Formulat magjike që t'i heqni qafe brengat
A dëshironi ta vërtetoni reçetën
për sjellje në momentet e krizës,
teknikë kjo të cilën mund të
filloni për ta aplikuar, para se të
vazhdoni ta lexoni këtë libër?
Do t'Ju njoftojë me metodën që
e shpiku inxhinjeri Vilis Karijer, themelues i
industrisë së pajisjeve për ftohje.
Për mua ky është një nga teknikat
më të mira, për t'i përballuar
brengave, dhe, për atë dëgjova
personalisht nga Karijeri.
"Si djalosh i ri, punoja në shkritoren
në Bafalo, të shtetit Nju-Jork. Isha
me detyrë në repartin e një fabrike
të qelqit në Pitsberg, për të
vendosur pajisje për pastrimin e gazrave
teknologjike. Metoda e jonë për pastrim
të gazërave ishte plotësisht e
re. E kishin provuar vetëm në një
rast të mëhershëm dhe në tjera
kushte. Duke punuar në atë detyrë
nxitëse, jam ballafaquar me vështërsi
të paparashikueshme. Pajisja funksiononte,
por kualiteti i gazrave të pastruara ishte
tejet largë pritjeve tona.
Isha i dëshpëruar. Filova të ndiej
shtrëngime në lukth, dhe një kohë
fare nuk munda të flej.
Më në fund mbizotëroi arsyeja e
shëndoshë dhe vetëdijësimi,
se me rëndime nga brengat asgjë nuk
do të arrijë, prandaj fillova që
kthjellët të mendoj. Rezultati i gjithë
asaj ishte i mrekullueshëm. Ashtu zbulova
teknikën për zbrapsjen e brengave, me
të cilën shërbehem tash e tridhjet
vjetë. Teknika është e thjeshtë
dhe e përshtatshme për të gjithë,
dhe përbëhet nga tre etapa.
Etapa e parë: Haptazi dhe pa frikë
e analizova situatën, dhe përpiqesha
t'i paramendoj pasojat e mundshme të dështimit.
Erdha në përfundim se nuk më kërcënohet
as burgimi dhe as vdekja me pushkatim. Vërtet,
mund të ndodhte që ta humbi punën,
si dhe që shkritorja ku punoja, t'i humbte
njëzet mijë dollarë të investuara
në ato pajisje për pastrimin e gazrave.
Etapa e dytë: Pasi që paramendova pasojat
më të këqija të mundshme u
pajtova me mendimin se, nëse është
nevoja, i gatshëm do t'i pranoja ato. Thash
me vete: Ky dështim do të jetë
goditje e fuqishme për famën time. Mund
të ndodh që ta humbi punën, prandaj,
krahas saj, do të duhej të gjej një
tjetër. Sa i përket shkritores, njerëzit
në pozita udhëheqëse janë
të vetëdijshëm se, zbulimi i mënyrave
të reja për pastrimin e gazit paraqet
një rrezik të caktuar. Nëse ky
eksperiment u kushton njëzet mijë dollarë,
do të duhej të pajtohen me humbjen.
Prandaj le ta llogarisin atë, si shumë
për shpenzime të hulumtimeve, ngase,
në fund të fundit, ky dhe është
eksperiment.
Pas mendimit të këtillë ndodhi
diçka me të vërtet e pazakontë.
U çlirova, mora frymë dhe fillova
të ndihem më i qetë se më
parë.
Etapa e tretë: Nga ai çast gjithë
energjinë time e drejtova në mendimin
e qetë dhe të kthjellët se si së
paku deri diku ta zbusë katasrofën,
me të cilën isha pajtuar thellë
në shpirt. Si ta shpëtoj atë që
mund të shpëtohet.
Fillova të gjeja mjete dhe mënyra për
t'i zvogëluar humbjet prej njëzet mijë
dollarësh. I kreva disa prova dhe në
fund erdha në përfundim se, me investim
plotësues prej pesë mijë dollarëve
do të mund t'i shpëtonim pajisjet. Ashtu
dhe e zgjidhëm problemin. Këtë
e bëmë, dhe në fundë shkritorja
i fitoi pesëmbëdhjet, në vend se
t'i humbte njëzet mijë dollarë.
