|
Erosi dhe ëndrrat
Dikush ëndërren ta tradhtojë burrin,
dikush duke bërë dashuri në tresh,
dikush si Serena Grandi të çojë
dashuri në një të saponjohur në
taksi. Herët a vonë do ta kuptoni të
gjithë ju që ëndërroni se
rrezet e kuqe manifestojnë dëshirat
tuaja më të thella. E kur flet nënvetëdija
a nuk ndiheni mirë?!
Ëndrrat janë të përbëra
nga një materie magjike. Ëndrrat mund
të jenë të bukura, të lumtura,
diellore. Një vend të rëndësishem
meritojnë ëndrrat erotike. Ato tregojnë
shumë gjëra për ne dhe s’është
e thënë se ato gjithmonë janë
të këndshme. Ëndrrat erotike janë
gjithmonë shprehje e një dëshire.
Kush ëndërron ëndrra erotike në
përgjithësi është person shumë
i ngarkuar që ka nevojë për erotizëm.
Është person i lirë dhe manifeston
kështu një dëshirë që
s’mund ta realizojë në ndonjë
formë tjetër. Është vërtetuar
se ëndrrat manifestohen me ejakulim dhe orgazam.
Ndonjëherë kjo ndodh sepse gjatë
ditës personi ka provuar stimulanse seksual
që nuk e kanë kënaqur dhe që
elaborohenë më vonë në ëndërr.
Ndonjëherë ëndrrat janë elaborate
të përmbajtjes së ndërdijes
që vijnë të transformuara nga aktivitetet
e përmbajtjes së ndërdijes që
vijnë të transformuara nga aktivitetet
e përditshme në mënyrë që
te jemi më të pranueshëm në
raporte intime. Ëndrrat janë një
formë e maskuar për ta përsosur
censurën mbi frenat tanë të ndaluar
dhe çlirimin e tyre përmbajtësor.
Por interpretimi i ëndrrave erotike është
punë mjaft e ndëlrikuar. Psikologia
e njohur amerikane, Gejl Delani, në librin
«Erosi në ëndrra», merret
me interpretimin e ëndrrave erotike. Ajo
shkruan se ka eksperimentuar me disa teknika që
kanë sjellë rezultate të jashtëzakonshme.
Mos u tmerroni në qoftë se duke ëndërruar
e gjeni veten në shtrat me mikun më
të mirë të burrit tuaj ose me një
partner të gjinisë suaj. Asnjë
shqetësim imagjinativ i natës s’është
për turp, nëse e mësoni si duhet
alfabetin e ri erotik.
-Ku qëndron dallimi mes endrrav erotike femërore
dhe mashkullore? Në shikim të parë,
ëndrra erotike e çdo mashkulli është
të ketë në dispozicion një
grua të bukur, joshëse. Ndërsa
për një grua dëshira e materializuar
për një njeri të qetë, që
e dashuron dhe është i kujdesshëm
ndaj individualitetit të saj. Rrallë
dëgjohet të rrëfehet ndonjë
burrë që rrëfen ëndrrën
në të cilën gjendet në shtrat
me një partnere që kërkon një
afërsi seksuale lmë të kujdesshme
e më të vëmendshme ose një
grua që i shmanget dashnorit të saj
të ëndrrave. Nëse të dy gjinitë
do të dinin të dëgjonin më
shumë, mashkulli do të ishte më
pak egoist dhe do të hynte më tepër
në raport me personalitetin e vërtetë
të femrës. Në anën tjetër
edhe gruaja do të ishte më pak e ndaluar
dhe do të ndihej më e lirë. Kjo
është ajo që duket në analizat
e para, mirëpo duke u thelluar më tutje
zbulojmë që nuk ekzistojnë ndryshime
aq sinjifikative. Në realitet çdonjëri
nga ata dëshiron të çlirohet
nga kushtëzimet antike dh enga ndërthëniet
e fëmijërisë.
-Janë flasësh në detaje për
ëndrrat erotike të meshkujve në
fakt është mjaft vështirë.
Është pak e besueshme që meshkujt
në jetën e tyre janë të interesuar
t’i kujtojnë ëndrrat që i
ëndërrojnë. Prandaj, ndryshe nga
gratë, ata i marrin ëndrrat më
pak serioze dhe në esencë preokupohen
më pak me to.
- Çka mund të mësojnë gratë
nga ëndrrat erotike?
Përvojat e pasura, më romantike, e ndihmojnë
të individualizon diçka që atyre
u ka munguar, që nuk kanë ditur ta krijojnë
në brendësinë e jetës së
tyre, diçka që ndoshta nuk kanë
qenë në gjendje të japin ose të
denja ta pranojnë në raporte. Këta
dashnorë të së kaluarës mund
ta ndihmojnë, ta marrin atë që
dëshirojnë, diçka që u mungon
atyre në raportin aktual e që vazhdon
të ndikojë negativisht në dëshirat
vetjake që i shpiejnë në sakrificë
të një pjese të jetës së
tyre.
-Pra, ëndrra i zbulon të gjitha: si
t’i zgjidhim problemet praktike dhe si ta
përsosim teknikën tonë seksuale?
Po, por është shumë me rëndësi
të mbajmë një ditar dhe të
mësojmë «t’i lexojmë»
ëndrrat. Përkushtimi njohurive të
reja të ndërdijes është çështje
fundeamentale, sepse në Amerikë kemi
25% të femrave të «keqtrajtuara
seksualisht» dhe 50 % të martesave
të shkatërruara.
|