|
Si të flasësh me vajzat
1. Kur do të sigurosh simpatinë e një
vajze, lëvdo bukurinë e saj: sidomos
kur ajo nuk është e bukur. I thuaj se
nuk ke parë kurrë dy duar më elegante
se të sajat, o një gojë të
formuar kaq bukur, o një ballë kaq të
përkryer, o flokë kaq të dendur
e të shkëlqyer. Mos u kufizo kurrë
në lëvdata të përgjithshme,
në vlerësime të zbehta e emfatike.
T’i thuash një vajze: «Jeni shumë
e bukur» o «Jeni e mrekullueshme»
o «Nuk kam takuar kurrë një krijesë
kaq të hijshme», nuk vlen absolutisht
për asgjë. Nëse ajo është
vërtet e bukur, nuk do t’u jetë
mirënjohëse për një kompliment
që vlen njësoj si çdo konstatim
i thjeshtë që kushdo mund ta bëjë
e që çdo kalimtar e shpreh, me fjalë
o me shikim, pak a shumë me të njëjtat
terma. Nëse përkundrazi nuk është
tepër e bukur o nuk është fare,
nuk do të mund të bëjë gjë
tjetër, veç do të çuditej
me komplimentin tënd duke menduar se po talleni
me të o keni qëllim vetëm lajkatues.
Nuk mund të thuash: «Ç’bukuri!»
për një vajzë të mahnitshme,
sepse është një konstatim banal,
si të thuash: «Ç’vapë»
në kulmin e verës. Nuk mund të
thuhet: «Ç’mrekulli»
për një vajzë të llahtarshme,
sepse do të ishte një idiotësi
o një shaka me shije të keqe, si të
thuash: «Ç’kënaqësi!»
kur të shkelin këmbën.
Por nëse ti di të lëvdosh bukurinë
e një vajze të përkryer në
një formë më të saktë,
që të ndriçojë një
aspekt o një anë të veçantë
të hijeshisë së saj fizike (për
shembull, përthyerjet e buzëve o ndonjë
gropëz në faqe kur qesh, linjën
e hollë e të gjatë të vetullave,
shkëlqimin e bebes së syrit); nëse
tek vajza e shëmtuar zbulon një veçanti
realisht të pëlqyeshme e të lakmueshme
(për shembull, finesën e hundës,
vogëlsinë e veshit, përsosjen e
qafës, o edhe thjesht mënyrën si
e mban cigaren ndërmjet gishtave), si e para
edhe e dyta do të të jenë mirënjohëse
që ke zbuluar diçka që të
tjerët nuk e kanë vënë re:
një aspekti të veçantë të
bukurisë së tyre, o një diçka
e përkryer në aspektin e mjerueshëm
të tyre fizik. Kjo diçka do të
ketë një peshë të madhe në
marrëdhëniet e tyre me ty. Ato do të
jenë krenare e do të të jenë
mirënjohëse si për një dhuratë.
2. Kur do t’i bësh një vajze
një bisedë interesante, ndiq pra metodën
e vjetër duke i folur për veshjen, për
stolitë, për elegancën femërore
në përgjithësi: por tregohu kompetent
dhe i pajisur me shije të hollë. Vajzat
vlerësojnë shumë djemtë që
marrin vesh nga veshjet. E kanë frikë
nga gjykimi i tyre e bëjnë gjithçka
për t’u bërë të mbara
o të urta. Sidomos kur janë të
vetëdijshme se nuk janë tepër elegante
e origjinale; o megjithëse duke pasur shije
të mira, nuk munden, për arsye praktike,
t’ia lejojnë vetes luksin për
t’u veshur mirë.
Kur je i shoqëruar me një vajzë,
kritiko në mënyrë të pamëshirshme
tualtetet e të gjithë të tjerave.
Kur ajo të shfaqet para syve me një
veshje të re, trego interes si për një
gjë të rëndësishme. Duke analizuar
të gjitha anët bëj ndonjë
vërejtje të lehtë e të shpejtë
për ndonjë mungesë të vogël,
lëvdo vlerat dhe efektet, me admirim gjakftohtë
të një kompetenti. Do të shikosh
si do të dridhet nga ankthi e nga pasiguria
për fjalët e para, të zbehet a
të sikletoset për çdo vëzhgim
të vogël të pafavorshëm, të
shkëlqejë nga gëzimi e nga mirënjohja
për çdo fjalë që përmban
lavdërim. Por është e nevojshme
që gjykimi yt të mos tradhëtojë
kurrë entuziazmin e dëshirën për
kënaqësi: prandaj duhet të jetë
i ftohtë, i paanshëm, i çinteresuar.
Për këtë, nuk është e
domosdoshme që t’i të humbësh
kohë së lexuari revistat e modës
o të konsultohesh me rrobaqepës e modeliste
të qytetit me qëllim që të
formosh një kompetencë serioze e të
sigurtë: kompetenca stimulohet o improvizohet
sipas mundësisë, me pak shije të
mirë e pak paturpësi.
3. Fol lirshëm për të kaluarën
tënde. Mos u bëj merak për këtë.
Vajzat vlerësojnë të dashurit e
tyre në bazë të numrit të
vajzave që kanë dashur më parë.
Mos u trego krenar për fitoret e tua të
kaluara, por mos i fshih. Mos fol për iniciativën
tënde, por kur bie fjala mos u bëj kryeneç,
o i druajtur, o modest, o falso. Fol për
to: por me finesë; me atë aftësi
që konsiston në lënien së
kaluarës të disa këndeve të
errëta të aventurave të tua: me
lirshmëri: me një ton indiferent e me
një farë ndjenje «romantike»
e «pasionale».
4. Diskuto me çiltërsi për gjithçka
që mund të të ngrejë vlerat
e mund të rrisë konsideratën që
një vajzë ka për ty. Fol për
udhëtimet e tua, nëse ke bërë
shumë, e që meritojnë me të
vërtetë të dëgjohen:
Nëse jeta jote është e zbrazët
e pashije, trillo.
Asnjë vajzë s’do të qortojë
kurrë se e ke gënjyer që t’i
pëlqeje më shumë. Në fund
të fundit më mirë një gënjeshtër
e bukur se një realitet i shëmtuar e
i palëvizshëm.
|