Mendime mbi dashurinë
Puthi syte e bashkeshortes tende nese jane te
lagur me lot. (Anonim )
" O Zot cfare do t´ishte njerzimi
pa gruan, o Zot pa gruan?" " Do t´ishte
i shkrete, o Perendi, tmerresisht i shkrete ".
(Mark Twain)
Aq sa me shume dashurojme, aq me pak mund ta
shprehim. (Proverb anglez )
Dashuro dhe ben ate qe te pelqen ty. (S. Agostino)
Dashuria eshte gjysma e fesë. (V.Hugo)
Te dashurosh domethene ta transmetojsh lumturine
tende ne lumturine e tjetrit. (G.W.von Leibnitz)
Te dashurosh domethene te zgjedhish, puthja eshte
vula e zgjedhjes. (Anonime)
Dashuroni, dashuroni, gjera tjerat jane te pavlera.
(La Fontaine)
Dashuria dhe kollitja nuk mund te fshihen. (Ovidi)
Dashuria shikon jo me sy, por me shpirt…
(Shakespeare)
Dashuria nuk eshte te shikuarit njeri tjetrin;
te shikuarit se bashku ne nje drejtim. (A.deSaint-Exupery)
Dashuri , dashuri, cfare skllaverie. (La Fontaine)
Ta definojsh dashurine eshte e pamundur! (Giacomo
Casanova)
Te pasurohemi me dallimet tona reciproke. (Paul
Valery)
Puthjet e marra lehte, harrohen lehte. (Proverb
anglez )
Puthje te njejta nuk ekzistojne, cdo puthje ka
shijen e vete. (Anonim )
Puthjet: fjale qe nuk mund te shkruhen. (Anonim
)
Puthje. Aguliçe ( lule ) ne kopshtin e
perkdheljeve. (P.Verlaine)
Puthja eshte: dashuri, besnikeri, miqesi, pasion,
adhurim dhe embelesi. (Anonime )
Cka eshte kenaqesia, pos nje dhimbje jashtzakonisht
e embel. (Heinrich Heine)
Dashuri eshte cdo gje, kjo eshte krejt cka dijme
per dashurine. (Emily Dickinson)
Cdo njeri qe dashuron...beson ne gjera te paarritshme.
(Elizabeth Barret Browning)
Ata qe jetojne nga dashuria, jetojne nga perjetesia.
(Emile Verhaeren)
Posa te pashe u dashurova. E ti buzeqeshe sepse
e dije. ( )
Elena e embel , me ben te perjetshem me nje puthje;
buzet e saja thithin shpirtin tim: shiko po fluturon.
(Marlowe)
Aty ku shkojne syte vullnetarisht, atje shkon
edhe zemra, as kembet nuk vonojne per t´iu
bashkangjitur. (Carlo Dossi)
Eshte me e preferueshme te kesh dashuruar dhe
ta kesh humbur dashurine, se sa te mos kesh dashuruar
kurre. (Lord Tennyson)
Puthja eshte poezia me e madhe e dashurise. (Anonim
)
Puthja eshte premtimi i shkruar ne buze. (Anonim
)
Zemra ndjen, koka konfrontohet. (Chateaubriand)
Parate jane si grate: per t´i mbajtur duhet
kujdesur per to! (F.Bourdet)
Une i kuptoj puthjet e tua, e ti te miat ?…
(Shakespeare, Henriku IV)
Lumturia eshte e fshehur kudo: mjaftojme te germojme.
(Anonime )
Xhelozia lind me dashurine, mirepo nuk vdes me
ate. (F. de la Rochefoucauld)
Arsyeja e shendoshe dhe dashuria jane armiq te
perbetuar.. (Corneille)
Dashuria eshte dobesia me fisnike e shpirtit.
(J.Dryden)
Dashuria eshte poezia e ndjenjave. (Honorè
de Balzac)
Dashuria nuk ka moshë, ajo eshte gjithmone
ne lindje e siper. (Anonime )
E verteta e plote mbi burrin dhe gruan
Burri dhe gruaja thjesht nuk jane kompatibel.
Cfare dallime ka ? Ja me te me te rendesishmet:
-Nje burre paguan dy Mark per nje artikull qe
i nevojitet. Nje grua paguan nje Mark per dy artikuj
qe nuk i nevojiten.
