Adoleshentet dhe seksi 26 pyetje te veshtira
Pa komplekse, nuk paragjykojne dhe pa tabu? Vetem
me fjale. Pas maskes adoleshentet fshehin brishtesine,
turpin. Dhe mijera pyetje. Qe u kemi dhene pergjigje
Pushimet e para te pashoqerura nga mami dhe
babi. Oret e vona jashte me miqte. Vera per adoleshentet
eshte stina e "takimeve te zjarrta".
Eshte pikerisht periudha kur kontrolli i prinderve
nuk eshte dhe aq i rrepte dhe mbremjeve mund te
vonohesh pak me teper se zakonisht... Dhe eshte
me e thjeshte te shijosh pervojat e para. Sigurisht,
per ata qe nuk jane perballur me debutimin e madh
te dashurise. Por dyshimet jane te shumta. Nje
studim mbi adoleshentet evropiane ka nxjerre ne
drite nje injorance te pashoqe. Pershembull 11
per qind e te intervistuarve nuk njohin as edhe
nje metode kontraceptive, 67 per qind nuk e dine
se cila eshte koha riprodhuese e ciklit. Per te
mos folur pastaj per pasigurite qe kane lidhje
me pamjen e jashtme, mundesise per te dashuruar,
frikes nga braktisja. Keshtu qe per ndokend seksi
kthehet ne nje pervoje shkaterruese. Keshtu sic
e ka ka treguar Melisa P., nje pesembedhjete vjecare
qe ka tronditur Italine me botimin e nje libri
te titulluar "100 goditje me kreher para
se te shkosh te flesh", ditari erotik i adoleshentes
qe kalon nga nje shtrat ne tjetrin. Po c'mund
te bejme per te ndihmuar te rinjte per ta kaluar
sa me qete dashurine? Hapi i pare eshte nje informim
korrekt. Kemi mbledhur 26 pyetje "te zjarrta"
te formuluara nga vajza dhe djem dhe kemi marre
pergjigjet e tre eksperteve: nje psikologe, nje
seksologe dhe nje gjinekolege. Dhe ja pergjigjet.
Frikat e asaj
Dhimbja e heres se pare. Lidhjet e "rrezikshme".
Pilula e dites se neserme. Te gjitha ato qe duhet
te dine vajzat
1. A eshte e dhimbshme hera e pare?
Kjo varet nga himeni juaj (cipa e virgjerise),
qe mund te jete me pak apo me shume elastik. Rezultati:
ndoshta do te ndjesh pak dhimbje, por nuk eshte
e thene. Nje gje eshte e sigurt: sa me e qete,
sa me komode dhe sa me e binndur te jesh per ate
qe je duke bere, aq me i vogel do te jete probabiliteti
me te ndjere dhimbje. Dhe nuk eshte e thene qe
te kesh gjakrrjedhje. Edhe kjo varet nga himeni.
Nese kjo cipe cahet, atehere do te keni nje gjakderdhje
te vogel. Por ka raste qe kjo nuk ndodh, pikerisht
kur himeni eshte elastik dhe nuk cahet.
2. Jam 15 vjec dhe do te doja te filloja te pija
pilula. A eshte shume heret?
Asnjehere nuk eshte shume heret, mund te marresh
pilula qe ne raportin e pare seksual. Pilula ka
efekte anesore shume te vogla, dhe ne moshen tuaj,
gjeja me e keqe qe mund te ndodhe eshte nje shtatezani
e padeshiruar. Pilula eshte ideale nese keni raporte
seksuale te shpeshta ne nje lidhje te qendrueshme.
Por nese behet fjale per raporte te rastit, atehere
me mire eshte prezervativi.
3. A eshte e vertete qe pilula te shendosh?
Absolutisht jo. Pilulat e viteve te fundit, qe
kane nje doze te ulet hormonesh, nuk e provokojne
rritjen e peshes.
4. Pilula a te ndihmon per pastrimin e lekures
nga pucrat?
Sigurisht. Ndoshta nuk e dini, por aknet shfaqen
si pasoje e prodhimit me shumice te hormoneve
mashkullore, ato androgjene: lekura behet e yndyrshme,
me shkelqim, dhe shfaqen pucrat dhe pikat e zeza.
Estrogjenet qe permban pilula balancojne veprimin
e ketyre hormoneve "shqetesues" dhe
riekuilibrojne lekuren.
5. Pilula, ndikon ne uljen e pjellorise?
Perkundrazi, pilula e ruan pjellorine. Dhe kjo
sepse e mban trashegimine e qelizave te vezes
ne nivele me te larta. Keshtu, ka me pak rreziqe
qe pas tridhjete vjetesh pjelloria jote te ulet.
