SI TË BËHEM LIDER
Udhëheqësi i cili endet duke tentuar t'ia
qëllojë gjërave, pa plane praktike dhe
të përcaktuara, mund të krahasohet me
anijen pa komandë. Herët a vonë ai do
të hasë në shkëmb...
Atributet kryesore të udhëheqësit
• Guximi i paluhatshëm.
Kjo është e bazuar në njohjen e vetvetes
dhe profesionit. Asnjë ithtar nuk dëshiron
që ta komandojë udhëheqësi të
cilit i mungon vetëbesimi dhe guximi. Asnjë
ithtar inteligjent nuk do të lejojë që
me të të komandojë një kohë
të gjatë udhëheqësi i tillë.
• Vetëkontrolli.
Njeriu i cili nuk është në gjendje ta
kontrollojë veten kurrë nuk do të jetë
në gjendje e as që do të jetë në
gjendje t'i kontrollojë të tjerët. Vetëkontrolli
i jep një shembull të shkëlqyer ithtarëve,
në të cilin ata më inteligjentët
do të shembëllejnë.
• Ndjenja e hajthme për drejtësi.
Pa ndjenjën për drejtësi dhe rregull,
asnjë udhëheqës nuk mund të komandojë
dhe ta ruajë respektin e ithtarëve të
vet.
• Determinimi i vendimit.
Njeriu i cili heziton në vendimet e veta tregon
se nuk është i sigurtë në vete dhe
nuk mund t'i udhëheqë të tjerët
me sukses.
• Përcaktueshmëria e planeve.
Udhëheqësi i suksesshëm duhet ta planifikojë
punën e vet dhe të punojë sipas planit
të vet. Udhëheqësi i cili endet duke
tentuar t'ia qëllojë gjërave, pa plane
praktike dhe të përcaktuara, mund të
krahasohet me anijen pa komandë. Herët a vonë
ai do të hasë në shkëmb.
• Shprehia të punohet më shumë
se që paguhemi.
Njëri prej dënimeve të cilin me vete
e ka udhëheqësia është gatishmëria
e domosdoshme e udhëheqësit të punojë
më shumë se që kërkon nga ithtarët
e vet.
• Personaliteti i këndshëm.
Asnjë person i pakujdesshëm dhe i paparamenduar
nuk mund të bëhet udhëheqës i suksesshëm.
Udhëheqësia e nënkupton edhe respektin.
Ithtarët nuk do ta respektojnë udhëheqësin
i cili nuk rangohet lartë në shkallë
sipas faktorëve të cilët e bëjnë
ndonjë person të këndshëm.
• Kuptueshmëria dhe mëshirimi.
Udhëheqësi i suksesshëm duhet të
ndjehet me ithtarët e vet. Ç'është
më tepër, duhet t'i kuptojë edhe ata
edhe problemet e tyre.
• Mbizotërimi i detajeve.
Udhëheqësia e suksesshme nënkuptohet
me mbizotërimin e detajeve me rëndësi
thelbore për pozitën e udhëheqësit.
• Gatishmëria që të merret
përgjegjësia e plotë.
Udhëheqësi i suksesshëm duhet të
jetë i gatshëm ta merr përgjegjësinë
për gabimet dhe mëngësitë e ithtarëve
të vet. Nëse tenton që edhe këtë
përgjegjësi ta hudhë në tjetrin,
nuk do të bëhet udhëheqës. Nëse
disa prej ithtarëve të tij bëjnë
ndonjë gabim dhe ky tregohet i pakompetent, udhëheqësi
duhet të konsiderojë se është ai
vetë që e përjetoi dështimin.
• Bashkëpunimi.
Udhëheqësi i suksesshëm duhet ta kuptojë
dhe ta zbatojë principin e orvatjeve të bashkuara
dhe të jetë në gjendje t'i sjell ithtarët
e vet që ta bëjnë po këtë gjë.
Udhëheqësia e nënkupton fuqinë,
ndërsa fuqia bashkëpunimin.
UDHËHEQËSIA VEPRUESE DHE AJO E DHUNSHME!
Ekzistojnë dy lloje të udhëheqësisë.
I pari, më vepruesja, është udhëheqësia
me vullnetin dhe simpatinë e ithtarëve. Forma
tjetër është udhëheqësia e
dhunshme, kur nuk ekziston pajtueshmëria dhe simpatia
e ithtarëve.
Historia është përplot fakte se udhëheqësia
e dhunshme nuk është afatgjate. Rënia
dhe zhdukja e diktatorëve dhe mbretërve janë
tregues të rëndësishëm se njerëzit
nuk e përcjellin përgjithmonë udhëheqësinë
e dhunshme.
Napoleoni, Musolini dhe Hitleri janë shembuj të
udhëheqësisë së dhunshme. Udhëheqësia
me pajtueshmërinë e ithtarëve është
e vetmja formë e përhershme e udhëheqësisë.