- Nje grua brengoset per ardhmerine deri sa ta
gjeje nje burre. Burri nuk brengoset kurr per
ardhemrine, por brengoset per ardhemrine vetem
pasi ta kete gjetur nje grua.
-Nje burre i sukseshem eshte ai burre qe fiton
me shume para se sa mund te konsumoje gruaja e
tij. Nje grua e sukseshme eshte ajo grua qe e
gjen nje burre te tille!
-Per te qene e lumtur me nje burre, duhet ta
kuptoni ate shume mire dhe pak ta dashuroni. Per
tu bere i lumtur me nje grua, duhet ta dashuroni
ate shume, shume dhe nuk duhet fare te perpiqeni
per ta kuptuar!
-Burrat e martuar jetojne me shume se beqaret,
mirepo te martuarit shpesh jane te gatshem dhe
do te parapelqenin vullnetarisht te vdisnin.
-Burrat zgjohen nga shtrati po aq te bukur sa
edhe kur u shtrine ne shtrat, grate duket se gjate
nates disi ndryshohen...
-Nje grua merr nje burre me shprese se ai do
te ndryshoje, mirepo ai nuk ndryshon. Nje burre
merr nje grua me shprese se ajo nuk do te ndryshoje,
mirepo ajo e ben kete!
-Gruaja pas nje grindje e ka gjithmone fjalen
e fundit.Cfaredo qe do te thoshte burri pas kesaj,
atehere domethene nisja e grindjes se re!
- Cdo burre i martuar duhet t´i harroje
gabimet e veta menjehere - nuk ka nevoje qe dy
persona t´i mbajne ne mend gjerat e njejta.
-Pergjithesisht, thuhet se vlen kjo:
Jane saktesisht dy caste ne te cilat burri nuk
e kupton gruajen : Para dhe pas martese.
Ja se pse nuk ekziston mashkulli ideal
1. Meshkujt e ndershem, nuk jane te bukur.
2. Meshkujt e bukur nuk jane te ndershem.
3. Mashkulli i bukur dhe i ndershem eshte homoseksual.
4. Meshkujt e bukur, te ndershem dhe heteroseksual
jane te martuar.
5. Meshkujt qe nuk jan aq shume te bukur, mirepo
te ndershem, nuk kane para!
6. Meshkujt qe nuk jane shume te bukur, mirepo
jane te ndershem dhe kane para, mendojne vetem
per para.
7. Meshkujve te bukur qe nuk jane aq shume te
ndershem dhe pjeserisht jane heteroseksual, nuk
u dukemi te bukura.
8. Meshkujt qe deri diku jane te bukur, te ndershem,
kane para dhe jane heteroseksual, turperohen dhe
nuk te flasin kurre i pari.
9. Meshkujt qe mendojne se ne jemi te bukura
dhe pervec kesaj jane hetero dhe kane para, zakonisht
jane burracak.
10. Meshkujt qe kurre nuk ia nisin te paret,
automatikisht e humbin interesin kur ti e merr
iniciativen!
11. Meshkujt e bukur pa paran na vijne pas.
12. Méshkuj qe deri diku jane te bukur,
te ndershem, kane para, jane hetero dhe ia nisin
te paret - nuk ekzistojne!
XHELOZIA, BURON NGA DASHURIA APO PARALAJMËRON
FUNDIN E SAJ? Shumë prej nesh, kush më
shumë e kush më pak, është
ndier xheloz për partnerin kur ka kuptuar
se ai ka kërkuar të krijojë një
marrëdhënie, i është përgjigjur
:’’ngacmimit’’ të
dikujt tjetër ose është larguar
prej nesh për të patur një lidhje
të re. Kur e dëshiron shumë një
person nuk do që ta humbasësh : dëshiron
të jetë pranë teje përgjithmonë.
Për ta mbajtur pranë, për ta mbrojtur
marrëdhënien kontrollon sjelljen e partnerit,
bëhesh xheloze. Në disa raste xhelozia
mund të jetë e bazuar në ‘’fakte’’
në raste të tjera ne mund të jemi
shkaku i saj.
