Bontoni erotik
Bën, nuk bën... Kur është
fjala për seksualitetin, vetvetiu na preokupojnë
një sërë çështjesh,
për të cilat të shumtën e
herës na vjen turp të kërkojmë
përgjigje. Do t’ju japë ndihmë
bontoni ynë i vogël i sjelljes erotike
1. Bën ta marr unë punën në
dorë?
Edhe pse sot shumë meshkuj mendojnë
se vetëm ata janë mjeshtër dhe
udhëheqës të lojës erotike,
pse nuk do t’ia bënit me dije se juve
mu tashti ua do qejfi atë punë. Ç’është
e vërteta, po të jetë konservativ
do ta marrë këtë si dhunim, prandaj
mund të ndodhë të ikë nga
ju /menjëherë apo pasi të ketë
fjetur natën me ju/, ose ta pranojë
qejfin seksual, por ta humbë zotësinë
seksuale.
E po e pranuat variantin e maces dhe të miut?
Pushtojeni me lëvizje të virgjëra,
duke e nxituar që në mënyrë
të padiktueshme ta marrë ai iniciativën.
Kur është fjala për çiftat
e mësuar iniciativa e femrës në
të shumtën e rasteve është
e mirëseardhur. Sjell një komponente
të re në lojën erotike, në
të cilën ndjejnë kënaqësi
njësoj edhe mashkulli edhe femra.
2. Si t’ia bëj nëse kërkon
të dijë sa meshkuj i kam pasur?
Varet nga situata. Nëse ua bën këtë
pyetje pse ka frikë nga sida, duhet t’i
tregoni sinqerisht. Nëse pyetja është
nxituar nga kureshtja e tepruar dhe nga xhelozia
e fshehtë, duhet të keni kujdes. Është
gjë e rrezikshme të flisni për
të kaluarën, sepse meshkujt e marrin
me zemërngushtësi përvojën
seksuale të partnerëve të veta,
sidomos atëherë kur vetë janë
Don Zhuana. Ç’përgjigje do t’i
jepni - se keni kaluar me dy, tre, apo dhjetë
meshkuj - është çështje
juaja, por ta keni fare të qartë se
një sinqeritet i tillë mund t’jua
nxijë jetën. Nëse për ju sinqeriteti
është gjëja më e rëndësishme,
mos ia rrëfeni megjithatë të gjitha
përnjëherë.
3. Dëshiron të bëjmë dashuri,
a duhet t’i tregoj se i kam menstruacionet?
Posi. Menstruacioni është dukuri normale,
as nuk është gjendje e ndyrë /si
mendohej dikur/, as gjendje e sëmurë,
por nuk mund ta dini se çka mendon për
këtë gjë partneri juaj, se çfarë
shpjegimesh ka marrë në fëmijëri
për këtë dukuri dhe a i pranon
mendimet për seksin në atë kohë.
Do t’ju vijë turp nëse do të
kuptoni se ai ka neveritje nga gjaku. Kurse në
anën tjetër shumë femra nuk përjetojnë
kënaqësi gjatë marrëdhënieve
seksuale në kohën e menstruacioneve.
Nëse ka pasur këtë mendim edhe
e dashura e dikurshme e partnerit tuaj, ai sigurisht
nuk do të mendojë për seks gjatë
kësaj kohe. I tregoni kur janë ato ditë
me fjalë fare të thjeshta: „I
kam menstruacionet“, ose „Po më
dhemb stomaku. E di se ne femrat çdo muaj
kemi probleme“. Mund ta pyesni menjëherë
se a i pengon atij kjo gjë që të
bëjë dashuri ose prisni t’ju thotë
ai vetë me vepra se çka mendon.
4. Ka dëshirë që të masturboj
ndër sy të tij, kurse unë kam turp...
Vetëkënaqësia në jetën
bashkëshortore nuk është dukuri
aq e zakonshme: ka shumë që mendojnë
se „disa vende të caktuara“ bën
t’i prekë vetëm partneri. Deri
tash vonë femrat në përgjithësi
kishin turp të vetëkënaqeshin,
por masturbimi është pranuar si një
formë normale e seksualitetit. Pra, të
pranosh apo të mos pranosh ta bësh atë
gjë kur kërkon ai? Marrë në
përgjithësi, nuk duhet të bësh
kurrfarë veprimi që të bën
të turpërohesh në krevat. Por kjo
nuk do të thotë se duhet të jeni
shpirtngushtë dhe të refuzoni çfarëdo
eksperimenti. Ashtu siç thotë shumica
e seksologëve, nëse do të përqëndroheni
vetëm në fushën që e njihni,
nuk do të zhvilloheni kurrë.
5. Kam përjetuar me të një lezet
të madh përmes seksit oral. Tashti pret
t’ia kthej...
Është e qartë se ndërmjet
dy vetëve duhet të ekzistojë reciprociteti,
kurse brenda një afati të gjatë
kjo të dyvet duhet t’iu sjellë
kënaqësi. Marrëdhëniet ndërmjet
gjinive janë zhvillur në atë mënyrë
sa kur njëri nga partnerët e përjeton
orgazmën, përpiqet që atë
ta përjetojë edhe tjetri. Nëse
ai e lejon ekstazën tuaj, e ndieni veten
se disi duhet t’ia ktheni, menjëherë
në të njëjtën mënyrë.
