|
Mula-Gjebrea,
surpriza e Krishtlindjeve
Koncerti i madh i Krishtlindjeve është dhënë
mbrëmë me 25 Dhjetor, në Pallatin e Kongreseve.
U shfaqën fare natyrshëm në skenën
ku ajo kishte kohë që nuk këndonte, ku
dhe ai kishte kohë që nuk këndonte gjatë,
në një koncert të plotë. Nisën
të këndonin fare qetë në skenën
ku mbretëria e Krishtlindjeve kishte zbritur magjishëm,
me pemën e madhe (e cila ishte marrë nga pyjet
e Përmetit), me yjet, me këmbanat, me lulet
e qirinjtë, simbole të kësaj feste të
shenjtë. Me sfondin e kuq, nga pas supeve të
tyre, Inva Mula dhe Ardit Gjebrea nisën kështu
ta parin koncert shqiptar, kushtuar Krishtlindjeve.
Kishte munguar deri më sot një spektakël
i tillë, ashtu siç i kishte munguar asaj
skene zëri i magjishëm i Inva Mulës.
Por edhe Mulës i kishte munguar ajo skenë
ndaj emocioni që përjetoi në çastet
e para kur u shfaq përpara publikut, e mbërtheu
të tërën. Me zë të dridhur
e përshëndeti sallën. Me zë të
dridhur arriti të thoshte se atë emocion dëshironte
ta ndante me të gjithë të pranishmit
në atë sallë dhe vërtet duartrokitjet
e ngrohta ia qetësuan paksa zërin-"Është
mirë që të jemi gjithmonë bashkë,
në të tilla festa"-tha së fundi
ajo, e pastaj nisën bashkë me Gjebrenë
këngën "One god"
"O vemi
o s'vemi".
Tingujt e muzikës janë ndërprerë
për disa sekonda. Vendin e tyre e zunë këmbanat
derisa
Timo Flloko u shfaq në skenë. Interpretoi
vargjet që vetë i kishte shkruar vetëm
tre-katër ditë përpara atij koncerti.
Kur ai ngjit shkallët për të ikur e kur
këmbanat pushuan së rëni, Mula u shfaq
sërish e veshur me një fustan në ngjyrë
bojëqielli. Dukej si një ëngjëll
që sapo kishte zbritur mbi atë skenë.
E në krah të saj, Gjebrea, si gjithnjë,
ishte një zotëri i vërtetë. Edhe
pse i ka "gëlltitur' shumë shpesh emocionet
që të ngjall ajo skenë, Gjebrea u dorëzua
sërish ndërsa u rrëfye se ky koncert
shënonte rikthimin e tij tek dashuria e vjetër
tek
kënga-"Sot më mungon mikrofoni dhe letrat
e prezantimit sepse unë sot nuk do të kem
rolin e drejtuesit të një spektakli. Sot jam
këngëtar dhe jam shumë i gëzuar
që këtë rikthim në dashurinë
time të vjetër e bëj në krah të
së madhes Inva Mula". Pas këtij rëfimi
të sinqertë, Gjebrea u ul në piano e
nisi të këndojë ashtu siç ka bërë
shpesh në ambiente familjare, me miqtë e ngushtë,
ashtu siç nuk kishte bërë asnjëherë
në skenë. Nga tastjera e asaj pianoje këngët
rrodhën një pas një
"Kur të
jesh mërzitur shumë", "Pendesë",
"Të dua" së cilës iu bashkua
dhe Inva Mula (tashmë e veshur me një fustan
të kuq).
