Edhe këtë
herë Bleona Qereti kishte menduar të shfaqej
brenda stilit të saj "jo serioz",
për të qenë në skenë krejt
ndryshe nga e përditshmja. Ndërsa komentet
e gjykimet për atë natë nuk kanë
pushuar ende, këngëtarja shpjegon se e
tillë ka për të qenë gjithmonë
të
thonë ç'të dojë njerëzia
Bleona
Qereti : "Pse u zhvesha në skenë"
Zhurma, fishkëllimat, ulërimat që
zaptuan sheshin "Skënderbej" në
koncertin e madh të "Elita 5" dhe
Bleona Qeretit janë shuar që nga ajo
natë. Vendin e tyre e kanë zënë
pëshpërimat, gjykimet që thuhen
herë me zë të lartë e herë
pa zë fare. Në vorbullën e tyre
vërtitet (pa dyshim) Bleona Qereti, veshja
e saj ekstravagante, e trasparente deri në
guxim të tepruar. Atë natë kur
këngëtarja u shfaq e tillë në
skenën e madhe, një pjesë e njerëzisë
shqiptare fishkëllente dhe kërcente
nën tingujt e këngëve të saj.
Një pjesë tjetër qeshte nën
buzë. E një tjetër belbëzonte-"Ç'bëhet
kështu more zot". Ndërsa atje mbi
skenë, Qereti këndonte për qejfin
e saj e bindur se ia kishte arritur qëllimit
se
e kishte realizuar çudinë e radhës,
ashtu si gjithmonë.
* * *
Të nesërmen e asaj nate, edhe ata njerëz
që nuk e panë "live" zhveshjen
e Qeretit në skenë, diçka panë
në publikimin e fotografive të koncertit.
Diçka dëgjuan në komentet e njerëzve.
Dhe nisën të ngrenë edhe ata botën
e tyre të gjykimit ndaj ndodhisë së
radhës. Kështu që nga ajo natë
(10 tetori) veshja tejet transparente e Bleona
Qeretit nuk u ka dalë nga mendja dhe goja
njerëzisë shqiptare. Dikush thotë
se ajo po përpiqet të imitojë ekstravagancën
dhe mënyrën e zhveshjes skenike të
Madonës dhe Adelina Ismajlit. Dikush thotë
se ajo ç'është e vërteta
kështu e çuditshme është
shfaqur që në herën e saj të
parë
me një pelerinë të
rëndë të cilën e hoqi në
skenë për të mbetur me një
palë kominoshe (pantallona) shumë të
shkurta. Ishte një festival i muzikës
së lehtë të fundvitit ku ajo u
prezantua si këngëtare e re me këngën
"Lërmëni
unë s'ju përkas
juve". Që nga ajo herë, çudirat
"ala bleonë" kanë qenë
të shumta. Më e madhja ishte pak kohë
më parë, në po atë shesh "Skënderbej".
Veçse në një koncert të
disa djemve të tjerë. Ishte nata e grupit
"DJ Bobo" kur Qereti çoroditi
publikun me veshjen e saj "të çarë"
anekënd trupit. Edhe atëherë gjykimet
zgjatën ditë e netë me radhë.
Por për Qeretin pak rëndësi kishte
se ç'thoshin të tjerët. Ajo vetë
ndihej e arrirë.
* * *
Kështu ndihet edhe këtë herë.