Megjithatë, kënaqësia nuk përjetohet
në mënyrë mekanike. Më së
keqi është kur diçka bëni
pa vullnet. Lejoni që afëria ndërmjet
jush të zhvillohet në mënyrë
të natyrshme, kështu që pa dyshim
edhe ju do të dëshironi t’ia ktheni
partnerit në të njëjtën mënyrë.
E nëse nuk do të mund ta bëni këtë
gjë, do të gjeni mundësi që
t’ia përmbushni kënaqësinë
në një mënyrë tjetër.
6. A duhet të them jo kur nuk jam e disponuar
për seks?
Të thuash jo nuk është vetëm
e drejtë jotja por edhe obligim, edhe ndaj
tij, edhe ndaj vetes sate. Nëse bëni
dashuri pa vullnet dhe disponim të vërtetë,
domosdo do të ndieni pakënaqësi.
Disa meshkuj, sidomos ata që janë labilë
dhe të pasigurt, nuk mund ta kuptojnë
se femra nganjëherë është
e padisponuar për seks dhe menjëherë
mendojnë se nuk janë simpatikë
sa duhet apo dashnorë të mirë.
Ia shpjegoni me durim se këto nuk kanë
të bëjnë njëra me tjetrën.
7. Kam dëshirë t’i provoj pozitat
e reja nga filmat dhe nga librat. Si ta nxis të
bëjmë eksperimente?
Është gjë fare e pakuptueshme
të hysh në dhomë të fjetjes
e veshur në lëkurë të zezë:
nëse nuk e ka edhe ai të njëjtën
shije, seksi do të jetë gjëja e
fundit për të cilën do të
mendojë. Gjëja më e mirë është
njëherë ta hulumtosh terrenin. Bisedoni
për ndonjë skenë erotike nga filmi
dhe bëjeni të kuptojë se edhe juve
ju intereson ajo skenë. Vështrojeni
me kujdes reagimin e tij. Mund t’i thoni
shtruar: „Në imagjinatën time
erotike më së shumti kam dëshirë...“.
Toni i zërit të mos jetë agresiv
apo i padurueshëm, në mënyrë
që të mos mendojë ai se me çdo
kusht duhet të bëni ashtu si ëndërroni
ju. Mos e nxitoni ta „provojë“
porosinë.
8. A mund t’i prishë marrëdhëniet
aktrimi i orgazmës?
Seksologët rekomandojnë se nuk është
mirë të simulosh kënaqësinë
që nuk mund ta përjetosh. Sjellja e
këtillë e shkatërron komunikimin
e partnerëve. A s’keni frikë se
partneri do ta bëjë dallimin ndërmjet
kënaqësisë së rreme dhe kënaqësisë
së vërtetë? Në anën tjetër,
seksologët thonë se nuk është
keq nganjëherë të shtiresh se ke
përjetuar kënaqësinë, në
mënyrë që të mos krijohej
ndasi ndërmjet partnerëve, që përndryshe
është stabile dhe e mirë. Megjithatë
gjëja më e mirë është
që partneri juaj ta kuptojë se orgazma
nuk është përherë e vetmja
shenjë e kënaqësisë.
9. A duhet të bisedoj me të për
higjienën intime dhe për shëndetin?
Ta zëmë, t’i them se e kam infeksionin
kandid?
Sinqeriteti me këtë rast është
çështje e edukimit të mirë.
Ashtu siç duhet të mendoni ju për
pastërtinë, duhet të mendojë
edhe ai. Për këtë gjë duhet
të bisedoni vetëm atëherë
kur t’ju duket se ai nuk do t’i përdorë
ujët dhe sapunin, madje në mënyrë
fare spontane: „Sa më pëlqen kur
ke aromë të mirë: të bëjmë
dush bashkë?“
Rasti rreth infektimit me kandid është
pak më i komplikuar, edhe pse nuk fitohet
përherë përmes marrëdhënies
seksuale: përpos teje, duhet të shërohet
edhe ai /edhe pse nuk ka simptome/, prandaj jeni
e detyruar t’ia thoni. Gjëja më
e keqe është nëse nuk tregoni drejt,
kurse seksit i bëni lak me arsyetime të
rreme.
10. Miku im është tmerruar kur i kam
rrëfyer për dashnorin e fundit si për
një „gjah“ të mirë.
Po edhe meshkujt flasin kështu për ne!
Nganjëherë, si në shaka, edhe
femrat thonë se po dalin për „gjah“
e kështu ngjashëm. Këtu nuk ka
asgjë të keqe përpos atëherë
kur kjo kalon në tepëri dhe nis e bëhet
bisedë serioze. Kurrkush për kurrkënd
nuk bën të jetë trofe, gjah, triumf
me të cilin zë të lavdërohet
para të tjerëve. Kështu mund të
thuhet vetëm atëherë kur kundruall
tjetrit nuk ndiejmë asgjë dhe vetëm
ia bëjmë qejfin egoizmit tonë.
Një garë e llojit të këtillë
është tejet e rrezikshme: „triumfi“
shkakton ndjenjën e boshllëkut, sepse
e kemi pushtuar trofeun, e jo personin. Kurse
meshkujt që kanë qëndrim të
këtillë ndaj femrave, nuk meritojnë
as të zihen ngojë.
|