Per me teper, ndihmon per te mbajtur ne shendet
te mire aparatin riprodhues, duke parandaluar
cistet dhe tumoret ne vezore.
6. Duhet te vizitohem tek gjinekologu para apo
pas raportit te pare?
Idelja do te ishte te shkonit me pare, madje
te shkonit menjehere sapo te vinin menstruacionet
per te paren here. Vizita duhet te kthehet nje
takim te perhershem, te pervitshem. Keshtu do
te shkosh deri tek kontakti i pare seksual e pergatitur
dhe e pergjegjshme per rendesine e kontracveptiveve.
7. Jam minorene. A mund ta marr pilulen pa e
marre vesh prinderit e mi?
Pyetje me spec kjo. Pasi ne te gjithe boten firmat
farmaceutike kur reklamojne produktet kontraceptive,
u drejtohen pikerisht moshave te reja. Keshtu
teoriksht gjinekologet duhet t'ua rekomandojne
pilulen te rinjve, por jo te gjithe mjeket e bejne
kete pa kerkuar autorizmimin e prinderve. Me teper
sesa per arsye shendetesore, per ceshtje etike.
8. Si funksionon pilula e dites se neserme?
Thjesht: E ndalon vezen e fekonduar te zbrese
ne miter. Nese merret deri ne 24 ore pas raportit
seksual, funksionon ne 95 per qind te rasteve.
Sa me teper kalon koha, aq me teper ulet edhe
efikasiteti i ilacit, qe pas 72 oresh zbret deri
ne 50 per qind.
9. Jam minorene. A mundem ta marr pilulen e dites
se neserme pa e marre vesh prinderit?
Sigurisht, mjafton te shkosh ne farmaci dhe mund
ta blesh menjehere pilulen, qe nuk kushton me
teper sesa 350 leke (te reja). Nderkohe, ne Italine
fqinje, adoleshentet nuk jane kaq me fat, ato
nuk mund ta blejne pilulen pa receten e mjekut.
Kurse ne France, jo vetem qe eshte ne shitje te
lire, por shperndahet edhe falas neper shkolla.
Por gjeja me me mend qe mund te behet, eshte qe
te shqetesoheni per kontraceptivet perpara aktit
te pambrojtur. Pasi pilula e dites me pas perdoret
vetem ne raste urgjente.
10. A ka rrezik te marr infeksione?
Sipas statistikave, moshat me te rrezikuara jane
nga 15 deri ne 19 vjec. Mes infeksioneve, me i
perhapuri eshte "clamidia". Dhe eshte
me i padukshmi, ne shumicen e rasteve nuk ka simptoma,
ne raste te tjera shtohen sekrecionet dhe ka edhe
djegie. Kurohet me antibiotike. Nuk duhet lene
pas dore: ne disa raste mund te shkatoje infeksione
me te renda qe shkojne deri ne sterilitet. Shume
i perhapur eshte dhe "candida" (myku),
i shkaktuar nga nje kerpudhe e vecante qe riprodhohet
me shume shpejtesi ne rastet kur jeni duke perdorur
antibiotike ose merrni pilulen. Per ta kuruar,
ka kremra ose ovula, apo kompresa dhe lavazhe
me perberje kunder mykeve. Kurse per bakterret,
nuk ka kura te perhershme per t'i zhdukur. E vetmja
gje qe mund te behet eshte te zvogelosh veprimin
e virusit me nje mjekim specifik dhe te perdoresh
gjithmone prezervativin, per te shmangur cdo lloj
infeksioni.
11. Kam maredhenie seksuale prej nje viti, por
nuk e kam aritur orgazmen. Eshte normale?
Per fat te keq po. Ka edhe gra te rritura qe
e kane problemin tend. Te duhet fillimisht te
kuptosh nese mund te arrish ne orgazme klitorike
apo jo. Ne rast se jo, atehere duhet te shkosh
tek gjinekologu: ndoshta ke ndonje anomali vaginale
qe nuk te lejon te eksitohesh. Ne rast te kundert
nuk ka problem. Ka shume femra qe arrijne vetem
orgazme klitorike dhe kane nje jete seksuale mese
te kenaqshme. Gjithashtu mund te provosh ta gershetosh
penetrimin me stimulimin e klitorit. Ne kete menyre
mund te arrish edhe orgazme vaginale. Nuk arrin
edhe keshtu? Mos u tremb, vazhdo te besh ate qe
te jep kenaqesi pa u shqetesuar, je plotesisht
brenda normes.