Kjo që ua tregova ndodhi para shumë
viteve. Përvoja e fituar më sjelli dobi,
të cilën e përdora në jetë
aq sa munda. Për këtë jeta ime
rrjedhte e qetë dhe pa shqetësime të
shumta."
Filozofi Vilijem Xhejms, baba i psikologjisë
së aplikuar kështu i mësonte studentët:
"Pajtohuni me situatën, ngase pranimi
është hapi i parë në përballimin
e çdo problemi."
Mendimin e njëjtë e ka dhënë
edhe Lin Jutang në librin e vet Mbi rëndësinë
e jetesës. "Qetësia e vërtet
shpirtërore", tha filozofi kinez, "
rrjedh nga pajtimi me më të keqen. Mendoj
se, shikuar nga aspekti psikologjik, pajtimi do
të thotë lirim i energjisë."
E saktë! Shikuar nga aspekti psikologjik,
pajtimi me të vërtet do të thotë
lirim i energjisë së re! Kur e pranojmë
atë më të keqen, nuk kemi më
ç'të humbim. Kjo automatikisht do
të thotë se mundemi edhe të gjitha
t'i fitojmë! "Pasi që u ballafaqova
me më të keqen", tha Karieri, "u
çlirova, morra frymë dhe fillova të
ndihem më i qetë se kurdoherë më
parë. Nga ai çast, muda të mendojë.!
E arsyeshme, apo jo? Megjithatë me miliona
njerëz ia shkatërruan jetën vetes
për shkak të frikës së lemeritshme
nga të menduarit e kthjellët apo ngase
nuk kanë qenë të gatshëm që
të pajtohen me më të keqën.
Ngase nuk kanë qenë të vullnetshëm
për t'u përpjekur që të shpëtohet
ajo që mund të shpëtohet. Në
vend se t'i bëjnë të gjitha që,
ujin ta kthejnë në mullirin e vet, ata
"i dorëzuan fatit" dhe përfundojnë
si viktima të kompleksit të imagjinuar-
melankolisë.
Do t'ua përshkruaj rastin edhe të një
njeriu, i cili e pranoi formulën magjike
të Karijerit.
"Isha bërë viktimë e shantazhit",
e filloi tregimin e tij një njujorkas, kursist
i kurseve të mia që merrej me shitjen
e naftës. "Nuk mund të besoja se
kjo është e mundshme. Më dukeshte
se diçka e tillë ndodh vetëm
në filma. Ja se ç'më ndodhi:
Ndërmarrja për shitjen e naftës
ku isha drejtor, posedonte një numër
të caktuar të kamionëve dhe disa
shoferë. Rregullat e shoqatës për
shitje të naftës ishin tejet të
rrepta, prandaj asnjërit nga konsumatorët
nuk guxonim t'i shitnim më tepër se
sasia e përcaktuar. Mirëpo, një
ditë konstatova se disa shoferë, gjatë
dërgesave, për konsumatorët e rregullt,
stërshitnin më shumë naftë.
Për këtë punë kundërligjore
kuptova kur, një ditë më erdhi
një njeri i cili m'u prezentua si inspektor
shtetëror, dhe kërkoi rryshfet për
të heshtur. I kishte dëshmitë e
dokumentuara mbi thyerjen e ligjit nga ana e shoferëve
tanë, prandaj u kërcënua se, nëse
nuk e paguaj rryshfetin, rastin do t'ia japin
gjygjit të qarkut.
E dija, natyrisht, se personalisht jam i pastër
por, para ligjit, si drejtor mbaja përgjegjësi
për sjelljen e të punësuarve të
mi. Aq më tepër, e kisha të qartë
se "reklama" në gazetë, nëse
rasti vjenë në gjygjë, do t'ma
shkatëronte reputacionin, por edhe ndërmarrjen.
Ishte e tmerrshme të mendoja se një
gjë e tillë mund t'më ndodhte mua,
njeriut që aq shumë krenohesha me ndërmarrjen
të cilën njëzet vjetë më
parë e kishte themeluar babai im!
