë? Nëse i lëshohemi
mendimeve të gëzuara, edhe jetën do ta
kemi të gëzuar. Nëse i dorëzohemi
mendimeve shpresëhumbura, do të jemi shpresëhumbur.
Mendimet e sëmura padyshim sjellin gjendje të
sëmurë të shpirtit. Nëse jetën
tonë e konsiderojmë shmangie, sigurisht që
ajo do t'jetë e shmangur. Nëse vajtojmë,
duke u ankuar në vete, njerëzit do të
fillojnë të largohen nga ne. " Nuk je
ai që mendon se je", tha Norman Pil, "por
je ai çka nga t'i ka krijuar mendimi yt."
A do të thotë kjo se predikojë optimizëm
të verbuar në raport me problemet jetësore?
Jo, ngase jeta, për fat të keq, nuk është
aq e thjeshtë. Përkujdesem për marrjen
e qëndrimit pozitiv ndaj jetës. Me fjalë
të tjera, konsideroj se problemet duhet të
na preokupojnë, por jo edhe të na brengosin.
Por cili është dallimi mes preokupimit dhe
brengosjes me ndonjë problem? Do të përpiqem
që këtë t'ua paraqes në mënyrë
të drejtëpërdrejtë... Kur kaloj
nëpër ndonjë rrugë të frekuentuar,
i preokupuar jam, por jo dhe i brengosur me atë
që bëjë. Preokupim do të thotë
kuptimi i problemit dhe marrja e masave për zgjidhjen
e tyre. Brengosja është, ndërkaq, çmendja
e vet-vetes, dhe rrotullimi i kot në rreth.
Është e mundshme që njeriu të preokupohet
me probleme serioze, dhe megjithkëtë, ai të
hapërojë me kokën lartë, me buzëqeshje
në fytyrë. Regjisori i filmit Louel Tomas,
autor i filmave mbi aventurat e Alenbit në Palestinë
dhe Lorensit në Arabi, shijoi në jetë,
edhe famën edhe pasurinë, por edhe dështimin.
Me një rast kur mbeti pa punë dhe pa para,
trimërisht dhe me kthjellësi e përballte
varfërinë e detyrueshme. Ushqehej në
restorante më të lira dhe huazonte para, por,
çdo mëngjes blente karajfil, e vendoste
në vrimën në jakë, dhe i kthjellët
e i buzëqeshur shkonte të kërkoj punë.
E dinte që nuk guxonte të lëshohej në
dëshpërim, ngase në atë rast të
gjithë do ta braktisnin, duke kyçur këtu
edhe miqtë nga të cilët i merrte hua
paratë. Konsideronte se dështimi është
pjesë e lojës jetësore, ushtrim i dobishëm
të cilin njeriu duhet ta pranojë nëse
dëshiron të ngritet mbi mesataren.
Qëndrimi i njeriut ndaj jetës, pakontestueshëm,
ndikon në aftësitë e tija fizike. Në
librin e tij Psikologjia e fuqisë, psikiatri i
njohur britanik, Dr. Hedfild për mrekulli e ilustronë
këtë fakt "I luta tre individë",
shkruan Hedfild, "që t'i nënshtrohen
testit për hulumtimin e ndikimit, që ka disponimi
shpirtëror në forcën trupore. Për
këtë më shërbeu dinamometri. Kandidatët
kanë shtypur butonin e dinamometrit në kushte
të llojllojshme, që do të thotë,
në gjendje të zgjuar apo nën ndikimin
e hipnozës. Shtypja në dinamometër në
kushte të gjendjes së zgjuar ishte mesatarisht
dyzetë kp. Ndërkaq, kur kandidatëve nën
ndikimin e hipnozës u sygjerohej se janë fizikisht
tepër të dobët, presioni mezi arrinte
dymbëdhjetë kp; më pak se një e
treta nën normale. (Vlen të theksohet se një
nga kandidatët ishte bokser, dhe se nën ndikimin
e hipnozës, kur iu sygjerua se s'ka forcë,
deklaroi "se dorën e kishte të imtë,
sa të një foshnjeje."