Pastaj Mula mbeti e vetme në skenë me "Ave
Maria" dhe me duartrokitjet e gjata që nuk
kishin të sosur. Në mes të atij entuziazmi
ftoi në skenë, njeriun e saj të zemrës,
Pirro Çakon. Ai këndoi një këngën
"Xhuli" tekstin e të cilës e kishte
shkruar Teodor Keko-"Homazh për Teodorin dhe
për dashurinë njerëzore, për të
cilën ne kemi shumë nevojë",-kaq
tha Çako dhe nisi këngën pastaj, ndërsa
duartrokitjet ende nuk ishin qetësuar. Nën
tingujt e fundit kushtuar "Xhulit", Inva iu
afrua në krah. Ashtu pranë njeriut të
saj të zemrës, Inva tha-"Shumëkush
është frymëzuar nga "Mall",
nga vargjet e të madhit Kadare. Mbi këto vargje
Pirro ka realizuar krijimin e tij të parë.
Ne po i rikthehemi kësaj këngë për
të përshendetur mësuesit e maturës.
Unë Pirro dhe Arditi kemi qenë shokë
të një klase dhe sot festojmë një
përvjetor." Ndërsa këndonin këtë
këngë, mësuesja e tyre kujdestare u ngjit
në skenë dhe u dhuroi një tufë me
trëndafila. Inva Mula e prezantoi për të
tërë pa e fshehur aspak emocionin që
e kishte kapluar në ato çaste.
Pas kësaj atmosfere të ndezur, në skenë
janë shfaqur një grup balerinësh (nxënës
të Liceut Artitik). Pas tyre, Inva Mula ka kënduar
"Mon amur", nën një ritëm krejt
ndryshe nga ay që ishte kënduar më parë.
Së bashku me Arditin kanë falenderuar artistët
që i ndihmuan për realizimin e këtij
koncerti
Robert Radojën, Avni Mulën,
Thoma Gaqin e Endri Sinën që punuan me muzikën.
Tatjana Sinon që punoi me korin e Liceut Artitik,
Adelina Mulën që punoi me kompleksin dhe mbi
të gjithë dirigjentin Ermir Krantja dhe orkestrën
e Radio-Televizionit shqiptar që i shoqëroi
"live" në këtë koncert i cili
do të transmetohet në ekranin e TVA-së
natën e Vitit të Ri, dhe në ekranin e
TV21 të Kosovës.
Këngët e gëzueshme të Krishtlindjeve
(edhe të shqipëruara) i kanë dhënë
një tjetër ngjyrë sallës. Edhe zilkat
që tundeshin në duart e fëmijëve,
edhe fishekzjarret që u ndezën furishëm
mbi skenë. Pas urimit "Ju urojmë Krishtlindjet
dhe Vitin e Ri"! nën tingujt e këngës
së njohur "WE Wish you a merry Kristmas"
dhe pas fikjes së fishekzjarreve, publiku mendoi
se koncerti mbaroi. Por jo. Në qetësi dhe
në gjysëm errësirë, Ardit Gjebra
dhe Inva Mula kënduan të fundit këngë
të koncertit "Mesnatë kristiane"
duke
i uruar të gjithëve një natë të
mirë.
Kur koncerti ende nuk kishte filluar
Shqetësimi i mbartur ditë pas dite në
përgatitjet e fundit, ua kishte lodhur sytë,
secilit prej tyre
edhe Grabockës, edhe Mulës,
edhe Gjebresë. Paksa të lodhur ishin edhe
sytë e Timo Fllokos e të Pirro Çakos.
I lodhur ndihej edhe Ermir Krantja. E megjithatë
dje, në provat gjenerale, ata ishin më të
qetë se në ditët e tjera. Gjithçka
ishte vënë në vijë. Gjithçka
po shkonte ashtu si duhej mbi skenën e madhe të
Pallatit të Kongreseve, aty ku duart e skenografit
Bashkim Ahmeti e kishin ndërtuar atmosferën
e Krishtlindjeve, fare të thjeshtë e shumë
mahnitëse. Në ato orë të pakta të
mbetura nga fillimi i këtij koncerti (në orën
20.00) regjisorja po ngjizte gjithë elementet e
spektaklit, pa lënë asgjë jashtë
vëmendjes
lulet, qirinjtë, flluskat e
ujit (ato që do dukeshin si fije dëbore)
edhe
me protagonistët e këtij koncerti, sigurisht.