Tre ditë të plota as nuk kam ngrënë
dhe as nuk kam fjetur. Rrugëve ecja si i
xhindosur. Përpiqesha të mendoja se,
ta paguaj apo jo rryshfetin - shumën prej
pesë mijë dollarësh - apo të
lëshohem në mëshirën e inspektorit
dhe ligjit. Edhe njëra edhe tjetra më
dukeshin të tmerrshme.
Një mbrëmja përderisa shëtisja
pa mend nëpër shtëpi, rastësisht
në dorë më ra broshura Si t'i zbrapsim
brengat, të cilën si e kisha marë
në kurset e Karnegit mbi shkathtësinë
oratorike. Duke e shfletuar, hasa në tregimin
e Karierit. Ballafaqohuni me më të keqën.
E pyeta veten: Ç'do t'më ndodhte në
rastin më të keq nëse refuzoj ta
paguaj rryshfetin, dhe kërcënuesi e
dërgon në gjygjë rastin tim? Përgjigjia
ishte: Ndërmarrja do të dështojë,
fama do t'më shkatërrohet, por në
burg nuk mund t'më vendosin!
Mirë, do të pajtohem me faktin se puna
do t'më shkatërrohet, i thash vetes.
Ç'do të ndodh pas kësaj? Do të
detyrohem që të gjej ndonjë tjetër
punë. Kjo nuk do të jetë kushedi
se sa vështirë, ngase kam përvoj
në shitjen e naftës, dhe di për
disa ndërmarrje, në të cilat do
të mund të punësohesha! U lehtësova.
Ankthi që më bënte presion për
tre ditë dhe netë ngadalë filloi
të tretet. Fillova të qetësohem.
Për habinë time, menjëherë
isha në gjendje të mendoj.
Tashmë isha mjaft i arsyeshëm që
të kaloja në etapën e tretë
të Karierit: Të shpëtohet ajo që
mund të shpëtohet. Gjersa mendoja mbi
zgjidhjet e mundshme, më ra ndërmend
diçka që deri atëherë nuk
më kujtohej. Po të shkoja gjer te avokati
dhe t'i tregoja tërë ndodhinë,
ndoshta ai do të gjejë ndonjë zgjidhje
të mençur. Marrëzi është
të them se si nuk më ka rënë
ndërmend më herët ky mendim, por
mos harroni se, gjer në atë çast
nuk kam menduar, por vetëm jam çmendur
me brengën. Duke vendosur që të
nesërmen menjëherë të shkojë
tek avokati, u shtriva në shtrat dhe kam
fjetur si një cung.
Mëngjesin e ardhshëm, avokati më
këshilloi të shkoja gjer te prokurori
publik i qarkut dhe t'i tregoja për tërë
rastin. Këtë dhe e bëra. Kur e
mbarova tregimin tim, më tmerroi deklarata
e prokurorit se "inspektori im" ishte
kriminel i zakonhëm i cili tashmë me
muaj merrej me shantazhe të ngjashme, të
cilit policia assesi nuk ishte në gjendje
t'i bjerë në gjurmë. A mund të
paramendoni se sa jam lehtësuar!
Ky ishte mësim i mirë për mua.
Nga ajo ditë me situata të tilla të
pazgjidhura gjithnjë përballem duke
u shërbyer me formulën magjike të
Karierit."
Përafërsisht në të njëjtën
kohë kur Vilis Karier brengosej për
shkak të pajisjeve të veta për
pastrimin e gazrave, një njeri nga Broken
Broua, të shtetit Nebraska, përpiqej
të shkruaj një testament. Quhej Erl
Hanej dhe vuante nga ulqerja në zorën
dymbëdhjetëgishtore. Tre mjekët,
mes të cilëve edhe një specialist,
e shpallën Hanejin si rast të pashpresë.
Ia përshkruajtën dietën dhe e braktisën,
që të pajtohet me fatin dhe ta shkruaj
testamentin.
Për shkak të zorrës dymbëdhjetëgishtore,
Haneji edhe më parë është
dashur të heq dorë nga puna, prandaj
dukej se nuk i mbetet asgjë tjetër përpos
që ta pret vdekjen.
Duke menduar mbi të gjitha, një ditë
erdhi gjer te një vendim fascinant. "Pasi
që gjer në vdekje nuk më mbetet
edhe shumë kohë", i tha vetes,
" mirë do të ishte që kohën
ta shfrytëzoj në mënyren më
të mirë të mundshme. Gjithnjë
dëshiroja që të shkoja në
rrugëtim rreth botës. Këtë
do ta bëjë tash ose kurrë më."