Xhelozia nuk është e njëanshme:
Jo vetëm femra por edhe mashkulli është
xheloz… Shpesh neve na është thënë
ose kemi dëgjuar t’i thuhet dikujt
….Nuk më pëlqeu mënyra sesi
të pa ai tipi… Mos e kthesh kokën
as majtas as djathtas… Je veshur kështu
që të biesh në sy: paske ndonjë
variant sot… Duhet të qëndrosh
në shtëpi dhe të merresh me fëmijët…
Nuk më pëlqen të punosh aty sepse
ka shumë meshkuj madje edhe …. Do të
të vras nëse marr vesh gjë….
E vrava sepse më tradhtonte…
Përse mashkulli është xheloz në
marrëdhënien me partneren?
Nëse partneri nuk është i sigurt
në marrëdhënien e tij me partneren
ka shumë mundësi që të ndihet
i kërcënuar nga prania e meshkujve të
tjerë në jetën e saj. Pasiguria
për të ardhmen e lidhjes shkakton xhelozinë.
Kjo formë e xhelozisë mund të jetë
një ndër treguesit e periudhës
së vështirë që kalon marrëdhënia.
Në këto kushte xhelozia mjegullon pamjen
dhe nuk të lejon të kuptosh atë
që po ngjet realisht me të dy partnerët.
Xhelozia dhe përkushtimi i partneres
Nëse përkushtimi ndaj partnerit është
në nivele të ulëta, ka shumë
mundësi që ai të reagojë ndaj
saj me xhelozi. Partneri cili merr pak vëmendje
dhe dashuri do të vihet në kërkim
të shkaqeve: përse ajo nuk më do
si më parë? Përse ka ndryshuar?
Dhe në fakt mendja shkon për keq: Mund
të jetë dikush tjetër është
në jetën e saj. Një mendim i tillë
mund të mjaftojë për të ‘’minuar’’
paqen shpirtërore dhe për t’i
dhënë goditjen e parë lidhjes.
Xhelozia dhe tiparet e partneres
Nëse partnerja është miqësore,
hyn shpejt në komunikim, tërheq vëmendjen
e meshkujëve, partneri do të ndihet
i kërcënuar. Ai e interpreton sjelljen
e partneres si provokim dhe i sheh meshkujt e
tjerë si rivalë të mundshëm
të cilët mund të paraqesin interes
për partneren e tij. Për shkak të
frikës dhe inferioritetit, ai shfaq xhelozi
për partneren në marrëdhëniet
që ajo krijon dhe do të fitojë
sa më shumë nga vëmendja e saj.
Xhelozia dhe historitë e mëparshme
të partneres
Nëse partnerja nuk ka qënë e qëndrueshme
në lidhjet e mëparshme, partneri priret
të mendojë se ajo mund të jetë
e paqëndrueshme edhe me të dhe mund
ta lerë për dikë që mund t’i
përgjigjet më mirë shijeve të
saj.
Xhelozia dhe historitë e mëparshme të
partnerit
Nëse edhe në marrëdhëniet
e mëparshme mashkulli ka qënë xheloz
ai do të vazhdojë të shfaqë
xhelozi edhe në lidhjen në vazhdim.
Në disa raste xhelozia mund të shkaktohet
nga sjellja e partneres ose nga shkaqe të
jashtme ndërsa në raste të tjera
ajo është tipar i mashkullit dhe ka
nevojë të trajtohet.
Xhelozia dhe dëshira për kontroll
Nëse partneri kërkon të ketë
kontroll në jetën e partneres dhe ajo
ka thënë “po” për çdo
vendim që ai ka marrë për të.
Ai do të tregohet xheloz nëse ai ka
pak mundësi të kontrollojë atë
që partnerja bën. Ai do të bëhet
xheloz për shkak të mungesës së
kontrollit.
Xhelozia dhe modelet në familje
Nëse partneri është rritur në
një familje, ku babai ka reagur me xhelozi
ndaj nënës dhe ai do të priret
të imitojë modelin e babait në
marrëdhënien e tij me partneren. Ndikimi
i modelit prindëror vazhdon të jetë
i pranishëm në jetën tonë
edhe kur nuk jemi më fëmijë. Gjithashtu
edhe modelet e shokëve apo të të
afërmëve të tjerë ndikojnë
në sjelljen tonë. Nëse miqtë
e partnerit priren të jenë xhelozë
me partneret e tyre kjo do të jetë një
arsye më shumë që ai të jetë
xheloz me partneren e tij.