Gjebrea dhe Mula ndiqnin me vëmendje gjithë
udhëzimet e saj, ndërsa provonin njëra
pas tjetrës materialet që kishin përgatitur
enkas për këtë natë. Mjaft sportive
(e veshur me xhinse) Inva Mula lëvizte si një
çapkëne e vogël mbi atë skenë.
Sytë i shkëlqenin nga kënaqësia
ndihej
si në shtëpinë e saj. Ndërsa zbret
nga skena, për të marrë ca partitura
të thotë shpejt e shpejt se ndihet shumë
e lumtur mbi atë skenë, ndërsa këndon
e shoqëruar nga orkestra e Radio-Televizionit shqiptar.
Ndihet entuziaste që do shfaqet përpara publikut,
pikërisht në ditën e madhe të Krishtlindjeve
gjë të cilën prej kohësh e kishte
dëshiruar. Pastaj ikën me vrap, në krah
të Arditit për të kënduar duetin
e radhës. Si gjithmonë, edhe këtë
herë, Gjebrea shfaqet më pak entuziast në
provat gjenerale. Lëviz nëpër sallë
më i qetë se gjithë të tjetër
dhe
shumë mendueshëm. Shpërthen vetëm,
aty në skenë ku ndihet zot i gjithçkaje.
Kishte kohë pa kënduar aq shumë e aq
gjatë, pasi në këto kohë i është
përkushtuar më shumë prezantimit të
spektakleve që ka ndërtuar së bashku
me Grabockën. Ka kënduar një ose dy këngë
dhe kaq. Ndërsa tani është krejt ndryshe.
Mbrëmë, Gjebrea ka qenë në krah
të Mulës për të kënduar gjatë
e gjatë deri në fund të koncertit. E
bashkë me ta ka kënduar dhe Pirro Çako
si
shokë të një klase, tashmë të
rritur në moshë dhe në karrierë.
Emocionet e Avni Mulës
At e bijë
Askush veç Avni Mulës, nuk ia qartëson
mendimet Inva Mulës. Në asnjë skenë
ku ngjitet (kudo qoftë kjo skenë) ajo nuk
mund të ndihet e mbushur nëse nuk e ka të
atin diku të ulur në ndonjë karrige të
sallës. Vetëm në herën e fundit,
ndërsa këndonte "Traviatën"
në Londër, prindërit nuk mundën
të ishin në atë sallë. Ndërsa
dje, në provat gjenerale, babai i saj e ndiqte
ngado dhe ajo në çdo çast kërkonte
sytë e tij. Sapo mbaronte një pjesë i
afrohej dhe dëgjonte me kujdes gjithë ç'i
thoshte ai. E ndërsa ajo ngjitej në skenë,
pas kësaj, e ndërsa ajo mbushte sallën
me zërin e saj të mrekullueshëm
sytë
e babait mbusheshin me lot- "U bënë vite
që e shoh tek shkëlqen në skenë,-thotë
Avniu-por çdo herë është diçka
ndryshe nga ajo që kalon. Mbushem me kënaqësi
kur e shoh të këndojë në skenën
shqiptare". Avniu tregon se një pjesë
të mirë të materialeve e këtij koncerti
i ka zgjedhur ai vetë. Ka marrë rolin e drejtorit
artistik (sidomos për Invën) ndaj tregohet
i rreptë, e nuk lë asgjë të devijojë
nga magjia e këtij koncerti. Më i rreptë
se më çdo kënd ai është me
bijën e tij Invën. Kështu kanë bërë
gjithmonë, që kur ajo ishte fare fëmijë,
kur nisi të hidhte të parat hapa të karrierës
së saj edhe atëherë kur shënoi të
parat suksese në skenat botërore. Edhe kur
s'e ka pranë, përmes telefonit, ajo kërkon
udhëzimet e tij, sepse vetëm ai mund t'ia
qartësojë mendimet.
|