Pa u hamendur, shkoi në një agjension
dhe e bleu biletën.
Mjekët ishin të trullosur. "E kemi
për detyrë t'ua tërhjeqim vërejtjen
se rrugëtimin tuaj nëpër botë
do ta paguani me kokë", i thanë
ata.
"Nuk do ta paguaj me kokë", iu
përgjigj ky. "Familjes i kam premtuar
varrim në varrezat familjare, në Broken
Bou. Do ta blej një arkivol dhe ta marë
me vete në rrugë."
Haneji me të vërtet e bleu arkivolin,
e ngarkoi në anije, dhe njëkohësisht
me agjensionin detar i qartësoi gjer në
detaje të gjitha elementet. Në rast
të vdekjes, ata kufomën do t'ia vendosnin
në pajisjen për ngrirje të thellë
dhe do ta kthenin në Nebraskë. Pastaj,
i disponuar për mrekulli, shkoi në rrugëtimin
e tij. As që e kishte ndërmend që
t'i përmbahet dietës së përshkruar.
Pinte vera më të shtrenjta, pinte cigare
dhe hante ushqime të llojllojshme, e madje
edhe specialitete lokale, të cilat, në
bazë të dietës së përshkruar,
do të duhej ta dërgonin në varrë.
"Asnjëherë në jetën time
nuk jam kënaqur aq shumë", shkruante
Haneji. Në det u tërbuan monsumet dhe
tajfunet, por ky gëzohej si një fëmijë.
U shoqërua me udhëtarët në
anije, argëtohej, kënaqej dhe çonte
dafrungë me ta tërë natën.
"Kur arritëm në Kinë dhe Indi,
aty e kuptova se ç'është mjerrimi
i vërtet. Në Amerikë u ktheva me
njëzet kilogramë më shumë,
dhe gati duke harruar se ndonjëherë
kam vuajtur nga ulqerja e zorës dymbëdhjetë
gishtore. Kurrë më parë në
jetë, nuk jam ndier më mirë. Arkivolin
ia shita menjëherë entit të varrimeve
dhe u ktheva në punë. Mund të lavdërohem
se nga ajo kohë kurrë më nuk jamë
sëmurë, as edhe për një ditë
të vetme."
Në kohën kur e tëra kjo ndodhi,
Erl Hanej nuk kishte lidhje për Karierin
dhe metodën e tij për mënjanimin
e brengave. "Që tash kuptoj", më
tha para një kohe, "se ndërdijshëm
jam shërbyer me të njëjtin parim.
Jam pajtuar me më të keqën, kjo
do të thotë me vdekjen. Më pastaj
u përpjeka të shpëtoj atë
që mund të shpëtohet, duke u munduar
të nxjerr sa më shumë mirësi
nga ajo pak kohë që më kishte mbetur.
Po t'i lëshohesha në duar melankolisë
dhe brengave për ardhmërinë, jam
i sigurt se në Nebraskë do të kthehesha
në brendi të Arkivolit. Mirëpo,
unë u çlirova dhe e harrova vdekjen.
Kjo qetësi shpirtërore më ishte
një burim i energjisë së re, e
që pikërisht ajo ma shpëtoi jetën."
Mësim i mirë, apo jo? Nëse pra,
Karieri shpëtoi pajisjen e vlefshme, nëse
ai shitësi i naftës nga Nju-Jorku u
lirua nga shantazhi, ndërsa Haneji e mashtroi
vdekjen duke përdorur "formulën
magjike", a nuk mendoni se ajo do të
mund t'Ju ndihmojë edhe Juve që t'i
zgjidhni problemet, që në këtë
çast Ju duken pa zgjidhje?
Rregulli i dytë është: Nëse
Ju mundojnë brengat, përdorni formulën
magjike të Karijerit.
1. Pyeteni veten: Çka mund të më
ndodh në rastin më të keq?
2. Pajtohuni me pasojat e mundshme.
3. Qetazi përpiquni që të shpëtoni
atë që mund të shpëtohet
|