DAshuria në
internet - realitet i ri
Shkruan: Arsim Gjinoci
"I dashuri miku im. Më pëlqen t'ia fillon
shkrimet e mija sikur të ishin në mesin e
bisedës. Unë shtirem sikur të jemi miq
të vjetër dhe më të ngushtë,
përkundër asaj që ne jemi në të
vërtet njerëz të cilët nuk e dijmë
emrin e njëri tjetrit dhe se jemi takuar në
dhomën e bisedave elektronike, për të
cilën ne të dy pretendojmë se kurrë
më parë nuk kemi qenë atje. Ç'farë
do të më thotë sot ai, unë mendoj.
E kyqi kompjuterin, e pres me padurim deri sa të
aktivizohet, futem në lidhje dhe fryma më
ndale në mushkëri kur i dëgjoj tri fjalë
të vogla: "JU KA ARDHUR POSTA ELEKTRONIKE".
Nuk dëgjoj asgjë, asnjë zë nëpër
rrugët e Nju Jorkut. Vetëm rrahjet e zemrës
sime. Më ka arritur posta elektronike, nga ti."
Nga filmi: "You've Got Mail" - Meg Ryan dhe
Tom Hanks ...
A është "dashuri e vërtetë"
dashuria në Internet?
Në realitetin e ri, realitetin virtuel çdo
ditë lidhen gjithnjë e më tepër
njerëz. Komunikimi i drejtëpërdrejtë
përmes shfrytëzuesve të internetit në
cilën do shtet a qytet, i mënjanon largësitë
gjeografike, dhe ofron liri të plotë të
të shprehurit. Këmbimi i mendimeve, ideve,
qëndrimeve bën që njerëzit të
afrohen, të lirohen nga pakënaqësitë,
paragjykimet dhe paaftësitë që shfaqen
në komunikimet "sy më sy". Ky lloj
i mediumit për komunikim të shpejtë dhe
kryerje të shpejtë të punëve, po
bëhet medium për të dashuruarit. Dashuria
përmes Internetit është dukuri e re të
cilën ende nuk e kanë studiuar mire psikologët
dhe sociologët.
Si njoftohen njerëzit?
Të njoftohesh përmes Internetit, kjo nuk
është aspak e vështirë. Mjafton
të kyqeni në forume, grupe të ndryshme
të diskusioneve, dhoma të diskuioneve, dhe
për një kohë të shkurtër do
të keni me dhjetëra letra elektronike. Aq
më tepër nëse keni faqe personale, vet
do t'ju lajmërohen njerëzit anë e mbanë
botës. Dhe këshu gjithçka fillon me
një bisedë të thjeshtë rreth një
teme me një person ende të panjohur për
ju, dhe natyrisht nëse ajo bisedë bëhet
interesante, me të përsëritet komunikimi
vazhdimisht. E numri i partnerëve potencial për
biseda të këtilla është i pafundë.
Shumë njerëz mendojnë se dashuria përmes
Internetit është kurth dhe për një
gjë të tillë nuk duhet diskutuar. Pa
marrë parasysh se kush ndodhet në anën
tjetër të rrjetit, pa marrë parasysh
përmbajtjen e letrave, porosive, vërtet, krejt
çka dijmë për personin tjetër
janë shkrimet e tija elektronike? Shumëkush
mendon se të dashurohesh përmes internetit
pa e njohur fizikisht një person, është
njëjtë sikur të dashurohesh pa sy e vesh,
ngase gjithçka paraqet rezultatin e imagjinatës
dhe frazave të thurura me mjeshtri. Por a është
vërtet pikërish kështu?
Një nga karakteristikat themelore të komunikimit
përmes internetit është anonimiteti.
Kjo mundëson lirinë e të shprehurit,
të qëndrimeve, ideve dhe kjo paraqet bazën
e njohjes së njerëzve. Njohja rrjedhë
më shpejtë, nga brenda - jashtë, duke
zbuluar personalitetin, karakterin, ndjeshmërinë,
animin, motivimin dhe shkurt e trup, gjithçka
që personin në anën tjetër të
rrjetit e bënë të veçantë.
Kryesore në komunikimet mes njerëzve përmes
kompjuterit janë fjalët. E fjalët i janë
dhënë njeriut që më mire t'i fsheh
mendimet e veta, thotë një proverb. Megjithatë
gjithçka duhet të merret me rrezervë.
Përderisa disave ky lloj komunikimi u ofron mundësi
të lirisë së të shprehurit të
mendimeve, sinqeritetit, guximit, të tjerëve
u ofronë mundësi për të servuar
gënjeshtra, për të mashtruar dhe trilluar.
