Si të mbroheni
nga kritikat qëllimkeqe
"...Nëse përmbledhja e gjitha veprave
të mia delë e mirë, atëherë
as nuk është e rëndësishme se çka
kanë folur dhe shkruar për mua. Nëse,
megjithatë, ajo përmbledhje del e keqe, as
dhjetë engjuj që do t'betoheshin se e kam
patur me të drejtë, nuk do të mund t'më
ndihmonin..."
SI TË MBROHEMI NGA KRITIKA E PADREJTË
Njëherë bisedova me gjeneral Smedli Batlerin,
njeriun më interesant në historinë e
këmbësorisë së marinës amerikane.
Më fliste se si në rini vuante nga nevoja
e tmerrshme për ndjenjë që t'jetë
i rëndësisishëm dhe i popullarizuar.
Nuk kishte njeri në botë në të cilin
ky nuk dëshironte të linte përshtypje
të mirë. Pikërisht për këtë
ishte tejet i ndieshëm për edhe një fjalë
më të vogël të kritikës. Mirëpo,
tridhjet vitet e kaluara në shërbim të
këmbësorisë atë e ç'mësuan
nga kjo shprehi. "Më qortonin dhe më
fyenin", thoshte Butleri, "më quanin
me emra ofendues si "qenë i verdh", "gjarpër",
"qelbanik", e t'mos i përmend fjalët
më ofenduese në gjuhën angleze me të
cilat disa mjeshtër për fyerje më qërrasnin
shumë lehtë. A më ka lënduar kjo?
Edhe si! Por vetëm në fillim. Sot, tashmë
aq shumë jam zhveshur nga sharja dhe qortimi, sa
që kur dëgjojë se dikush më dërgonë
fyerje pas shpinde - as nuk kthehem të shohë
se kush është ai."
Ndoshta gjenerali i vjetër Batler është
tejet indiferent ndaj kritikës? Megjithatë,
një gjë është e sigurt: shumë
njerëz për së tepërmi seriozisht
i kuptojnë kundërshtimet e rrethit, dhe tejet
me seriozitet i marin ngacmimet e padjallëzuara
të t'afërmive të tyre. Më kujtohet
se si një reporter i revistës Sun të
Nju-Jorkut, shkroi një artikull përqeshës
mbi punën time në kursin e natës për
të rritur. U çmenda. E kuptova këtë
si fyerje personale. I telefonova redaktorit kryesor
dhe i kërkova atij të botojë përgjigjen
që do t'i argumentonte dhe demantonte të pavërtetat
nga artikulli i gazetarit. Krenaria ime e lënduar
kërkonte shpagim për "krimin e bërë"
Sot turpërohem nga një reaksion i tillë.
Jam i vetëdijshëm se gjysma e atyre që
kanë blerë gazetat, as që kanë vërrejtur
artikullin fatkeq. Por edhe ata që kanë lexuar,
me siguri e kanë kuptuar si përqeshje të
padjallëzuar. Gjysma e gjysmës, me siguri
pas disa javëve, ka harruar përmbajtjen e
artikullit.
Sot kuptojë se njerëzit nuk mendojnë
as për juve dhe as për mua, por vetëm
për veten e tyre. Para kaftjallit, pas kaftjallit,
gjatë gjithë ditës, tërë kohën
gjersa lodhja nuk ua mbyllë sytë. Dhe besoni,
më shumë brenga u jep kokëdhembja e tyre
e lehtë se vdekja personalisht e imja apo e juaja.
Vepro si kërkon arsyeja nga ne dhe si ta thotë
zemra
E gjithë kjo ka të bëjë edhe me
shokët tuaj më të ngushtë dhe bashkëpunëtorët
më të afërt. Le t'ju kujtohet vetëm,
tradhëtimi legjendar i Judës. Për ç'ka
ju dhe unë do të duhej të presim një
fat më të mirë jetësorë?
Përvoja më ka mësuar se është
shumë më me rëndësi të din
të qëndrosh indiferent ndaj kritikës
së padrejtë se sa t'i pengosh njerëzit
t'ju sulmojnë. Të kuptohemi: unë nuk
proklamoj indiferentizmin ndaj çdo lloji të
kritikës. Flas vetëm për nevojën
që t'mos i kushtoni vëmendje kritikës
së padrejtë.
Në një rast e luta Elior Ruzveltin t'më
thotë si ka qëndruar ndaj kundërshtimeve
qëllimkeqe të cilat në kohën e Ruzveltit
sa ishte kryetar, ishin dërguar Shtëpisë
së Bardhë. Dhe ai si duket vërtet kishte
stërdëgjuar kritika të tilla. Më
tha se vajza ishte patologjikisht e turpshme, prandaj
kishte jetuar në frikë të pandërprerë
prej asaj se çka mendojnë të tjerët
njerëz. Me një rast, ashtu, kishte lutur motrën
e Ruzveltit për këshilla se si të sillet...
"Mos ia var veshin mendimit të njerëzve
tjerë, gjithnjë gjersa je thellë e sigurt
në shpirt se ajo që e bënë është
e drejtë", i kishte thënë halla
Baj. Duke iu përmbajtur kësaj këshille,
Elinor Ruzvelti kishte kuptuar se njeriu - sado i përsosur
që është - nuk mund të mbrohet nga
kritika e pavend. E bëre këtë apo atë,
gjithnjë do t'ekzistojë dikush që do
t'sulmojë, prandaj më mirë është
të veprosh ashtu si kërkon nga ne arsyeja
dhe zemra. Atëherë dhe në çastet
e vështira gjeja ngushëllim në njohjen
se kemi vepruar në harmoni me mendimin personal
dhe natyrën, dhe jo ashtu si do të pritte
dikush nga ne të veprojmë.
