Si të silleni me njerzit që nuk ju
duan
Duhet pajtuar me një të vërtetë:
“Është e pamundur të jeni Diell
për të gjithë”. Është
e pamundur t’i përlqeni të gjithë
njerëzve. Është e pamundur që të
jeni pandërprerë simpatik ndaj të gjithë
njerëzve. E vërtetë është se
mundohemi të jemi të këndshëm dhe
të sillemi mirë me të gjithë njerëzit,
dhe për këtë shkak dhe shpesh i durojmë
pasojat. E vërtetë është po ashtu
se mirësjellja dhe këndshmëria e juaj
mund të zbutë shumë gjëra mirëpo
vërtet a vlen që për shkak të kësaj
të sillemi të këndshëm madje deri
në hipokrizi? Nga jashtë çdo gjë
kalon në pamjen e butë dhe të këndshme
përderisa në brendi njeriu mezi përmbahet
të mos shpërthejë. Kujdes nga personat
që për së tepërmi janë paqësorë
dhe të këndshëm me të gjithë,
ngase agresiviteti i tyre, aq më shumë që
e shtrydhin në brendi, bëhet gjithnjë
e më i rezikshëm. Ndonjëherë është
më mirë të keni armiq të sinqertë
se të keni miqë të dobët. Në
vazhdim ju japim dhjetë arsye që vetes t’i
krijoni së paku ndonjë armik aty këtu.
1. Mos lejoni t’ju mashtrojnë
Për të krijuar armikun e dëshiruar,
duhet vazhdimisht t’i kërkoni të drejtat
tuaja. Nëse nuk rebeloheni atëherë kur
në shitore ju japin molla të kalbura, një
gjë e tillë do t’ju ndodh shpesh. Posa
i tregoni dhëmbët, njerëzit do të
fillojnë t’ju kuptojnë.
2. Kanalizoni agresivitetin tuaj
Armiqtë janë të duhur sikurse që
i duhet thesi boksierit për ta ushtruar teknikën
e vetë të dhe për ta mbajtur vitalitetin.
Në vend se t’i shkundni anëtarët
e familjes dhe miqtë që s’kan bërë
asfarë mëkati ndaj jush, shfryhuni në
armiqtë tuaj.
3. Vendosni kufit tuaj
Nëse pranoni se keni armiq, me këtë
tregoni se keni vlera dhe principe. Sa më shumë
pakënaqësi kapërdini, të tjerët
aq më shumë nga ju do të presin që
të kapërdini. Ai që është mjaft
i guximshëm të ketë armiq, shkakton ndjenjë
respekti dhe tërhjek vëmendjen te të
tjerët. Pas kësaj nuk do t’ju thirin
çdo herë kur kanë nevojë për
ndihmën tuaj. Me juve do të sillen me më
shumë respekt.
4. Shmanguni nga shpërthimet e menjëhershme
emocionale
Më shumë vlen të keni një armik
të vërtetë se një mik të rejshëm.
Kur me dikë jeni vazhdimisht të këndshëm,
një ditë dasht e padashtë do të
duhet të ndaleni dhe të shpërtheni. Sa
më shumë që e shtrydhni armiqësinë
tuaj, kur të ndodh ai eksplodim, atëherë
do të jetë në formë të shpërthimit
shumë të fuqishëm. Dhe kur një gjë
e tillë ndodh, asgjë më nuk mund të
përmërsohet.
5. Kurseni kohën
Miqtë e rejshëm ua vjedhin kohën. Kjo
është një arsye më shumë që
nga ata të krijoni armiq. Pas asaj më nuk
do t’ju lodhin me probleme që juve as që
ju interesojnë, me ftesa nëpër ndeja
që juve nuk ju shkohet. Sa më pak kohë
që kaloni me ata, aq më shumë kohë
do të keni për veten tuaj dhe për atë
që vërtet dëshironi të kujdeseni.
6. Mësoni diçka për veten tuaj
Aristofani jëherë pat thënë: -
Njerëzit e mençur mësojnë shumëçka
nga armiqtë. Vështroni me vëmendje armiqtë
tuaj. Ata janë të parët që i vërejnë
gabimet tuaja. Kështu do të jeni në gjendje
që në kohë t’i korigjoni ato gabime
dhe ta kurseni veten nga kritikat e panevojshme. Nga
ana tjetër, armiqtë tuaj zakonisht janë
të parët që e mësojnë se çka
mund t’ju dëmtoj juve. Nëse kësaj
i kushtoni vëmendje, do të mund t’i
shmangeni disa situatave të pakëndshme, apo
së paku t’i zbustni ato.
7. Jeni gjithnjë në formë
Të kesh armiq, është gjë e mirë
për të mbetur në kondicion fizik dhe
shpirtëror. Armiqtë ju kushtëzojnë
të jeni dinamik, lucid, të keni reflekse të
mira, të keni kujdes se çka flitni dhe çka
bëni. Kështu fitoni më shumë vetbesim.
Fitorja ndaj armikut, sado e vogël qofte, është
e mirëseardhur për vetbesimin tuaj.
8. Dashuroni me sinqeritet
Nëse do të keni vetëm miq të vertet
ndonjëherë, më shumë do t’i
duani ata. Kur të keni armiq, miqësitë
e vërteta do të jenë më të
vlefshme për ju. Së paku do të dini se,
kur jeni në telashe ku mund të mbështeteni.
9. Le të flitet për ju
Armiqtë shpesh ju bëjnë reklamë
të mrekullueshme. Me këtë që flasin
keq për ju ndoshta e shtrembërojnë dukjen
tuaj të vërtetë, por që pa vetëdije
në të njëjtën kohë tërhjekin
vëmendjen në drejtim tuajin. Ndërsa njerëzit,
(është në natzrën e njëriut
kjo), më tepër vëmendje i kushtojnë
“të keqës” se “të mirës”!
Prandaj për miqtë tuaj flitni gjithnjë
mire, ndërsa për armiqtë tuaj mos flitni
fare, që të mos u bëni ndonjë shërbim
falas.
|