Të gjithë që dëshirojnë kanë
çasje në të. Prandaj mashtrimet nuk
janë mangësi e mediumit të këtillë,
po ato janë mangësi që tregojnë
mangësitë individuale të njeriut.
Cilët janë përparësitë e njohjes
përmes Internetit
-Padyshimë se përparësitë janë
më të shumtë, por ne do t'i numërojmë
këtu vetëm disa:
1. Gjasat për të takuar personat e shpirtit
janë të zgjeruar dhe përfshinë krejt
botën,
2. Njoftimet bëhen në bazë të interesave
të përbashkëta, e kjo shpesh shpien në
mirëkuptim dhe ju zhvillohet ndjenja se ju takon
dikush apo i takoni dikuj. Njoftimet bëhen në
bazë të atraktivitetit miqësisë
dhe dashurisë.
3. Nuk ekziston palakmueshmëri apo pasiguri, sikurse
në takimet e drejtëpërdrejta. Njerëzit
anojnë t' i zbulojnë më shpejtë
mendimet dhe qëndrimet e veta në këtë
mënyrë.
3. Pasi që ka mundësi të editohet teksti,
mendimet dhe shprehjet janë më koncize, më
përmbajtësore dhe të paramenduara mire.
4. Ndjenja e vetmisë gati nuk ekzison, ngase gjithnjë
del dikush që është në disponim
të komunikoj me ju.
Cilët janë mangësitë e njohjes
përmes Internetit
1. Mungesa e gjesteve përcjellëse si: ngjyra
e zërit apo e shprehjeve të fytyrës që
flasin shumë, mungesa e afërsisë fizike.
2. Mungesa e erës, shijes dhe prekjes.
3. Keqkuptimi në komunikim (për shkak të
mënyrës së interpretimit fiks dhe vonesës
së shkrimeve në rrjetë).
4. Jo sinqeriteti i personave që e keqpërdorin
këtë medium komunikimi. P.sh. thjesht dikush
dëshiron të argëtohet në logari
tuajin, pastja, gënjimet për punën, luajta
e roleve, gënjimi për statusin martesor, fëmijët,
gjininë, moshën… dhe gjithnjë ka
të tillë që gënjejnë dhe të
tillë që besojnë.
5. Edhepse ekziston mundësia e këmbimit të
fotografive, dëgjimit të zërit etj.,
prap se prapë mungesa e prekjes, shikimit në
sy, intonimit të zërit dhe vetë fluidi
i kontaktit shpirtëror (parandjenja kur takohesh
me një person, apo përshtypja e parë
fizike) mungojnë. Ata që mashtrojnë,
madje mund t'ua dërgojnë fotografin e dikujt
tjetër, zëri mund të jetë i tjetërkujt,
shkrimet po ashtu. Mund të gënjejnë edhe
për përkatësinë etnike, bindjet
fetare, gjininë, etj.
Sa është reale dashuria virtuele?
Për t'u përgjigjur se sa është
reale dashuria përmes internetit, le ta definojmë
së pari se çka nënkupton fjala dashuri
e vërtetë? E këtë për fat të
keq nuk mund ta përshkruajm apo jo. Atë vetëm
mund ta ndjejmë. Ajo është gjendje për
të cilën dijmë pa pyetur asgjë.
Edhepse nuk mund ta përshkruajm, jemi të bindur
se dijmë ta njohim dashurinë e vërtetë.
Kjo e tëra mund të ndodh ngase asgjë
nuk varet nga ne. Ajo vje kur nuk e presim, dhe shkon
kur të dëshiroj vet, papritmas. Dashurinë
më kot mundohemi ta etiketojmë dhe ta klasifikojmë.
Çdo dashuri është unike. Pamundësia
e definimit të një ndjenje të tillë
e mbështjellë atë me me një vello
të misteriozitetit. Pikërisht edhe interneti
është vend misterioz dhe mjaft magjik. Madje
edhe në jetën e përditshme dhe takimet
fizike, të gjitha dashuritë nuk janë
të vërteta. Disa tregohen si dashuri të
mëdha dhe jetojnë përherë, të
tjerat vdesin që në vjeshtën e pare.
E çka është ajo që na tërhjekë
te personi tjetër? Çka e bënë
të veçantë personin që e duam
prej njerëzve tjerë? Pse është në
qendër të vëmendjes sonë personi
ynë zgjedhur? Pse na motivon dhe pse ia falim zemrën?
Prej çka përbëhet dashuria e vërtetë?
Si të dalohet ajo?
Më duhet të pranoj se nuk e di! Ai apo ajo
që mundohet ta përshkruaj dashurinë,
thjesht gënjen.