Xhelozia dhe përfundimi i lidhjes
Nëse lidhja po shkon drejt fundit dhe partnerët
nuk kanë forcën e duhur për t’i
thënë gjërat në sy, për
të qenë sa më të hapur dhe
të drejtpërdrejtë ai do të
nisë t’i nxijë jetën partneres
me skena xhelozie, derisa ajo ose ai të thotë
fjalën e fundit.
Ti dhe xhelozia: Si mund ta zbutësh xhelozinë?
-Mbrojtja më e mirë kundra xhelozisë
është një ruajtja e marrëdhënies.
Nëse dashuria mbahet gjallë, nëse
partnerët janë të përkushtuar
ndaj njëri-tjetrit, nëse e kanë
njëri-tjetrin në qendër të
vëmendjes në lidhjen e tyre nuk ka vend
për xhelozinë e sëmurë.
-Kontrollo mendimet dhe imagjinatën: me kë
është ai? Çfarë është
duke bërë? Ti mund të kuptosh që
në disa raste disa “lojëra”
mund të luhen nga partneri për të
të bërë xheloze, që partneri
mund të jetë shumë i dhënë
pas vetes dhe në disa raste mund të
mos tregojë ndaj teje kujdesin e duhur. Një
episod, një mendim i vetëm mund të
bëhet shkak për një “telenovelë”
të një jete të dyfishtë të
partnerit. Në këtë mënyrë
ti i hedh benzinë zjarrit, shqetëson
veten dhe partnerin.
-Mos e “përdorni” xhelozinë
si tregues të dashurisë. Xhelozia e
vazhdueshme nuk nënkupton dashuri të
vazhdueshme. Xhelozia reflekton nevojat e tua,
dëshirën për të ruajtur atë
që ti e dëshiron për momentin dhe
kërkesat për atë që do të
sjellë e ardhmja. Xhelozia reflekton interesat
personale dhe dashurinë për veten sesa
dashurinë reciproke.
-Hidh një shikim pas në marrëdhëniet
e tua: ke qënë xheloze edhe në
marrëdhëniet e mëparshme apo vetëm
në këtë marrëdhënie.
Nëse për çdo partner je ndier
xheloze duhet të jesh më e kujdesshmë
për akuzat që bën: je ti që
e paragjyon parnerin, je ti që sheh në
sjelljen e tij e tij atë që pret të
shohësh duke mos i dhënë rëndësinë
e duhur aspekteve të tjera të sjelljes
së tij.
-Mos u hidh në sulm nëse e sheh që
partneri yt është duke flirtuar me dikë:
Tregoi sesi u ndieve, tregoi sesa i rëndësishëm
është ai për ty dhe që dëshiron
të vazhdosh marrëdhënien në
kohë. Mos u bë qaramane. Jo të
gjithë meshkujt janë në gjendje
t’i bëjnë ballë gruas në
një situatë të tillë. Dhe
si vetëmbrojtje zgjedhin “ngritjen
e zërit” ose i kujtojnë asaj një
histori të “vjetër”. Nëse
ju nuk sulmoni do ta keni më të lehtë
të komunikoni me partnerin tuaj. Ndërshmëria
shpesh është mënyra më e mirë
për të përballuar xhelozinë.
Të rinjtë dhe xhelozia
Cfarë është xhelozia për ju?
Aulona
Xhelozia është si tenxhere ku përzihen
të gjitha ndjenjat: pasioni i tepërt
jep më shumë zjarr dhe i djeg të
gjitha.
Enkeli
Xhelozia është mungesë tolerance,
moskomunikim, dyshim, dashuri, urrejtje, frikë,
lumë që gryen mendimet, zjarr që
djeg përbrenda dhe nuk shuhet. Xhelozia është
njerëzore.
Fleura
Xhelozia është humbje kohe dhe energjie.
Të bën të vuash, të torturon,
të turbullon mendimet dhe ndjenjat dhe shpirtin.
Suela
Xhelozia: ndjenjë që herë ngjall
dhe here e vdes dashurinë tek çdo
njeri; që herë të bën të
vuash dhe herë të bën të duash,
që edhe kur je i lodhur nuk të lë
të vdesësh.
Serxho
Xhelozia është sëmundje psikike.