Prej 40 ditësh, që nga mbarimi i turneut
të saj kishte menduar e punuar për këtë
natë. "Përderisa publiku do të
vinte në shesh për të më parë
mua, detyra ime ishte të mendoja që
të bëja maksimumin në të gjitha
elementet e koncertit. E mes këtyre elementëve
ishte dhe veshja sigurisht"-Ende e raskapitur
nga e gjithë ajo që ka kaluar, Qereti
tregon hapur se nuk i bëjnë aspak përshtypje
se çfarë thonë të tjerët-
"Edhe Krishti ka pasur njerëz pro dhe
kundër tij, kështu që edhe ndaj
meje sigurisht që do ketë njerëz
që më gjykojnë për keq. Unë
kam hulumtuar në treg para se të dilja
atë natë ashtu dhe 90 për qind
e njerëzve ishin pro idesë sime"-Pra
ishin të mendimit që Bleona të
shfaqej sërish ashtu sipas mënyrës
së saj. "Në fillim dola e mbuluar
me veshjen e murgeshës për të përcjellë
drejpërdrejti mesazhin tim në këngën
"S'më bëhet vonë". Ishte
ky një mesazh që u drejtohet gjithë
vajzave që janë të censuruara,
që edhe pse në fakt nuk e kanë
mbi vete pelerinën e murgeshës në
shpirt ndihen të tilla. Unë duke e hequr
në skenë atë pelerinë u thashë
vajzave që ta zhdukin cenzurën që
po i mbyt". Më pas pantallonat e shkurtra
u zëvendësuan me një veshje të
tejdukshme të cilën bleona e kishte
zgjedhur jo pa qëllim-"Doja të
tregoja Bleonën, personalitetin tim në
skenë. Unë kjo kam qenë gjithmonë
në skenë dhe nuk kam pse të ndryshoj
e të shfaqem serioze. Më mjafton të
jem e tillë në jetën time të
përditshme". Ishte pikërisht kjo
veshja që e futi Qeretin edhe një herë
në vorbullën e gjykimit. Por asaj aq
i bën. Tregon se këto veshje i ka zgjedhur
enkas për këtë koncert në
Gjermani. "Ndërsa dy veshjet e para
ishin studiur me kujdes, e treta ishte thjesht
në përshtatje me muzikën dhe tekstin
e këngës së "Elita 5".
Por gjithsesi ishte brenda stilit tim".
* * *
I ka dëgjuar dhe thëniet se po mundohet
të imitojë Madonën dhe Adelina
Ismajlin ndaj dhe mundohet të shpjegojë
se -"Madonën sigurisht që e shoh
me kujdes sepse ajo është një artiste
e madhe që ka vite që i reziston skenës
dhe ke se çfarë të mësosh
prej saj. Ndërsa përsa i përket
Adelina Ismajlit, profili im dhe muzika ime janë
shumë larg saj. Fakti që ne ngjasojmë
disi në flokë dhe në portret nuk
do të thotë aspak që unë përpiqem
të imitoj atë". Këmbëngul
që është vetvetja dhe askush tjetër,
që ka ndërtuar tashmë stilin e
saj skenik të cilin as që ka ndërmend
ta ndryshojë. S'i bëhet vonë se
ç'thotë njerëzia, dëgjon
veç mendjen se çfarë i thotë.
Kështuqë edhe në të tjera
shfaqje, Bleona Qereti e tillë do të
jetë
tejet trasparente në feminitetin
e saj.
Dritare
Pas koncertit
Dhembja e këngëtares
Askush nuk e ka kuptuar se në shfaqjen e
saj të tretë me djemtë tetovarë,
Qereti ka qenë shumë e sëmurë.
E megjithatë ajo ka kënduar. "Aty
pas kuintave ndërsa prisja radhën ndihesha
shumë keq dhe nuk merrja dot frymë.
Ndieja një dhimbje të tmerrshme në
stomak. Por nuk mundesha të anulloja daljen
me djemtë e "Elita 5" dhe durova
nuk e di se si"-Vetëm kur koncerti kishte
mbaruar, Qereti ishte lëshuar e tëra
në dhimbjen e saj. E kishte lënë
gjithçka edhe festimin e mbarimit të
koncertit, edhe darkën që do të
hante me djemtë tetovarë dhe ishte mbyllur
në shtëpinë e saj-"Për
orë të tëra kam uluritur nga dhembja
e stomakut. Ishte gjithë stresi i atyre ditëve
që po më çlirohej ndaj dhe ndihesha
shumë keq. Kishin kaluar shumë ditë
të ngarkuara jo vetëm me lodhjen fizike
për të vënë në vijë
gjithçka por dhe me emocionin e të
qenurit ashtu si duhet në syrin e fansave
të tu"-Pohon se është e bindur
se pas gjithë kësaj e ka shlyer borxhin
që kishte ndaj adhuruesve të saj
me
të gjithë elementët e menduara
me kujdes për atë koncert, mes të
cilave ishte dhe "look"-u i jashtëm.
Copyright 2002 Shekulli
|