Megjithatë mund të vendosim një paralele
deri diku mes dashurisë së vërtetë
dhe asaj virutele. Ajo që na tërhjek në
dashurinë e jetës reale është se
njoftohemi me personin në shkollë, punë,
fakultet, qytet, autobus etj. Vëmendjen na e fiton
pamja, zëri, ecja, buzëqeshja, flokët,
qëndrimi. Edhepse nuk dijmë shumë e ndjejmë
tërhekjen fizike. Imagjinata e jonë, nën
ndikimin e dëshirave dhe kërkesave tona bën
seleksionim në bazë të kritereve të
pamjes së jashtme dhe krejt vetive tjera të
përmendura më lartë. Për këtë
në shumicën e rasteve gjurmojmë edhe
më tej për t'u bindur se personi që na
tërhjek është i/e qëlluar çfarë
e kemi ëndëruar përherë.
Në dashuri virtuele me dike njoftohemi duke shkruar
dhe pranuar porosi. Vëmendjen na e tërhjek
stili i të shprehurit, reflektimi i personalitetit
të dikujt. Kureshtja jonë shpejt kënaqet
ngase më shpejtë mësojmë për
të, në bazë të ideve, mendimeve
të thëna. Këtu njihemi me personalitetin
e brendshëm dhe zakonisht këmbejmë porosi
me shpirta të ngjashëm si ne. Dhe e gjith
kjo në bazë të cilave kriteriume na bënë
të dashurohemi në të? Pikërisht
sikurse edhe në dashurinë e vërtetë,
në bazë të një gjëje të
padefinuar, për të cilën din vëtëm
zemra. Imagjinata është ajo që i mbushë
zbrazëtirat mes reshtave. Rreziku që të
jemi të mashtruar është po aq sa edhe
në jetën reale të vërtetë.
Edhe në njërën edhe në tjetrën
realitet, çifti njoftohet dhe afrohet përmes
bisedës. Në të dyja rastet, të dy
partnered përpiqen ta tregojnë anëne
vetësa më pozitive. Mua nuk më duket
se gjithnjë mund ta lexojmë të vërtetën
nga sytë e dikujt. Shpesh na ndodh që të
jemi të bindur se e kemi gjetur personin e vërtetë
dhe pas një kohe të vërtetojmë se
kemi krijuar lidhje me një njeri të huaj?
Prandaj kjo është edhe një dëshmi
që mundësia e mashtrimit është po
aq sa edhe në jetën reale.
Në anën tjetër, gënjeshtrat e servuara
përmes komunikimit në Internet më lehtë
mund t'i zbulojmë nëse koncentrohemi në
fjalët e thëna. Për të na gënjyer
dikush, para se të na bëjë të dashurohemi,
duhet të ketë motiv të madh dhe të
jetë gënjeshtar djellëzisht i mire. Ndërsa
në jetën e përditshme, përkundrazi,
gënjeshtrat shiten më lehtë, ngase aty
vendimtare janë buzëqeshjet, prekjet, shikimet
pa fjalë, madje edhe lotët etj…
Kam dëgjuar se kur për të parën
here është krijuar biçikleta, mes nesh
populli e ka quajtur atë "Qerrja e djallit",
orën e ka quajtur"syri i djallit". Treni
i pare në Pariz, edhe pse ka ecur me shpejtësi
vetëm 20 km/orë, ka shkaktuar pakënaqësi
mes françezëve madje edhe protesta e demostrata.
E kanë gjykuar si diçka shumë të
rrezikshme për njerëzimin, destruktive që
ec aq shpejtë dhe është produkt i djallit!!!
Sot e dijmë se sa të shpejtë janë
trenat, por askush nuk proteston!
Dashuria Virtuele pajtohemi ne apo jo, është
dukuri e kohës së rë. Shumë çifte
fillojnë me shkrimin e e-mailave, përderisa
lista e atyre që hyjnë në martesë
për shkak të kësaj dashurie virtule,
dita ditës rritet. Të tjerët këtë
e marrin si argëtim, largim nga monotonia. Dikush
me këtë mjekon vetminë, ndjenjën
e turpit (në jetë private është
lepur, në internet luan, dashnor i famshëm),
mangësitë fizike, pakënaqësitë,
anomalitë dhe sëmundjet tjera shpirtërore...
Pra gjithçka zhvillohet si në jetën
private. Interneti është vetëm medium
që na bashkon. Gjërat tjera varen nga vet
ne, sa të sinqert jemi, çfarë zemre
kemi. Natyrish, këtë shkrim po e përfundoj
me thënjen: "Nëse dikush më mashtron
një here, më vje keq për të, nëse
më ka mashtruar edhe herën e dytë, atëherë
fajin duhet kërkuar brenda vetes".
|