Anisa
Xhelozia nuk është as mirë as e
keqe kur nuk kalohet masa. Në disa raste
kam nevojë për pak xhelozi “të
ëmbël”.
Xhelozia e sëmurë
Partneri i prekur nga xhelozia e sëmurë
beson se partnerja është e pabesë
dhe se e tradhton. Përse kjo xhelozi quhet
e sëmurë? Sepse partneri dyshues nuk
ka fakte reale për të mbështetur
dyshimin e tij. Në fakt kjo xhelozi e ka
burimin tek imagjinata e pakontrolluar: partneri
fantazon rreth tradhtive të partneres, kontrollon
sjelljen e tij dhe dyshon për çdo
person të cilin ai e sheh si rival të
mundshëm. Ai vendos se çfarë
mund dhe nuk mund të bëjë partneri,
se me cilat persona ai mund ose jo të shoqërohet.
Xhelozia e sëmurë në disa raste
mund ta shtyjë partnerin drejt vrasjes së
partneres, të fëmijës, atësinë
e së cilit ai e dyshon apo të burrit
me të cilin partnerja ka marrëdhënie.
Dashurite e Perendeshes se Dashurise,Aferdites
Sjelle ne shqip nga A.Bacelli
Afërdita , Perendeshe e Gojdhenes Greke
te dashurise,bukurise dhe fekondimit.Ajo eshte
asistentja me besnike e dashurise hyjnore.Nje
shembull te qarte te saj e kemi ne dashurine midis
Helenes Greke dhe Parisit te Trojes se ciles ajo
i dha shume embelsi ne dashuri dhe e ngriti aq
lart sa keta dy te dashuruare nuk pyeten per as
nje rrezik si pasoje e saj.Kjo Perendeshe e ngriti
dashurine e tyre ne ate piedstal sa i dha asaj
jete mbi vdekjen e nje qyteti te tere!
Edhe vete Aferdita pati disa dashuri qe jane
trasheguare edhe sot si modele te dashurise se
fuqishme njerezore dhe hyjnore.Ajo dashuroi burra
toksore dhe perendi qiellore shume te fuqishem
te kohes dhe me ta beri dashuri te tilla qe e
kalonin perfyterimin e dashurise tokesore,ajo
dashuroi me tere pasionin dhe fuqine brilante
te saj dhe burrat e dashuruare nga Aferdita u
kthyene ne vigane te dashurise.
Ja disa nga dashnoret e Perendeshes Aferdita:
Andonis Ketij burri te pashem nuk mundi ti rezistoje
dot kjo Perendeshe.Mardheniet e tyre te c'mendura
perfunduane ne nje fund tragjik.
Ançises Sipas gojdhenes greke, Zeusi beri
qe Aferdita te bjere ne dashuri me vdekatarin
Ançises; si rezultat i kesaj dashurie lindi
Heroi Legjendar Eneas (Aeneas)
Ares Kjo Perendeshe e dashurise ra ne dashuri
edhe me Perendine e luftes Ares me te cilin lindi
nje Perendi qe u morr me letersine dhe gojdhenat.Po
ashtu lindi me te edhe dy djem te tjere; Terrorin
dhe Friken si dhe vajzen Harmonia.
Dionisis Mos harrojme edhe dashurine e saj me
Perendine e Veres Dionisin e famshem me te cilin
lindi Priapusin.Per me teper lexoni mbi Dionisin
me siper.
Hefaistos Hefaistos ne te vertete ishte dhe burri
i saj i ligjshem sipas gojdhenes greke.Kjo martese
nuk qe e sukseseshme sepse dashurine e vertete
ajo e ndjente me te tjere dhe fshehur burrit te
vete."ketu,-thoshte Aferdita,-qendron sekreti
i lumturise ne dashuri."
Hermes Ky eshte Perendiu i Olimpit Grek.I cili
shpiku nje hile te mencur filozofie qe ti fitonte
zemren Aferdites.Ne fund te dashurise ai e la
me barre me Hermafroditin e cuditshem.
Ne dashurite e saj jane edhe perendi e burra
te tjere,disa prej te cilve ajo edhe i ndeshkoi
rende si pasoje e xhelozise sic eshte rasti i
Aosit,perendise se Agimit.Nje here tjeter do te
sjell te plote gjithe dashurite e saj.
|