JOBESNIKËRIA DHE
MASHTIMI NË DASHURI
Nga: Anita
Mashtrimi në dashuri apo jobesnikëria është
diçka që ndodh pa u planifikuar, befas,
diçka që është jashtë secilës
kufi të logjikës së shëndoshë,
ngase po të ishte e kyqur logjika e shëndosh
në këtë llojë të mashtrimit,
shumë martesa dhe lidhje të mira do të
shpëtonin.
Ju ka ndodhur të keni partner dhe të jeni
me të një kohë të gjatë. Nuk
është si më parë, s'ka më përshpëritje
të ëmbëla, s'ka më kujdes të
veçantë për ju. Jetën seksuale
nuk e keni aq të kënaqshme, ju mungojnë
bisedimet e këndshme mes veti, afërsia, gjentiliteti.
Ju mungojnë fjalët se jeni te vetmja (i vetmi)
në jetën e tij/saj. Dhe kur gjithçka
ju duket si një rutinë, para jush befasisht
shfaqet dikush që ju tërhjek. Ka diçka
në të që ju bënë të ndiheni
të plotë, të veçantë. Aq
më tepër takimet dhe puthjet e fshehta janë
aq të ëmbëla sa që thjeshtë
magjepseni. Pyeteni, athua ku ndodhej ky person para
disa viteve. Pse në jetën time ka hyrë
personi i gabuar... Megjithatë gjersa gjitha këto
i mendoni, është mirë t'ia parashtroni
vetes edhe disa pyetje tjera. Mendoni se nëpër
çka do të duhet të kaloni nëse
vendosni të hyni në lidhje të re duke
e çkyqur atë të vjetrën. Athua
sa dë të fitoni me lidhjen e re. Mendoni se
sa energji do të duhej të shpenzoni për
një lidhje të re, e një lidhje të
tillë tashmë e keni. Mendoni mirë se
çka do të fitoni e çka do të
humbni me këtë lidhje të re. Nëse
tashmë e keni bërë një gabim të
tillë dhe keni mashtruar partnerin tuaj me dikë
tjetër, asgjë më nuk mund të ndryshoj.
Aq më tepër nëse një gjë e
tillë zbulohet nga ana e partnerit tuaj. Padyshim
se lidhja do të lëkundet seriozisht. Kurrë
më nuk do të jetë si ka qenë dikur.
Megjithkëtë, në disa raste, lidhja mund
të shpëtohet dhe nëse vërtet pendoheni
ajo lidhje mund të freskohet, forcohet dhe të
bëhet më e këndshme si kurrë më
parë.
Shenjat alarmuese që tregojnë se partneri
i juaj ju mashtron
Te meshkujt:
- Duket tejet i lumtur dhe në disponim për
çdo ditë, mirpo megjithatë shumë
shpejt nervikoset dhe hidhërohet me juve.
- Ndreqet si kurrë më parë për punë,
blenë robe të reja, shpesh punon deri vonë
e disaherë edhe gjatë vikendit.
- Papritur shkonë në udhëtime zyrtare.
- Keni përshtypjen se diçka ka ndryshuar
në jetën e tij e intuita asnjëherë
nuk ju ka mashtruar.
- Para se të shtriheni në shtrat, ai vonohet
me orë të tëra në banjo.
- Kritikat e tija seksuale drejtuar juve tashmë
shpeshtohen
- Befasisht e ka ndëruar teknikën seksuale
dhe bënë dashuri me ju në mënyrë
të re.
- Natyrisht kjo e fundja sdo diskutim, nëse jeni
sëmurë nga sëmundjet seksuale edhepse
keni qenë besnike ndaj tij.
Te femrat:
- Fillon të harrojë, edhepse ju e pini kafen
e idhët, ajo ju vendos sheqer në të shpesh.
- Tregon shenja të nervozës kur fillohet të
bisedohet për mosbesnikërinë në
dashuri.
- Ju blenë dhurata të gabueshme,
- Ndodh që në shtrat ta përmend emrin
e mashkullit tjetër!
- E pranon jobesnikërinë e saj ndaj jush.
Në të shumtën femrat e pranojnë
jobesnikërinë ngase i mundon ndjenja e fajësisë.
- E ndërprenë lidhjen me ju, ngase nëse
një femër ka kontakte seksuale edhe me dashnorin
apo burrine saj dhe njëkohësisht edhe me një
mashkull tjetër, atëherë sipas të
gjitha gjasave është psiqikisht e sëmurë.
Disa arsye pse nuk e vlen të jeni jobesnikë
1. Mashtrimi është veprim shumë i rëndë.
Vetëm mendoni se sa koncentrim dhe energji duhet
dhënë për të kostruktuar gënjeshtra
dhe arsyetime të reja. Ju duhet shumë kohë
të humbni vetëm për gjëra të
tilla.
2. Gjithnjë ekziston rreziku nga sëmundjet
seksuale ngjitëse, pa marrë parasysh se sa
rruheni.
3. Në raste të mashtrimit, seksi zakonisht
është i shkurtë, i shpejtë dhe nuk
është kushedi se çka! Shumë qifte
që janë jobesnik kohën më të
madhe e kalojnë në biseda telefonike se në
gjëra konkrete.
4. Do të i nënshtroheni një jete me
strese të vazhdueshme. Vazhdimisht do të ju
ndjek ankthi se keni për tu zbuluar. Dhe do të
zbuloheni edhe nëse e mashtroni veten se një
gjë e tillë nuk do të ndodh kurrë!
Me siguri kështu ka menduar edhe Bill Klintoni,
apo...! Dhe nëse një gjë e tillë
zbulohet edhe mbas 30 vitesh, tradhëtia në
dashuri mbetet tradhëti!
5. Nëse tashmë partneri i ri e di se keni
partner dhe se atë e mashtroni, në ndërdijen
e tij /saj automatikisht do të krijohet automatikisht
bindja se një gjë të tillë do të
manifestohet edhe nëse hyni në lidhje më
serioze me të.
Pse mashtrojnë femrat dhe pse meshkujt
Psikologët thonë se në të shumtën
e rasteve për njerëzit lidhja e fshehtë
mund të jetë aventurë më e madhe
jetësore që mund ta arrijnë. Në
të shumtën e rasteve femrat e kan vështirë
të vendosin ta mashtrojnë partnerin e tyre.
Ato zakonisht mashtrojnë vetëm e vetëm
për seks. Sado e vështirë të jet
ky hap, kur njëherë e ndërmerr atë
femra, atëherë vështirë e ka të
ndalet, përdallim që meshkujt për të
tradhëtuar në dashuri e kanë shumë
më lehtë të vendosin, por po ashtu dhe
shumë lehtë mund të dalin nga ai rreth
magjik dhe ti kthehen gruas apo dashnores me të
cilën janë në lidhje dashurie. Për
shumë meshkuj mashtrimi i partneres me një
tjetër femër është vetëm lojë
që largon monotoninë e çastit! Po natyrisht
se mund të ketë edhe arsye tjera serioze se
pse meshkujt tradhëtojnë në dashuri.
Për më tepër se pse tradhëtojnë
në dashuri meshkujt lexoni këtu.
|