Seksi është ndihmë kundër reumës
Jeta e rregullt seksuale i zbut dhembjet reumatike.
Këtë e thotë mjeku gjerman Klaus
Shmiti nga Minheni. Sipas fjalëve të
tij, seksi ndihmon lëvizshëmrinë
e gjymtyrëve dhe i pakëson dhembjet.
Me këto vlerësime dr. Shmiti përpiqet
ta hedhë poshtë mendimin tradicional
të reumatikëve se jeta seksuale i nxit
dhembjet e gjymtyrëve, për ç'gjë
shumë njerëz të sëmurë,
siç shënon mjekësia, e humbin
vullnetin për dashuri trupore.
Pagjumësia për dashuri
Kush ka halle të pagjumësisë le
të bëjë dashuri! Kjo është
porosi e profesorit Ingmar Dureman, ligjërues
i psikologjisë në Universitetin e Upsalit,
i cili në bazë të hulumtimeve afatgjata
shkencore ka vërtetuar se dashuria i pakëson
pasojat negative të pagjumësisë.
Në hulumtimet e veta dr. Duremani është
nisur nga faktet se çiftet e reja dhe në
përgjithësi çiftet erotike arrijnë
që me ditë dhe net të tëra
të rrinë zgjuar, duke përfunduar
se dashuria e largon nevojën për të
fjetur. «Kur njeriu është i dashuruar»,
shkruan dr. Duremani në studimin e tij «në
trupin e tij aktivizohen hormonet, të cilat,
pa kurrfarë pasojash të dëmshme,
e shkatërrojnë kotjen. Ato hormone ndikojnë
në furnizimin më të mirë të
trurit me gjak, kurse ndikojnë në mënyrë
stimuluese edhe në gjendjen shpirtërore
të të dashuruarve. Është,
kuptohet, gjë e natyrshme që dy të
dashuruarit sa më shumë kohë t'i
kushtojnë njëri-tjetrit».
Seksi + alkooli = frustracioni!
Shumë femra kur shkojnë në krevat
me partner të ri e çojnë gotën
e verës. Besojnë dhe shpresojnë
se alkooli e pakëson nervozën dhe se
në mënyrë «stimulative»
ndikon në shtimin e efektit në krevat.
Hulumtimet, ndërkaq, kanë dëshmuar
se alkooli, në sasi të vogla, vërtet
ndikon në dëshirën dhe në
gatishmërinë seksuale, por edhe se ka
madje edhe atëherë të meta seksuale.
Ta zëmë, femrat që kanë pirë
para seksit, më vonë janë më
të frustruara sesa ato që i kanë
përjetuar të gjitha të shpita.
Sporti për «krevat të nxehtë»
Ata që merren rregullisht me sport, më
lehtë dhe më shpesh e përjetojnë
kulminacionin e kënaqësisë sesa
ata që nuk merren me sport. Arsyeja: tipat
sportivë kanë konstrukt më të
mirë trupi dhe janë më të
kënaqur me pamjen e vet, gjë që
ua bën të mundur një kënaqësi
më të vetëdijshme dhe më spontane.
Flerti ju bën më të bukur
Shumë femra besojnë se vetëm nëse
janë të bukura dhe simpatike mund të
marrin guxim që me anë të flertit
të tërheqin vëmendjen e meshkujve.
Marrëzi! Flerti përherë është
i dobishëm, përfundon Monika Mur, psikologe
e Universitetit të Vepsterit në Sen-Luis.
Edhe atëherë kur femra jo aq simpatike
flerton, ka gjasa të mira të tërheqë
vëmendjen e huaj. Meshkujt nuk bëjnë
flert, por vetëm atëherë kur pranë
tyre ulet ndonjë femër tejet e bukur.
Kurorëzimi është rraskapitje e
vërtetë
Martesa shkakton shqetësim, është
ky përfundim i psikologëve dhe i mjekëve
gjermanë. Hulumtimi i tërësishëm
ka dëshmuar se madje edhe ngjarjet pozitive
mund të ndikojnë negativisht në
gjendjen trupore dhe shpirtërore, do të
thotë në shëndetin dhe në
jetën bashkëshortore. Pra, shqetësimi
është njëfarë «përgjigjeje»
e organizmit tonë ndaj kërkesave të
ndryshme.
Shkurorëzimi me anë të kompjuterit
Në disa gjyqe të shtetit amerikan Arizona
çiftet që dëshirojnë të
shkurorëzohen nuk shpenzojnë para për
avokat, tashti kanë në dispozicion të
ahtuquajturin kiosk kompjuterik, ku vetëm
mund t'i plotësojnë formularët
dhe të «rregullojnë» dokumentat
për shkurorëzim.
Seksi më i shëndoshë se vrapimi
A është më mirë të bëhen
60 minuta seks apo të vrapohet ngadalë
në parkun pranë shtëpisë?
Pyetja ndoshta duket «sharlatane».
Porse, tashti këtu janë dëshmitë
se dashuria për organizëm është
më e shëndoshë sesa xhogingu, thotë
grupi i mjekëve polakë. Ata një
vit i kanë analizuar marrëdhëniet
e mashkullit dhe të femrës, që
e praktikojnë xhogingun dhe ata që rregullisht
kënaqen në seks. Do të thotë,
në 87 për qind të rasteve seksi
është dëshmuar më i mirë
sesa vrapimi në pyll - të paktën
kur është fjala për tensionin e
gjakut dhe për harmoninë psikike.
|