Hape ombrellën dhe mbrohu në heshtje
Në pyetjen, se a është i ndjeshëm
në kritikë, ja se ç'mu përgjegj
M. K. Brash, president i një ndërmarrjeje
tejet të rëndësishme amerikane në
Volstrit... "Në rini, isha fortë i ndjeshëm
në mendimet e njerëzve tjerë. Nga damarët
e këmbëve përpiqesha t'i shkojë
për shtati gjithë njerëzve me të
cilët kisha punuar, duke dëshiruar që
të gjithë t'më konsiderojnë si të
përsosur. Posa dëgjoja zërin e "të
pakënaqurve", vazhdoja t'i bëja për
vete. Ky veprim i imi pashmangshëm krijonte një
"të pakënaqur" të ri. Dhe kështu
vazhdimisht. Në fund kuptova se i tërë
mundi im ishte i kot, pasi që sa më shumë
përpiqem ta bëjë për vete secilin,
nga dita në ditë, po fitojë shumë
e më shumë kundërshtarë. Për
këtë i thash vetes: "Pasi që je
në pozitë të rëndësishëm,
duhet të pajtohesh me mendimin se gjithnjë
dikush ka për të t'kritikuar.. Pranoje këtë
si fakt të pashmangshëm, dhe jetën do
ta kesh më të lehtë." Kjo në
masë të madhe më ka ndihmuar. Më
detyroi të ndërtojë rregull personal
për sjellje, e cila thotë për afërsisht
kështu: "Përpiqu që gjithnjë
të veprosh ashtu siç di dhe mundesh më
së miri... Dhe kur të sulmojnë, hape
ombrellën dhe lëre që shiu i kundërshtimeve
të derdhet në pëlhurën e ombrellës,
në vend që të t'kullojë nëpër
qafë".
D. Tejlori kishte shkuar edhe një hap më para:
kishte lejuar që shtërngata e kritikave t'i
derrdhej nëpër qafë dhe pastaj të
gjithë kritikuesit e vet, publikisht i përqeshte.
Me një rast, radio-dëgjuesja e kishte sulmuar
përmes letrës për shkak të komenteve
që i jepte në radio në pauza të
transmetimit të një koncerti duke e quajtur
"gënjeshtar, tradhëtar, gjarpër
dhe pleh". Gjatë ratio-transmetimit të
koncertit në javën e ardhshme, Tejlori, para
publikut milionësh e kishte lexuar letrën
e përmendur. Pas disa ditëve i erdhë
letra e re nga e njëjta dëgjuese, ku i tregonte
se "mbetej me të njëjtat mendime dhe
se ende e konsideron gënjeshtarë, tradhëtar,
gjarpër dhe pleh." Tejlori kishte kurajo dhe
elan që tërë atë ngjarje ta përshkruaj
në librin "Njeriu dhe muzika". Nuk mundemi
që t'mos e admirojmë një shkrim të
till aq të qetë, gati të facsinant të
pranimit të goditjeve.
Qeshuni nga zemra
Sharls Shvob, studentëve në Priston u tregonte
përjetimin e një punëtori me prejardhje
gjermane në shkritore të çelikut, duke
e quajtur këtë rast, si mësim më
të vlefshëm në jetë. Punëtori
rreptë fjalosej me kolegët në shkritore.
Pasi që fjalosjen e shkaktoi një temë
mbi luftën, punëtorët amerikan me kënaqësi
të veçantë dëshironin t'i hakmireshin
gjermanit, prandaj e hedhën në përroin
e afërm me baltë. Kur ai erdhë ashtu
i përbaltur dhe i lagësht te Shvobi, për
t'iu ankuar, ky e pyeti se ç'i kishte thënë
kolegëve kur ishte ngritur nga përroi. "Asgjë",
iu përgjijg punëtori, "vetëm se
nga zemra iu kam qeshur!"
Çarls Shvob, filozofinë e gjermanit të
vjetër e kishte marë si moto personale: Qeshu!
Kjo moto veçanërisht mirë do t'ju shërbejë
në çastet kur ndiheni si viktimë e
kritikës së padrejtë. Ngase njeriu, që
i përgjigjemi në po atë mënyrë,
pas kritikës, mund t'na e kthejë sërish.
Por çka mundet dikush t'i përgjigjet njeriut
që për kritikë, vetëm qeshet?
Edhe Linkolni kishte recetë të mrekullueshme.
Aq të mirë sa që i takon margaritarëve
të letërsisë së tillë klasike.
Gjeneral Makarturi mbante kopjen e urtësisë
së Linkolnit mbi tavolinën e punës, ndërsa
Vinston Çerçili në dhomën e
tij të punës në Çartvel. Urtësia
e tij është, përafërsisht kështu:
"Sikur vetëm të përpiqesha të
lexoja gjithë atë që është
shkruar kundër meje - dhe as t'mos e përmend
përgjigjen - do t'duhej në të njëjtën
kohë ta mbyllja zyren time për tjera punë.
Veproj ashtu siç më së miri di dhe
mundem, dhe ashtu do të vazhdoj gjer në fund.
Nëse përmbledhja e gjitha veprave të
mia del e mirë, atëherë nuk është
e rëndësishme se çka kanë folur
dhe shkruar për mua. Nëse, megjithatë,
ajo përmbledhje del e keqe, as dhjetë engjuj
që do t'betoheshin se e kam patur me të drejtë,
nuk do të mund t'më ndihmonin."
Mbani mend këtë rregull kur të ndiheni
të sulmuar pa të drejtë.
Punoni ashtu si mundeni më së miri, dhe kur
ju sulmojnë, hapeni ombrellën dhe lereni shtrëngatën
e kundërshtimeve të derdhet mbi ombrellë,
në vend se t'ju kulloj nga qafa.
|