12. Dua gjithmone te bej dashuri kur eshte erresire
qe ai te mos shohe celulitin tim. A eshte normale?
Le te themi qe eshte nje sjellje mjaft e perhapur.
E cuditshme, sepse, sipas statistikave, djemte
nuk i vene re gjerat joperfekte tek femrat. Gjithsesi,
ne shtrat, asnje djale nuk mund ta vere re celulitin,
pasi me teper perqedrohet tek kenaqesia qe merr
prej teje. Dashuria nuk eshte sfilate mode. Eshte
mekat qe ti nuk e lejon te te shohe kur zhvishesh.
Pasi eshte gjesti ai qe eshte erotik, dhe jo ajo
qe ke nen rroba.
13. Jam 18 vjec, mjaft e turpshme. Nuk kam pasur
asnjehere ndonje lidhje. Eshte normale?
Sigurisht, pasi ne dashuri nuk ka parametra te
normalitetit, cdokush ben ate qe ndien. Keshtu
qe nuk ke pse shqetesohesh. Mikeshat e tua kane
pasur lidhje? Shume mire, por nuk jemi te gjitha
njelloj. Heret a vone do ta gjesh dike qe te te
beje te ndrrosh mendje. Por nese nuk ke lidhje
pasi ke frike, ketu ka njefare problemi. Nese
flet me ndonje moter me te madhe, apo me mamane,
nese me te hapesh, do te te beje mire.
Frikat e tij
"Permasat e duhura" dhe zgjatja ideale.
Ankthi i refuzimit dhe misteret e orgazmes femerore.
Shume pikepyetje, dhe nje ankth i madh: po sikur
te mos jem ne lartesine e saj?
1. Cila eshte mosha e duhur per raportin e pare?
Teorikisht mund te fillosh te besh dashuri ne
momentin kur arrin zhvillimin seksual, pra duke
filluar qe nga 14 vjec. Realisht nuk eshte keshtu:
vec pjekurise fizike duhet edhe ajo psikologjike.
Duhet te jesh i gatshem ta ndash intimitetin tend
me dike tjeter, keshtu mosha e duhur eshte subjektive.
Gjithsesi, me mire do te ishte pas moshes 16 vjec.
2. Nuk kam pasur kurre raporte. Jam pak i shqetesuar
per heren e pare: e nese asaj i dukem i paafte?
Duhet te kemi parasysh se dashuria nuk eshte
nje provim, e dashura nuk do te vere noten. E
as nuk do marresh pjese ne ndonje olimpiade seksi.
Qetesohuni: eshte normale te ndiheni te pasigurte.
Dhe ndoshta jo gjithcka do te jete perfekte. Po
c'rendesi ka? Pasigurite dhe gabimet e vogla i
bejne njerezit me humane, me afer njeri-tjetrit.
E rendesishme eshte te jeni mire se bashku.
3. Eshte e vertete qe heren e pare vajzat nuk
rrezikojne te mbeten shtatezena?
Vertet qe mes djemve te sotem qarkullojne ende
keto legjenda? Kujdes: vajzat mund te mbeten shtatezena
gjate cdo raporti, madje edhe kur jane me menstruacione
(eshte e rralle por ndodh). Keshtu duhet te mendoni
gjithmone per kontraceptivet.
4. Gjithmone kam praktikuar "dredhjen jashte".
A eshte e sigurte?
Eshte gjeja me e rrezikshme qe mund te besh.
Duhet ta dish qe edhe perpara orgazmes, jane te
shpeshta derdhje te vogla te spermes. Probabiliteti
qe ta lesh shatezane te dashuren, eshte i larte.
Jo vetem kaq. Nje raport i ketij tipi nuk eshte
dhe aq i kenaqshem, ku qendron kenaqesia e te
berit dashuri nese nuk i shkon deri ne fund? Lereni
"derdhjen jashte" dhe perdorni prezervativet.
5. Nje shok me ka treguar qe e dashura e tij
kalon tre orgazma rresht kurse te dashures sime
nuk i ka ndodhur. Eshte faji im?
Nuk eshte rasti te shqetesoheni. Po a eshte e
sigurte qe shoku juaj ju ka thene te verteten?
Sepse shume djem per te treguar potencen e tyre
seksuale, u pelqen ta ekzagjerojne. Orgazma e
shumefishte, ekziston, por nuk eshte norme, sidomos
tek moshat e reja. Eshte dicka qe disa e mesojne
me eksperiencen qe kalon. Ideja eshte kjo: seksi
nuk ka te beje me konkursin. Fjalia: jam mire,
por me keq se te tjeret, nuk ka kuptim. Ajo qe
ka rendesi, eshte kenaqesia jote dhe e te dashures
tende. Mos i degjo te tjeret: ajo qe bejne dhe
provojne eshte puna e tyre.