Njerëzit munden që përkohësisht
ta përcjellin udhëheqësinë e dhunshme,
mirëpo kundër vullnetit të tyre.
Lloji i ri i udhëheqësisë do t'i përfshijë
njëmbëdhjetë faktorë të udhëheqësisë
(të përshkruar në këtë kaptinë),
si dhe disa faktorë të tjerë. Njeriu
i cili në këto e ndërton bazën e
udhëheqësisë së vet, do të
gjejë raste të panumërta të bëhet
udhëheqës dhe të kryesojë në
të gjitha profesionet e mundshme.
Dhjetë shkaqet kryesore të dështimit
të një udhëheqësi
Tani kalojmë në lëshimet kryesore të
udhëheqësve të cilët dështojnë,
sepse është njëjtë e rëndësishme
të dihet se çka nuk duhet të bëhet
sikur ajo që duhet ditur për ta bërë.
• Paaftësia që të organizohen
detajet.
Udhëheqësia efikase e kërkon aftësinë
e organizimit të detajeve dhe të mbizotërimit
me to. Asnjë udhëheqës i vërtetë
kurrë nuk është tepër i "zënë
me punë" që ta bëjë atë
që kërkohet prej tij si udhëheqës.
Kur njeriu, qoftë udhëheqës apo ithtar,
e pranon se është tepër i "zënë
me punë" që t'i ndryshojë planet
ose t'ia përkushtojë vëmendjen çfarëdo
situate të jashtëzakonshme, ai e pranon joefikasitetin
e vet. Udhëheqësi i suksesshëm duhet
të jetë zotërues mbi të gjitha detajet
që kanë të bëjnë me pozitën
e tij. Kjo, natyrisht, tregon në shprehinë
e përcjelljes së detajeve në bashkëpunëtorët
e aftë.
• Jogatishmëria që të kryhet
puna e padenjë.
Udhëheqësit e mëdhenj e të vërtetë
janë të gatshëm, kur kushtet kërkojnë,
ta kryejnë çfarëdo pune për të
cilën, përndryshe, do ta lutnin dikënd
tjetër ta kryejë. "Më i madhi në
mesin e juve do të jetë shërbëtori
i gjithë juve" është një e
vërtetë të cilën të gjithë
udhëheqësit e aftë e respektojnë
dhe i përmbahen.
• Pritja që të paguheni për
atë çka "dini", në vend se
për atë çka bëni me atë që
nuk e dini.
Bota nuk i paguan njerëzit për atë çka
ata "dijnë". Bota i paguan për atë
ç'bëjnë ose për arsye që
i nxisin të tjerët të punojnë.
• Frika nga konkurrenca e ithtarëve.
Udhëheqësi i cili frikohet se ndonjri prej
ithtarëeve të tij do të mund t'ia maerr
vendin sigurisht se, herët a vonë, do të
bëhet i vetëdijshëm për atë
frikë. Udhëheqësi i aftë i mëson
zëvendësit, të cilëve mund t'iu
përcjellë, kur e dëshiron këtë,
çfarëdo detaji në lidhje me pozitën
e vet. Vetëm në këtë mënyrë
udhëheqësi mund të "shumëzohet"
dhe të përgatitet të jetë në
shumë vende, si dhe t'ia kushtojë vëmendjen
një numri të madh të gjërave në
të njëjtën kohë. E vërteta
e përhershme është se njerëzit marrin
kompensim më të madh për aftësinë
që t'i nxisin të tjerët në punë
se sa fitojnë që vetë të punojnë
drejtëpërdrejtë. Udhëheqësi
i aftë mundet, me njohjen e punës së
vet dhe me magnetizmin e personalitetit të vet,
që me të madhe ta rritë efikasitetin
e të tjerëve dhe t'i nxitë të punojnë
më tepër dhe më mirë se sa që
do t'mundnin ta bëjnë këtë pa ndihmën
e tyre.
• Mungesa e imagjinatës.
Pa imagjinatë udhëheqësi nuk është
në gjendje t'i vijë në fund situatave
të jashtëzakonshme, e as të përpilojë
plane sipas të cilave me sukses do t'i udhëheqë
ithtarët.
• Egoizmi.
Udhëheqësi i cili pohon se është
i vetmi që ka merita për punën e ithtarëve
të vet sigurisht se do të hasë në
pezëm. Udhëheqësi i vërtetë
nuk e merr të drejtën për asnjë
meritë. Ai është i kënaqur kur sheh
se meritat, nëse ka, u shkojnë ithtarëve
të vet, sepse e din se shumica e njerëzve
do të punojë më me prirje për merita
dhe mirënjohje se sa vetëm për para.
• Pamaturia.
Ithtarët nuk e respektojnë udhëheqësin
e pamatur. Madje edhe më tepër, çfarëdo
pamaturie e shkatërron qëndrueshmërinë
dhe vitalitetin e të gjithë atyre që
i nënshtrohen.