Me rastin e hulumtimit të tretë nën
ndikimin e hipnozës, kandidatëve iu sygjerua
se janë jashtëzakonisht të fortë,
dhe se mund të arrijnë presionin mbi pesëdhjet
e gjashtë kp. Rrjedha ishte vërtet e mrekullueshme:
kandidatët i tejkaluan mundësitë e tyre
për gati pesëdhjetë përqind!
Ja pra, i tillë është, fuqia e qëndrimit
njerëzor ndaj cilit do qoftë problem.
Ekzistojnë një sërë shembuj "të
çuditshme" të mjekimit të pacientëve
nga sëmundjet e ndryshme, mjekime gjer te të
cilat ka ardhur pas vendimit të pacientit që
t'mos i lëshohet sëmundjes dhe vdekjes.
Mendoni dhe sjelluni të kthjellët, dhe të
kthjellët do të jeni.
Ja një recetë e mirë në dhjetë
pika të cilën mjafton të lexoni çdo
ditë nga njëherë si autosugjestion. Çdo
ditë thuani vetes: "Vetëm sot do t'i
përmbahem këtyre regullave". Pra, VETËM
SOT.
1. Vetëm sot do të përpiqem të
bëhem i gëzuar dhe me disponim të mirë.
Do t'i kem në mendje fjalët "shumica
e njerëzve është fatlumë në
atë masë, aq sa vendos të jetë fatlum."
Gjithnjë do të përkujtoj se fati ndodhet
brenda njeriut, dhe jo jashtë saj.
2. Vetëm sot do t'i përshtatem rrethanave,
në vend se të përpiqem që rrethanat
t'ia përshtas dëshirave të mia.
3. Vetëm sot do të brengosem për trupin
tim. Do të bëjë gjimnastikë, do
të përkujdesem dhe do ta ushqej. Nuk do ta
lë anash dhe nuk do ta keqpërdorë, ngase
dëshiroj që gjatë dhe mirë t'më
shërbejë.
4. Vetëm sot do t'i kushtojë pak kohë
ushtrimeve të mendjes. Do të mësojë
diçka të dobishme. Do të lexojë
diçka që largonë mundin, mendimin dhe
koncentrimin.
5. Vetëm sot do të bëjë diçka
për shpirtin. Do ta bëjë qoftë edhe
një vepër të mirë, duke mos pritur
asnjë shpërblim dhe as fitore. Do t'i bëjë
dy gjëra të cilat zakonisht vështirë
e kam t'i bëjë, në mënyrë që
ta ushtroj edhe shpirtin edhe vullnetin.
6. Vetëm sot do t'jem i këndshëm ndaj
rrethit tim. Do të përpiqem të veproj
sa më mirë që mundem, do të jem
i kujdesshëm dhe i këndshëm, për
secilin do të përpiqem që të gjej
ndonjë fjalë të bukur. Asgjë dhe
askënd nuk do ta kritikojë. Nuk do t'ë
përpiqem t'i ndryshojë njerëzit.
7. Vetëm sot do t'përpiqem të jetoj
vetëm për sot. Nuk do t'i zgjedhë me
qindra probleme menjëherë, ngase e di se dita
zgjat vetëm njëzet e katër orë.
8. Vetëm sot do t'i përmbahem planit paraprakisht
të përcaktuar ditor. Do ta rradhisë kohën
ashtu që paraprakisht të di ç'do të
bëjë në disa orë të ardhme.
Do t'i shmangem edhe dy mjerimeve të mëdha:
ngutjes dhe pavendosmërisë.
9. Vetëm sot do të përpiqem të
gjejë gjysmë ore kohë për relaksim
të plotë, gjysmë ore kur do të mund
të jem me vetveten.
10. Vetëm sot do t'lirohem nga druajtjet e mia.
Nuk do të frikohem të jem i tillë çfarë
jam, të gëzohem dhe të kënaqem me
të bukurën. Pa frikë do të dashurojë
dhe pa frikë do të besojë se më
duan ata që unë i dua.
|