6. Ka kohe qe kam degjuar te flitet me pak per
SIDA-n. A jemi ende te rrezikuar?
Sigurisht, dhe je me i rrezikuar kur ndihesh
i sigurte dhe e ul mbrojtjen. Duhet te dish: 80
per qind e infektimeve ndodhin ne ciftet heteroseksuale.
Kujdes, sa here qe ke te besh me nje partnere
te re, duhet te perdoresh prezervativin. Ne te
kundert, hiq dore.
7. Do te doja ta perdorja prezervativin, por
kam frike se prishet magjia e dashurise.
Perse nuk provon ta vendosesh ne formen e nje
loje? Nuk duhet te fshihesh per ta veshur, perkundrazi,
transformojeni ne nje ritual erotik, zgjidhni
nje model me ngjyre dhe te lezecem dhe provoni
ta vendosni te dy. Pastaj duhet ta dini se prezervativi
ka edhe nje efekt tjeter: te ndihmon ta kontrollosh
kenaqesine, keshtu qe mund ta vononi me teper
kohen e orgazmes.
8. A eshte e vertete qe nga maredheniet e pambrojtura
mund te te ngjitet hepatiti?
Eshte tamam keshtu, hepatiti B transmetohet edhe
ne rruge seksuale. Ne shumicen e rasteve, organizmi
prodhon antitrupa qe frenojne semundjen, por 5
per qind e njerezve nuk arrijne ta kurojne infeksionin
dhe behen mbartes kronike te virusit. Zhvillimi
i hepatitit con ne ceroze hepatike dhe kancer
te melcise. Morali: me mire eshte te parandalohet
duke praktikuar seks te sigurte.
9. Sa duhet te zgjase nje raport normal?
Nuk ekizton ndonje kohezgjatje ideale, e njejte
per te gjithe. Metri per ta matur duhet te jete
kenaqesia e te dashures tende. Teorikisht nje
raport i kenaqshem zgjat aq sa t'i jape kohe edhe
te dashures te arrije kenaqesine.
10. Si mund ta kuptoj nese ajo po shtiret?
Nga kontraktimet, qe gjate orgazmes shoqerojne
ofshamat. Megjithate kujdes: nuk eshte rasti te
shnderroheni ne dedektive. Nese keni dyshimin
se ajo ben kot, nuk duhet t'i shtosh ankthin apo
te perpiqesh ta demaskosh. Mos thuaj asgje, por
perpiqu te ndryshosh ndonje gje per te pare cfare
i pelqen asaj.
11. Jam i shqetesuar per permasat e mia. A do
arrij te kenaq ndonje vajze?
Kurajo, duhet ta dish qe nuk jane permasat ato
qe japin kenaqesi. Vagina eshte elastike, mund
te zgjerohet ose mbyllet, keshtu qe centimetrat
nuk kane rendesi te dores se pare. Perqendrohuni
tek kohezgjatja dhe cilesia e raportit.
12. Jam teper i shpejte. Gjithcka mbaron sa hap
e mbyll syte. Si te permiresohem?
Eshte nje nga problemet me te perhapura mes djemve
te moshes tende. Ndoshta je ne ankth, ndoshta
ke veshtiresi te besh zap emocionet. Mos ki frike,
problemi eshte i zgjidhshem. Duhet vetem te mesosh
te marresh fryme dhe te degjosh trupin tend. Dhe
mbi te gjitha te njohesh ate moment te vecante
te raportit, gjate te cilit e ndjen se kenaqesia
fillon te rritet por ende mund te kthehesh mbrapa.
Per te bere kete, megjithate ke nevoje per ndihme.
Me ndihmen e nje seksologu mund te mesosh disa
ushtrime, shume te ngjashme me jogen, te cilat
jane enkas per te vonuar ejakulacionin.
13. Duhet te marr iniciativen per te filluar.
Po sikur ajo te me refuzoje?
Frika e refuzimit eshte nje genjeshter qe e tregojme
kur s'kemi kurajo per te bere dicka. Nese e merr
iniciativen, gjeja me e keqe qe mund te te ndodhe,
eshte qe ajo te te thote jo dhe ti nuk arrin ate
qe doje. Por edhe nese nuk e provon, prape nuk
do ta arrish. Keshtu humbet qe ne nisje.
|