• Jobesnikëria.
Ndoshta do të duhej që kjo gjë të
gjendej në fillim të kësaj liste. Udhëheqësi
i cili nuk i është besnik organizatës
së vet, ndaj bashkëpunëtorëve dhe
atyre që janë mbi të dhe atyre nën
të, s'do të mundet që një kohë
të gjatë ta mbajë udhëheqësinë.
Jobesnikëria në plotni e zhveftëson njeriun
dhe ia lëshon mbi kokë gjithë pezmin
që e meriton. Mungesa e jobesnikërisë
është njëri prej shkaqeve kryesore të
dështimit në të gjitha profesionet.
• Theksimi në "autoritetin"
e udhëheqësisë.
Udhëheqësi efikas i udhëheqë ithtarët
duke i trimëruar, e jo duke u orvatur që ta
mbjellë frikën në zemrat e tyre. Udhëheqësi
i cili tenton t'i impresionojë ithtarët me
"autoritetin" e vet i takon kategorisë
së udhëheqësisë së dhunshme.
Nëse udhëheqësi është udhëheqës
i vërtetë atëherë nuk do të
ketë nevojë që ta reklamojë këtë
fakt, pos me sjelljen e vet - të ndjehet me ithtarët,
t'i kuptojë ata, ta ketë drejtësinë
dhe të tregojë se e njeh punën e vet.
• Theksimi i titullit.
Udhëheqësit kompetent nuk i nevojitet asnjë
titull që ta fitojë respektin e ithatëve.
Njeriu i cili çon shumë pluhur rreth titullit
të vet zakonisht ka pak ç'të shprehë.
Dyert e zyrës së udhëheqësit të
vërtetë janë të hapura për
gjithë ata të cilët dëshirojnë
të hyjnë, dhe në hapësirën
e tij të punës s'ka vend për formalitete
dhe për gjëra të kota.
Këto janë shkaqet më të shpeshta
të dështimeve në udhëheqësi.
Çdonjëri prej këtyre lëshimeve
është i mjaftueshëm që ta nxitë
dështimin. Nëse doni të bëheni udhëheqës
studiojeni me vëmendje këtë listë
dhe mundohuni mos t'i bëni këto lëshime.
Disa lëme të frytshme në të cilat
do të kërkohet
"udhëheqësia e re"
Para se ta lëshoni këtë tekst, ju tërheq
vëmendjen në disa lëme të frytshme
në të cilat udhëheqësia zvarnitej
dhe ku lloji i ri i udhëheqësit mund të
gjejë raste me bollëk.
Së pari: Në politikë ekziston një
kërkesë e theksuar për udhëheqës
të rinj, kërkesë e cila shënën
asgjë më pak se gjendjen kritike.
Së dyti: Biznesi bankier sapo është duke
u reformuar.
Së treti: Industrisë i nevojiten udhëheqës
të rinj. Udhëheqësi i ardhshëm në
industri, që të mund të ekzistojë,
duhet që veten ta shikojë sikur nëpunës
gjysmëpublik, detyra e të cilit është
të udhëheqë me kompaninë e vet në
atë mënyrë sa të mos i nxitë
kurrëfarë konflikti ndonjë individi ose
grupi të individëve.
Së katërti: Udhëheqësi i ardhshëm
religjioz do të jetë i detyruar që t'i
kushtojë më tepër vëmendje nevojave
të kësaj toke të ithtarëve të
vet, në zgjidhjen e problemeve të tyre të
tashme ekonomike dhe personale, dhe më pak vëmendje
t'i kushtojë të kaluarës së vdekur
dhe ardhmërisë ende të palindur.
Së pesti: Në profesionet e drejtësisë,
mjekësisë dhe edukative, lloji i ri i udhëheqësisë,
dhe në masë të caktuar edhe udhëheqësit
e rinj, do të bëhen të domosdoshëm.
Kjo veçanërisht vlen për lëmin
e edukimit, në të cilin udhëheqësi,
në të ardhmen duhet të gjejë mënyra
dhe mjete me ndihmën e të cilave do t'i mësojë
njerëzit se si ta zbatojnë diturinë e
fituar në shkollë. Ai duhet të merret
më shumë me praktikë dhe më pak
me teori.
Së gjashti: Udhëheqësit e rinj do të
jenë të nevojshëm edhe në gazetari.
Këtu janë vetm ca lëme në të
cilat tashmë ekzistojnë rastet ose gjasat
për udhëheqës të rinj dhe llojin
e ri të udhëheqësisë. Bota është
duke e përjetuar një ndryshim të rrufeshëm.
Kjo do të thotë se mediat, përmes së
cilave këto ndryshime në shprehitë e
njerëzve propagandohen, duhen t'iu përshtaten
ndryshimeve. Mediat e përshkruara këtu, më
shumë se të tjerët e përcaktojnë
trendin e civilizimit.©www.mjellma.org
Përgatiti: A. SH.
©
|